Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 49 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga Fajtori datė 20 Shtator 2015 - 04:50:

Link pas linku gjeta variantin shqip.

Per sa the me lart nuk kuptova ku qendron xhelozia. Te fola me shume per optimizim risursash, po ne fund te fundit varet si i sheh gjerat. Fundja ajo qe dikush quan harxhim kohe me dhenien e gomarit sheqer tjetri mund te gjeje nje efekt sado te vogel.

Sidoqofte suksese.


Postuar nga robert datė 20 Shtator 2015 - 19:16:

Perderisa nuk e ke kuptuar ku qendron xhelozia, kjo d.t.th. se e ke kuptuar drejt.
Ja dhe nje here shpjegimi: ti the se nuk ia vlen te merresh me mediat shqiptare, per shkak te nivelit te tyre bajat. Kjo eshte e vertete. Mirpo nga ana tjeter, (une thashe dhe them ato japin ashtu hallakatur here-here tema cerek-cerek shkencore. Pra kur japin here-here tema (gjoja) shkencore, pse nuk japin dhe ato shkrime te rralla shkencore qe u nis une, apo vetem njoftimin te pakten per titujt e rinj shkencore te mi, me te cilet une i njoftoj gjithnje shkurt keto media!? Ne kete rast injorimi qe ato me bejne une duhet te behesha xheloz. Mirpo per shkak se ato (mediat shq.) jane cope-cope, une nuk behem xheloz. Ja ky qe shpjegimi. Nuk e di a u bera i qarte!?
Dhe ne te vertete, une nuk prekem qe ato nuk njoftojne per titujt e mi, sepse edhe po te njoftojne, mungon lexuesi ne kete vend!


Postuar nga robert datė 26 Shtator 2015 - 18:29:

Per ndonje qe rastesisht hedh veshtrimin ketu, ja dhe nje shkrim i shkurter ne lidhje me shkencen ne Shq. dhe mosinteresimin e mediave per debate shkencore.

Kush kuptoi gjė ?

Njė intervistė e njė studjuese shqiptaro-amerikane e lėmit tė fizikės teorike, pėrfshi atė klasike dhe mekanikėn kuantike, Laura Mersini.Houghton, u pėrcoll nga shumė gazeta dhe faqe interneti. Dhe ndėrkohė qė theksi medial dhe ēdo komentues gazetash u pėrqėndrua tek mundėsia e marrjes sė ēmimit Nobel pėr fizikė, (ēfarė do i vlente kėto vite errėsirės zhurmėzuese shqiptare pėr pak dukje nė tribunėn shoujane europiane), mbi vetė temėn e studimit tė zonjės nė fjalė nuk u tha gjė dhe nuk u komentua fare!
Pėrse nuk ka njė diskutim tė hapur shkencor nė Shqipėri, ja tė paktėn mbi kėto qė shqiptaro-amerikania shtroi nė intervistė shkurt?!! Ē’tė re kemi nga shkencėtarja nė fjalė? A ka ndonjė njeri tė na sqarojė? Apo rėndėsi ka vetėm fakti i kandidaturės pėr ēmimin Nobel, fakt i cili vetėm sa pėrkedhel komplekset e inferioritetit tė kėtij populli tė rėnė nė batakun e njė pėrgjumje vulė-humburish!?
Shkencėtarja jonė shqiptaro-amerikane pėrmendi fizikėn klasike, mekanikėn kuantike, teorinė e strinxheve (tenduesve), Big-Bang-un, etj., nė tė cilat ėshtė bazuar teoria e re e saj, jo e qartė pėr mua si lexues apasionant pas shkencave tė natyrės, patjetėr jo e qartė edhe pėr tė gjithė gazetarėt shqiptarė dhe ata qė e kanė lexuar intervistėn, pėrndryshe do tė kishim tani diskutime tė ethshme, si nė ēdo shtyp dhe media tė botės.
Ēdo kush e di se sa kundėrti kanė shumė prej kėtyre drejtimeve shkencore, ku ėshtė bazuar teoria e re e shkencėtares nė fjalė. Ajo bazohet tek teoria e njohur e multiversit dhe na flet pėr njė landskap kuantik dhe energjitik para Big-Bang-ut, dhe biles thekson pėr llogari tė bėra nga ekipi i saj mbi kohėn para Bigut lemertian, qė d.t.th. se Hapsira ka ekzistuar mė pėrpara krijimit tė Universit, (kjo mund tė kuptohet se biri lind pėrpara nėnės!), ēfarė d.t.th. ta nxjerrėsh pozicion jashtė loje Bangun e Madh, (por njėkohėsisht ajo e fut nė lojė!), ēfarė d.t.th. se kėto multiverse duhet tė kenė bashkpunuar nė vetvete, -ēfarė e pohon edhe vetė autorja e intervistuar-, gjė qė na jep njė raport tė caktuar shkėmbimi energjie dhe, kėshtu, njė Univers para Universit aktual, ēfarė nė fund tė fundit kthehemi tek idetė e dikurshme tė ekzistencės sė njė Hapsire me energji, e cila ėshtė shndėrruar nė materie. Apo e kam kuptuar unė gabim!? Njerėz jemi dhe ndaj duhet tė sqarojmė njėri-tjetrin, pėrndryshe i bie qė gjithsejcili flet me veten e tij, pa u interesuar tė komunikojė me tė tjerėt dhe tė sqarojė ato qė ai pretendon mbi funksionin e Natyrės.
Diēka interesante nė intervistėn e shkencėtares tonė shqiptaro-amerikane ėshtė rasti ku ajo flet se si grupi i saj i shkencėtarve arriti nėpėrmjet mekanikės kuantike tek ideja e njė zone bosh, pa galaktika, nė hemisferėn jugore tė Universit dhe njė asimetrie nė pjesėn veriore tė tij, (-si gjithnjė nga kėndvėshtrimi i ynė i sotėm tokėsor, ēfarė shkencarja nė fjalė nuk e thekson, siē dhe thuajse tė gjithė shkencėtarėt metafizicienė). Mirpo kėto dy idč nė lidhje me dy anėt e Universit, (si gjithnjė, nga kėndvėshtri ynė i sotėm tokėsor, sepse polet janė pėrherė nė lėvizje), lihen tė thata dhe pa shpjegime, si dhe pėrse duhet tė ekzistojė kjo asimetri nė anėn veriore tė Universit dhe ai boshllėk nė anėn jugore tė tij? Pėrse studimet e mėparme nė mekanikėn kuantike i ēuan kėta shkencarė nė kėto dy anė tė Universit? A ka shpjegime mbi kėtė problem?
Shkencėtarja jonė na flet se kėto idč u shtruan qysh mė 2006-ėn, dhe nė qershor tė 2015-ės u provuan nga pamjet e teleskopit. Pas 7 vjetėsh na thotė shkencarja jonė, ndonėse i bie pas 9 vjetėsh! Dhe 10° tė hapsirės sė Universit ajo na i barazon me 1/6 e kėtij Universi, ndėrkohė qė 10 gradė ėshtė 1/16 e Universit. Mirė kėto shifra se mund tė jenė lapsuse tė vogla, ku nuk ia vlen tė zgjatesh, por ajo kryesorja ėshtė ku janė publikuar kėto kėrkime dhe hipoteza mbi Universin, pasi unė mund tė provoj se tė tjerė kanė folur mbi kėtė lloj asimetrie tė Universit, duke e shpjeguar edhe si, qysh dhe pse!?
Mbi tė gjitha, a do tė lejohet shkenca tė jetė pjesė e ēdokujt njeriu? A do ti japi media shqiptare tė njėjtėn hapsirė cilitdo njeri nė temat shkencore? Apo pėr ata tė nėnės do tė jepet kjo mundėsi, ndėrsa pėr ata tė njerkės ngelen blloqet e inernetit?


Postuar nga robert datė 27 Tetor 2015 - 19:21:

Tė flesh gjumė, besoj se nuk ėshtė e vėshtirė! Por edhe tė kesh njė tė prapme qė s'tė rri rehat, edhe kjo nuk ėshtė e mirė. Ndaj unė e ndava mendjen kėsaj radhe qė as tė mos fle gjum, por as tė lėviz pėrherė tė prapmen time, kėshtu mos tė thonė tė tjerėt se vet e pati fajin qė nuk u ndje dhe fjeti gjumė, e as tė thonė: hė mo, se ai llapaqen ka qenė gjithė jetėn, nuk i rri b... rehat, por gricet kot se nuk ka ēfarė tė bėjė! Siē e patė para dy-tre ditėsh, tė gjitha gazetat shkruajtėn gjėr e gjatė pėr librin e ri tė Ben Blushit. Me kėtė autor (duket tė talentuar) unė nuk kam gjė, i uroj suksese. Problemin e kam me ata qė drejtojnė mediat shqiptare e kryesisht gazetat, tė cilėt i kanė ndarė autorėt dhe krijuesit nė tė nėnės (nja 5-6 kokrra) dhe nė tė njerkės (nja 500-600 autorė dhe krijues tė tjerė). Pėr ata tė nėnės pėrkujdesje e veēantė pėr ēdo javė e ēdo muaj nėpėr faqet e gazetave, pėr ata tė njerkės as edhe njė rresht e fjali, mė zi se armiqtė e diktaturės sė "proletariatit"! A ėshtė kjo demokraci pėr tė gjithė apo vetėm pėr kėta drejtues mediash dhe gazetash?!?
Kėta qehajaj ose do e ndryshojnė stilin e tyre otoman tė punės, ose ky vend do vazhdojė rrugėn e tėposhtės bashk me 'ta! Kėta sahanlėpirės ose do dalin nga kėllėfi i tyre i censuruesit monist, ose kjo shoqėri do tė pėrpėlitet bashk me 'ta nėn ethet e servilizmit dhe tė brrylave pėr njė cop vend pune shtetėrore! Kėta dallkaukė ose do tė evolojnė, ose kjo shoqėri do tė vazhdojė sėbashku me 'ta tė rri nė vend numėro!
Zėrin tim paqėsor ata nuk deshėn ta dėgjojnė! Mirsjelljen time e morėn pėr frikė apo pėr mefshtėsi! Llogjikėn dhe argumentat e mia ata duket nuk i kuptuan fare, ose s'deshėn ti kuptonin! Gjith kjo duket se vjen, ngaqė ata do jenė siguruar nga ana financiare prej njerėzve me pushtet politik dhe ekonomik! E po tė kemi parasysh se si funksionon ky pushtet politik dhe ekonomik nė Albanistan, -meritė pėr tė cilėn kanė edhe kėto media dhe njerėzit pas tyre- vetkuptohet se gjithshka tjetėr pėr kėto media ėshtė nė plan tė katėrmbėdhjetė!
Mirpo nė njė shoqėri tė rregullt e me njerėz tė barabartė pėrpara ligjit, nuk matet gjithshka nga sasia e lekut dhe e pushtetit, por e meritave arsimore, kulturore dhe morale. Ndaj i duhet dhėnė fund njėherė e mirė kėtij sistemi kastash nė arsimim, kulturė, shkencė, sport, e kudo, dhe njė rrugė jo e vėshtirė nė kėtė drejtim ėshtė prezantimi nė shtyp i ēdo titulli tė ri libri, filmi, teatri, koncerti, shfaqje kulturore, ideje dhe hipoteze shkencore, etj.-etj., qė ka tė bėjė me arsimin, kulturėn, shkencėn, sportin, etj. veprimtari krijuese dhe fenomene te reja. Kjo nuk kėrkon as lek e as euro! Mjafton vetėm ēuarja e lajmit tek mediat dhe kjo e ka pėr detyrė ta informojė publikun pėr tė rejat nė arsim, shkencė, kulturė, sport, teknollogji, ekonomi, etj..
Unė nuk do rri gjithė jetėn duke ua kujtuar kėtė detyrė mediave nė pėrgjithsi dhe gazetave nė veēanti, sepse i humbas edhe vlerėn kėsaj detyre tė tyre kaq tė thjeshtė e pa kosto, gjithashtu dobiprurse pėr shoqėrinė, ndaj iu drejtova sot (e mart 27 tetor 2015) Avokatit tė Popullit dhe ekipit tė tij, qė kėtej e tutje (me shpresė) tė merren ata. Dhe nėse edhe ata nuk do bėjnė dot gjė, atėhere le tė mendojnė kush tė dojė pėr kėtė problem. Unė e bėra detyrėn time! Dhe nė mėnyra dhe forma tė tjera do tė vazhdoj natyrisht pėrpjekjet nė kėtė drejtim, pasi ndarja e krijuesve nė ca tė nėnės e ca tė njerkės ėshtė antikushtetuese dhe degraduese pėr shoqėrinė.
Sqaroj kėdo, se kjo kėrkesė barazie nuk ka tė bėjė me mua personalisht, por me cilindo krijues tjetėr. Sqaroj gjithashtu se kjo kėrkesė-pėrpjekje nuk ka tė bėjė me detyrimin e medias pėr tė bėrė reklama apo kritika pėr ēdo krijim tė ri, por ka tė bėjė thjesht me informimin e publikut shkurt mbi krijimin e ri. Kaq dhe asgjė mė shumė! Ēfar dreqin e pengon gazetarinė dhe median ta bėjnė kaq gjė tė thjeshtė!?!


Postuar nga robert datė 27 Tetor 2015 - 19:26:

Ja dhe teksti i emailit te sotem (27.10.2015) drejtuar avokatit te popullit dhe ekipit tw tij.
I nderuar avokati i popullit, Igli Totozani,_
tė_nderuar punonjės tė_institucionit "avokati popullit",_
problemi im_ėshtė sa personal aq dhe i tė gjithė shoqėrisė, kryesisht mė parė i tė gjithė krijuesve letrarė, kulturorė, shkencorė, etj.. Ky problem qė po ju sjell kėtu nuk_ėshtė aq juridik, as penal apo civil, ndaj dhe unė nuk kėrkoj nga ju ndihmė direkte juridike, por ju si juristė tė ndikoni qė disa gjėra tė ecin jo si nė kohėn e diktaturės qė lamė pas, me ndarje tė njerėzve nė tė nėnės dhe nė tė njerkės, por gjithsejcili tė trajtohet njėlloj i barabart me cilindo tjetėr njeri. E kam fjalėn pėr kufizimin qė ndjej unė si krijues letrar__dhe shkencor si_dhe_ēdo krijues tjetėr i_ēdo fushe_nė thuajse tė gjitha mediat shqiptare, e sidomos nga gazetat, tė cilat janė edhe mė tė arrira nė kontaktin e parė, nėpėrmjet e-mailit tė paktėn, e tė cilat u kanė rezervuar njė vend tė nderuar vetėm pak prej krijuesve tė fushave tė ndryshme, (rasti mė i fundit ishte ky i para pak ditėve me romanin e Ben Blushit, i cili gjeti njė vend tė gjėrė nė shtyp, ndėrsa qindra tė tjerė autorė apo libra, apo dhe vepra tė tjera nga kultura dhe shkenca kalojnė pa lajmin edhe mė tė vogėl nė kėto media, ndonėse ato marrin nga njė njoftim pėr kėto vepra tė reja tė zhanreve tė ndryshme. E ca mė keq_ėshtė kur kemi tė bėjmė me idč, teza dhe hipoteza tė reja nė shkencė, ku shtypi dhe shoqėria shqiptare duhet tė ishin tė hapura dhe pa kufizime, pėr tė patur kėshtu mundėsi si ballafaqimet e specialistėve tė fushės, pėr tė mos i dhėnė rrugė ndonjė dyshimi mbi vjedhjen intelektuale._
Mirpo kėto media duket e kanė kuptuar panvarsinė e tyre si sjellje qehajai tė kohės osmane, apo si diktat censurues tė kohės sė monizmit, qė sapo lamė! Unė mendoj se ato kanė jo vetėm tė drejta, por ato kanė edhe detyra, njė nga mė tė parat ajo e informimit tė publikut me lajme politike, shoqėrore, kulturore, shkencore, sportive, etj.. _Nėse ato marrin informim se ka dalė njė titull i ri libri, njė pjesė e re teatrale, njė idč apo tezė e re shkencore nga njė pjestar i shoqėrisė, ku ato shiten, apo ėshtė vendosur njė rekord i ri sportiv nga njė sportist i vendit, apo_ėshtė hapur njė ekspozitė pikturash private, etj. lajme tė tilla, mendoj se ato e kanė pėr detyrė ta informojnė publikun me lajmin qoftė edhe mė tė shkurtėr. Nuk bėhet fjalė pėr reklama apo kritika tė gjata, por thjesht pėr informimin e publikut me lajme kulturore-shkencore, kur kėto media janė informuar mbi kėto lajme te reja kulturore-shkencore. Kaq! vetėm kaq, nėse ėshtė e mundur tė bėhet nė kėtė vend me emrin Albani(stan)._
Nė kapset lart po ju nis katėr materiale, e para me letrėn drejtuar juve (2 faqe), e dyta me letrat mbi problemin e informimit tė publikut mbi tutujt e rinj tė librave (5 faqe), e treta me pjesėt qė nxisin dyshimin mbi vjedhjen intelektuale qė mund tė mė jetė bėrė mua (4 faqe), e katėrta me dy letra tė para disa javėve drejtuar mediave pėr problemin e mospatjes sė njė diskutimi tė hapur shkencor nė Shqipėri pėr shkak tė censurės sėe tyre (4-5 faqe)._
Shpresoj se pas njohjes sė kėtij problemi ju do tė dini tė orientoheni nė javėt, muajt dhe vitet e ardhme pėr tė ndikuar nė ndryshimin e kėsaj gjėndje mizerabėl nė mediat albanistanse. Mjaft mė me ndarjet kastash, ca tė nėnės e ca tė njerkės. Ky problem nuk mė prek vetėm mua, -tė ish kėshtu nuk do t'ju shqetėsoja juve fare, por dija vetė si tė merresha me kėta lloj bastardėsh medialė. Ky problem i pėrket gjithė asaj shoqėrie ku ju jetoni dhe veproni. Ndikoni tė thyhet ky lloj trajtimi medial qė u bėhet krijuesve shqiptarė._
Ju faleminderit (emri mbiemri)


Postuar nga robert datė 27 Tetor 2015 - 19:33:

Ja dhe letra drejtuar institucionit te Avokatit te popullit:

I nderuar avokat i popullit,
tė nderuar punonjės tė avokaturės sė popullit,

patjetėr edhe ju jeni tė atij mendimi, se vjedhja intelektuale e vret shpirtėrisht njeriun krijues mė shumė se vjedhja materiale, qė mund ti bėhet atij dhe kujdo. Ca mė e rėndė ėshtė kjo dhimbje shpirtėrore, kur i dėmtuari nuk gjen njė dritare pėr tė thirrur dhe kėrkuar ndihmė, njė portė pėr tė denoncuar vjedhjen, apo qoftė edhe vetėm pėr tė treguar dyshimin e tij, kjo si nga largėsia me kėto dritare dhe dyer, pra me mjetet e ndryshme tė komunikimit, siē janė p.sh. edhe mediat, por edhe se kėto tė fundit, -e kam fjalėn pėr ato shqiptare mė sė paku-, totalisht tė mbyllura qėndrojnė pėr thirjet e mia, (ato pak thirrje nė kėtė drejtim).
Nė pėrgjithsi ėshtė nė natyrėn e njerėzve krijues tė mos dinė mundėsitė e kontrollimit mbi kopimet qė mund tu bėhen nga tė tjerė autorė, dhe aq mė pak tė kenė inisiativėn tė ankohen pėr dyshimet qė u ngrihen nė kėto raste. Kjo jo vetėm se mund tė ekzistojė mundėsia qė e njėjta idč dhe hipotezė tė zbulohet panvarsisht nė dy-tre njerėz tė panjohur nga njėri-tjetri, por edhe se njerėzit krijues nga natyra nuk i kanė qejf ankimet dhe akuzat, pėrveē kėsaj nuk kanė as kohė tė merren me ndjekje ligjore tė sė drejtės sė tyre intelektuale.
Por edhe tė mos flasėsh fare, sėrish njeriu krijues do tė akuzohet nga vjedhėsit pėr hajdut tė punės intelektuale, apo do tė quhet nga tė tjerė fajtor pėr heshtjen e tij, duke u dhėnė kėshtu tė tjerėve tė dyshojnė se ai fsheh diēka jo tė ndershme. Ndaj unė jam i deturuar t’ju ve nė juve dijeni, si person juridik nė ndihmė tė qytetarve, mbi dyshimin tim pėr vjedhjen e vazhdueshme qė duket se mė bėhet nė punėn time teorike shkencore, ashtu dhe pėr mbylljen e syve-gojės-veshėve tė medias ndaj atyre ankesave tė pakta qė unė u kam shkruar kėtyre. Biles kjo e dyta ėshtė edhe arsyeja kryesore qė po ju shkruaj, pasi nuk e kuptoj pėrse ata qė punojnė pas skenės sė kėtyre mediave, (kryesisht gazetave), nė mėnyrė demostrative vazhdojnė tė mos tregojnė interes pėr nja dy njoftime qė unė u kam dėrguar mbi kėto dyshime tė mia. Biles, pėr tė qenė ca mė modest, unė nuk u kam kėrkuar tė mė bėjnė mua reklamė, apo tė tregojnė se ēfarė kam sjellė unė si tė re nė shkencė, as edhe tė fokusohen nė ndonjė ankim timin, -ndonėse nja dy gazeta mė kanė kėrkuar t’u dėrgoja nga njė material mė tė gjatė mbi librat e mi, gjė qė e kam bėrė, e prapseprap nuk kam parė as botim tė kėtyre materialeve e as njė njoftim tė shkurtėr pėr titullin e ri tė librit, mbi tė cilin bėhej fjalė- por u kam kėrkuar vetėm tė njoftojnė shkurt si lajm kulturor titullin e ri dhe –nėse do ishte e mundur– edhe dy-tre fjali pėr ēfarė ky libėr i ri bėn fjalė. Kėshtu dėgjuesit dhe lexuesit do tė informoheshin dhe, nė mos 10-20 njerėz, tė paktėn dy-tre vetė do tė binin nė kontakt me librin dhe tė rejat qė unė sjell herė pas here, kėshtu nuk do tė ishte nevoja qė vetė autori, (unė nė kėtė rast), tė interesohet dhe ankohet nėse dallon mė vonė nga ndonjė tjetėr autor diēka tė ngjashme me ato qė ai (unė) ka thėnė e shkruar mė parė.
Shpresoj qė problemin qė unė po ngre kėtu mos ta kuptoni kaq personalisht, por nė rang shoqėror dhe kombėtar, ku e reja e sjellė nga x-autor tė jetė e njohur dhe e publikuar nė shtyp, dhe ankimi apo dyshimi i vetė njė autori dhe kujdo tjetri tė shpaloset menjėherė nė shtyp. Nuk ka pse dikush tė trajtohet si i nėnės dhe dikush si i njerkės!
Ja, rasti mė i fundit, e gjithė media lajmėroi kėto dy ditėt e fundit mbi romanin e padalė akoma nga shtypi tė Ben Blushit. Unė i uroj kėtij autori (si dhe ēdo tjetri) suksese me librin e tij! Por nuk e kuptoj pėrse kėto media njoftojnė publikun vetėm pėr botimet e reja tė tre-katėr autorėve shqiptarė, si Blendi Fevziu, Fatos Kongoli, Ismail Kadare, e ndonjė tjetėr, dhe jo pėr tė gjitha botimet e reja, apo tė paktėn pėr ato tituj mbi tė cilat kėto media marrin njoftime se dolėn nga botimi? Aq mė tepėr mendoj se ėshtė detyrė e tyre pėr kėto informime ndaj publikut, kur kemi tė bėjmė me libra shkencorė, tė cilėt sjellin diēka tė re nė shkencė, apo tė paktėn pretendojnė se sjellin diēka tė re, pasi nė kėto raste ėshtė mė e kollajtė pėr tu dalluar njė ngjashmėri idesh apo vjedhje intelektuale. Nėse kėto media e lenė nė heshtje njė libėr me tė reja shkencore, dhe nga ana tjetėr i japin mundėsi njė tjetri tė reklamojė tė rejat e tij, nė kėtė rast kjo media ėshtė bashkfajtore e vjedhjes intelektuale, shpesh me vetėdije tė plotė dhe e paguar, si e tillė duhet tė penalizohet nga e drejta e njė vendi.
Nė kapset lart unė po ju nis ato shkrime dhe njė e-mail, ku kam bėrė fjalė pėr kėtė problem informimi mbi titujt e rinj, veprat e reja kulturore dhe shkencore, tė paktėn ato raste ku kėto media janė lajmėruar pėr titujt dhe veprat e reja kulturore dhe shkencore. E para ėshtė njė letėr drejtuar min. sė kulturės, i dyti ėshtė njė shkrim (i pabotuar) gjysėm-letrar dhe gjysėm-anonim mbi librin, i treti ėshtė njė shkrim tjetėr i pabotuar nė formė pyetje, dhe nė fund vjen njė e-mail (i treti) drejtuar mediave shqiptare, kryesisht gazetave, mbi titullin mė tė ri.
Edhe nėse ju tė avokaturės nuk do tė keni kohė pėr tė lexuar rreth 5 faqe letra tė materialit (kapses) lart, mund tė pėrqėndroheni vetėm nė frazat e theksuara me shkronja tė trasha, ku flitet pėr problemin nė fjalė, si dhe tek e-maili qė tregon edhe panoramėn e deriatėhershme tė (mos)veprimit tė mediave.
Nėse ky problem nuk do tė marrė zgjidhje ndonjėherė, ne do tė kemi vėshtirėsi pėr tė dalluar dhe denoncuar vjedhjet intelektuale, do tė kemi dyshime tė pamundura pėr tu vėrtetuar, do tė kemi prezantimin e autorėve krijues si dedektivė tė sėmurė nga mėndja. Tė paktėn njė tė tillė tashmė e gjeni tek unė, siē mund ta shikoni nga disa materiale tė tjera qė unė mund t’ju nis, ku kam dalluar disa gjėra tė ngjashme me ato tė punimeve tė mia, e tė cilat mund tė mos jenė kopime nga punimet e mia, por dhe kaq lirshėm nuk do tė shėtisnin tani nėpėr shtypin shqiptar, pa u ballafaquar fare me pjesėt e ngjashme tė punimeve tė mija. Pėr kėtė shikoni materialin e dytė nė kapse, ku vijnė disa pjesė shtypi dhe shqetėsimi im i pėrhershėm, i ngelur kėshtu qė kėshtu –po si dhe punimet e mia tė plota– si jetimėt nė shi.
Pas kėsaj letre dhe kėtyre materialeve tė tjera, qė unė po i nis institucionit tuaj, shpresoj qė ju tė paktėn do tė konfrontoni mediat shqiptare dhe ata qė punojnė pas tyre pėr ndarjen qė ato u kanė bėrė autorve shqiptarė, nė tė nėnės dhe nė tė njerkės, me shpresėn se nuk do tėrhiqeni edhe kur ato tė justifikohen duke thėnė, se ato botojnė ēdo lajm kulturor nė bazė tė pagesės; nuk duhet tė tėrhiqeni pasi kėtu nuk bėhet fjalė pėr reklama librash, filmash apo festivalesh, por thjesht pėr lajme tė shurtėra kulturore, qė kanė tė bėjnė vetėm me informimin minimal tė publikut mbi librat e rinj, pjesėt e reja, dhe ēfardo lloj krijimi tė ri nė lėmin kulturor dhe shkencor tė kėtij vendi. Asgjė mė shumė nga kaq.
Ju faleminderit! (emri mbiemri)


Postuar nga robert datė 27 Tetor 2015 - 19:50:

Kush te doje mund ti dergoje edhe me tej keto tre pasazhe qe solla me lart, pra cfare shkrova fillimisht ketu, cfare permban e-maili si fillim drejtuar Av. te Pop., si dhe letra drejtuar institucionit te Av. te Pop. Vertet qe problemi duket si tek Don kishoti me mullinjte e eres, biles duket si problem i vogel dhe i pakuptuar, perse mediat i kane ndare krijuesit, (ato nuk kane perfitime nga kjo). Me nje fjale kjo perpjekje duket si skicofrenike, pasi duket si shume zhurme per asgje! Por nuk eshte ashtu, pasi pas kesaj loje (ndarje) fshihen para te medha per keto media. Duke u shmangur nga skena mediale shume autore, krijues, ide, teori, hipoteza, etj., parellinjte vjedhin si te duan dhe sa te duan, me vjedhje i nxjerrin serish ato para te paguara tek cerberet shqiptare te mediave, u japin lavdi komuniteteve dhe popujve te tyre, ndersa krijuesit e vertete marrin noc-rrokun, harrohen, popujt te cilet keta krijues u perkasin mbesin qesharake dhe si lolo. Ja, a nuk ka shume krijues Shqiperia! A nuk ka shume artista! Por ne bote ky vend njihet vetem si vend kanibalesh! E per kete nje "merite" kane edhe keta cerbere mediash! Dhe fajtori thote ketu, se nuk ia vlen te merresh me mediat shqiptare! Me 'to une do merrem dhe do merrem mire, por nuk do ta harxhoj te gjithe kohen dhe energjine me 'ta. Te gjitha keto cfare kam hedhur ketu, jane te lira per ti marre dhe hedhur edhe ne faqe te tjera interneti, nese ndokush don.


Postuar nga robert datė 14 Nëntor 2015 - 19:54:

Nje lajm i pak diteve me pare, mbi ndalimin e festes se rakise ne Adana te Turqise, prej nderhyrjes energjike te Erdoganit, (shikoni lajmet e gazetave te para pak diteve me pare), me nxiti ta falenderoj kete kryeminister te m a dh, me nje shkrim-fejton.
Ngjarja e djeshme ne Paris ka levizur patjeter kedo, (une e mora vesh sot mbasdite lajmin), ndaj u ula dhe tregova ne nje shkrim ndihmesit shqiptare te ketij terrorizmi, biles i kam treguar me emra.
Te dyja shkrimet po i hedh ketu, kush ka deshire dhe kohe, mund ti lexoje. Te dyja shkrimet sjellin gjera krejt te reja, te pathena me pare ne shtypin shqiptar. Lexim te kendshem!


Postuar nga robert datė 14 Nëntor 2015 - 19:57:

Faleminderit Erdogan

Qė do t’vinte kjo ditė, ku unė do tė falenderoja ty Taip Erdogan, nuk kisha pėr ta besuar kurrė, po t’ma kish thėnė ndonjė njeri mė parė. Mirpo ja qė e ardhmja nuk mund tė parashikohet, po tė mos llogarisim ato shkrimet e (ashtuquajtura tė) shenjta, qė ti beson dhe unė jo!
Para pak ditėsh ti ndalove festėn e rakisė nė qytetin e Adanasė, dhe unė pikėrisht pėr kėtė tė falenderoj! Sepse kam nja 20 vjet qė po plas dhe, pėr shkak tė respektit ndaj rregullave ndėrkombėtare, nuk po dija se si mund tė ēmpleksej ky sikleti im. Ta themi hapur e qartė, nuk ėshtė njė siklet personal, -panvarsisht se po mė mundon prej mė shumė se dy dekadash-, por ėshtė njė problem midis Turqisė dhe Shqipėrisė... ah, jo dhe aq, ėshtė mė saktė njė problem juridik i vogėl, i cili mund tė zgjidhet kėtej e tutje fare kollaj dhe me marrėveshje tė dyanshme shtetesh, –pėr fatin e mirė mbi kėtė rast, qė nė krye tė Turqisė jeni ju pėr momentin dhe keni shumicėn nė parlament.
Ėshtė fjala pėr rakinė! Po-po, mos u ēudit, ėshtė njė problem i thjeshtė, vetėm pėr rakinė, qė ju me tė drejtė, -siē e gjykoj edhe unė nga tė tjera premisa- e ndaluat para disa ditėsh nė qytetin e Adanasė, ku na u festonka kjo ditė rakije, dhe e vetmja festė rakije nė Turqi!
Ju nuk e kini pirė kurrė nė jetėn tuaj rakinė, -ėshtė e drejta juaj,- ndėrsa unė sapo i ktheva ca gota. Por se mos vetėm ne tė dy jemi gati antipodė nė lidhje me rakinė!? Edhe populli turk nuk para e njef rakinė! Biles ka ēajin pėr pije tradicionale tė tij. Ndėrsa ky popull i prapė, me emrin arnaut –siē njihet nė Turqi– ėshtė mjaft i marrė pas kėsaj pije alkolike. Dhe kur them ky popull, kam parasysh tė gjithė pa dallim feje dhe projeksioni tjetėr tė njeriut. Tė gjithė kėta tė djallosur shqiptarė (arnautė), myslimanė e kristianė, ateistė, laikistė, e fetarė, tė ngjyrosur, pa ngjyrosur, karrieristė, humbameno, e biles edhe njė pjesė e atyre mijrave turqėve qė gjinden nė Shqipėri, tė gjithė e pinė rakinė, pijen tradicionale shqiptare! Dhe e dini pėrse e pinė?... Sapo ua thashė!... Sepse RAKIA ėshtė pija tradicionale e shqiptarit! PO! Mos u ēudit! Ashtu siē ėshtė ēaji pėr turqit, vodka pėr rusėt, birra pėr gjermanėt dhe irlandezėt, uiski pėr skocezėt, kafja pėr etiopianėt, tekuila pėr meksikanėt, mbllaēitja e kokas pėr indiosit e Perusė dhe Bolivisė, uzo pėr grekėrit, e sa e sa tė tjera tipike pėr shumė popuj... ah, se pėr pak harrova, edhe raki-a qė prodhon dhe shet Turqia ka shijen e uzos greke, vetėm se njė lloj shije surrogato tė kėsaj uzoje. Pra, “raki”-a qė prodhon shteti turk nuk ėshtė tamam raki, por thjesht njė surrogato e prodhuar nga aromė dėllinje e pėrzier me alkol artificial. Pikėrisht kjo pije quhet nė vendin tuaj “Raki”, duke patur kėshtu emrin e gabuar, pasi rakia ėshtė pikėrisht ajo pije qė prodhohet kėtu e rreth 3-4 mijė vjet mė parė nga rrushi, njė traditė kjo qė nuk dihet se ku ka filluar, por e cila vazhdon e pandryshuar prej fillimeve tė saj e deri mė sot tek fshatari shqiptar. Aq raki origjinale sa prodhon nė vit njė fshatar shqiptar, aq prodhon i gjithė qyteti Adana. Aq sa shet njė fshatar shqiptar raki gjatė njė viti nė tregun e brendshėm tė Shqipėrisė, aq shet i gjithė shteti turk nė tregun botėror “raki”-n e tij. Ja, kjo ėshtė panorama e rakisė origjinale shqiptare dhe asaj tė tjetėrsuar turke. Pas kėsaj panorame, problemi ėshtė i qartė.
Zoti Taip Erdogan, tani qė ju keni shumicėn nė parlament, mes shumė punėve tė menēura dhe budalle, mund tė bėni edhe njė punė tė ndershme. Votoni pėr heqjen e tė drejtės sė patentimit tė emrit “RAKI” nga shteti turk nė institucionin ndėrkombėtar tė patentimit! Kaq, vetėm kaq! Pas kėsaj, ky emėr do tė kthehet nė origjinėn e tij, pikėrisht tek fshatari dhe shteti shqiptar, i cili e ka pėr detyrė t’ju falenderojė edhe zyrtarisht.
Un jam njė person civil dhe nuk kam tė drejtė t’u bėj kėrkesėn zyrtare pėr kėtė problem, por as edhe besoj se osmallinjtė qė mretnojnė nė Albanistan do kenė guximin t’ua bėjnė kėtė kėrkesė! Vetėm shpresoj se ju po mėsoni tani burimin e rakisė origjinale, aq e dėmshme kjo pėr vendin tuaj, kėshtu do tė mundėsoni patentimin e saj nė vendin e origjinės! Me respekt, R.Th.


Postuar nga robert datė 14 Nëntor 2015 - 19:59:

Unė i njoh ndihmėsit e terroristėve

E sidomos ndihmėsit shqiptarė tė kėtyre terroristėve fanatikė. Ndaj kėtu nuk do t’ju tregoj pėr ata tė huaj, si Xhorxh Bushi me shokė, apo Taip Erdogani me kompaninė e tij, tė cilėt janė tashmė tė njohur nė kėtė arenė ndihmėsish tė terrorizmit fanatik mysliman, por do ju tregoj pėr ata shqiptarė, e mė saktė pėr disa prej tyre, pasi tė tjerėt, si Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, apo Lul Basha, ju i njihni vetė si ndihmėsit mondanė tė kėtij terrorizmi. Kėta tė tjerė, qė dua t’ju tregoj, janė kryesuesit e medias shqiptare, si Arturo Zheji, Mero Baze, Hysenbelliu, etj-etj., thuajse tė gjithė drejtuesit e medias shqiptare, tė cilėt kanė boll nė dorė tė tyre kėtė makineri manipulimi, me emrin media.
(Mė lejoni tė bėj njė parantezė tė shkurtėr, para se t’ju sjell faktet, qė mos tė kujtojė ndonjė lexues, se unė e kam inatin me kėta tipa! Aspak, i dashur lexues, unė nuk e urrej fare Mero Bazen, bie fjala, pasi ėshtė njė njeri qė ngre nė gazetėn e “tij” probleme nga mė tė ndryshme tė shoqėrisė, dhe jep mendime tė vlefshme. Biles mė ka botuar rallė edhe ndonjė shkrim, gjė pėr tė cilėn duhet t’ia di pėr faleminderit. Po ashtu, megjithė servilizmin qė Artur Zheji prezanton her pas here ndaj superstrukturės shtetėrore dhe qeveriare, ai sėrish jep edhe mendime tė vlefshme, gjė qė unė e ēmoj. Tė tjerėt drejtues mediatik unė nuk i njoh thuajse fare, as me emėr, kėshtu qė nuk kam si tė kem ndonjė gjė personale. Por megjithė kėtė, unė nuk mund tė mbyll sytė para fakteve, qė kėta persona janė ndihmės tė terrorizmit fanatik mysliman tė kohės. Dhe ja pėrse!)
Gjithkush e di se nė mijvjeēarėt e kaluar njeriu mbizotėroi mbi njeriun kryesisht me anė tė fesė, pra dokrinave fetare, tė cilat ai i shpiku nga nevoja, prej kokės sė tij. Nė ato struktura mbretėrimi me bazė fetare, luftrat dhe gjakderdhjet kishin siparin e tyre nė rend tė ditės. Kėto struktura sundimi me baza fetare nė shoqėri, (ato tė kultit tė diellit, tė hėnės, tė dheut, krishtėrimi, myslimanizmi, etj.) u pėrmbysėn pėr t’ua lėnė vendin atyre me baza nacionale, struktura kėto tė cilat vazhdojnė ende, por qė dhe kėto po marrin plasaritjet e para, ndaj duket rrymat fetare tė jug-lindjes, -ku nacionalizmi nuk ka zenė akoma rrėnjė mirė, si nė pjesėn tjetėr tė botės-, po rikthehen edhe njė herė me forcat e tyre tė fundit. Nė kėtė situatė, do tė mjaftonte tė niste kudo hapur njė diskutim mbi fetė; nė shkolla, nė institucione tė ndryshme jo shtetėrore dhe gjysėm-shtetėrore, nė media dhe publik. Ky diskutim i hapur kudo duhet ta pėrmblidhte fenė nė tė gjitha aspektet e saj, nė tė gjitha rrezatimet dhe tė fshehtat e saj. Kėshtu tė diskutohej roli i saj nė histori, prejardhja e saj, lidhja e saj me besimin e njeriut nė forca dhe njė forcė tė mbinatyrshme nė Natyrė/ Univers, ndikimi dhe roli i njeriut tek feja, pėrfshi lindjen e saj nė tė gjitha rrymat qė ajo ėshtė prezantuar deri mė sot, e sa e sa tema tė ndryshme nė lidhje me fenė, ku kėta terroristė tė sotėm bazohen jo pak nė aktet e tyre terroriste. Duke nisur njė debat i hapur mbi fenė, unė mendoj se do tė dallohej krijimi dhe pėrdorimi i saj nga njeriu pėr sundimin e njeriut. Duke u diskutuar gjithshka hapur mbi fenė, njeriu do tė dallonte se sa njė Fuqi e mbinatyrshme, (me emrin Zot, Perėndi, Allah, Dio, Bozhe, etj.), i ka dhėnė ose nuk i ka dhėnė njeriut Biblėn dhe Kuranin, apo dhe libra tė tjerė. Nėpėrmjet kėsaj rrahje tė hapur mendimesh mbi fenė, njeriu do tė dallojė sė fundi se sa ai duhet ta kėrkojė kėtė Fuqi tė mbinatyrshme tek kėto libra fetarė, apo nė aspekte tė tjera tė Natyrės dhe Gjithėsisė.
Vetė fetarėt dhe njerzit besimtarė me orientim nė njėrėn apo tjetrėn fe, i nisin shpesh me gėzim tė tilla diskutime. Nuk ju gėnjej po t’ju them, se unė kam bėrė gjatė jetės time me qindra diskutime mbi fetė, mbi librat fetarė, mbi besimin, mbi Zotin, Allahun, dreqin dhe shejtanin, pikėrisht me kėta njerėz fetarė. Ata nuk janė kundra diskutimit. Besoj se ju jeni dėshmitarė tė kėtyre diskutimeve me tema fetare, pasi ēdo kush ka bėrė –nė mos qindra– tė paktėn disa prej tyre me njerėz fetarė. Atėhere: pėrse nuk fillohet njė diskutim i hapur mbi fetė dhe librat fetarė? Diskutime tė tilla nuk janė tė ndaluara, biles ndodhin pėrditė. Mirpo, pėrse kėto nuk fillojnė masivisht nė publik, ėshtė pyetja!
Dhe promovuesi mė i parė i ēdo diskutimi tė hapur ėshtė media. Atėhere, pėrse media nuk e fillon njė diskutim tė tillė? Ajo merr patjetėr me qindra dhe mijra letra nga njerėz tė ndryshėm pėr kėto tema fetare, mirpo ajo (gazetat dhe TV-ja mė parė), janė tė vendosura tė heshtin nė kėtė drejtim(?)! Ato e dinė, se njė diskutim i tillė ua ul vlerėn feve tė ndryshme. Ajo e din se njė diskutim i hapur ua nxjerr lakrat nė shesh tė gjitha feve. Ajo e ka tė qartė se me njė debat tė tillė, fundi i feve tė ndryshme afron mė shpejt, me kėtė edhe ana fanatike e tyre dhe terrorizmi mė parė.
A ka interes media tė ndikojė nė kėtė formė kaq tė butė pėr dhėnien e shqelmit tė fundit feve dhe fanatizmit tė saj? Jo, ajo nuk ka interes, pėr dy arsye!
E para, pa fėrkime dhe nxehje tė tilla nė shoqėri, ajo nuk ka me ē’tė merret, kėshtu edhe nuk do tė shitet, ēfarė do tė thotė mbetje pa bukė e familjeve tė njerėzve qė punojnė nėpėr media. E dyta, edhe padroni qė e mban atė me bukė (para), ėshtė kapitali i madh me shėrbėtorėt e tij, qeveritarėt e ndryshėm, i cili ka nevojė pėr shkatėrrime tė her pas hershme, pėr tė investuar dhe futur njerzit nė punė, qė kėta tė jenė tė lumtur dhe tė mos mendojnė pėr revolta sociale.
Nė rastin e fanatikve myslimanė, ka dhe njė arsye tė tretė, kėshtu siē thotė llafi i urtė, tre janė tė mirat, qė kjo fe me njė dogmė tė thatė tė vazhdojė jetėn e saj, kėshtu bota mbarė dhe ne tė gjithė, tė kemi me se tė merremi, tė kemi njė armik tė lig, i cili i jep kuptim jetės tonė kaq tė mirė, kėshtu dhe bota e zhvilluar kristiane nuk i jep shkas vetes tė pėrplaset, gjė e cila mund tė sillte njė shkatėrrim mė tė madh tė vendeve kristiane.
Nuk po llogaris kėtu edhe dhjetra arsye tė tjera, si zhvillimi teknik nėpėrmjet konflikteve, dominimi i shumė vendeve nėpėrmjet kėtyre konflikteve, matja e forcave tė tė mėdhenjve nė vende tė tilla me terrorizėm islamik, pėrdorimi i kėtyre vendeve pėr interesa tė grupimeve tė ndryshme, si atij perėndimor antlatik dhe atij lindor rus, etj. arsye.
Ndaj, nė Albanistan, ndihmėsit kryesorė tė terrorizmit tė tanishėm islamik janė kėta drejtues mediash shqiptare, qė ju pėrmenda mė lart, dhe me koshiencė tė plotė nė kėtė mision. Pėr kėtė unė nuk i kam inat drejtuesit e kėtyre mediave shqiptare, por unė i dua tė vėrtetat dhe kėto i ndaj me kėnaqsi tek tė gjithė. Ndaj dhe ju tregova ndihmėsit shqiptarė tė terrorizmit tė sotėm islamik, Zhejat dhe Bazet me kompanitė e “tyre” mediatike.


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 49 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.