Forumi Horizont Gjithsej 121 faqe: « E parė ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)


Postuar nga MAUBERT datė 15 Maj 2005 - 17:46:

Pergjithesim(pjesa e dyte)

Ne shkrimin tend te fundit bie dakord ne shume gjera,bie dakord ne faktin se eshte nje mentalitet i caktuar qe pjell politiken qe ne njohim sot,edhe me Metaxa bie dakord,duke pasur parasysh qe integrimi per te cilin ti flet mund te jete edhe thjesht nje bashkejetese,pra mund te jete edhe thjesht nje ndarje dhome si ajo qe fola me pare,pa shkuar shume me thelle.
Ajo qe mendoj une eshte qe shikimi yne te jete drejt evropes patjeter,por jo ama me sy te ngadhenjyer e te perlotur,per te thene se cdo gje ne te tilla vende shkon mire.Pra nuk ka se pse cdo te keqeje t'i japim ngjyrat kuq e zi ashtu si edhe e kam permendur pak me pare.Mjafton te marr rastin e Berlusconi-t i cili eshte pronar mediash e ne te njejten kohe kryeminister,apo gafat politike te tij,apo gjykimet ndaj tij,te cilat pavaresisht se nuk arriten deri ne fundin e tyre,lane te kuptonin se ky kryeminister eshte gjithashtu nje figure e dyshimte lidhjesh jo te pastra,e si ai ka shume e shume te tjere.Me pas krahasimi qe ti ben me "fytyrat"diku tjeter fajtori do te te merrej si diskriminim fizik dhe eshte pjese e mungeses se etikes.Ashtu si edhe "Fiks Fare"i cili padyshim ka bere nje pune te madhe,tallet me veteranet tek te cilet mosha ka bere te veten ne arsyetime e gjykime duke harruar qe veteranet kudo ne bote nderohen.E veterane te rrjedhur ka nga do,pati madje edhe nje ish-kolonel ketu ne France qe i dha Chirac-ut parashikimin e fatit te tij presidencial meqenese kohet e fundit kish filluar te merrej me astrologji.E te shihje nje president se si i pergjigjej me respekt e me dashamiresi.Apo sic bejne edhe me njerez fatkeqe qe i bien dhembet gazetaret e ketij emisioni duke i perseritur me qindra here pamjet filmike.Dua te them qe ky emision vertete ka bere shume,por i mungon pikerisht ajo etika te cilen do i duhet kohe qe t'a fitoje.Sidoqofte me kupto drejt,nuk bera paralelizem me ty ne kete rast,e permenda thjesht si shembull plotesues.
Gjithashtu flisje edhe pak per sjelljen duke marre disa shembuj.Por une mund te te marr edhe shume te tjere te kundert per te treguar se nuk duhen bere pergjithesime.Ka shume turiste italiane nga ata qe shoh une te pakten(sigurisht nuk jane fytyra e kombit disa njerez te caktuar)te cilet shprehin shenja te medha injorance ketu ne Paris.Te gjithe njerezit kthejne koken madje se edhe ulerasin neper metro e ne vetvete secili krijon nje lloj perbuzjeje.E kur krahasoj sjelljen time fajtori e shoh qe jam shume larg.Mund te te marr edhe shembuj te tjere si nje cift qe ishin ulur ne restorant dhe nuk kuptonin fjalen sallate megjithese kamarierja ja tha ne disa gjuhe,e isha une pastaj qe i fola ne italisht(me aq pak sa mundem) per t'i treguar se cfare donte te thoshte.Ne ate moment kamarierja me pa me ca sy falenderues si per te me treguar se kish kohe qe vuante ne komunikim.Apo shume e shume te tjere qe nuk dine asnje lloj gjuhe dhe ne menyre te deshperuar kerkojne njerez qe flasin ne italisht.Njehere dikush me tha:Me ne fund nje francez qe e flet italishten,sepse nuk dinte asnje gjuhe tjeter.Jo i thashe nje shqiptar qe flet italisht.Per te mos permendur pastaj nje grup te rinjsh qe u hodhen ne lumin e senes per tu lare ku pervec te tjerave derdhen dhe ujerat e zeza.Bashkia kish organizuar nje si lloj plazhi me rere buze senes per te marre thjesht rreze dielli,por ja qe ka edhe njerez qe nuk i rezistojne dot ujit,sa do i piset te jete.Apo si nje mikut tim qe nje polic italian i vuri vulen e hyrjes ne Itali,mbi karten njevjecare te qendrimit franceze,duke qene se ne France kjo karte te vihet mbi pashaporte,kjo beri qe ketij mikut tim t'i krijoheshin shume probleme ne te ardhmen.Pra edhe ne perendim ka lloj lloj njerezish.Kete e kam kuptuar edhe me mire me ardhjen time ne Paris ku sheh te gjitha kombesite,si metropol qe eshte.Ndaj fajtori eshte per te te thene qe jo cdo lloj fenomeni negativ duhet t'ia veshim shqiptareve.Une e kuptoj qe ne itali(me cfare kam degjuar nga miq te mi qe jetojne aty)ka racizem dhe ju jeni mjaft te ndjeshem ndaj problemeve qe kane shqiptaret,por dua te te them se edhe ky racizem eshte nje shprehje injorance.Racizem mund te kete cdokush te fshehur ne vetvete,kjo eshte e pashmangshme,por ne Itali kam degjuar edhe qe shprehet,e ne momentin qe fillon e shprehet kemi te bejme me limite ne arsyetim apo gjykim.Sidoqofte nuk do doja qe ta drejtonim ketu biseden tone,sepse keto shembuj nuk mund te pergjithesojne nje komb dhe jane thjesht shembuj banale.Ishte thjesht per te te thene qe nuk eshte mire te pergjithesohet dhe te veshim cdo gje me rroba te zeza.Ti vete nuk njeh njerez me te vertete per se mbari ne Shqiperi???Une personalisht njoh shume dhe do ndjeja kenaqesi te bashkepunoja ne te ardhmen me ta.Sidoqofte dua te te them qe kudo ne bote demokracia kufizohet nga lufta per pushtet.Mos mendo se europianet jane kaq idealiste sa te harrojne interesat e ngushta personale.Ndryshimi eshte se ketu ruajne etiken,sepse ka mjaft alternativa e neser populli nuk i voton me,pra nuk flasin si te duan me popullin.Te ne kjo etike mungon dhe shohim edhe shprehje arrogance shpeshhere.Edhe kjo ben pjese te ai cikli qe kemi hyre ne.Mos mendo kurrsesi se une dua qe te justifikoj,thjesht perpiqem t'i trajtoj ne menyre me natyrale problemet e jo me aq agresivitet.Per sa i perket gjysmes se dyte te shkrimit tend jam plotesisht dakord e nuk kam asgje per te debatuar.
Ne perfundim duhet bere kujdes nga tre gjera:
1)Te mos pergjithesojme
2)Jo cdo e keqe e ka emrin Shqiperi,ketu hyn edhe ana personale e nje individi e menyra se si eshte formuar,per kete dhashe edhe shembuj me pare.
3)Te mos krijohen komplekse inferioriteti te cilat jane shume demtuese

Shopenhaueri dikur ka thene:Njerezit qe krenohen me anen kombetare jane me te dobtit,sepse nuk kane asgje personale per tu krenuar.Kjo ishte per te thene qe nuk duhet te trembemi nga ata njerez qe na nxjerrin anen kombetare si flamur te progresit te tyre.E te tille njerez neper shtete evropiane qe e bejne kete me ne ka mjaft...Ne jemi ata qe jemi dhe jemi krenare per kete.............


  Gjithsej 121 faqe: « E parė ... « 51 52 53 54 55 56 57 58 59 [60] 61 62 63 64 65 66 67 68 69 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.