Forumi Horizont Gjithsej 27 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- terminologjia spirituale (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7622)


Postuar nga kontinenti datė 08 Mars 2005 - 02:16:

Re: terminologjia spirituale

[QUOTE]Po citoj ato qė tha drite prej drite
Perėndia” dhe “Zoti” nė gjuhėn shqipe
-Ngjyrime kulturore nė terminologjinė spirituale

At Foti Cici

Nė dėgjim tė parė fjala Perėndi duket mė rituale, mė pak e pėrditshme, jo e standardit, ndėrsa fjala Zot si mė e pėrdorshme nga shqiptarėt, mė e thjeshtė, e drejtpėrdrejtė, jo liturgjike. Ku ėshtė ndryshimi midis dy fjalėve? A mund tė alternohen kėto pėrdorime nė shqipen e sotme? Cili term ka pėrparėsi nė pėrdorim? Ndėrsa fillojmė tė mendojmė e tė pyesim, na del njė pyetje tjetėr: ēfarė gjinie ka Perėndia nė gjuhėn tonė? A mund tė jetė Perėndia e gjinisė mashkullore?
[QUOTE]
Drite prej drite....mmmm...sa emer te bukur qe keni zgjedhur.Por meqe keni deshiren te merreni me gjuhesi, atehere edhe emrin tuaj shkruajeni sipas drejtshkrimit....pra duhet ta filloni me germe te madhe.
Tani.......le te dalim ne analizen e shkrimit tuaj.
E para...pa asnje paragjykim, po ju them se shpesh here ne kete leter tmerresisht te gjate keni dale nga tema disa here. ( Kjo gje nuk i falet dikujt qe e vret pak mendjen per gjuhesine)
Ne fjalite e me siperme keni thene se:fjala Perendi duket jo e standartit. Jeni i sigurte zoteri per kete pohim tuajin? Qe te thoni - jo e standartit, eshte njesoj si te krahasoni televiziorin pa ngjyra me ate me ngjyra, sepse i pari nuk eshte me i standartit bashke kohor.
Keni thene : jo liturgjike.
Cfar kuptoni ju me kete fjale ?
Ne qoftese fjala Zot, eshte si me e perdorshme nga shqiptaret,kjo vjen per arsyen e thjeshte se fjala Zot eshte me e shkurter, ka vetem nje rrokje,por, kjo nuk do te thote se kjo fjale nuk na qenka liturgjike.
Me qe i jeni referuar anglishtes, ne ShBA laboratorit ne gjuhen e perditshme i thone Lab, kurse doktorrit i thone Dok....pra kjo ishte per shkurtesine e fjales ,dhe qe nuk kane te bejne aspak me mos liturgimin e tyre.Pra sipas arsyetimit tuaj duhet te vrasim mendjen se cila nga keto fjale Dok....dhe Doktorr eshte me e rendesishme dhe ku eshte ndryshimi ndermjet tyre( ! ).....
Keni thene: ku eshte ndryshimi ndermjet ketyre fjaleve?
Une besoj se ju a dhashe pergjigjen me lart per kete pyetje.
Keni thene:ndersa fillojme te mendojme e te pyesim, na del nje pyetje tjeter:cfar gjine ka Perendia ne gjuhen tone?
Habitem se si ka mundesi qe dikush qe na qenka edhe perkthyes (te pakten keshtu e kuptova per ju) te beje kete lloj pyetje.Me vjen keq qe dikush qe levron gjuhen ende nuk e ka gjetur gjinine e vertete te kesaj fjale.
Me shume me shtohet habia tek pyetja e me poshteme ku keni thene:
A mund te jete Perendia e gjinese mashkullore?
Me kete pyetje qe keni bere une kuptoj se qe ne fillim te ketij shkrimi,ju keni hyre me mendimin e femritetit te kesaj fjale, sepse para kesaj pyetje keni pyetjen tjeter e cila thote:cfar gjinie ka Perndia ne gjuhen tone? Me pas ju ka shpetuar mendimi qe ju vete keni ne koke me pyetjen: A mund te jete Perendia e gjinise mashkullore?
Pra ne kete rast, ju i dashur zoteri kerkoni me cdo kusht te impononi mendimin tuaj, sepse pyetjes:cfar gjinie ka Perendia, as ju vete dhe askush tjeter nuk i dha pergjigje deri tani, qe te aludohet per gjinine mashkullore.

Shumė prej nesh nuk i kanė menduar pyetje tė tilla, sepse ēdo gjė e natyrshme nė gjuhė nuk ngre pyetje. Tė huajt, veēse, janė tė parėt qė e shquajnė dukurinė nė fjalė, e madje si “ērregullsi”, tė paktėn, nė pėrpjestimet e gjinisė, por dhe tė synimeve kuptimore. Njė ēast i tillė, si dhe habitorja e vendorėve pėr t’u pėrgjigjur, u jep nxėnėsve tė shqipes njėfarė ngushėllimi nė ndėrlikimet e sigurta tė gramatikės sonė. Edhe pėrkthyesit, sidomos rishtarėt e misioneve, befasohen kur pėr herė tė parė iu kėrkohet tė pėrkthejnė tjetėr pėr tjetėr emra e pėremra kaq “absolutė” nė gjuhė tė tjera.

[/i]


“Perėndia” dhe “Zoti”

Institucionet e sotme spirituale kėmbėngulin se Perėndia ėshtė ajo fjalė qė shpreh atė qė thotė greqishtja Theos dhe anglishtja God, ndėrsa fjala Zot ėshtė ajo qė thuhet Kyrios dhe Lord, pėrkatėsisht te kėto dy gjuhė. Por ja qė shqipja nuk ėshtė kaq e thjeshtė sa ē’duket me tė parėn. Jemi tė detyruar tė pranojmė, pėr tė ruajtur pėrpjestimet historike tė shqipes spirituale, se njė pėrdorim i tillė mund tė sugjerohet vetėm nė gjuhėn adhurimore, nė terminologjinė liturgjike tė ortodoksėve (Flas pėr zonėn ortodokse sepse atje kam liri tė plotė pėrshkrimi e sugjerimi). Pėrndryshe fjala Zot nė shqipe ka tė njėjtin pėrkthim me atė Perėndi, gjė qė fjala Kyrios nuk e ka me atė Theos, dhe as fjala Lord me atė God.

Kur shqiptarėt shprehen pėr t’iu referuar realitetit hyjnor, ata thonė, “a beson nė Zot”, “a ka Zot”, “t’a bėftė Zoti mirė”, “dhėntė Zoti”, e shumė tė tjera, duke e lėnė tė shprehurit me “Perėndi” pėr trajtat dialektore, a diēka shumė tė veēantė, poetike a rituale. Kjo nuk ndodh nė gjuhė tė tjera.
[QUOTE]
Institucionet jane me se ne rregull ne konceptimin e kesaj fjale.
Keni thene se, fjala Kyrios nuk ka te njejtin kuptim ne greqisht me fjalen Theos.
Jeni i sigurte?
Greket shpesh thone ah......Thee ke Kyrie !
Ne shqiptaret shpesh themi ah...Zot e Perendi !
Keni thene se, fjala God nuk qenka e njejte me fjalen Lord.
Cfar fakti keni ju per keto konstatime?
Fjalet: Theos ,Kyrie,God,Lord,Zot dhe Perendi, nuk jane fjale dy mije vjecare i dashur zoteri,pra keto fjale nuk kane lindur bashke me Krishtin,por, kane qene edhe me perpara.I them keto,sepse ne konstatimet tuaja te me poshteme ngatarroni fene me gjuhen, gjera te cilat nuk kane lidhje aspak me njera tjetren.
Shembujt tuaj me lart " a ka Zot", "t'a befte Zoti mire", "dhente Zoti" i keni marre si aksioma te pa ndryshueshme gje e cila eshte 100% gabim.
Po ju a vertetoj te kunderten pra si vijon...
" A ka Perendi" "T'a befte Perendia mire" "Dhente Perendia"
A do t'i kundershtoni keto fraza????????????
Keni thene:te shprehurit me Perendi e lene ne trajtat dialektore a dicka shume te vecante (!)...poetike a rituale ...(!)(!)(!)....
Cfare po flisni keshtu?????
Une bej pjese tek shqiptaret, rrethohem prej tyre dhe,fjalen Perendi e degjoj cdo dite, duke mos patur qellim poetik apo ritual, sic ju pelqen juve te shpreheni.
[/i]

Bashkėkohės qė flasin e lėrojnė shqipen standarde, pėrdorin Zot si pėrzgjedhje tė drejtpėrdrejtė, tė sigurt nė formulim. Pėr shembull: “…Shqipėrinė e ruan Zoti dhe jo qeveria” (Besnik Mustafaj). Ndėrsa fjala Perėndi ka mė tepėr pėrdorim nuancor, poetik, paksa rrėshqitės nga kompaktėsia e standardit: “Fuqi tė tilla duken si njė perėndi e rrezikshme” (Mimoza Ahmeti). Pėrveē pėrzgjedhjes sė perėndisė, si pėrikje tej pėrditshmėrisė nė shprehje, duket qartė dhe gjinia e Perėndisė, e cila e ka natyrshmėrinė nė femėrore: “perėndi e rrezikshme”, nė njė kohė qė nė terminologjinė kishtare kjo ėshtė “mashkullorizuar”: “Perėndi i madh”, pėr shembull.
[QUOTE]
Tek keto rrjeshta perseri vlen te deshirohet shume.
Keni thene:bashkekohesit qe flasin e lerojne shqipen standarte,perdorin Zot si perzgjedhje te drejte per drejte....te sigurt ne formulim.Per shembull: "Shqiperine e ruan Zoti dhe jo qeveria"
Tjeter: Fuqi te tilla duken si nje perendi e rrezikshme.
Tani meriton te te flas ne numurin njejes.
C'jane keto citime idiote qe po ben?
A e ke idene ti se cfar eshte nje gjuhe apo jo?
Del qarte se nuk e kam patur hic gabim qe, ne fillim te kesaj letre te stergjate keni patur deshiren qe ta paraqesni sipas deshires tende gjinine e kesaj fjale sepse edhe e ke pohuar perseri me poshte.
Hahahahahaha....a merret nje Mimoza per kete teme qe kemi ne....? Hahahahaha sa me ke bere per te qeshur.
Nje gjuhe djalo, nuk njeh as Fan Nolin e madh, as Faik Konicen etj etj, kurse ti sjell ketu Mimozra hahahahahaha.
Po pse, po pret qe te ta them une gjinine e vertete te kesaj fjale???????
Do te ta them ne fund.
Po e mbyll per pak qe ta vazhdoj perseri shkencen tende.
Vijon,,,,,,,


  Gjithsej 27 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.