Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 395 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Momente Reflektuese - "FRYMEZIME" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12204)


Postuar nga ~Enigme~ datė 31 Gusht 2006 - 19:25:

Mendime ....

Mendime casti te frymezuar nga autori deepak chopra.........

Mendja eshte e "terbuar" sepse ne mundohemi ta kufizojme dhe ta kontrollojme.


Postuar nga ~Enigme~ datė 01 Shtator 2006 - 18:06:

Te gjitha ato qe mendojme ne avancim jane imazhe dhe imazhet kurre nuk jane te njejta si synimet. Shpesh here ndodh qe rastet e medha vijne shume papritur dhe po ashtu ato ngjarje te vogla. Nje rastesi qe te vjen shfrytezohe mgjs nuk e ke te planifikuar jeto ne momentin spontan. Ndonjehere nje fjale e vetme mund te te hape zemren


Postuar nga ~Enigme~ datė 06 Shtator 2006 - 01:14:

Nqs. mendojme qe jetojme ne multi dimensione ....ne shume fusha si dashuria, mite, intuite, imagjinate, arsye, ndjenje.... cdo njeri zgjedh te ndjeke nje fushe. Per mua jeta ideale eshte e jetuar ne te gjitha gradat e vetedijes. Ne kete menyre vemendja nuk eshte kufizuar apo ngushtuar. Nqs perqendrohemi ne nje nivel ose dy atehere te tjerat jane kthyer ne atrofi, i ke hedhur si plera. Kam vene re se ne shkencetaret i japim shume pak rendesi vetedijes, jemi kaq te mbeshtjelle ne punet e laboratorit e po refuzoj te shtrydhem nga te qenit i informuar apo nga zvogelimi i  mundesise per te kapercyer ......


Postuar nga Klodel datė 07 Shtator 2006 - 21:15:

Mendime ne keto momente kam shume pak. Zakonisht fazen e meditimit kam filluar ta kem paradite. Sot shpirtin ma pushtoi nje vale dashurie per gjithe njerezit dhe thashe me vete qe nuk kushton asgje qe t'u sjellesh buzeqeshje te tjereve, apo te falesh ngrohtesi, mbeshtetje, kenaqesi. sikur te jep flatra energjia pozitive qe merr kur jep, nje grimce te vogel te vetevetes, por pasurohesh me shume dhe te buzeqesh shpirti. Dhe kam vendosur qe shpirti te me buzeqeshe gjithmone sepse ka shume nevoje per ngrohtesi dhe dashuri ne kete bote dhe mjafton te jesh e hapur dhe te behesh si nej lume qe rrjedh, dhe gjithshka vjen tek ty. vertet interesante jeta e njeriut ne varesi se si e sheh.

Enigma perqafime


Postuar nga Niqua datė 07 Shtator 2006 - 21:38:

Klodel je vajze fantastike e di kte gje?

 

Mendime,jane shume viranet,me gezojne me bajne me krah,me hidherojne me presin krahe,vec mendimet  do te mbeten mendime thjesht nqs shpirti nuk i perpunon,nuk i mbjell ti sjelli ne jete me rrugen e mire e te mbare,mendimi ishte aty qe kur linda,,,,,,,,,e gjeta e mora dhe e rrita,,,po ku e gjeta????????


Postuar nga ~Enigme~ datė 07 Shtator 2006 - 22:35:

Kam pershtypjen qe te  shijosh nje eksperience duhet te maresh pjese totalisht dhe cfare dua te them me kete eshte psh kur takojme nje te huaj nqs. nuk futemi ne boten e individualit per te gjetur te pakten nje gje qe ka kuptim ne jeten e tij ose te saj dhe te kembesh te pakten nje ndjenje te sinqerte atehere kjo eksperience nuk ka kuptim. Bashkohem me idene tuning in to others is a circular flow. Rendesi ka qe te dergosh veten ne njerzit, ti perceptosh ata kur ata  reagojne apo pershtaten. Mbreme e rethuar me shoqerine time me te vlefshme u ndjeva per pak e huaj.... Asnjehere mos qendro ne izolim, mos dergo vetem ato shenja siperfaqesore dhe mos mer pak nga ata ose asgje......

klodel


Postuar nga ~Enigme~ datė 09 Shtator 2006 - 04:01:

Ne regull e kuptoj qe si qenie njerzore jemi te perbere nga ato gjera pozitive ashtu dhe negative. Por ja qe jane ata qe nuk pelqejne pjeset negative dhe jane gjithmone te trembur. Eh te kuptosh ndryshon te gjithe pikturen e realitetit. Gjithmone e gjej veten duke thene duhet te angazhohesh per cdo gje me pasion sepse kur dicka e ben me pasion shpren cdo aspket se kush je ti. Pasioni cliron te gjithe energjine qe zoterojme dhe ja ne ate menyre difektet dhe dobesite tona ekspozohen....


Postuar nga Klodel datė 11 Shtator 2006 - 16:29:

Mendime? Shume por nuk kam deshire t'i ndaj me ne keto hapesira...qe te koleksionohen. NUk kam me deshire te jap nga vetja dhe ajo qe jap te jete koleksioni i rradhes. Me pelqen te ndaj, por me pelqen edhe te marr, edhe pse e di qe ajo qe do marr do jete shume me e vogel se ajo qe do jap. Mendimi i castit eshte: Sa me e bukur do ishte bota, sa me e embel sikur njerezit te dinin te ndanin te jepnin dhe jo vetem te merrnin deri ne konsumim total dhe nje dite te bukur gjithshka e dhuruar te hidhej pas shpine.... sa e bukur do ishte kjo bote.... sa me pak mundime do kishte sikur gjerat te vleresoheshin per vleren reale te tyre. Por jam serisht e lumtur.... e lumtur sepse edhe njehere u binda qe kur gjerat jepen me shpirt nuk humbasin asnjehere, ndoshta vertiten diku ne energjite e universit derisa te krijohen perceptoret per t'i thithur e kuptuar....... por perfundimisht asgje nuk humb.......


Postuar nga kontinenti datė 11 Shtator 2006 - 17:13:

Sa gje e bukur eshte bota, pa qeniet mutante, qe pretendim kane se japin shume, duke e vene veten per krah iluzionit te rreme. Ne te njejten kohe, japin ate te keqe qe kane ne programin e tyre lajkatar, i cili do te zbatohet medoemos ne jeten e tyre te perditshme.
Me fjale te tjera, kesaj dukurie i thone ; veprim rracional.


Postuar nga ~Enigme~ datė 12 Shtator 2006 - 20:23:

Mendohem per zgjidhjet qe bej ne jete. Sjell ne mendje zgjidhjet ato qe shume veta do ti konsideronin "te keqia" dhe ato "te mira" dhe me pas analizoj nje gje te mire qe doli si rezultat nga nje zgjidhja e "gabuar" dhe anasjelltas dhe luaj me mendimet......
Arij ne konkluzion qe asnje vendim qe kam bere te me kete lene ne nje vije te drejte ku e gjej veten sot. Di qe hodha nje sy ne disa rruge dhe mora disa hapa para se te kthehesha, disa ruge te tjera ishin rruge qe te ndalonin udhetimin (dead end) dhe disa te tjera qe humba nga trafiku ne udhekryq por cfare mesova eshte se te gjitha ruget jane te lidhura me ruget e tjera. Dhe heq dore nga mendimi i fokusuar qe jeta perbehet nga zgjidhje te mira dhe te keqia qe vene fatin ne nje drejtim te pashmagshem. Jeta eshte nje produkt i vetedijes dhe ndergjegjes keshtu qe cdo zgjidhje ndikohet nga vetedija edhe po ashtu cdo hap i ritjes....


Postuar nga ~Enigme~ datė 13 Shtator 2006 - 21:17:

Per here te pare refuzova te degjoja muzike ne makine sic po kthehesha per ne shtepi. Qetesi absolute..hedh syte nga celulari disa telefonata qe isha aq e lodhur per t'ju pergjigjur ....nuk doja ti degjoja...mbyll celularin per te patur 40 minuta koha per veten time .."mua...vetja ....dhe une".....
Asgje nuk eshte e rastesishme, jeta eshte e mbushur me shenja dhe simbole. Shpesh shikojme per modele ne jeten tone. Keto modele mund te jene kudo...ne ato cfare thone te tjeret, menyra se si na trajtojne, ne menyren se si veprojme ne situata. Po thurim qendisjen e botes tone cdo dite dhe na duhet te dime cfare dizenjojme. Ne cdo moment universi po na jep resultatet me te mira...me te mundshmet keshtu qe duhet te perqendrohemi ne dhuratat e jetes.
Une sot do perqendrohem ne cfare po funksionon dhe jo ne cfare nuk po funksionon. Sot ndjehem qe i perkas. Do gjej qendren, paqen, mundesine te shkoj me rjedhimin....
E di qe mendimet shkojne dhe vijne si ato gjethet ne ere por thelbi i ndergjegjes eshte perhere dhe qellimi im eshte te jetoj nga ai thelb....


Postuar nga Green_Mamba datė 13 Shtator 2006 - 21:20:

Kesaje i thone te jeshe nje DHIP i vertete


Postuar nga Goku datė 14 Shtator 2006 - 01:12:

Fort po cuditem pse vdekja mendoj per mua, se une asnjehere nuk e kam menduar ate.Jeta qenka e njejte me zjarrin qe fillon me tymin edhe mbaron me hirin...Deri tani ekzistojne dy gjera ne jeten time qe me mundojne: E para te fitoj ate qe dua edhe e dyta qe te kenaqem me te...sepse vetem njehere jetohet edhe pse ka njerez ne bote qe nuk jetojne asnjehere...Dikush tha une do pres shiun qe te qaj sepse nuk qaj dot vetem,,,kete doja te beja edhe une por sikur dicka me erdhi ne mendje edhe me tha:" Mos qaj!sepse ne bote ekziston gjithnje nje person qe jeton per buzeqeshjen tende."Edhe kjo mendoj se eshte shume e vertete sepse edhe une e kam nje person te tille...


PS nuk dua ta zgjas shume sepse nuk mbaroj me por ky me shume eshte si nje mesazh per "ate" shpresoj qe ta lexoje edhe ta kuptoje qellimin tim...
Bye per sot...from TY


Postuar nga ~Enigme~ datė 18 Shtator 2006 - 21:19:

Kur emocionet nuk ekzistojne, kur kjo dere eshte e mbyllur, atehere ndjenjat jane ngrire dhe ka shume pak vend per dhembshuri dhe ndjeshmeri. Ngjarjet duken aq te shkeputura pa nje rjedhim ...
Me pak fjale ajo qe po mendoj.....ne keto momente eshte se keta njerez qe nuk mesuan asnjehere se emocionet jane pozitive kam pershtypjen se nuk shfaqin nje shans per nje lidhje (bonding)


Postuar nga NS-6 datė 18 Shtator 2006 - 23:49:

te gjitheve na pelqen te bejme disi rolin e viktimes...mendojme qe duke marre persiper fajet, bejme qe personi tjeter te ndihet me rehat...por do ti qe gabohemi! altruizmi? thjesht nje koncept per ato persona qe nuk jane ne gjendje te tregojne veten per cfare jane dhe fshihen pas atyre viktimizimeve...


Postuar nga lost_soul datė 21 Shtator 2006 - 18:36:

liria ime mbaron aty ku fillon liria e tjetrit? e vertete, por kjo eshte vetem maja a ajzbergut, eshte ajo me e lehta per t'u arritur ne planin personal, megjithese me e domosdoshmja.. po ia vej emrin liri juridike.. kjo liri vepron dukshem edhe ne boten e kafsheve.. cdo element i grupit eshte i lire te dale per gjah brenda territorit te grupit te tij.. ne territorin matane ku fillon liria e grupit tjeter, mbaron dhe liria e individeve te grupit te pare...

liria e vertete fillon ne mendjen gjithsecilit.. te gjithe pa perjashtim, qe ne diten zero te jetes i kane te paracaktuara, normat, etikat, tabute etj nga shoqeria njerezore ku rriten. te gjitheve brenda ketyre kornizave na ngurtesohen menyra si mendojme, si e kuptojme boten.. qe ne diten zero te jetes jemi te anshem ne menyren si mendojme

ata qe jane vertete te lire, nuk i pranojne domosdoshmerisht parakushtet e ambjentit ku rriten, dogmat e shoqerise se ciles i perkasin. ata mendojne ndryshe, ata vene ne dyshim cdo gje qe i eshte thene prej se vogeli, sepse dogma eshte e papranueshme per ata.. mendja e tyre nuk mund te burgoset nga libra apo citate, sado te shenjta apo mbarepranuara te jene...

kjo eshte liria e mendimit, ajo me e rendesishmja per mua, e si te mos jete me e rendesishmja? valle a nuk na dallon mendimi nga speciet e tjera?


Postuar nga Cindi datė 21 Shtator 2006 - 20:20:

Liria ime mbaron, kur filloj te cenoj lirine e tjetrit....
Kjo eshte ideologjia ime.


Postuar nga Enya datė 21 Shtator 2006 - 20:27:

U shfaqa si fantazem pas fantazme;por sa me shume ikja,aq me prane te ndjeja.
Ikja nga ti, e rilindja serish po tek ti;Sa her kam ikur

e fshehur pas fantazmave te hijshme(pas nickname),-por pa asnje qellim te demshem.
Kam demtuar vetem binaret e trarit te trurit tim.Kjo te mjaftoi ne keto dy vite jete(e fshehur).
Tani jam nje fantazem prej se verteti;origjina e hijes tende...


Postuar nga lost_soul datė 23 Shtator 2006 - 03:05:

nje mendim mbi qendren... ne fakt te gjitheve na duket sikur ne jemi qendra e botes, ne fakt jemi, .. ne menyren si e perceptojme ne boten, ne jemi qendra e saj... ngado qe hedhim syte nga zbrazeti qe mbaron pikerisht tek ne qendra....
homo sapiens.. cuditerisht akoma kujton se eshte qendra e universit.. ndoshta jo gjeometrikisht, sepse aq sapience e ka fituar, por per rendesine dhe qellimin...
nuk e di pse me kujton besimin tek zoti qe kemi ne sapinset ky mendim... a nuk e krijoi zoti universin dhe pastaj krijoi njeriun si dicka te vecante me dashurine e tij... a nuk eshte kjo te qenurit ne qender te nje qellimi?... burraceri me te madhe s'besoj se mund te shpikin sapienset...


Postuar nga lost_soul datė 02 Tetor 2006 - 01:47:

me pelqen firma e ns-6


Postuar nga Amstel datė 02 Tetor 2006 - 12:09:

sot mendoj se do te isha gjithe diten vetem dhe per kete gje u gezova shume nje dite qetesi te madhe sa bukur do te ishte por ndolli e kunderta dhe aq shume zhurme sa u detyrova te dal nga shtepia ime per te mos u zene kot...cfare idiotsie!!!!!!!!!!


Postuar nga ~Enigme~ datė 02 Tetor 2006 - 17:53:

Mendja besoj se eshte gjeja me e veshtire te duash pasi ne shume raste ndjehesh i kapur ne gracke, jo gjithmone por ne ato momente kur shqetesimet te rethojne. Dhe inati. meria e bejne te shpertheje ne nje trazire te pakontrolluar.....


Postuar nga Green_Mamba datė 02 Tetor 2006 - 20:15:

kam nje jete qe ndjek te dashuren time virtuale dhe aj ne fakt eshte matrtuar dhe tall byt*** me mua. ika nga nje fshat verior ne emigracion dhe nuk gjeta qetesi. Eh ky forum qe nuk ma hoqi dot damken e malokut.

Kur cohem ne mengjes nuk harroj te bej llogari mijra oret e kaluara ne FH dhe te bej bilanc t e jetes time te gjore prej fshatari qe pasi ngopi barkunme buke filloi te bje si "artist copy-paste-ist.

Mjere ne dhe gjithe kombi yne per fshatro maloket si une.

Ej ! me shihni sa here e ndryshoj avatarin dhe profilin dhe do te kuptoni se une jam nje crregullim obsesiv-kompulsiv me prjardhje nga fshtrat e lezhes.

Best for all


Postuar nga Demokrate4ever datė 02 Tetor 2006 - 23:53:

Po mendoj te mbledh shkrimet te gjitha bashke dhe ti botoj ne nje liber te quajtur;
''Mundimi i vetvetes'' ,mbase behem e pasur ku i dihet?!


Postuar nga Amstel datė 03 Tetor 2006 - 14:24:

mendoj se kjo qe the denisa eshte dicka shume e bukur dhe vertet me fute ne mendime tani per shume gjera.


Postuar nga Green_Mamba datė 03 Tetor 2006 - 16:43:

Nje shoku im(qe e konsiderij si nje nga penat me te vlera te ketije forumi) me foli per forume te tjera ne perndim ku me thohte se njerezit atje debatonin ne menure knstruktive per shume ceshtje.

Une kam mendimin se ky forum eshte zor ta arrije kete pike. Edhe une kam qene shpesh ofendues dhe vulgar ne shkrime, shpesh kam qene edhe i ashper...por mendoj se shumekush harron per semundjen nr 1 te botes cyber dhe qe eshte varesia nga interneti. nese do ti shtosh kesaje diagnoze crregullime te personalitetit, dhe qenesine historike fashatareske atehere punet komplikohen.

Nese dikush pretendon se ka pjelle nje femije dhe ka kohe te shkruaj psh nga 30 mesazhe ne dite atehere mbase duhet te mendojme se foshnja duhet te jete nje ari i vogel ne prag te gjumit dimeror...


Not shaging my friend...


PS: Mua me jane fshire disa mesazhe pa te drejte...e ka bere nje individ i seksit femer por qe ka nj fytyre shume...por shume mashkullore...dhe ky nuk eshte faji im


Postuar nga ~Enigme~ datė 04 Tetor 2006 - 02:05:

Kur degjojme fjalen dorrezim (surrender) besoj se shume do ta bashkonin me nje ide te dobet. Per mua vija ne mes jetes dhe vdekjes eshte kaq e paqarte sa eshte zhdukur dhe pikerisht sepse kam aritur dorezimin. Kur arin te shikosh veten si nje cikel total te vdekjes ne jete dhe te jetes ne vdekje atehere je dorezuar. Dorezimi arin kur jeten e shikon si nje pikture le te themi Monet dhe i jep nje perqendrim te plote, e cmon thellesine e imazhit, e hap veten cfare ke perpara sesa te lesh veten te cperqendrohet. Me e rendesishmja eshte kur leme qe ne qender te vemendjes te jete kjo pikture e cila detyrimisht perjeton dashuri sepse artisti eshte atje...

Me nje fjale cfare dua te them eshte se jeta nuk eshte e veshtire por jane njerzit me te veshtire. Po te kemi parasysh qe duhet te japim nje vemendje te plote, te cmojme pasurine e jetes, te hapim veten se cfare kemi perpara te mos jemi kritikuse, te na mungoje egoja, te kemi perulesine te jemi te hapur dhe pranusa ne te gjitha mundesite te leme te duam atehere je dorezuar ......


Postuar nga lost_soul datė 04 Tetor 2006 - 02:23:

me nje fjale te take it easy.. i thone keta redneck-et..
ai krahasimi me pikturen eshte i goditur edhe per faktin e kohezjatjes.. jeta zgjat sa nje cast, aq sa ai casti i fiksuar ne pikture


Postuar nga Goku datė 04 Tetor 2006 - 03:19:

Sa gjera te papritura vijne ne jete edhe te shkaterrojne shpirtin...vjen nje kohe me kur prishesh me nje person me te cilin ke ndare edhe buken e gojes me te edhe kur vjen puna te hedh poshte...njerez pa ndjenja,pa ditur se cfare eshte shoqeria por qe vetem e vetem mendojne te zhvasin


Postuar nga NS-6 datė 08 Tetor 2006 - 15:26:

jam i lodhur duke u marre me njerezit.kam arritur ne ate pike qe sa here qe filloj nje diskutim nuk jam ne gjendje ta coj deri ne fund...u hap rruge qe ideja e tyre ne fund te triumfoje...nuk eshte ceshtje dobesie!thjesht...lodhje.
e nga ana tjeter njerez kompleks...nje labirint i vertete qe sa me thelle futesh aq me shume aq me shume humbet...nga nje ane kenaqesia ti zbulosh enigmat,e nga ana tjeter trishtimi qe nuk do jesh kurre ne gjendje ti kuptosh deri ne fund...e atehere terhiqem,perpara se ta kuptoj qe eshte teper vone...kompleksiteti nuk eshte gje per mua!eshte shume me mire thjeshtesia...

p.s:mendoj qe kur drita u shkompozua ne detajet e saj,e humbi bukurine...do kishte qene me mire te mbetej ashtu...por fundja nuk e bera une


Postuar nga NS-6 datė 17 Tetor 2006 - 23:22:

kam vene re qe shume njerez qendrojne ne hije,ne heshtje...jo se nuk kane ndonje gje per te thene...perkundrazi,nese do fillonin te flisnin do mbeteshe me goje hapur dhe vetja do te te dukej injorant perballe tyre,eksperiencave te tyre,tregimeve te tyre.do te mrekulloheshe se deri ne cfare pike eshte ne gjendje te shkoje mendja e njeriut qe te shpjegoje dicka...e megjithate qendrojne ne heshtje.ndoshta ja kane mesuar vleren asaj heshtjeje...duhet te vleje me shume se sa mijera fjale te thena bashke!
dhe derisa heshtin kane gjithmone dicka per te thene...


Postuar nga Klodel datė 18 Tetor 2006 - 00:58:

Me kishte marre malli te rrija deri vone me libra neper duar... qe para se te flija e qetesuar nga puna e bere, te clodhesha duke lexuar ndonje mendim interesant ne forum. Ka shume kohe qe nuk para ka gjera interesante, por deshira per te shkruar sikur nuk humbka.
Dje bera nje hap te ri ne jeten time, nje hap qe i vuri kapakun nje epoke dhe hapi nje epoke te re. papritur me zuri frika nga e paditura..... e vjetra nuk donte te largohej, po jepte klithmat e fundit. Do vazhdoje t'i jape derisa te vije dita qe te mos e kthej koken mbrapa. NUk kam ditur asnjehere se cfare hapesire t'i le kujtimeve te mia ne te tashmen, por per here te pare kam deshire qe kur te largohem mos marr asgje me vete. Te jem komplet e cliruar nga vetvetja, mendimet, fiksimet, lemshet, analizat, kujtimet, frikat. Dua te jem e lire por do ja arrij valle? who knows? Only time.


Postuar nga ~Enigme~ datė 18 Tetor 2006 - 01:47:

Me kap veshi shpesh thenien "dua te ndryshoj" por mendoj qe nuk arijne te kuptojne se ndryshimi dhe transformimi jane dy gjera te ndryshme. Jeta perbehet nga ndryshime. Por ama qe te sjellesh transformim te vetes nuk besoj se duke u ankuar ke aritur plotesisht qellimin.

Celsi i transformimit te vertete eshte kur perberesat e vjeter s'jane thjesht rikombinuar por dicka e re shfaqet per here te pare. Ja psh. mendo 2 elementet sic jane oksigjeni dhe hidrogjeni. Jane te lehta, gazore, te padukshme dhe te thata ama kur keto bashkohen krijojne ujin nje mundesi qe del ne drite....nje trasnformim....Ose mendo shtatzanine. Cdo grua qe vendos te jete shtatzane mer nje vendim personal dhe parashtrohet ne nje force shume te madhe te natyres. Pra te krijosh nje femije eshte dicka qe ben por ne te njejten kohe eshte dicka qe ndodh tek ty.

Cfare dua te them me pak fjale se po zgjatem shume me mendimet time eshte se nuk mund te kthesh plumbin ne ar duke e goditur, rahur apo duke e bashkuar me ndonje substance tjeter. Ne te njejten menyre s'mund te transferosh veten tende te "vjeter" dhe ta godasesh me kritikim.


Postuar nga Eyesight datė 21 Tetor 2006 - 09:35:

"Une dhe ajo po marrim drejtime te ndryshme ne jeten tone, ne botekuptimin tone" sapo e degjova nje shprehje te tille nga nje shok i ngushte. hmmm.... kushedi sa here kam degjuar te tilla shprehje. Njerez qe kane qene shume te lidhur me njeri -tjetrin, familje te mrekullueshme te cilat nuk i rezistojne kohes, jetes. Vjen nje moment dhe preket ai kufiri i fundit i lidhjes, zgjohesh ne mengjes dhe nuk e njeh personin ne krah. Te kete ndryshuar kaq shume, apo keni ndryshuar ne? Duhet shume shume durim, miresi, tolerance per te kapercyer cdo gje. Por a i zoterojme te gjitha keto?


Postuar nga Amstel datė 22 Tetor 2006 - 09:13:

shpesh enderroj castin me te embel ne jete qe e pres me kaq shume deshire kur...kur ...kur do te realizohet?ngA frika mendoj shume gjera....ndoshta dicka duhet te shkoj keq dhe mosbesimi ose mosvetvetja ben te kesh aq frike per veten tende qe nuk e kupton ku eshte>>.........


Postuar nga lost_soul datė 22 Tetor 2006 - 17:54:

brenda kater faqeve nuk mund te marresh fryme dhe te kenaqesh shpirtin, aty shqisat te atrofizohen, shikimi te turbullohet, degjimi te shurdhohet, nuhatja te qelbet, ndjenjat te cakerdisen, perspektiva te shformohet, mendimi te trishtohet... kush e kuptoi iku
qellimi eshte per tjeterkend, per ata qe pretendojne qe mund te thone dicka, apo per ata qe dijne te lexojne.. jo per te tjeret.. .ah po se harrova.. edhe per chit-chatuesit dhe derdimenet..


Postuar nga ~Enigme~ datė 22 Tetor 2006 - 23:22:

Mendimet ndonjehere kthehen ne njohuri qe eshte e njejta gje si mencuria.
Sikur frymezimet te mbyteshin dhe thashethemet te lulezonin...... E para vertet ka humbur ... "the yaking" vetem sapo ka filluar dhe njohuria eshte shojtur ...zbehur..
Frymezimet, zbulimet, depertimet, dritat, teorite, konceptet po shformohen nje nga nje.

Me vjen ne mendje meditimi.... ku mund te quhet cdo eksperience qe te sjell ne kontak me nivielin e heshtur te vetedijes.

Disa zgjedhin te qendrojne te heshtur ja psh ne meditim ne nje dhome me drita te zbehta pa e mare mendjen me telefonin apo trokitjet e deres duke degjuar frymen ata fillojne te behen te vetedijshem dhe te krijojne nje lidhje te trupit dhe te mendjes per te aritur nje clodhje apo nje frymezim apo nje depertim quheni si te doni.

Nje dolli per te gjithe per ata qe thone dicka apo pretendojne te thone dhe per ata qe "chew the fat".


Postuar nga Era1 datė 23 Tetor 2006 - 01:16:

"Diten qe mbusha 20 vjec s`e kisha idene se brenda dy muajve do te frikesohesha nga jeta..."


Postuar nga bucimakja datė 23 Tetor 2006 - 22:37:

jeta eshte shume e cuditshme...nganjehere nuk arrij ta kuptoj......


Postuar nga Glaukus datė 23 Tetor 2006 - 22:42:

jeta eshte si nje pasqyre .................ne se e shikon duke buzeqeshur ................ do jete edhe ajo duke te buzeqeshur .................


Postuar nga bucimakja datė 26 Tetor 2006 - 21:13:

jeta ndoshta buzeqeshjen e ngaterron me ngerdheshjen..............


Postuar nga Amstel datė 27 Tetor 2006 - 14:53:

jeta eshte si nje lule pa gjethe jeshile...


Postuar nga bucimakja datė 27 Tetor 2006 - 20:00:

ndoshta lotet ekzistojne qe te padisin shpirtin se eshte duke vuajtur..............


Postuar nga ~Enigme~ datė 03 Nëntor 2006 - 01:02:

Sikur te gjithe ti linim sekretet dhe ti hidhnim ne kete faqe. Nuk flas per sekrete personale por sekrete qe zberthejne dhe analizojne dimensionet e jetes.

Liria personale....

S'besoj se dikush eshte i lire me te gjithe kuptimin e fjales nqs bashkeveprimet me universin jane personale sepse nje person eshte nje amballazh i perkufizuar. Nqs qendrojme brenda amballazhit ashtu do te qendroje dhe dituria.

Sikur te provonim te takonim diten para se te fillonte.

Po te lija mendjen te shikonte perpara ne nje mengjes. E di qe do me dilte rutina e dites ne pune, detyrat e pergjithshme ose do me vinin ne mendje tepricat e djeshme...proxhekte te pa mbaruara, nje argument i pa zgjidhur.... apo shqetesime cfare do qe kam ne mendje ne ate momente.

Po sikur ky lemsh apo koklavitje te fillonte te zhdukeshe dhe te shikoja diten qe po vinte....besoj se do shfaqeshin ndjenja dhe imazhet do zhdukeshin. Besoj se do ishte si nje periudhe inkubacioni ku ngjarjet jane si fara gati per te nxjere filizat. 

Cfare dua te them eshte se dita duhet te filloje me nje sistem te qete, e lire nga barat dhe shtellungat e djeshme. Efekti eshte tamam si nje prind qe i qendron femijes prane per ta zene gjumi. Nuk eshte nevoja per fjale apo veprime thjesht presenca i qeteson.

Sikur ta linim jeten te shpaloset sic vjen!!!

Atehere do i thoja vetvetes para se te ngrihesha nga krevati pasi te kisha kaluar kete eksperiencen e imazheve dhe ndjenjave .......ndjehu e re sepse dita do te jete unike. ndjehu ne paqe, ne harmoni, ndjehu krijuse, e dashur....ndjehu e plote!!!!


Postuar nga capkenia durrsake datė 05 Nëntor 2006 - 21:27:

mendoj

mendoj se ndodhem ne nje tunel te gjate plot erresire qe sekziston as nje fije drite , un dua te shoh dua ta kaloj kete tunel po nuk kam forca fare per te ecur ,per te shpresuar se diku do ndihem pakez e lumtur ,  se di ndonjeher ndihem kaq bosh sa them se cdo perpjekje qe un bej deshton ,  hmmmmm me vjen kaq inat me veten qe enderroj kaq shume se pastaj mbetem ajo femija e vockel qe ndihem keq se sju plotesua deshira ehhhhhhhhh


Postuar nga Cindi datė 18 Nëntor 2006 - 03:35:

Nuk dua te ma fshij njeri kete mesazh se me pelqen te them te verteten lakuriqe.

Besoj se ketu mund te shpreh hapur mendimin tim dhe askush nuk ka te drejte te fshije mesazhin tim, persa i perket fjales "SHPIRT"

Me sa duket disave nuk u pelqejne komentet pozitive ne lidhje me gjuhen shqipe, mbasi vuajne per medalje ne adresen e tyre dhe per damka apo njolla te zeza ne adrese te te tjereve.

Kisha shprehur mendimin se fjala "SHPIRT" eshte nje fjale, qe tingellon shume shqipe (safi) ne veshet e mij dhe qe nuk mund ta zevendesoj me asnje fjale tjeter te nje gjuhe te re, qe mund te mesoj gjate jetes time endacake neper bote, as me "psiki", as me "soul", as me "tessoro" apo ndonje fjale tjeter te gjuheve te botes.

Tingellon kjo fjale kaq embel dhe bute ne buzet dhe ne veshet e mij, sa nuk besoj se do te kete fjale tjeter ne bote te ma zevendesoje.

E vura ketu kete mendimin tim, se nuk me lejohet te shpreh hapur mendimet e mija pozitive tek temat e gjuhes shqipe, mbasi moderatori i ri i asaj teme atje, kerkon te beje te bardhen te zeze dhe te zezen te bardhe.

Sa mire do te ishte sikur te gjithe te degjonim nga pak, ato qe duan te tjeret te shprehin me sinqeritet dhe vertetesi.

Kaq kisha per sonte, besoj se u bera e qarte, per ndonje qe mund te jete edhe sadopak i paqarte.

Dua te shtoj gjithashtu, se respektoj pasionin dhe privacine e ketij moderatori persa i perket temes qe ai vete ka hapur dhe komenton ne lidhje me gjuhen aq te vjeter dhe te bukur shqipe dhe mbi te gjitha ne nje forum shqiptar.


Postuar nga lost_soul datė 18 Nëntor 2006 - 04:43:

fatkeqsi e madhe kur s'je as mish as peshk.. s'dine njerezit ku te blejne tek dyqani i mishit apo i peshkut..


Postuar nga kontinenti datė 18 Nëntor 2006 - 05:05:

Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
fatkeqsi e madhe kur s'je as mish as peshk.. s'dine njerezit ku te blejne tek dyqani i mishit apo i peshkut..


Per kete arsye, keta njerez drejtohen nga berberhonia.


Postuar nga Cindi datė 18 Nëntor 2006 - 16:24:

Kush ka vuajtur per mish ka mbetur maniak i mishit, por kush e di se peshku eshte shume me i mire se mishi e di shume mire se c'duhet te bleje.

Biles ka edhe nga ata persona qe pervec mishit edhe peshkut, kur duan te nderrojne gojen nga keto dy te fundit kalojne tek kerpudhat ose tek midhjet.

shendet lost-kont-soul


Postuar nga ~Enigme~ datė 19 Nëntor 2006 - 00:35:

"Nuk dua te harxhoj te gjithe energjine time" e degjoj shpesh. Mendoj se ky vendim vertitet nga besimi se energjia si paraja ne llogari eshte e kufizuar. Eshte e vertete se energjia eshte e kufizuar por nqs mer persiper...angazhohesh me pasion per dicka do gjesh se sa me shume energji qe i perkushton aq me shume ke. Pasioni rimbushet!!!!


  Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 395 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.