Forumi Horizont Gjithsej 60 faqe: « E parė ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 60 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Intro (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6649)


Postuar nga lorie datė 22 Mars 2005 - 03:13:

!..

..dhe une po jetoj endrren qe aq shume kam dashur ta arrij-ndryshimin e vetvetes ,ciltersi krejt te kulluar dhe gezim te papershkrueshem. Cuditje?
Do cuditesh me shume kur te marresh vesh qe eshte gje qe arrihet pa LSD-ra,hipnoza,rituale sektesh apo Ommm-e te shpirit me natyren.
Ajo cka eshte me fantastikja eshte qe cdo dite ,edhe kur krijohet pershtypja se nuk po bej ndonje gje te vecante, une mesoj. Ne gjestet me te thjehsta ,me te padukshmet ,gjendet lavdia me e madhe.
Mesimi numer 1: kurre mos genje. As edhe nje genjeshter te 'pafajshme'.
Ehh ,se mos ishte e lehte?
Aspak. Mbaj mend qe ajo me kish thene disa here:
-Lori, cdo besh sot ,dalim bashke gjekundi?-Dhe une qeshja.
-I thashe atij qe kisha plane te tjera.
- Perseri? Pse nuk i thua qe s'e pelqen?
DHe per te mbajtur fjalen,ajo vertet do sajonte nje plan tjeter.
-Gret,- ia beja une- perseri mbetet genjeshter.
-E di..
E megjithate ,gjerat rrodhen ne kete menyre qe ajo nuk duhet te sajonte me. Sado i pafajshm te ishte dhe ai sajim. Ah e zorshme te qendrosh kristiane por ka dhe kjo fitimet e saj se prej eleminimit te gjerave te keqija ne jete,ndihesh krejt e paster, krejt e lire.S'ke c'te fshehesh.
Mesimi nr 2: Kurre mos e ul tjetrin poshte,mos e dekurajo.
Iu , kjo ishte e veshtire per mua dhe akoma eshte.
Une me sarkazmen time qe ka here del shume prerese prej inatit ul poshte njerezit qe me duan. Ndersa sot , sot e munda kete gje. Dhe ky eshte vete mfillimi.
Por fjalet e mia jane te vakta ne krahsim me keto fjaleqe shprehin pothuajse te njejten ide: Duaje tjetrin si vetja.
Jo vetem te mos perdor sarkazem, por edhe ta dua nje njeri krejt te panjohur per mua.
Mua me eshte dukur krejt e pamudnur kjo gje ,krejt a paarire perderisa zemra ime vetem pak vite me pare nuk ia kish hapur asnje njeriu deren:as motres sime. E mbyllur keq ne kulle te madhe une isha si ajo shprehja tek filmi 'About a Boy': Every man is an island.
Po isha nje ishull i shkretuar.
Ndersa sot ,pas nje rruge te gjate, une ndjej qe dua njerezit, ndjej qe motren time e kam shume perzemer, ndjej qe miqesite dhe shoqerite e mia jane kaq te mbrekullueshme dhe te pastra. Vetem disa jave me pare i thashe mamit ne telefon :Te dua shume dhe ma ka marre malli shume.
Ishte e para here kjo ,e para here qe i thoja asaj keto fjale.
Perdja u gris,xhami u copetua ,zemra u shkri, akulli u thye.
Dhe kjo vetem ne saje te Zotit tim.
Te ishte per mua ,une do kisha qene akoma duke u vertitur ne rrethin vicioz te mendjes sime,une akoma do isha vajza 'popullore' qe donte me cdo kusht te dilte njeshi duke gjetur menyra dhe skema sesi te merrja dashuri dhe inkurajim. (dashuria as qe jepet me skema)Te ishte per mua, do isha mbytur me kohe.
E cuditshme? Si mund te ndodh prej nje qenieje kaq abstrakte sic eshte Zoti qe une te ndryshoj? Pastaj a egziston ai vertet? S'ka mundesi!
Hej Lori ,mos te kane bere brainwash? -shpesh pyesin njerezit qe s'e kuptojne per cfare u flas.
Ah sa u lodha me kete fjale,qe prej pagezimit tim ne 5 dhjetor e deri tani e kam degjuar shume here. Dhe ky eshte vetem fillimi.
E megjithate, megjithate une do vazhdoj ti dua njerezit. Jane nje mbrekulli ,jane nje krijim shume i bukur, i perkryer do thoja ,qe Zoti ka bere.
Zoti im e do krijimin e tij
Me humben njehere poezite me krijime. Ah sa u deshperova.Nuk ishin se doja ti botoja , ishin poezi te se shkurares e megjithate ,mu duk se nje pjese e imja humbi me to. Vetem kur Jona me tha qe i kish mbajtur dhe printuar poezite qe dikur une kisha postuar ne forum(ato qe une kisha humbur dhe fshire prej forumit)une u lehtesova. U njeva e riperterire. Dhe ato ishin vetem poezi ,jo njerez.
Nuk po e ve veten ne vend te Zotit,po e ve veten ne vend te nje krijueseje artistike.
Zoti i do krijesat e tij, atehere ,c'jam une te mos i dua? Sikur te mos i doja ,s'do doja veten time.
Lexova ne nje liber teper te famshem kristian: God is not mad at you, he is mad about you . dhe mbeta e shokuar.
Tani e di sekretin e persosjes se vetvetes, e se qenit krejt e lire, e paster,e dashur pa pranga ndjenjash te keqija si ajo e fajit, nenvfeltesimit, ndrojtjes, kritikes, intait,xhelozise pa pike kuptimi.
Mesimi nr 3: Believe in God, take your christianity and enjoy every second of it by loving people.
NUk do jete e lehte, perkundrazi ,do jete shume e veshtire qe ne nje bote ku paraja fitohet prej sa shume sh*t-s apo h*ll-s apo f*ck-s perdoren ne cdo emision te ruhet pastertia e shpirit .
Nje kengetar i ri :Gavin DeGraw ,pianist me talent qe eshte krahasuar me Billy Joel dhe Steve Wander vetem se fundmi merr meritat prej MTV-se.Dhe ai thote krejt i habitur: dhe kjo ndodhi ehde pa u zhveshur ,pa patur femra tunduese ne videoklipe si film porno te 'lehte'.PO ,do jete e veshtire qe ne kete bote ku rrotat e saj po ecin drejt gremines por nuk eshte e pamundur kur Zoti eshte me mua.
..dhe une jam e lire....
Endrra ime
Kjo enderr


  Gjithsej 60 faqe: « E parė ... « 18 19 20 21 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33 34 35 36 » ... E fundit »
Trego 60 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.