Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- Renia e kultures gjuhesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3778)


Postuar nga volter datė 19 Janar 2004 - 08:48:

Renia e kultures gjuhesore

Problem me te cilin ndeshet sot gjuha e njesuar kombetare eshte edhe problemi i kultures gjuhesore, ne te vertete renia e theksuar e kultures gjuhesore. Thyerjet e normes drejtshkrimore, morfologjike, sintaksore;thyerjet e normes se pikesimit; madje thyerjet e normes se alfabetit jane bere dukuri e perditshme ne jeten tone. Moskujdesi ndaj gjuhes eshte shtrire aq shume saqe ne disa institucione nuk perdoret fare ė-ja. Renia e kultures sone gjuhesore edhe me dukshem shihet ne veprat shkencore, dhe sidomos ato publicistike.
Marre nga Letersia shqipe dhe gjuha letrare - Rexhep Qosja.


Postuar nga volter datė 19 Janar 2004 - 08:51:

Vershimi i fjaleve te huaja

Porpos gjuhes se politizuar...; kulturen tone gjuhesore, gjithnje e me dukshem, e cenojne edhe fjalet e huaja, te panevojshme, dhe po keshtu ne perjetojme nje vershimte jashtezakonshem...


Postuar nga Admirali datė 30 Prill 2004 - 23:04:

Analizohen huazimet e pavend tė gjuhės shqipe

Artikull i marre nga Gazeta Panorama

Tupja: Si po i zhdukim shprehjet tona shqiptarēe

Anila Mema

Tung, Hi, Ciao, Ok, Uau, Fuck,…. ndodh t'i dėgjosh shpesh. Janė kėto shprehjet dhe mjaft tė tjera po tė tilla, tė cilat pėrdoren rėndom nė gjuhėn e pėrdishme.

Huazime tė ndryshme nga gjuhė tė ndryshme europerėndimore, duket se kėto dhjetė vitet e fundit po e "mbysin" gjuhėn shqipe. Dhe ėshtė pikėrisht ky problem, i cili ka mbledhur dje nė njė seminar shkencor mbi "Huazimet e shqipes standarde" mjaft albanologė, gjuhėtarė dhe studiues. Nė njė nga sallat e Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja, nė seminarin e djeshėm ėshtė trajtuar nė aspekte tė ndryshme, huazimi i fjalėve, pėrse pėrdoren kėto huazime, nga cila gjuhė pėrdoren mė tepėr dhe ēfarė dėmtojnė kėto huazime nė gjuhėn shqipe. Rektori i Universitetit tė Tiranės, Shezai Rrokaj, u shpreh se trysnia e gjuhėve tė huaja zė njė vend shumė tė madh nė gjuhėn shqipe. "Huazimi ėshtė njė problem shumė i madh pėr gjuhėn shqipe.

Trysnia e gjuhėve tė huaja ndihet nė shumė aspekte politike, ekonomike, e cila ėshtė e pashmangshme, fjalėt e huaja po fillojnė dhe po pėrdoren ēdo ditė e mė shumė", tha Rrokaj. Ai u ndal mė tepėr te parimet teorike, tė cilat lidhen me dukurinė e huazimit. Pėr trysninė e huaj dhe qėndresa e shqipes, prof.dr. Gjovalin Shkurtaj u shpreh se ndikimi i gjuhėve tė huaja dhe huazimet e shumta po e ēojnė gjuhėn shqipe drejt shkatėrrimit tė saj. Nė kėtė sesion shkencor merrnin pjesė edhe mjaft intelektualė tė tjerė, si Edmond Tupja, Drita Rira, Mirela Papa, Arben Skėndaj, Silvana Vishkurti, Artan Fida, Raul Lilo, Eliana Paco, Viktor Bakillari dhe mjaft tė tjerė.

Huazime, qė s'gjenden nė fjalor
Ndikimi i disa gjuhėve tė huaja si italishtja, frėngjishtja, anglishtja, po ndihet ēdo ditė e mė shumė. Sipas Edmond Tupes, huazimet janė dyllojshe, tė domosdoshme dhe huazime tė panevojshme, tė cilat ēdo gjuhė dhe pas saj qytetėrimi e kultura qė e mbajnė atė tė gjallė, i bėn nė etapa tė caktuara tė historisė e tė zhvillimit tė saj.

"Huazim i domosdoshėm ėshtė quajtur, pra, ajo fjalė, ai togfjalėsh apo ajo strukturė morfosintaksore qė vjen bashkė me njė send, dukuri apo koncept tė ri", thotė ai. Vėrehen nė shqipe huazime tė domosdoshme, sidomos ato tė sferave racionale, konceptuale, shkencore e teknike, tė cilat, fatkeqėsisht, ende nuk janė pasqyruar nė "Fjalorin e gjuhės shqipe", tė ribotuar nė vitin 2002. "Huazim i panevojshėm ėshtė quajtur dhe quhet ajo fjalė, ai togfjalėsh, apo ajo strukturė morfosintaksore, qė vjen pa shoqėruar ndonjė send, dukuri apo koncept tė ri. Pavetėdije, lehtėsi tejet e sipėrfaqshme, snobizėm apo edhe mė keq snobordhacėri?", thekson Tupja.

E ndėr to, sipas tij, renditen huazimet lider pėr udhqėheqės, religjion pėr fe, resurse pėr burime, akord pėr marrėveshje, gep pėr hendek, etj. Pėrveē kėtyre, Edmond Tupja rendit edhe njė sėrė huazimesh tė ndryshme, tė pasthirrmave emocionale, pasthirrma dhimbjesh, habie, pėrshėndetjeve, tė mbetura "peng" nga gjuhėt e huaja. Megjithėse mjaft tė pėrdorshme dhe tė lehta nė komunikim, gjithnjė e mė shumė huazimi i tyre po ēon nė shtrembėrimin dhe zhdukjen gjuhės shqipe.



Pasthirrmat emocionale, sa shumė huazime

Mjaft tė pėrdorshme dhe qė zenė njė vend tė gjerė nė tė folurėn e pėrditshme, janė huazimet qė shprehin gjendje emocionale. Bėhet fjalė kėtu jo vetėm pėr pasthirrmat, por edhe pėr fjalė tė tjera, tė cilat pa qenė gramatikalisht pasthirrma tė mirėfillta, luajnė rolin dhe zenė vendin e pasthirrmave nė gjuhėn shqipe. Ndėrsa tė parat, pasthirrmat, pėrkufizohen si pjesė tė pandryshueshme tė ligjėratės qė shėrbejnė pėr tė shprehur ndjenjat, dėshirėn a vullnetin e folėsit, tė dytat u pėrkasin pjesėve tė tjera tė ligjėratės, por kanė vlerėn e njė pasthirrme, si pėr shmebull, ndajfoljet pasthirrmore. Ē'ėshtė e vėrteta, popuj tė ndryshėm kanė secili pasthirrmat e veta pėr tė konkretizuar gojarisht reagimet e tyre emocionale; por, meqenėse emocionet nuk eksportohen as importohen, ne jemi tė mendimit se pasthirrmat apo elementė tė tjerė pasthirrmorė, mund tė huazohen. Por gjithmonė do tė pėrbėjnė huazime tė panevojshme, domethėnė trupa tė huaj nė mishin dhe shpirtin e njė gjuhe.



Pasthirrma, shenja dhe shprehi qė po i zhdukim

1 - Pasthirrma qė shprehin habi, kėnaqėsi a gėzim

Ah! Heu! O! Oh! Ua! Tani pėrdoren pasthirrmat Uau! dhe Ups!(tė cilin Tupja e cilėson pėrbindėshi i huazuar nga disa gjuhė europerėndimore

2- Pasthirrma qė shprehin dhimbje

OH! UH! Oi! Olele! tani konkurron huazimi Aj! (nga frėngjishtja)

Ėė.. qė shpreh ngurrim nė tė folur po zėvendėsohet me Aa..(anglishtja e SHBA)

3- Emra, ndajfolje, togfjalėsha me vlerė pasthirrmore

* po, mirė, bukur, kryevepėr, xham, nė rregull, u bė, mori fund, se luan topi tani kanė pėrballė shprehjen OK (nga anglishtja e SHBA)

* ec, hė, jepi, hajde, hajt, o burra, forca, varda, yrrja, para, pėrpara, tani pėrballen me GO! (nga anglishtja e SHBA)

* ku ma gjen! E puth dhe e vė nė ballė! Pėrballė kanė tashmė magari! (nga italishtja) (Dikur nė gjuhėn shqipe thuhej makar!)

* Dreq, pirdhu, llaka-llaka, dėrr-dėrr, gam-gam po pėrballen me merda (nga italishtja), shit dhe fuck (nga anglishtja e SHBA) bla-bla-bla (nga frėngjishtja apo italishtja) si edhe variantin e pėrbindshėm blla-blla-blla (nga anglishtja)

4- Huazime pėrmes njė pėrkthimi servil

* Mos, mos more, jo more, ē'thua! Pėrballė ka jo (More), pėrkthim ky i No! ose Non!


* Tungjatjeta pėrballet me Mirėdita jo mė si fjalė shqipe, por si pėrkthim i fjalės pėrshėndetėse italiane Buongiorno ose Hi! (fjala pėrshėndetėse amerikane, shkrutim i How are you)

* Tungjatjeta ka nisur tė pėrballet edhe me Tung si shkurtim i kėsaj shprehje, kur mund tė pėrdorej shkurtimi Tjeta.

* Mos e vrit mendjen, mos e ēaj kokėn, nė rregull pėrballen me shprehjen s'ka problem (qė rrjedh nga anglishtja, frėngjishtja e italishtja). NO problem, pas de probleme, non c'e problema)

5- Krijim, nėpėrmjet njė pėrkthimi servil, i urimeve tė pėrēudnuara

* Paē fat, tė priftė e mbara, tė vaftė mbarė pėrballet me fat tė mirė (nga italishtja Buona fortuna)

* Mirupafshim tani ka pėrballė Shihemi (nga italishtja ci vediamo)

* Mirudėgjofshim tani pėrdoret Dėgjohemi (nga italishtja ci sentiamo)

* Mirardhshi tani pėrdoret Jeni tė mirėpritur (nga anglishtja "You are welcome"). "Sė shpejti", mėnyra dėshirore mund tė zhduket nga shqipja.

6- Huazim i panevojshėm gjestesh emocionale, tė dhunshme, qė bien ndesh me gjestet tradicioanle shqiptare

* Gishti i madh lart tė tjerėt tė mbeldhur grusht para disa vitesh, ky gjest qė shoqėrohej me pasthirrmėn Na!, kishte kuptimin (Ti s'ma hedh dot, apo hip kėtu e shih Stambollin!), sot, nėn ndikimin europerėndimor ka marrė kuptimin (shumė mirė, shumė bukur!)

* Gishti i mesit lart, tė tjerėt tė mbledhur grusht, kėtu kemi njė shtrembėrim tė gjestit shqiptar, por jo tė kuptimit tė tij dhe kjo nėn ndikimin europerėndimor e mė saktė italian, ka marrė kuptimin (Ē'bėn kėshtu! ku tė ēon mushka! A je nė terezi!)


Postuar nga Perendia datė 01 Maj 2004 - 23:01:

Re: Analizohen huazimet e pavend tė gjuhės shqipe

Citim:
Po citoj ato qė tha Admirali
Artikull i marre nga Gazeta Panorama

Tupja: Si po i zhdukim shprehjet tona shqiptarēe

Anila Mema

* Tungjatjeta ka nisur tė pėrballet edhe me Tung si shkurtim i kėsaj shprehje, kur mund tė pėrdorej shkurtimi Tjeta.



Nė rregull ato tė tjerat, por kjo e fundit c'ne aty? Pse duhet tė thotė (ose tė paktėn lė tė kuptohet) qė shkurtimi "tjeta" ėshtė mė me vėnd se shkurtimi "tung"? Meqė fjala "tungjatjeta" ėshtė e gjatė, nė tė folurėn e pėrditshme ėshtė shkurtuar dhe ky shkurtim s'u bė kohėt e fundit. Ka vite tė tėra qė nė dialektin jugor pėrdoret "njatjeta" ose "tjeta" e nė atė verior "tung". Mua personalisht mė pėlqen mė tepėr shkurtimi "tung", mgjs jam vlonjat. Edhe ky shkurtim s'mė duket huazim.
Kurse nė huazimet e gjesteve kanė harruar tundjen e kokės, kur pėrdoret pėr pohim apo mohim.


Postuar nga volter datė 21 Maj 2004 - 16:50:

Norma e standartizuar e gjuhes shqipe tingellon krejt natyrale, dhe me vete jep bujen e dyfisht artistike... Por kjo gje ka filluar te zbehet ngapak, dhe norma eshte kombinuar me nje norme paemer, dhe tingellimi ka marre nje forme me te vrare... Ashtu edhe ne ortografi sadopak eshte operuar, dhe i eshte hequr nje pjese e bukurise... dhe ēalon ne ortografi dhe ne ortoepi!
Pershendetje


Postuar nga dena datė 09 Korrik 2004 - 11:50:

Wink

Admiral urime per temen,

Mendoj se huazimet leksikore duhen shtresuar sipas vleres se tyre ne gjuhen e sotme, sipas ngjyrimit emocionues, sipas kufizimit territorial etj. Pra, kjo do te thote qe vlera e huazimeve leksikore ne gjuhen e sotme shqipe zbulohet nepermjet veshtrimit historik te ketyre huazimeve dhe normalisht qendrimi kundrejt tyre ne kete veshtrim nuk eshte i njejte.
Sipas disa studiuesve fjalet e huaja e pasurojne gjuhen, e sipas disa te tjereve e prishin, por ne kete ceshtje duhet mbajtur nje qendrim i drejte e i bazuar.
Ne ditet tona po behen perpjekje per te hedhur jashte perdorimit fjalet e huaja sepse kemi fjale shqipe me te njohura qe kane te njejtin kuptim.

angazhim-zotim,
divergjence-mosmarrevshje
aprovoj-miratoj
aplikoj-zbatoj
ekzagjeroj-teproj
adapt-i pershtatshem etj....

Keto shembuj qe permenda me lart tregojne se cmundesi te medha ka shqipja per te zevendesuar me mjetet e saj shume fjale te huaja.

Kur fjala e huaj nuk ka shprehur me perpikmeri kuptimin e fjales se huazuar atehere, perpjekja per ta zevendesuar ka deshtuar, psh, ky lloj zevendesimi nuk ka pas sukses:
abstenim-te stepurit..??!!
adrese- drejtim..?
delegacion-dergate..?
Pra, sipas disa gjuhetareve gjuha letrare pranon fjale te huaja, te domosdoshme per permbajtjen e tyre, por eshte i paperligjur vershimi pa kufizimi i fjaleve te huaja te panevojshme......
Admiral, kam mendimin, se diskutimi per kete teme le vend per hapesira te ndryshme komentesh, dhe kendveshtrimi per ceshtjen e huazimit te fjaleve s'eshte kurre absolut......

pershendetje

------------------------------------------
kerkojeni diturine prej djepit deri ne varr.


Postuar nga dena datė 09 Korrik 2004 - 11:58:

Wink

Admiral, te gjitha ato komente qe permenda me lart jane mendime dhe studime gjuhetaresh te percjella nga prof.Jani Thomai, (qe te mos keqkuptohemi), sepse une vec i kam mesuar dhe pervetesuar ne shkolle..

pershendetje


Postuar nga Fajtori datė 09 Korrik 2004 - 16:46:

Nese me lejohet

Qe te rrime shtrember e te flasim drejt:

Ne Shqiperi kane filluar te perdoren fjale te huaja pa llgari dhe kjo shikohet neper televizione dhe emisione lajmesh. Me aq pak sa qendroj une ne Shqiperi personi qe kam degjuar te perdore me shume dhe ne menyre qesharake ka qene Spartak Ngjela (se mos keqkuptohemi, si intelektual duket shume i zoti).

Une jetoj vete jashte dhe shume fjale nuk vijne ne shqip dhe nuk ekzistojne. Shume persona si puna ime ama vleresojne krejt te ekzagjeruara termat e perdorura nga televiozne dhe politikane shqiptare. Nuk me vjen ne mend ndonje shembull por eshte per te vene duart ne koke kur mundohem gjithe vitin te flas shqipen e paster dhe gjej nje shqipe te bastarduar pa qene nevoja te jete e tille.

Nga ana tjeter mendoj se shqipja eshte nje gjuhe me shume shume probleme. Na mungojne bazat etimologjike te fjaleve te cilat i dime kuptimin por nuk kane rrenje ne shqip. Kam vene re se gjuha jone eshte nje miks fjalesh: shqiptare, latine, turke, anglosaksone. Ne ate mish-mash gjuhesor eshte vertet veshtire te kuptojme cfare eshte shqip e cfare jo.

Gjithashtu ka shume limite ne sfumaturat semantike (ose te pakten une nuk gjej fjale qe ekzistojne ne gjuhe tjeter).

Nje shembull:
divergjence-mosmarrevshje
Ky perkthim nuk ka kuptim fare pasi divergjenca vjen nga ndarja e rrugeve, divergjimi, largimi nga nje rrige e perbashket. Mosmarrveshja eshte nje keqkuptim qe presupozon se ne thelb te dy jane dakort.

Nje shembull i fjaleve tona pa kuptim etimologjik:
"Inxhinier" e dime te gjithe cfare dmth, por ne latinisht ka nje kuptim te plote qe vjen nga "ingenium", te prodhosh nga brenda. Kjo fjale nuk ekziston tek ne. Nuk kemi forma te tjera si "ignegno" per te pershkruar nje shpikje, ndersa ne shqip fjalori perkthen "ingegno" si zgjuarsi apo mendjemprehtesi, qe ska lidhje fare me idene semantike.

Si perfundim: Eshte fakti qe tani jetojme ne kultura te tjera qe kane sfumatura fjalesh te cilat shqipja nuk i ploteson dot, prandaj detyrohemi te perdorim troc fjalen e huaj me nje interlokutor qe na kupton (qe ndoshta jeton jashte). Shqipja nuk ka ndonje baze te mirefillte etimologjike ku te bazohemi per te gjeneruar fjalet e reja qe kemi nevoje. Me se shumti ka vjedhur fjale andej ketej nga popujt e tjere pa rrjedhur nga nje kulture gjuhesore e sigurte sic ka rrjedhur Spanjishtja dhe Italishtja nga Latinishtja. Ndryshe nuk do kishim keto probleme gjuhesore dhe kaq shume fjale te huaja ne fjalorin shqiptar.


Postuar nga Ami- datė 13 Korrik 2004 - 08:24:

Nuk jam aspak dakort me Fajtorin ne goditjet qe i jep gjuhes shqipe.

Gjuha shqipe eshte nje nga gjuhet me interesante ne bote. Lehtesia qe ofron shqipja ne perkthime e rreshton ate ne gjuhet me te pasura dhe me te pershtatshme per perkthime sic eshte psh Gjermanishtja. Fan Noli rreshtohet ne perkthyesit me te mire ne bote, padyshim ne kete klasifikim qe i eshte bere pervec aftesise se tij profesionale ka ndikuar edhe pasuria e gjuhes shqipe.

Nuk di se ku bazohesh ti ne analizat e tua, mbi cekesine e shqipes dhe "vjedhjen" qe ajo i ka bere fjaleve te gjuheve te tjera. Analiza te ketij lloji nuk mund te behen me cekesi sepse jane argumente shume serioze. Per te kerkuar rrenjen e "vjedhjeve" te ketyre fjaleve duhet te shohesh prapambetjen e gjithanshme te kultures, ekonomise, artit e te gjitha fushave te tjera qe trasheguam nga regjimi totalitar 50-vjecar.

Diktatura ka krijuar deme te pallogaritshme ne kulturen shqiptare ka imponuar injorancen dhe ka krijuar "norme" me dialektizmat e udheheqesve. Askush nuk duhet te harroje qe ne administraten shqiptare ne gjithe keto vite flitej ne dialektin jugor ose me sakte ne zhargonin qe perdorte diktatori Hoxha. Fjale si "krietar", "Dolla", "Kllasa" etj etj ishin bere aq mbizoteruese saqe i perdorte ne menyre qesharake edhe Ramiz Alia i cili sic dihet ishte nga Shkodra. Pra aq imponues ishte ky zhargon saqe edhe Ramizi qe kishte per baze nje dialekt tjeter perdorte te foluren e Hoxhes ose te Mitit, Maqos, Selmanit, etj etj etj.

Kongresi i drejteshkrimit ishte nje tjeter krim ndaj gjuhes shqipe sepse eleminoi krejtesisht dialektin e veriut i cili ishte me i aferti me gjuhen shqipe te paster. Edhe sot e kesaj dite leksiku i dialektit verior eshte shume me i pasur sesa ai jugor. Perdorimi i "Paskajores": (me shku, me pa,) eshte pothuajse zhdukur nga e folura e perditshme, madje ata qe e perdorin koniderohen "maloke" nga ata qe jane te "civilizuar".

Profesoret e Gjuhes Shqipe jane pergjegjesit kryesore te ketyre anomalive por kjo nuk do te thote qe per faj te disa personave te pazote duhet hedhur balte mbi nje gjuhe mijeravjecare. Ate qe nuk e bejne dot profesoret e ben ne menyre te pavetedijshme vete populli, i cili, edhe pse perdor fjalen e huaj e modifikon ate duke i vendosur mbaresat e shqipes dhe duke e zgjedhuar ate ne baze te rregullave te shqipes.

Pra nuk eshte aq e rendesishme se cila fjale perdoret por se si perdoret kjo fjale ne fjali. Pergjegjesia qe bie mbi gazetaret dhe mbi politikanet eshte se ata duke dashur te kopjojne apo duke u shprehur perciptazi ndryshojne edhe renditjen e elementeve te fjalise duke goditur keshtu palcen e gjuhes shqipe e cila eshte struktura.

Kjo vjen edhe nga "padija" (injoranca) e atyre qe perdorin terma qesharake qe jane te pakuptueshme per popullin. Nuk jam aspak dakort me ty qe politikanet apo Gazetaret duhet te shprehen sic eshte me e lehte per ta. Profesioni qe ata kryejne ka si baze komunikimin me masat popullore dhe per pasoje kerkon qe ata te jene sa me te qarte dhe me te kuptueshem per te gjithe, si per mjekun dhe fizikanin ashtu edhe per pastruesin e rrugeve dhe per bujkun.

Nje tjeter pergjegjesi e politikaneve tane te papergjegjshem dhe e pseudo-profesoreve eshte edhe menyra qesharake e studimit te gjuhes shqipe ne shkollat tona. Ne studjojme gjuhen shqipe nga mosha 9-10 vjec deri ne moshen 13-14 vjec dhe gjuhet e tjera i studjojme ne nje moshe me te pjekur nga 15 vjec deri ne 25-26 vjec. Mora si shembull moshen mesatare te cikleve shkollore per te treguar se sa qesharake eshte pregatitja e nxenesve ne gjuhen amtare. Kjo pergjegjesi eshte kryekeput ne duart e lighjvenesve dhe te akademikeve te cilet duhet te bejne presione ne ndryshimin e ketij shkaterrimi qe po i behet gjuhes shqipe.

Po e perfundoj mendimin tim duke i keshilluar Fajtorit te lexoje Fishten Konicen, Nolin, Poradecin, Migjenin, Mitrush Kutelin e shume shkrimtar te tjere te cilet nuk duhen vleresuar vetem nga bukuria e vargjeve te tyre por edhe nga format letrare qe perdorin.

Madje do te shtoja se fjala "interlokutor" tingellon me mire e me kuptueshem po te perdorim "bashkebisedues" dhe se "Divergjenca" mund te perkthehet fare mire edhe si "mosperputhje"

Nje shembull:
divergjence-mosmarrevshje
Ky perkthim nuk ka kuptim fare pasi divergjenca vjen nga ndarja e rrugeve, divergjimi, largimi nga nje rrige e perbashket. Mosmarrveshja eshte nje keqkuptim qe presupozon se ne thelb te dy jane dakort.

"Mosperputhje" tregon gjithashtu qe nuk behet fjale per nje rruge te perbashket pra nuk ka pika prerjeje ndermjet nje drejteze e nje tjetre, cfaredo qe te shprehin keto drejteza, nje mendim, nje llogari, nje ide apo karakter, apo cfaredo qofte...


Postuar nga Hektori datė 29 Qershor 2005 - 16:57:

Ami jam dakord me ty ne disa drejtime. Ke permendur disa figura te shquara te letrave shqipe midis tyre dhe Nolin. Eshte i jashtezakonshem ne perkthimin nga shume gjuhe te botes ne nje shqipe te kulluar. Mjafton te permend Rubairat e Omar Khajamit nga persishtja ne shqip. Megjithate nuk jam dakord me kritikat kunder regjimit qe me duken te ekzagjeruara. Mendimet e tua i kam hasur te shume njerez nga veriu. Nuk jam gjuhetar qe te te pergjigjem me hollesi, por dialekti tosk nuk u zgjodh sepse dikush ishte nga jugu. Dialekti tosk u zgjodh sepse ishte me i standartizuar. Ti duhet ta dish se ne Itali si dialekt te gjuhes se shkruar u zgjodh ai fiorentin pra ai i Firences sepse eshte me i paster e me i kuptueshem. Nese mund te futen elemente nga dialekti geg kjo eshte per tu pare dhe per tu studiuar. Patjeter qe ka renie te kultures gjuhesore dhe ka shume arsye qe jane permendur me lart. Po me c'po shoh ne Shqiperi intelektuale te shquar qe hartojne tekste shkollore apo programe mesimore kane shkaterruar gjuhen. Ja psh ne nje tekst gjeografie ku fjala shqipe vendndodhje zevendesohet me ate lokacion. Apo qe ne shkollat fillore futen gjuhe te huaja si anglishtja.


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 38 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.