Forumi Horizont Gjithsej 40 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 395 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Momente Reflektuese - "FRYMEZIME" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12204)


Postuar nga ~Enigme~ datė 13 Shtator 2006 - 21:17:

Per here te pare refuzova te degjoja muzike ne makine sic po kthehesha per ne shtepi. Qetesi absolute..hedh syte nga celulari disa telefonata qe isha aq e lodhur per t'ju pergjigjur ....nuk doja ti degjoja...mbyll celularin per te patur 40 minuta koha per veten time .."mua...vetja ....dhe une".....
Asgje nuk eshte e rastesishme, jeta eshte e mbushur me shenja dhe simbole. Shpesh shikojme per modele ne jeten tone. Keto modele mund te jene kudo...ne ato cfare thone te tjeret, menyra se si na trajtojne, ne menyren se si veprojme ne situata. Po thurim qendisjen e botes tone cdo dite dhe na duhet te dime cfare dizenjojme. Ne cdo moment universi po na jep resultatet me te mira...me te mundshmet keshtu qe duhet te perqendrohemi ne dhuratat e jetes.
Une sot do perqendrohem ne cfare po funksionon dhe jo ne cfare nuk po funksionon. Sot ndjehem qe i perkas. Do gjej qendren, paqen, mundesine te shkoj me rjedhimin....
E di qe mendimet shkojne dhe vijne si ato gjethet ne ere por thelbi i ndergjegjes eshte perhere dhe qellimi im eshte te jetoj nga ai thelb....


Postuar nga Green_Mamba datė 13 Shtator 2006 - 21:20:

Kesaje i thone te jeshe nje DHIP i vertete


Postuar nga Goku datė 14 Shtator 2006 - 01:12:

Fort po cuditem pse vdekja mendoj per mua, se une asnjehere nuk e kam menduar ate.Jeta qenka e njejte me zjarrin qe fillon me tymin edhe mbaron me hirin...Deri tani ekzistojne dy gjera ne jeten time qe me mundojne: E para te fitoj ate qe dua edhe e dyta qe te kenaqem me te...sepse vetem njehere jetohet edhe pse ka njerez ne bote qe nuk jetojne asnjehere...Dikush tha une do pres shiun qe te qaj sepse nuk qaj dot vetem,,,kete doja te beja edhe une por sikur dicka me erdhi ne mendje edhe me tha:" Mos qaj!sepse ne bote ekziston gjithnje nje person qe jeton per buzeqeshjen tende."Edhe kjo mendoj se eshte shume e vertete sepse edhe une e kam nje person te tille...


PS nuk dua ta zgjas shume sepse nuk mbaroj me por ky me shume eshte si nje mesazh per "ate" shpresoj qe ta lexoje edhe ta kuptoje qellimin tim...
Bye per sot...from TY


Postuar nga ~Enigme~ datė 18 Shtator 2006 - 21:19:

Kur emocionet nuk ekzistojne, kur kjo dere eshte e mbyllur, atehere ndjenjat jane ngrire dhe ka shume pak vend per dhembshuri dhe ndjeshmeri. Ngjarjet duken aq te shkeputura pa nje rjedhim ...
Me pak fjale ajo qe po mendoj.....ne keto momente eshte se keta njerez qe nuk mesuan asnjehere se emocionet jane pozitive kam pershtypjen se nuk shfaqin nje shans per nje lidhje (bonding)


Postuar nga NS-6 datė 18 Shtator 2006 - 23:49:

te gjitheve na pelqen te bejme disi rolin e viktimes...mendojme qe duke marre persiper fajet, bejme qe personi tjeter te ndihet me rehat...por do ti qe gabohemi! altruizmi? thjesht nje koncept per ato persona qe nuk jane ne gjendje te tregojne veten per cfare jane dhe fshihen pas atyre viktimizimeve...


Postuar nga lost_soul datė 21 Shtator 2006 - 18:36:

liria ime mbaron aty ku fillon liria e tjetrit? e vertete, por kjo eshte vetem maja a ajzbergut, eshte ajo me e lehta per t'u arritur ne planin personal, megjithese me e domosdoshmja.. po ia vej emrin liri juridike.. kjo liri vepron dukshem edhe ne boten e kafsheve.. cdo element i grupit eshte i lire te dale per gjah brenda territorit te grupit te tij.. ne territorin matane ku fillon liria e grupit tjeter, mbaron dhe liria e individeve te grupit te pare...

liria e vertete fillon ne mendjen gjithsecilit.. te gjithe pa perjashtim, qe ne diten zero te jetes i kane te paracaktuara, normat, etikat, tabute etj nga shoqeria njerezore ku rriten. te gjitheve brenda ketyre kornizave na ngurtesohen menyra si mendojme, si e kuptojme boten.. qe ne diten zero te jetes jemi te anshem ne menyren si mendojme

ata qe jane vertete te lire, nuk i pranojne domosdoshmerisht parakushtet e ambjentit ku rriten, dogmat e shoqerise se ciles i perkasin. ata mendojne ndryshe, ata vene ne dyshim cdo gje qe i eshte thene prej se vogeli, sepse dogma eshte e papranueshme per ata.. mendja e tyre nuk mund te burgoset nga libra apo citate, sado te shenjta apo mbarepranuara te jene...

kjo eshte liria e mendimit, ajo me e rendesishmja per mua, e si te mos jete me e rendesishmja? valle a nuk na dallon mendimi nga speciet e tjera?


Postuar nga Cindi datė 21 Shtator 2006 - 20:20:

Liria ime mbaron, kur filloj te cenoj lirine e tjetrit....
Kjo eshte ideologjia ime.


Postuar nga Enya datė 21 Shtator 2006 - 20:27:

U shfaqa si fantazem pas fantazme;por sa me shume ikja,aq me prane te ndjeja.
Ikja nga ti, e rilindja serish po tek ti;Sa her kam ikur

e fshehur pas fantazmave te hijshme(pas nickname),-por pa asnje qellim te demshem.
Kam demtuar vetem binaret e trarit te trurit tim.Kjo te mjaftoi ne keto dy vite jete(e fshehur).
Tani jam nje fantazem prej se verteti;origjina e hijes tende...


Postuar nga lost_soul datė 23 Shtator 2006 - 03:05:

nje mendim mbi qendren... ne fakt te gjitheve na duket sikur ne jemi qendra e botes, ne fakt jemi, .. ne menyren si e perceptojme ne boten, ne jemi qendra e saj... ngado qe hedhim syte nga zbrazeti qe mbaron pikerisht tek ne qendra....
homo sapiens.. cuditerisht akoma kujton se eshte qendra e universit.. ndoshta jo gjeometrikisht, sepse aq sapience e ka fituar, por per rendesine dhe qellimin...
nuk e di pse me kujton besimin tek zoti qe kemi ne sapinset ky mendim... a nuk e krijoi zoti universin dhe pastaj krijoi njeriun si dicka te vecante me dashurine e tij... a nuk eshte kjo te qenurit ne qender te nje qellimi?... burraceri me te madhe s'besoj se mund te shpikin sapienset...


Postuar nga lost_soul datė 02 Tetor 2006 - 01:47:

me pelqen firma e ns-6


  Gjithsej 40 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »
Trego 395 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.