Forumi Horizont Gjithsej 59 faqe: « E parė ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 »
Trego 59 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sporte tė tjera (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=14)
-- Pse quhen "tradhetare" yjet e sportit shqiptar qe shkelqejne ne Bote? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5940)


Postuar nga prrenjsaku datė 22 Shtator 2004 - 16:09:

Talking komentet

Historiani nga Prishtina, Shkėlzen Raēa, ka hyrė me kėmbėnguljen e
njė studiuesi tė pasionuar nė rrethin e debateve tė ndezura prej njė
numėri tė madh historianėsh e shkencėtarėsh nė shtjellėn e origjinės
sė arvanitasve, e cila ka lėnduar nė ēdo kohė sedrėn e
nacionalistėve grekė. I pari qė ka hapur kėtė debat ka qenė
historiani gjerman Filip Fallmerajer, i cili nė njė studim tė tijin
nė vitet 30 ka shkruar se nė damarėt e popullsisė sė krishterė tė
Greqisė nuk rrjedh asnjė pikė gjaku i grekėrve tė lashtė, duke
argumentuar me tezat e tij se kėtė popullsi e kanė ndėrkėmbyer
ngulimet sllave dhe ato shqiptare tė vendosura qė herėt nė trojet e
grekėrve. Pėr mė se njė shekull gjatė debateve mes studiuesve grekė
dhe atyre tė huaj pėr etninė e vjetėr tė arvanitasve nė tokėn greke,
variantet toponimike kanė mbėshtetur tezat se komuniteti arvanitas
ka mbėrritur nė Greqi gjatė Mesjetės nė gjasėn e shpėrnguljes sė
popullsisė me valė emigracioni nė drejtim tė fqinjėve jugorė, ndėrsa
pjesa tjetėr e popullsisė arbėreshe shkonte nė drejtim tė Italisė.
Duke e gjykuar tė lidhur edhe me kohėt qė ne jetojmė studiuesit
rrėfejnė se eksodi i madh i pas viteve 90 nė drejtim tė Italisė dhe
Greqisė nuk ėshtė njė fenomen i ri, por i kthyer nė traditė pėr
shqiptarėt. Kjo ka qenė njė nga arsyet qė e ka nxitur pėr tė sjellė
nė dritėn e botimit njė studim tė plotė historianin nga Prishtina,
Shkėlzen Raēa, me librin e tij Shtegtimet dhe ngulimet e
shqiptarėve nė Greqi gjatė shek.XIII-XVI. Dr. Raēa e prezantoi
librin e tij tė premten, nė orėn 11.00 nė Akademinė e Shkencave nė
Tiranė. Libri nė fjalė rrėfen historinė e shpėrnguljeve tė
shqiptarėve, gjatė periudhės sė Mesjetės, nė drejtim tė tokave
helene, kryesisht nė Thesali. Autori prishtinas Raēa ka shfrytėzuar
me kėtė rast njė bibliografi tė bollshme duke shfletuar mjaft libra
tė tjerė studimorė tė historianėve dhe studiuesve tė huaj dhe atyre
shqiptarė tė tė gjitha kohėrave. Dr.Raēa rrėfen disa nga shkaqet e
shpėrnguljes sė shqiptarėve drejt tokave tė jugut, vendngulimet e
tyre, pėrpjekjet pėr tu bėrė pjesė e shoqėrisė, kontradiktat me
popullsinė dhe sundimtarėt vendas, si dhe rolin qė ata kanė luajtur
nė jetėn ekonomike, sociale dhe politike tė Greqisė. Pėr tė arritur
deri nė pėrmbushjen e argumentave realė pėr kėtė libėr ėshtė punuar
sipas autorit pėrreth 10-vjet. Raēa rrėfeu pėr audiencėn se ka
punuar nė biblioteka e sektore dorėshkrimesh e institucione
shkencore tė Greqisė. Ka shkelur me kėmbė terrenet ku ende jetojnė
arvanitasit e sotėm dhe ka parė e ka krahasuar tė dhėna ndėr
dokumentet e shumta tė arkivave latine dhe bizantine, ku dėshmohet
se qė nė shek.XI kanė nisur valėt e emigrimit pėr nevoja ekonomike
tė krijura si pasojė e luftrave. Nė njė nga kapitujt e kėtij libri,
Raēa rrėfen pėr ngulimet e arbėreshėve nė tokat pjellore tė
Thesalisė, ku ata mė vonė zhvilluan blegtorinė, duke ikur deri nė
Beoti, Atikė e gadishullin e Moresė. Raēa rrėfen pėrmes dokumentave
tė ndryshme se popullsia shqiptare e vendosur nė territoret greke
nuk ka qenė inaktive. Ajo ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė
jetėn ekonomike, sociale dhe politike tė vendit. Ata kanė arritur
edhe tė luftojnė pėr pavarėsinė e Greqisė, ku shquhen familjet
aristokrate shqiptare, si Kriezi, Botasi, Gjoni, Gjini, Gjika,
Kundurioti, Kuēi, etj.

car thoni


  Gjithsej 59 faqe: « E parė ... « 45 46 47 48 49 50 51 52 53 [54] 55 56 57 58 59 »
Trego 59 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.