Forumi Horizont Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)


Postuar nga NS-6 datė 13 Shkurt 2005 - 23:50:

nukleozomet

Cod. A14022005

Gjeja e re qe u pa ishte se ekzistonin disa struktura qe u quajten nukleozome te cilet sherbenin per te mbeshtjellur ADN. Ne nje fare menyre nukleozomet perbejne shkallen e dyte te organizimit te ADN ne qelize(nese konsiderojme edhe formen e helikes si forme paketimi megjithse veshtire me e quajtur keshtu sepse eshte nje forme naturale ajo forme helike por po e marrim si te tille).E treta eshte e quajtur me nje term ne anglisht qe eshte "scaffold" per te cilin nuk di ndonje term ne shqip por mund te them qe eshte gjendje ku kromatina(ADN+proteinat histone) eshte e shperndare. Shkalla e katert jane kromozomet.(sqarim: proteina histone jane proteinat qe marrin pjese ne paketimin e ADN kurse pjesa tjeter jane proteina johistone,thjesht qe ta keni parasysh)
Nukleozomet jane te formuar nga proteina histone(proteinat histone jane proteinat qe marrin pjese ne paketimin e ADN kurse ato johistone jane pjesa tjeter). Ne figuren me poshte keni nje ide me te qarte te struktures se nje nukleozome. Sic shihet ADN rrotullohet rreth saj dhe ne dalje mbahet e lidhur nga histoni 1(jane 8 lloje histonesh qe marrin pjese ne formimin e nje nukleozomi). Diametri i tij eshte 11nm(numer i marre nga nje sit interneti)dhe rreth tij mbeshtillet nje gjatesi ADN qe shkon ne rreth 200 nukleotide nese nuk gabohem kurse distanca e nukleotideve mes 2 nukleozomeve eshte 146(numer marre nga libri "principet e gjenetikes"(Snustad)(me falni qe here pas here me duhet te konsultoj libra ose materiale nga interneti per tu siguruar sa me mire qe informacioni qe ju sjell eshte i sakte ne graden sa me te larte).
Me poshte po ju jap nje figure qe tregon nje nukleozom. Po te shihin mire ne hyrje eshte histoni tipit 1 qe ne nje fare menyre e mban te lidhur zinxhirin e ADN me nukleozomin....


  Gjithsej 177 faqe: « E parė ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 177 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.