Forumi Horizont Gjithsej 63 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=17)
-- Islami Pranohet si Fe Zyrtare ne Evrope (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6471)


Postuar nga Indrit datė 10 Janar 2005 - 20:36:

Islami ne Danimarke

Njė studim mbi konvertimin e danezėve nė Islam

Nga dy hulumtues ėshtė kėrkuar tė zbulojnė pse 3.000 deri nė 5.000 danez etnik janė konvertuar nė fenė islame vitet e fundit. Kėta dy hulumtues kanė filluar njė studim nė shkallė tė lartė pėr tė nxjerrė njė pėrfundim nė pyetjen se pse mijėra etnik danez me vetdėshirė janė konvertuar nė islam qė nga viti 1990.

Megjithėse nuk ka njė numėr ekzakt tė figurave tė konvertuarve danez nė islam, hulumtuesit nga projekti “Islamic Conversion in Denmark” thonė se numri i tyre ėshtė pėrafėrsisht midis 3.000 deri nė 5.000 vetė.

Hulumtuesit kanė bėrė intervista kualitative me disa qindra danez tė konvertuar dhe janė duke shpresuar qė njė pyetsor qė do ti shpėrndahet 500 tė konvertuarve do tė hedh dritė mbi motivet e tjera pėr konvertimin nė fenė muslimane.

Tina G. Jensen, PhD, e Institutit Antropologjik tė Danimarkės, ka bėrė studime nė kėtė fushė dhe i ka ofruar gazetės ditore Jyllands-Posten mendimin e saj mbi kėtė: ”Unė mendoj qė shumė njerėz ndjejnė qė njė farė religjoziteti ėshtė i mangėt nė jetėt e tyre ditore. Angazhimi fetar ėshtė i konsideruar si jashtė mode nė shoqėrinė tonė. Njerėzit gjithmonė kanė pretenduar se feja ėshtė nė rėnie nė shoqėritė moderne dhe laike por ajo sa po ka marrė forma tė tjera. Islami ėshtė njė nga fetė mė tė mėdha nė Danimark, e dyta pas krishterimit dhe ofron njė sens fetarė komuniteti dhe gjithashtu edhe mė tepėr vlera tradicionale” ka shpjeguar Jensen.

Kėrkuesja e pėrshkroi kovertimin danez nė islam si njė lloj tjetėr integrimi. ”Danezėt aktualisht kanė pėrqafuar fenė dhe kulturėn e emigrantėve. Tė rinjtė, nė veēanti ata tė moshės midis 15 dhe 30 vjeē, janė duke u konvertuar. Kėta janė shpesh shumė reflektiv, tė edukuar mirė pėr tė cilėt konvertimi ka qenė njė mjet pėr tė qėnė njė person modern dhe qė aktivisht t’i pėrkasė njė feje. Konvertimi mund gjithashtu tė jetė njė ndėshkim kundėr botės moderne nė tė cilėn botė gjėrat janė tė paqėndrueshme, vlerat janė tė shėmtuara dhe asgjė nuk ėshtė e sigurtė” ka thėnė Tina Jensen.

Imami Abdul Vahid Pendersen u kthye nė islam para mė tepėr se 12 vjet. Nė atė kohė, ai ka njohur 15-20 danez nė tė njėjtėn situatė por ka shėnuar disa shkaqe pėr interesin nė rritje pėr islamin. ”Njė arsye ėshtė qė ne kemi njė gjeneratė tė tėrė tė tė rinjve nė Danimark tė cilėt janė rritur pėrkrah muslimanėve” ka thėnė Abdul Vahid Pedersen.

Ėshtė kjo njė influencė reciproke. Ndėrsa shumė tė lindur dhe tė rritur muslimanė nuk e ndjenjė si diē tė veēantė afėrsinė ndaj fesė, jo-muslimanėt janė tė thelluar nė bindje tė fuqishme fetare tė fesė. Ka gjithashtu ēėshtje tė zemrės qė veprojnė-disa njerėz bien nė dashuri me fenė e dikujt tjetėr” ka thėnė Pendersen.

Tina G. Jensen dhe Abdul Vahid Pendersen kanė thėnė se kanė parė ēėshtje mė ēėshtje konvertimin e danezėve nė islam nė prag tė kritikimit masiv tė fesė. Shumė njerėz lexojnė Kur’anin vetėm pėr tė parė se a ėshtė aq i keq sa thuhet. ”Pėrqėndrimi madhor nė islam ka njė efekt ngjitės madje pėrkundėr asaj se shtypi nė pėrgjithėsi ėshtė negativ ndaj tij. Njerėzit eksplorojnė fenė sepse ata duan tė dinė se ēfarė ėshtė ajo qė tėrė bota nga ajo ėshtė e frikėsuar” ka thėnė Abdul Vahid Pendersen.

Projekti i kėrkimit i udhėhequr nga PhD Tina G. Jensen dhe Kate Ostergaard ėshtė i finacuar nga Kėshilli i kėrkimeve humanitare tė shtetit (danez sh.r.) dhe ėshtė thėnė se do tė pėrfundojė nė vitin 2006.

Marrė nga: “The Copenhagen Post”

Atehere mendoj se tani jam me korrekt apo jo?


  Gjithsej 63 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 63 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.