Forumi Horizont Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Europa: destinacioni X (eseja e Mustafa Nanos qe fitoi ēmimin e pare) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8307)


Postuar nga Fajtori datė 14 Maj 2005 - 00:56:

Europa: destinacioni X (eseja e Mustafa Nanos qe fitoi ēmimin e pare)

Shkrimi qe vijon eshte pjese e nje eseje 60 faqeshe qe fitoi ēmimin e pare ne konkursin e organizuar nga fondacioni Soros per esene me te mire mbi integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian. Eshte nje udhetim i pameshirshem qe perdor nje fjalor te paster shqiptar dhe prek problemet dhe iluzionet aktuale. Me penen e tij Nano hap dritare te reja per te kuptuar pse-te e shumta qe mundojne brezin e ri.

Le te fillojme me pjesen e pare. Publikimi do te behet dita dites per te bere leximin sa me te kendshem dhe tema do te hapet ne fund per te shkruar opinionet vetjake.


--------------------------------------------------------------------------




Avitje tinzare tek argumenti

Sa herė qė i kthehen dhjetorit tė vitit '90, shumė prej nesh, edhe sot e kėsaj dite, nė mėnyrė tė vetvetishme janė tė prirur t'i japin atij muaji njė pėrmasė jo tė zakontė; hėm heroike, hėm vizionare, gjė qė ėshtė e diskutueshme sot e gjithė ditėn. Madje, kam frikė se nuk ėshtė e vėrtetė. Diku e dikur kam shkruar diēka, tė cilėn vazhdoj ta besoj edhe sot:
"Pėrmbysja e regjimit komunist nuk ndodhi ngaqė thjesht deshėn apo u trimėruan pėrmbysėsit dhe pėrfaqėsuesit e tyre; me fjalė tė tjera e nė njė rrafsh universal, nuk ėshtė e reja qė avitet e shpėrthen, aq sa ėshtė e vjetra qė zbythet e ngordh, e rrjedhimisht, ēdo pėrmbysje nuk duhet parė vetėm si prepotencė e gjallėrisė sė asaj qė po lind, por edhe si zemėrgjerėsi e lodhjes sė asaj qė po vdes." E di, ėshtė njė kėndvėshtrim pesimist, ēmobilizues, i kulluar niēean mbi historinė, thelbin e tė cilit, dikush mund ta kėrkojė (jo pa tė drejtė), te pėrbuzja e reagimit tė turmave, por do tė bėjė mė mirė ta shohė te zhveshja e kėtij reagimi prej ēdo domethėnieje vizionare.


Dhe ndėrsa, me pak fjalė, rrekem tė deheroizoj e tė ridimensionoj atė ngjarje, tė cilėn ndokush, o ngaqė ka qenė personazh i saj, o ngaqė ka qenė spektator i radhės sė parė -trimėri mė vete edhe kjo- o ngaqė lumturisht identifikohet nė njė mėnyrė ēfarėdo me tė, o ngaqė nuk di gjė tjetėr nė kėtė botė, veē tė shkojė pas berihajt, nuk lodhet sė vizatuari nė mėnyrė poetike, e pra, ndėrsa rrekem tė deheroizoj atė ngjarje, as nuk nxitem prej dėshpėrimit qė mė (na) ka kapur mė pas, as nuk mė pėlqen tė mė ngatėrrojnė me njė reaksionar tė lodhur, e ēfarė do tė ishte tejet trishtuese, me njė njeri, i cili, pasi ka mbushur njė kobure me baltė, qėllon me tė mbi njė ngjarje me tė vėrtetė fatlume nė historinė e kėtij populli. E kam pėrshėndetur dhe e pėrshėndes pėrmbysjen, por nuk mund tė bie nė ujdi me personalizimin poetik tė saj (edhe kur autorėsia u jepet turmave shumėmijėshe, kemi tė bėjmė bash me njė "personalizim". E nuk ėshtė se jam njė idhtar i pandreqshėm i determinizmit. Jo! E lė veten shpesh tė impresionohem e tė kondicionohem prej spontanitetit. Dhe nuk ka dyshim qė lėvizje tė tilla, siē ėshtė ajo e dhjetorit tė vitit '90, kanė anėt e tyre spontane e mistike, shpesh herė tė pashpjegueshme pėr njė kohė tė gjatė, e pse jo, pėr gjithė kohėn.


Kjo ėshtė mistika e turmave dhe e lėvizjeve tė saj, me tė cilėn mund tė interpretohet paradoksalisht pagabueshmėria e tyre, kur qėllon qė janė edhe tė pagabueshme (qėllon ndonjėherė qė janė tė tilla). Dhe nė kėtė pikė, unė po heq dorė sė kėrkuari qimen nė vezė, po heq dorė sė kėrkuari gabimin brenda pagabueshmėrisė sė pėrmbysjes. Do bėj tė kundėrtėn. Do tė kapem fort pas motos sė asaj lėvizjeje, e cila, sidoqė ka qenė esencialisht magjepsėse, ka nevojė, aq mė shumė sot, tė saktėsohet e tė ndriēohet: "E duam Shqipėrinė si gjithė Europa." Mė shumė se njė dekadė pas ngjarjes sė madhe, kjo moto ngjan tė jetė e vetmja poezi e lėvizjes. Nuk ishte njė slogan publicitar i thurur nė studiot e marketingut modern, apo pjellė e mendjeve tė shkathėta tė marifetēinjve tė spektaklit. Ishte njė duf i brendshėm, i artikuluar vetvetiu, qartė dhe larg ēdo dileme. Ja, pėr kėto ēudira janė tė afta turmat. Pikėrisht kjo gjė duhet shpjeguar. Ose duhet tentuar tė shpjegohet.




  Gjithsej 23 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.