Forumi Horizont Gjithsej 23 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Europa: destinacioni X (eseja e Mustafa Nanos qe fitoi ēmimin e pare) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8307)


Postuar nga Fajtori datė 15 Maj 2005 - 20:08:




"Korigjimi" i mitit nga brenda


Por do tė ishte gabim qė pėrfytyrimi mitik i shqiptarėve pėr Europėn tė thjeshtohej si e sa mė sipėr.


Ėshtė shumė mė kompleks. Do tė mjaftonte njė gatishmėri sado e kursyer pėr ta kundruar mirė mitin, dhe brenda tij, pėrveē adhurimit pėr kamjen, fuqinė, stilin e lakmuar tė jetės, lirinė, demokracinė, etj., do tė gjeje edhe mėrinė e pakėnaqėsinė e konservuar pėr njė kohė tė gjatė. Miti i Europės, pra, nuk ėshtė miti i njė gjėje tė shenjtė, tė drejtė, tė pagabueshme. Pėrkundrazi, thotė me tė drejtė studiuesi Piro Misha, ka edhe njė anė tjetėr tė medaljes: Europa e pabesė, Europa armike, burim i njė sėrė padrejtėsish qė i janė bėrė shqiptarėve, Europa e pamoralshme, kurva plakė, e kėshtu me radhė.


Edhe kjo optikė nuk ėshtė e re. Nė themel tė saj ka qėndruar pėr njė kohė tė gjatė njė logjikė e njė maraz nacionalist, qė ngrihej mbi ēėshtjen ende tė pazgjidhur shqiptare, me fjalė tė tjera, mbi faktin qė nė fillim tė shekullit tė shkuar, troje e popullsi shqiptare u janė lėnė shteteve fqinjė. E nė kėtė arsyetim e sipėr, ndėrsa ėshtė fajėsuar e fajėsohet Europa pėr atė qė "s'ka bėrė" (zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare), harrohet tė falėnderohet dobare pėr atė qė ka bėrė: krijimin e shtetit tė pavarur shqiptar. Kjo ėshtė aq e vėrtetė, sa shpesh nė shtypin tonė,. ndėrhyrja e NATO-s nė Kosovė nė vitin '98 u trajtua nė mėnyrė folklorike edhe si ndreqje e njė padrejtėsie historike, apo mė lezetshėm akoma, si larje e njė borxhi tė vjetėr. Me logjikėn e mėsipėrme, njė kėndvėshtrim i tillė ka shkak tė qėndrojė edhe sot. Pavarėsisht nga zhvillimet rajonale tė viteve tė fundit, nė tė cilat pėr herė tė parė "ėshtė vėnė re" njė rreshtim i qartė i fuqive tė mėdha kundėr sllavėve "lindorė" e nė favor tė shqiptarėve "perėndimorė", kėta tė fundit vazhdojnė tė jetojnė nė katėr shtete tė veēantė e fqinjė me njėri-tjetrin. Nga ana tjetėr, ka mendje "finoke e mendjemprehta", tė cilėt edhe te ky rreshtim "proshqiptar" i Fuqive tė Mėdha, nuk arrijnė tė shohin gjė tjetėr, veēse njė pėrputhje fatlume tė interesave tė tyre aktuale me aspiratat konstante kombėtare tonat. Pra, Europa ėshtė ajo qė ka qenė, e pamoralshmja e pėrjetshme dhe e pandreqshme, por pėr fat, kurvėria e saj kėtė herė na vjen pėr hosh.


E nuk mbaron kėtu. Periudha e vėshtirė postkomuniste dhe rrjedha e ngatėrruar e ngjarjeve tė viteve tė fundit, ėshtė shpjeguar tek-tuk edhe me optikėn e mėsipėrme, thėnė ndryshe me djallėzinė e Europės e tė Amerikės. Madje nuk kanė munguar zėrat qė e lidhin krizėn e famshme tė vitit '97 me interesat e me vullnetin malinj tė ndonjė fuqie tė madhe. Nė atė kohė, ndėrsa shqiptarėt protestonin nė rrugė kundėr regjimit autoritar postkomunist, njė deputet e personazh i rėndėsishėm i partisė nė pushtet akuzoi nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės si "nxitėse tė rebelimit komunist". Kėtyre zėrave u shtohet herė pas here edhe ndonjė kritikė racionale dhe e qėndrueshme qė u bėhet politikave e strategjive perėndimore nė Shqipėri, e tė gjitha kėto ndihmojnė tė mbahet mė kėmbė sendėrgjia e plakės kurvė, me emrin Europė (nėnkupto: Perėndim). Nuk ėshtė njė psikozė e pėrhapur, por ekziston gjithsesi. Te pjesa elitare e shoqėrisė ėshtė disi mė e arsyetuar e mė konstruktive. Ėshtė njė dukuri e njohur tashmė qė elitat e popujve tė vegjėl e historikisht buzėpaqeshur, duke mos dashur ta mbajnė vetė apo t'ua lėnė paraardhėsve tė tyre mbi supe pėrgjegjėsinė mbi fatin e vendit, nuk heqin shumė pėr ta legjitimuar zemėrimin me tė huajt, tė cilėt mund ta ushtronin kėtė pėrgjegjėsi e nuk e kanė ushtruar.


Nė fjalimin e mbajtur me rastin e marrjes sė ēmimit "Nobel", Gabriel Garcia Markez, sidoqė vjen nga njė vend jo europian, gjen sallėn mondane tė Akademisė Mbretėrore tė Stokholmit, pėr tė fajėsuar edhe ish-kolonizatorėt pėr kalvarin historik dhe pėr tė sotmen e vendit tė vet. E kam tė lehtė tė besoj, se sikur t'i jepej hera, tė njėjtėn gjė e me mė shurnė lehtėsi, do tė bėnte edhe kandidati disa herė pėr kėtė ēmim, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, i cili, nė mė shumė se njė rast, ėshtė bėrė zėdhėnės i kėsaj pakėnaqėsie. Kam frikė se kemi tė bėjmė rne alibinė eterne tė tė dobėtit, pėr tė cilin, ēdo shpjegim ontologjik i fatit tė vet tė lig do tė ngjante (padrejtėsisht) shkurajues. Pėrveē kėsaj, i dobėti, edhe prej faktit qė ėshtė i dobėt, kryesisht prej kėtij fakti, ka njė ndėrgjegje autokritike shumė pak tė zhvilluar. Madje, njė nga gjėrat lehtėsisht tė refuzueshme e tė anatemueshme nga shoqėritė e vendeve tė vogla e tė varfėra, ėshtė orvatja e ndokujt pėr tė zhvilluar kėtė sens autokritik; thėnė me terma mė tė troētė, tentativa pėr ta zhveshur lakuriq vetveten, e pėr ta lėnė tė duket nė mes tė sheshit, ashtu kockė e lėkurė, me brinjėt qė na numėrohen qė larg. Kam bindjen gati tė verbėr se pėr tė dobėtin e pėr tė fortin, mė shumė pėr tė dobėtin sesa pėr tė fortin, nuk ka gjė mė shpėtimtare se sa ndėrgjegja autokritike. Unė do tė guxoja tė thoja se magjia e zhvillimit, e ēdo zhvillimi, ėshtė ndėrgjegja autokritike. Ky ėshtė pėrveē tė tjerash edhe njė nga leksionet qė na sjell bota ku duam tė shkojmė, Europa.




  Gjithsej 23 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.