Forumi Horizont Gjithsej 50 faqe: « E parė ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 50 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Kanuni i Lekė Dukagjinit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2521)


Postuar nga Piktor datė 26 Janar 2010 - 19:41:

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

(vijon)
2- Randesija e te mbledhunit te ligjeve dokesore
Tash ma se pari ligja, per me detyrue gjytetsat, do te jete e drejte ase e ndershme pse ligja e padrejte e jo e ndershme nuk mund te krijoje detyre .
Se dyti, ligja do te jet e dobishme ne e preme per te sjelle njimend te miren e posaqme, mbasi shi prej ksaje te mire ngallite te kenunt e karakteri i ē'do shoqnije te konkretueshme e i ē'do auktoriteti qi e qeverise.
Por ne ēe mendyre mund te rreshet kjo e mire dobije e perbashket? Mjetet do te jene te pershtatuna subjektit, qi do te lvitet, do te veproje, ligjat pra do te jene te pershtatuna popullit, qi do t'i qese ne pune e jo vetem ne pikpame t'ides shoqni , por edhe t'rrethanave individualizuese te tija (Tapparelli) . Prandej nje ligje mund te jete e mire per nji rend e e keqe per nji tjeter(Beutham) . Nje ligja e preme, po zame per ingliz, aleman e te tjere popuj te shtruem e te gjytetnuem, sugurisht nuk ban -sado e drejte e drejt e e ndershme te jet -per rrebela te Ballkanit, fatalista t'Azis, kanibal t'Afrikes etr. Por edhe kodi penal, per arsye qi ndeshkimi do te jet i pershtatun me vetjen qi ndeshkohet, si thote Tapparelli, ndryshon mbas kohve, vendit e komevet, pse shekuj e popuj te ndryshem duen te mira te ndryshme. Lodra, fjala vjen, dikur edhe naten permallote gjinden ne Shqypni, por sod merzit gjithkendin edhe diten. Kohet nderrojn e na me to! Shifet kjartas, pra, se ligjt, per me kene verte te dobishme, pose se drejta e te ndershme, do te jene edhe te gjashme, due me thane: te preme mas psihes e mbas nevojave te njimendta te popullit, qi do t'i maje, e se prandej fuqia ligjdhanese e nji shteti, para se te prese nje ligje te re, duhet te njofi mire shpirtin e popullit e t'i peshoje sa duhet nevojet e kohvet e te vendit, per te cillet ajo ligje pritet. Per ndryshe ligja del dhune e jo hulli jete. Prandej nji filozof i madh thote, se ligja, para se me kene ligje, asht nji fakt - nji doke, zakon,"adet" e se ligja e drejte asht te shprehunit e nji fakti te vertete - ligje e kanuni populluer. Kta nuk don me thane se dokja, zakoni, "adeti" kanuni te bahet ligje, pa kene sankejonue prej prej auktoritetit, por do me thane se nji auktoritet i drejte do te prese ligjet, tue pase gjithmone parasysh doket, zakonet- kanunin e vendit.


  Gjithsej 50 faqe: « E parė ... « 28 29 30 31 32 33 34 35 36 [37] 38 39 40 41 42 43 44 45 46 » ... E fundit »
Trego 50 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.