Forumi Horizont Gjithsej 36 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikė & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Cryptocurrency - Bitcoin (BTC) etj... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18736)


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 30 Prill 2013 - 19:03:

Bitcoin eshte nje valute virtuale. Ka mbi 4 vjet ne treg nderkohe qe eshte konceptuar ne vitin 2008. Deri me sot ka patur rritje, edhe pse ne hapsira te shkurtra kohore ka patur luhatje te medha. Kryesisht i referohem luhatjeve para 1 muaji.

Ndryshe nga valutat qe njohim deri me sot, Bitcoin nuk emetohet nga ndonje institucion financiar apo ndonje qeveri. Eshte totalisht e pavarur.

Per tu depozituar perdoret nje portofol virtual i cili mund te fleje ne kompjuterin tuaj ose ne ndonje website qe e ofron dicka te tille.

Bitcoin mund te blihet e te shitet si cdo monedhe tjeter dhe per kete ekzistojne bursat perkatese qe ofrojne tregtimin e Bitcoin kundrejt valutave te tjera reale si USD, EUR apo rubla ruse nderkohe qe mund ta konvertoni edhe ne valuta te tjera virtuale te cilat kane lindur pas bitcoin por ndjekin pothuajse te njejten teknike dhe filozofi.

Dy prej bursave me te medha qe i ndjek edhe une here pas here jane MtGox dhe BTC-e.

Menyra tjeter per te perfituar bitcoins eshte edhe "germimi" i cili ne vija te trasha behet duke lejuar nje aplikacion te shfrytezoje fuqine llogaritese te kompjuterit tuaj per te zgjidhur ekuacione komplekse matematikore te cilat i hyjne ne sherbim rrjetit bitcoin por edhe shkences ne pergjithesi. Aplikacioni me pas gjeneron bitcoins dhe i depoziton ne portofolin tuaj.

Nepermjet portofolit/aplikacionit tuaj ju mund te dergoni bitcoins direkt ne nje portofol tjeter, edhe ne anen tjeter te globit. Keshtu ruani anonimitetin por edhe kurseni transaksionet

Fillimisht bitcoin u adoptua ne internetin e "nendheshem" ne rrjetin e Qepės (Tor Network) ku kryesisht perdorej per shkembime mallrash ilegale ne rastet e te cilave pagesat me USD/EUR apo cdo valute tjeter ishin lehtesisht te gjurmueshme nga autoritetet e ruajtjes se rendit.

Flitet qe edhe Paypal po konsideron perdorimin e BTC per kreditim llogarie (e pranoi para 5 ditesh presidenti i saj ne nje interviste per Bloomberg). Vetem ky lajm i dha nje rritje bitcoinit prej 30$ brenda dites.

Uff, u lodha duke shkruajtur Per cdo pyetje, nje nga nje


  Gjithsej 36 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.