Forumi Horizont Gjithsej 82 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- Pavarsia e Kosoves (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=351)


Postuar nga Visitor datė 07 Shkurt 2003 - 03:12:

Marre nga BBC

Une per vete do te thosha pas 5 vjetesh, megjithate mbase me kot diskutojme, duket se deputet e Kosoves duan te na vene para faktit te kryer te pakten sipas nje nisme te fundit:


Daci konsultohet pėr deklaratėn e pavarėsisė


Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Daci po zhvillon konsultime me grupet parlamentare tė Kuvendit, lidhur me nismėn e 42 deputetėve qė mė 13 shkurt tė miratohet deklarata pėr Kosovėn shtet tė pavarur dhe sovran.

Nuk ka konfimime zyrtare nėse kryesia e Kuvendit ka marrė qėndrim rreth kėsaj ēėshtje, por disa burime thonė se gjasat pėr shtrimin e kėsaj ēėshtje nė mbledhjen e javės sė ardhshme megjithatė janė shumė tė mėdha.

Pėrfaqėsuesi i grupit tė deputeteve tė kėsaj nisme, Bujar Dugolli, i cili njėkohėsisht ėshtė edhe shef i grupit parlamentar tė AAK-sė, pas takimit me kreun e parlamentit ka deklaruar se nisma nuk kundėrshtohet mirėpo sipas tij, ka disa kėrkesa pėr disa ndryshime tė vogla tė kėtij projekt dokumenti, pėr tė cilat mund tė bisedohet.

"Deklarata duhet tė harmonizohet se, tekefundit, pa mbėshtetjen e tė gjitha forcave politike kjo nuk mund tė bėhet dhe jemi tė gatshėm tė punojmė me grupe parlamentare, se do tė mbrojmė qėndrimet e kėsaj projektdeklarate dhe do tė kėrkojmė qė tė pėrkrahet edhe nga dy grupe tjera."

"Deri mė tani asnjėri nga deputetėt nėnshkrues tė iniciativės nuk ėshtė deklaruar qė ka hequr dorė nga kjo, pėrkundrazi ka pasur kėrkesa edhe nga deputetėt tjerė qė nuk kemi mundur t'u ofrojmė tė nėnshkruajmė por ka mbėshtetjen e deputetėve dhe kjo do tė vėrehet edhe nė seancėn qė do tė mbahet", tha z.Dugolli.

Ai shtoi se ēėshtja e vendosjes sė deklaratės nė rend tė ditės tashmė ėshtė ēėshtje e kryer. Sipas tij, kėtė e mundėson rregullorja e Kuvendit.

"Nėse dikush kėrkon qė kjo ēėshtje tė mos respektohet nga organet e Kuvendit apo tė mos hyjė nė rendin e ditės, kjo domethėnė qė kemi shkelur mbi parimet e rregullimit tė punės sonė dhe kemi shkelur nė procedurat e rendit tė Kuvendit tė Kosovės", tha z. Dugolli.

Takime intensive

Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, i cili tė enjten ka pasur takime edhe me pėrfaqėsues tė grupeve tė tjera parlamentare dhe mė parė edhe me zyrtarė tė UNMIK-ut dhe diplomatė perėndimorė, nuk ėshtė prononcuar pėr media.

Rreth po kėsaj ēėshtje, janė zhvilluar edhe takime tė tjera tė diplomatėve tė akredituar nė Prishtinė, me pėrfaqėsues politikė, nė mėnyrė tė veēantė me kryetarin e AAK-sė, Ramush Haradinajn, i cili duket tė jetė me kėmbėngulėsi qė kjo deklaratė tė kalojė.

Njoftohet se ekziston njė gatishmėri edhe e deputetėve tė LDK-sė qė tė votojnė pro kėsaj deklarate, mirėpo pjesa mė e konstestueshme e saj, pėr LDK-nė, mbetet implementimi i deklaratės.

LDK-ja ka insistuar qė nė tekstin e kėsaj deklarate tė qartėsohen se cilat do te jenė raportet me UNMIK-un. Nuk pėrjashtohet mundėsia qė LDK-ja tė insistojė nė ndryshimin e deklaratės, pikėrisht nė pjesėn ku flitet pėr implementimin e saj.


  Gjithsej 82 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 82 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.