Forumi Horizont Gjithsej 23 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Europa: destinacioni X (eseja e Mustafa Nanos qe fitoi ēmimin e pare) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8307)


Postuar nga Fajtori datė 22 Maj 2005 - 20:19:




Jemi shoqėri klanore


Ēfarė bie nė sy menjėherė ėshtė fakti qė shoqėria shqiptare ėshtė njė shoqėri klanore. Klani ėshtė institucioni mė i vjetėr nė Shqipėri, i cili ka rivalizuar me ēdo ideologji kombėtare, me ēdo dogmė fetare, me ēdo ideal kulturor. Nėse do tė na duhej tė shpjegonim fatin e shqiptarėve nėpėr histori me sa mė pak elementė, nuk do tė bėnim gabim tė ndaleshim edhe te kjo lidhje patologjike e shqiptarėve me klanin, tė cilit i pėrkasin apo tė cilin pėrfaqėsojnė. Ėshtė e vėrtetė qė pėrgjėrimi pėr klanin, ashtu si edhe shumė "tabiate" tė tjera, njė pjesė tė tė cilave do t'i rreshtoj mė poshtė, nuk janė thjesht shqiptare; janė ballkanike. Por ama, qė janė edhe shqiptare nuk mund tė mohohet. Pėrsiatja duhet tė vijojė.


"Yti mishin ta ha, por. kockėn ta ruan" ėshtė njė thėnie e vjetėr shqiptare, prapa formės kanibaleske tė sė cilės fshihen, sė pari raportet e egra njerėzore (mishin nė fund tė fundit, edhe brenda klanit mund tė ta hanė), sė dyti e sė shumti, dyshimi total te ata qė s'i pėrkasin klanit. "Gjaku s'bėhet ujė" ėshtė njė thėnie tjetėr e lashtė qė ka rregulluar e kushtėzuar sistematikisht sjelljen publike tė shqiptarėve dhe raportin e tyre me komunitetin. Kjo do tė thotė se nė gjithė aksionin njerėzor, meraku bazė nuk ėshtė fati i komunitetit, por gjaku qė nuk duhet tė bėhet ujė ose, thėnė ndryshe, klani qė nuk duhet tė tradhėtohet. Kjo do tė thotė mė tej se, mbi ēdo ndėrgjegje kolektive, mbi ēdo ideal, mbi ēdo interes publik, kolektiv, shtetėror e kombėtar vihet interesi i klanit. Ėshtė i vetmi interes qė prodhon solidaritet, qė mobilizon njerėz, qė i nxjerr ata nėpėr sheshe, qė i motivon pėr tė protestuar, pėr tė qenė tė dhunshėm, pėr tė sfiduar shtetin, institucionet, ligjin. Kjo ka bėrė qė njė funksion publik tė shihet prore si mjet pėr tė favorizuar klanin. Ėshtė njė mendėsi tragjikisht e pėrligjshme nga shumėkush, aq sa tė qėllon shpesh tė dėgjosh tė thonė pėr njė funksionar publik: nėse s'mendon pėr vete e pėr tė vetėt, nuk mund tė mendojė pėr ne tė tjerėt.


Realiteti politik i kėtushėm dhe sjellja politike e njė pjese tė madhe tė popullsisė janė tė kushtėzuara nė mėnyrė dramatike nga mendėsitė klanore. Nė disa parti, kreu i tyre, mė shumė se sa udhėheqės, ėshtė kapo, prijės, figurė e padiskutueshme dhe e pakundėrshtueshme. Votimi i herė pas hershėm pėr zgjedhjen e kryetarit tė partisė nuk bėhet pėr ta ndėshkuar atė pas njė dėshtimi, por pėr ta rikonfirmuar e pėr t'i shprehur solidaritet nė ēdo rrethanė. Ata qė shfrytėzojnė dėshtimin e partisė nė njė garė elektorale pėr t'iu kundėrvėnė kryetarit, marrin menjėherė damkėn "tradhėtar" e "i shitur". Ata qė, nė emėr tė interesave tė tė gjithė komunitetit, i kėrkojnė kryetarit tė komunikojė, tė dialogojė e tė bėjė kompromise me kundėrshtarėt politikė, konsiderohen frikacakė e zemėrpulė. Kompromisi me kundėrshtarin ėshtė njė gjest i turpshėm, ėshtė shenjė dobėsie, ėshtė njė korrupsion moral i patolerueshėm. Vetėm gjėmat kolektive, ato lloj gjėmash qė rrezikojnė edhe ekzistencėn e vetė klaneve (nėnkupto partive), mund tė shėrbejnė si pėrligjje e gatishmėrisė "lapėrdhare" pėr kompromisin e orės sė fundit, i cili nė tė vėrtetė mė shumė ngjan me fundin natyror tė njė lufte sesa me njė kompromis; njėra palė del krejt e humbur dhe tjetra krejt e fituar. Viti '97 e dėshmoi kėtė.




  Gjithsej 23 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.