Forumi Horizont Gjithsej 61 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 61 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Per Arturm, natyrisht! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18756)


Postuar nga arturm datė 21 Dhjetor 2013 - 23:06:

Piktor!

Per punen e taksimit eshte e kote qe te diskutojme akoma, kemi diskutuar shume here ketu. Taksimi i sheshte eshte (dhe ka qene) gjithmone nje "mase e kufizuar" qe e kane perdorur shtete te ndryshme ne situata te ndryshme, POR ASNJEHERE nuk ka qene i perhershem (sic e beri Sala per dy mandate). Jo me kot SHUMICA e shteteve kane nje taksim proporcional.
Eshte thjesh matematike Piktor, nuk jane njelloj 10% e faturimit te Vodafonit ne shqiperi me 10% te taksimit te dikujt qe ka nje pike te thjeshte shumice. Nuk jane njelloj 10 mije leke ne 100.000 leke te ardhura me 10.000.000 leke ne 100.000.000 milion te ardhura.
Kaq, u mbyll muhabeti.

Per Gjiknurin, ta them sinqerisht, nuk jam ne dijeni kush eshte dhe si eshte (po deshe me beso po deshe jo). Me duket se eshte me origjine nga zona jote dhe ndoshta ti e di me mire historine e tij. Me sill elemente dhe te te them si e gjykoj/mendoj.

Sa per kompleksin Jon, mos u bej "furbo" duke e futur muhabetin ne "shpirtmiresi/beneficence". Ka sa te duash prona te shtetit me te cilat mund te behet bamiresi. Ai ishte nje perbindesh urbanistik dhe duhej shkaterruar. Gjithashtu edhe pergjegjesit per ndertimin e tij (jo me kot te futa edhe Gjiken ne mes) kushdo qofshin duhen denuar.
Mos hajde te me japesh leksione qe "kjo nuk ndodh ne asnje vend te botes". Nuk e di sa kohe ke ti ne Itali por une kete "mostro" qe po te tregoj ketu ne link e kam jetuar vete kur isha ne Bari.


http://it.wikipedia.org/wiki/Punta_Perotti




Edhe ai nuk u perdor per bamiresi por u hodh ne ere me dinamit, sepse ne disa situata nuk mund te behet "amnisti" per qellime "madhore" si thua ti.
Impakti me ambientin eshte aq mostruoz sa duhet patjeter ti zhdukesh.
Jo po ik dhe nderto nje "perle" ne mes te Pompei-t dhe pastaj thuaj "nuk po e prishim, po jua japim te pastreheve".

Per sa i perket punes tende, per fat te keq tani te gjithe punedhenesit sillen keshtu. Madje edhe po paten efektivisht nevoje, nuk te bejne kontrate te perhereshme sepse kane frike se "nuk i dihet". Te uroj fat (eshte e vetmja gje qe mund te urohet ne Itali se meritat nuk vllejne (dhe as kane vlejtur ndonjehere)


  Gjithsej 61 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 61 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.