Forumi Horizont Gjithsej 50 faqe: « E parė ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 »
Trego 50 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- Kanuni i Lekė Dukagjinit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2521)


Postuar nga Piktor datė 09 Shkurt 2010 - 10:48:

Parathenia e P. Gjergj Fishtes. O.F.M

vijon
4-Kanuni i Leke Dukagjinit ne pikpame juridike
Kjo pune asht vertetue heret a vone ne historine e popujvet. Per mos me fole mbi popuj te gjytetnuem te sodshem, te cillet te gjithe - sidomos inglizi - jane rregullue ndaj kolonit e veta mbas k'tij parimi, k'tu po bijme nji shembull prej historijet t'Romakvet. - Kur evrejt zune Krishtin e ia ēuen Pilatit (si kallxon Ungjilli), u thote atyne: "Merrnje pra ju vete, e mbas ligjet t'uej gjykonje". Shifet kjartas pra, se Romaket, edhe mbasi kishin pushtue Palestinen, pergjithsisht m'ligje e m'doke t'Evrejvet s'kishin preke.
Por edhe Turku - sado qi jo shtet i gjytetnuem - jo veē se maleve t'ona nuk ua preku Kanunin e doket, mu ma teper ua njofti nji autonomi te vertete, tue i detyrue vetem me i ndihmue nder lufta edhe vjete per vjete me i la nji parez a se "haraē" te vogel. Edhe ket "haraē" qeverija s'do ta xierrte vete drejt per se drejti mbrenda vendit te Kanunit, por do ta mblidhte vendi e do t'ia dorzote qeverise Otomane jashta kutive te kanunit.
E verteta e kesaje fjale forcohet prej nji dokumenti te vjetes 1639, qi ruhet n'arkiv te hospicit franēeskan ne Shosh, gjete e botue ne librin "Skenderbegu mbas gojdhanash" (f.122) prej Marinit Sirdani, e qi thote "Cum namque quidam Sangiacus, armis e militibus stipatis, ut eis (Dukagjinit) nova vectigalia imponeret et malis eos afficeret, et decrevviset contra consuetudinem ad eos intrare: Quod ut primum cognoverunt, miserunt nuncium qui significaret, illos paratos esse ad defferenda consueta tributa usque ad confinia, et propterea eum haud debere ultro progredi".


  Gjithsej 50 faqe: « E parė ... « 39 40 41 42 43 44 45 46 47 [48] 49 50 »
Trego 50 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.