Forumi Horizont Gjithsej 137 faqe: « E parė ... « 104 105 106 107 108 109 110 111 112 [113] 114 115 116 117 118 119 120 121 122 » ... E fundit »
Trego 137 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Zoti. Egzistenca e Tij dhe ndikimi i Tij ne jeten tone. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2911)


Postuar nga wydra datė 14 Gusht 2005 - 15:33:

Citim:
Po citoj ato qė tha sabina
Para dy diteve ne france nje femije shume i vogel ( nuk me kujtohet mosha egzakte) ra nga kati i 7 me tonin dhe i gjashte me te Francezeve, (francezet e fillojne numrin nga kati i dyte..)

A nuk mendoni qe eshte nje mrekulli?
Kush mund te beje te tilla mrekullish?



sabi, harrove te shkruash me duket qe ai femija shpetoi besoj, apo jo

per mendimin tim, s'duhet ngaterruar mrekullia me rastesine. Po te qe se nje person ne miliarda perjeton nje mrekulli (ose me sakte, cfare i duket atij se eshte mrekulli), atehere qenka pak i cuditshem muhabeti. Zoti ka fuqi te beje mrekulli, por nuk i ben ato shpesh, qe mos i ngreje mendjen njerezve te zakonshem. I ben ato here pas here, tek njerez te rastesishem, si nje i pasur qe ecen ne rruge inkognito ne nje lagje te varferish dhe u le nga nje flori disa te varferve qe i zgjedh vete. Perse e ben kete gje? Qe te shohin te tjeret dhe te thone: uaaa, sa i mire ai i pasuri, me qe u jep te tjereve florinj, me siguri eshte i pasur... (nderkohe i pasuri me nje kosto te vogel kalon kohen dhe defrehet duke u hequr si i meshirshem)

Nqs gjera te tilla jane mrekullira te cilat i ben zoti, atehere e llogjikshme eshte te mendosh se keto gjera u ndodhin njerezve te mire. S'ka gje me te pavertete, shume rastesira te cuditshme (te cilat subjektivisht futen ne kategorine e mrekullive) i ndodhin gjithashtu dhe njerezve qe me pak e meritojne ate.

Konkluzioni? Dikush bie nga kati i shtate dhe nuk vdes, dikush rrezohet duke i hipur autobuzit ne stacion dhe vdes. Rastesira, koincidenca, i ka jeta. Ndryshe do cmendeshim nga merzia.

Nejse, per mendimin tim fakti qe bota ka shume te keqija e padrejtesi etj etj nuk eshte prove qe te vertetoje mungesen e zotit, ama nga ana tjeter dhe mrekullirat (fus ketu dhe tere "profetet" e vertete e jo te vertete te cilet kane pasur "vegime" etj) nuk me duken fare prova qe vertetojne egzistencen e zotit.

Nga ana tjeter, fete jane plot me dogma dhe asnjera s'eshte perfekte. Nqs dikush qe eshte skeptik ne lidhje me zotin, perpiqet te kuptoje egzistencen e tij me ane te dogmave te feve te ndryshme, atehere ky person duhet patjeter te biere ne kompromis duke i pranuar disa gjera te fese si aksioma dhe te drejta te padiskutueshme (ketu futen dhe shume gjera komplet te pallogjikshme dhe jo shume ne rregull me te drejtat e njeriut, qe cdo fe i ka). Rrugezgjidhja tjeter do ishte thjesht qe te mos besonte ne zot fjale per fjale sic urdherojne librat e shenjte, por ne besimin e tij te udhehiqet nga gjera te tjera (gjykimi vetjak, ndergjegja, ndjenjat, etj).


  Gjithsej 137 faqe: « E parė ... « 104 105 106 107 108 109 110 111 112 [113] 114 115 116 117 118 119 120 121 122 » ... E fundit »
Trego 137 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.