Forumi Horizont Gjithsej 45 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 45 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Vllaznia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1935)


Postuar nga qershor13 datė 09 Shtator 2003 - 16:43:

Malazezi Perishiē i largohet Vllaznisė, pas dėmtimit serioz nė gjurin e djathtė
Braziliani Soza "humbet" rrugėn


Braziliani i parė qė mendohet tė vijė kėtė sezon te Vllaznia ėshtė pritur dje pasdite nė Shkodėr, por nė tė vėrtetė ai nuk ėshtė dukur askund. Mė mirė tė themi ka "humbur" rrugėn, teksa, sipas shpjegimeve qė japin drejtuesit e Vllaznisė, ai nuk ka ardhur fare nė Rinas. Sipas numrit 2 tė klubit shkodran, Valter Fushaj, braziliani Soza, sipas premtimeve qė kishin dhėnė menaxherėt e tij, pritej qė tė mbėrrinte dje nė drekė nė Shqipėri. Njė gjė e tillė nuk ka ndodhur dhe ende nuk dihet me saktėsi kur do tė mundėsohet ardhja e tij te kuqeblutė. Sipas shpjegimeve qė kanė dhėnė menaxherėt, disa probleme dokumentacionesh tė futbollistit 21-vjeēar, tė pazgjidhura ende me ekipin ku ka luajtur deri tani, kanė penguar nisjen e tij drejt Shqipėrisė. Megjithatė, duke parė qė menaxherėt nuk janė treguar korrektė, ashtu siē kishin premtuar, zėvendėspresidenti i Vllaznisė, Fushaj, ka deklaruar se tani e tutje nuk do tė flasė shumė pa parė me sytė e tij mbėrritjen e futbollistėve tė kėrkuar nė Shkodėr.
Shpresat pėr mbėrritjen e brazilianit tė parė te Vllaznia ditėn e djeshme, kishin bėrė qė pasdreke, nė orėn 16.30, kur ka nisur edhe seanca e dytė stėrvitore e kuqebluve, tė ishin njė numėr i konsiderueshėm sportdashėsish shkodranė tė pranishėm. Ata janė zhgėnjyer qė nuk kanė parė as brazilianin, madje as malazezin Perishiē, i cili ėshtė stėrvitur gjatė gjithė javės sė kaluar me kuqeblutė. Dėmtimi i tij ditėn e premte nė stėrvitje duket se ka qenė serioz dhe, si pasojė, ka shumė tė ngjarė qė ai tė mos i bashkohet mė Vllaznisė. Riaftėsimi i gjurit tė tij tė dėmtuar kėrkon njė kohė relativisht tė gjatė, ndėrkohė qė Vllaznia nuk ka shumė kohė pėr ta pritur. Vetė trajneri malazez i Vllaznisė, Haxhiosmanoviē, i cili e ka sjellė Perishiēin nė Shkodėr, i pyetur dje pėr mungesėn e tij nė stėvitje, ka ngritur supet, njė lėvizje qė duket se flet vetė. Nė kėtė mėnyrė, nė stėrvitjen e Vllaznisė, dje nuk ka pasur as brazilian, as malazez, por vetėm 24 shkodranė, tė cilėt duket se do tė jenė ata qė do ta pėrballojnė kėtė sezon.


  Gjithsej 45 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit »
Trego 45 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.