Forumi Horizont Gjithsej 40 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 395 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Momente Reflektuese - "FRYMEZIME" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12204)


Postuar nga bucimakja datė 26 Tetor 2006 - 21:13:

jeta ndoshta buzeqeshjen e ngaterron me ngerdheshjen..............


Postuar nga Amstel datė 27 Tetor 2006 - 14:53:

jeta eshte si nje lule pa gjethe jeshile...


Postuar nga bucimakja datė 27 Tetor 2006 - 20:00:

ndoshta lotet ekzistojne qe te padisin shpirtin se eshte duke vuajtur..............


Postuar nga ~Enigme~ datė 03 Nëntor 2006 - 01:02:

Sikur te gjithe ti linim sekretet dhe ti hidhnim ne kete faqe. Nuk flas per sekrete personale por sekrete qe zberthejne dhe analizojne dimensionet e jetes.

Liria personale....

S'besoj se dikush eshte i lire me te gjithe kuptimin e fjales nqs bashkeveprimet me universin jane personale sepse nje person eshte nje amballazh i perkufizuar. Nqs qendrojme brenda amballazhit ashtu do te qendroje dhe dituria.

Sikur te provonim te takonim diten para se te fillonte.

Po te lija mendjen te shikonte perpara ne nje mengjes. E di qe do me dilte rutina e dites ne pune, detyrat e pergjithshme ose do me vinin ne mendje tepricat e djeshme...proxhekte te pa mbaruara, nje argument i pa zgjidhur.... apo shqetesime cfare do qe kam ne mendje ne ate momente.

Po sikur ky lemsh apo koklavitje te fillonte te zhdukeshe dhe te shikoja diten qe po vinte....besoj se do shfaqeshin ndjenja dhe imazhet do zhdukeshin. Besoj se do ishte si nje periudhe inkubacioni ku ngjarjet jane si fara gati per te nxjere filizat. 

Cfare dua te them eshte se dita duhet te filloje me nje sistem te qete, e lire nga barat dhe shtellungat e djeshme. Efekti eshte tamam si nje prind qe i qendron femijes prane per ta zene gjumi. Nuk eshte nevoja per fjale apo veprime thjesht presenca i qeteson.

Sikur ta linim jeten te shpaloset sic vjen!!!

Atehere do i thoja vetvetes para se te ngrihesha nga krevati pasi te kisha kaluar kete eksperiencen e imazheve dhe ndjenjave .......ndjehu e re sepse dita do te jete unike. ndjehu ne paqe, ne harmoni, ndjehu krijuse, e dashur....ndjehu e plote!!!!


Postuar nga capkenia durrsake datė 05 Nëntor 2006 - 21:27:

mendoj

mendoj se ndodhem ne nje tunel te gjate plot erresire qe sekziston as nje fije drite , un dua te shoh dua ta kaloj kete tunel po nuk kam forca fare per te ecur ,per te shpresuar se diku do ndihem pakez e lumtur ,  se di ndonjeher ndihem kaq bosh sa them se cdo perpjekje qe un bej deshton ,  hmmmmm me vjen kaq inat me veten qe enderroj kaq shume se pastaj mbetem ajo femija e vockel qe ndihem keq se sju plotesua deshira ehhhhhhhhh


Postuar nga Cindi datė 18 Nëntor 2006 - 03:35:

Nuk dua te ma fshij njeri kete mesazh se me pelqen te them te verteten lakuriqe.

Besoj se ketu mund te shpreh hapur mendimin tim dhe askush nuk ka te drejte te fshije mesazhin tim, persa i perket fjales "SHPIRT"

Me sa duket disave nuk u pelqejne komentet pozitive ne lidhje me gjuhen shqipe, mbasi vuajne per medalje ne adresen e tyre dhe per damka apo njolla te zeza ne adrese te te tjereve.

Kisha shprehur mendimin se fjala "SHPIRT" eshte nje fjale, qe tingellon shume shqipe (safi) ne veshet e mij dhe qe nuk mund ta zevendesoj me asnje fjale tjeter te nje gjuhe te re, qe mund te mesoj gjate jetes time endacake neper bote, as me "psiki", as me "soul", as me "tessoro" apo ndonje fjale tjeter te gjuheve te botes.

Tingellon kjo fjale kaq embel dhe bute ne buzet dhe ne veshet e mij, sa nuk besoj se do te kete fjale tjeter ne bote te ma zevendesoje.

E vura ketu kete mendimin tim, se nuk me lejohet te shpreh hapur mendimet e mija pozitive tek temat e gjuhes shqipe, mbasi moderatori i ri i asaj teme atje, kerkon te beje te bardhen te zeze dhe te zezen te bardhe.

Sa mire do te ishte sikur te gjithe te degjonim nga pak, ato qe duan te tjeret te shprehin me sinqeritet dhe vertetesi.

Kaq kisha per sonte, besoj se u bera e qarte, per ndonje qe mund te jete edhe sadopak i paqarte.

Dua te shtoj gjithashtu, se respektoj pasionin dhe privacine e ketij moderatori persa i perket temes qe ai vete ka hapur dhe komenton ne lidhje me gjuhen aq te vjeter dhe te bukur shqipe dhe mbi te gjitha ne nje forum shqiptar.


Postuar nga lost_soul datė 18 Nëntor 2006 - 04:43:

fatkeqsi e madhe kur s'je as mish as peshk.. s'dine njerezit ku te blejne tek dyqani i mishit apo i peshkut..


Postuar nga kontinenti datė 18 Nëntor 2006 - 05:05:

Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
fatkeqsi e madhe kur s'je as mish as peshk.. s'dine njerezit ku te blejne tek dyqani i mishit apo i peshkut..


Per kete arsye, keta njerez drejtohen nga berberhonia.


Postuar nga Cindi datė 18 Nëntor 2006 - 16:24:

Kush ka vuajtur per mish ka mbetur maniak i mishit, por kush e di se peshku eshte shume me i mire se mishi e di shume mire se c'duhet te bleje.

Biles ka edhe nga ata persona qe pervec mishit edhe peshkut, kur duan te nderrojne gojen nga keto dy te fundit kalojne tek kerpudhat ose tek midhjet.

shendet lost-kont-soul


Postuar nga ~Enigme~ datė 19 Nëntor 2006 - 00:35:

"Nuk dua te harxhoj te gjithe energjine time" e degjoj shpesh. Mendoj se ky vendim vertitet nga besimi se energjia si paraja ne llogari eshte e kufizuar. Eshte e vertete se energjia eshte e kufizuar por nqs mer persiper...angazhohesh me pasion per dicka do gjesh se sa me shume energji qe i perkushton aq me shume ke. Pasioni rimbushet!!!!


  Gjithsej 40 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 395 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.