Forumi Horizont
Trego 36 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikė & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Cryptocurrency - Bitcoin (BTC) etj... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18736)


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 29 Prill 2013 - 19:41:

Cryptocurrency - Bitcoin (BTC) etj...

Kjo eshte nje teme per perplasje informacioni mbi kripto-valutat si bitcoin, litecoin, terracoin, namecoin etj etj etj.

Shume kemi degjuar javet e fundit per bitcoin e cila pati nje rritje marramendese ne treg, nga 1 BTC = 30$ ne 1 BTC = 230 $ dhe me pas nje renie pikjate te 60$ dhe se fundmi nje stabilizim diku te 130-140$.

Keni eksperimentuar me to ne formen e shitblerjes valutore? Apo ti gjeneroni ne kompjuterat tuaj nepermjet gerrmuesve perkates?

Flisni ēuna dhe ēupa...


Postuar nga Fajtori datė 30 Prill 2013 - 04:43:

Sa mbrapa kam ngel. Ca jane keto mer jahu?


Postuar nga SmoKer datė 30 Prill 2013 - 04:49:

Ke degjuat per xhaferrin e poppullin Fajtor ... almost the same thing


Postuar nga eliz datė 30 Prill 2013 - 15:34:

Jo per zotin s`ia kena idene.Po paska bo kerdine.Nga 30 vajti 130-140??Damn e bone qe e bone na thuaj e ndonje gje me shume. Ca osht ky produkti?Kur thu javet e fundit ca nenkupton, 2-3 muajt e fundit eshte rrit kshu?Si vezhgues qe je na thuaj e vazhdimin,si pritet te shkoje?


Postuar nga Endri datė 30 Prill 2013 - 16:38:

Kur leviz kaq shpejt vlera e currency duket thjesht si spekullim? :p


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 30 Prill 2013 - 19:03:

Bitcoin eshte nje valute virtuale. Ka mbi 4 vjet ne treg nderkohe qe eshte konceptuar ne vitin 2008. Deri me sot ka patur rritje, edhe pse ne hapsira te shkurtra kohore ka patur luhatje te medha. Kryesisht i referohem luhatjeve para 1 muaji.

Ndryshe nga valutat qe njohim deri me sot, Bitcoin nuk emetohet nga ndonje institucion financiar apo ndonje qeveri. Eshte totalisht e pavarur.

Per tu depozituar perdoret nje portofol virtual i cili mund te fleje ne kompjuterin tuaj ose ne ndonje website qe e ofron dicka te tille.

Bitcoin mund te blihet e te shitet si cdo monedhe tjeter dhe per kete ekzistojne bursat perkatese qe ofrojne tregtimin e Bitcoin kundrejt valutave te tjera reale si USD, EUR apo rubla ruse nderkohe qe mund ta konvertoni edhe ne valuta te tjera virtuale te cilat kane lindur pas bitcoin por ndjekin pothuajse te njejten teknike dhe filozofi.

Dy prej bursave me te medha qe i ndjek edhe une here pas here jane MtGox dhe BTC-e.

Menyra tjeter per te perfituar bitcoins eshte edhe "germimi" i cili ne vija te trasha behet duke lejuar nje aplikacion te shfrytezoje fuqine llogaritese te kompjuterit tuaj per te zgjidhur ekuacione komplekse matematikore te cilat i hyjne ne sherbim rrjetit bitcoin por edhe shkences ne pergjithesi. Aplikacioni me pas gjeneron bitcoins dhe i depoziton ne portofolin tuaj.

Nepermjet portofolit/aplikacionit tuaj ju mund te dergoni bitcoins direkt ne nje portofol tjeter, edhe ne anen tjeter te globit. Keshtu ruani anonimitetin por edhe kurseni transaksionet

Fillimisht bitcoin u adoptua ne internetin e "nendheshem" ne rrjetin e Qepės (Tor Network) ku kryesisht perdorej per shkembime mallrash ilegale ne rastet e te cilave pagesat me USD/EUR apo cdo valute tjeter ishin lehtesisht te gjurmueshme nga autoritetet e ruajtjes se rendit.

Flitet qe edhe Paypal po konsideron perdorimin e BTC per kreditim llogarie (e pranoi para 5 ditesh presidenti i saj ne nje interviste per Bloomberg). Vetem ky lajm i dha nje rritje bitcoinit prej 30$ brenda dites.

Uff, u lodha duke shkruajtur Per cdo pyetje, nje nga nje


Postuar nga eliz datė 30 Prill 2013 - 20:44:

1 BTC=104.4 euro keshtu Lord? Kjo valute perdoret online? Me nje fjale mund te blesh online cfaredo(kepuce,orendi)?


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 30 Prill 2013 - 21:29:

Po, kete moment qe po shkruaj 1 BTC=138$. Konkretisht varet nga shitesi nese pranon te shesi kundrejt BTC. Dmth duhet te gjesh dyqane qe shesin on line dhe pranojne BTC. Aktualisht duhet te jene te rralla por jo inekzistente.


Shembull

Personalisht kam hasur neper forume te ndryshme njerez qe shesin sherbime apo produkte kundrejt BTC. Nje prej tyre jam edhe une ku nepermjet nje foto-blogu qe mirembaj, shes foto dixhitale ose printime kundrejt BTC ose LTC.

Nese BTC adoptohet nga Paypal (dhe si pasoje edhe Ebay), kjo gje do te jete nje game-changer.

Nje gje tjeter te mire qe ka BTC eshte dhe pjestueshmeria ne disa miljona njesi me te vogla, ku me e vogla quhet Satoshi, ne nder te shpikesit te BTC. Dmth nuk eshte si dollari qe ka 100 cent dhe me posht nuk zbret dot...

Gjithashtu, per ata qe thone qe BTC eshte piramide, te njejten gje kane thene edhe kur u shpik edhe tani qe eshte goxha larg parashikimeve. Eshte fakt qe njerezit po investojne dhe vete depozitat e tyre do ti detyrojne qe ta vazhdojne "lojen" deri sa ajo te shnderrohet ne serious business.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 01 Maj 2013 - 19:53:

Rubrika e sotshme, 1 Maj 2013 nga BBC per Bitcoin.


Postuar nga Pitkini datė 02 Maj 2013 - 09:35:

Talking

nice


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 16 Nëntor 2013 - 13:18:

Perditesim: 1 BTC = 467$ kete moment qe flasim... Nese doni te perditesoheni ne kohe reale me bursen me te vjeter per BTC atehere klikoni ketu.

Teknikisht, nese do te investonit 1,000$ para 6 muajsh, tani do kishit rreth 4,500$ afersisht. Jo keq, ee?


Postuar nga eliz datė 16 Nëntor 2013 - 19:26:

une s`ka ca kohe qe e kontrollova kjo ishte nen100,kur vajti mbi 400?


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 17 Nëntor 2013 - 11:04:

Sonte jemi drejt Henes, 496$ kete moment. O e kapim 500shen mo?


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 18 Nëntor 2013 - 20:28:

Sorry, sapo kapem 670$

Tani te presim se ca do ndodhi. Kete moment po behet nje seance degjimi ne senatin amerikan. Mund ta shikoni live ketu.


Postuar nga eliz datė 18 Nëntor 2013 - 22:12:

Shih,i qeshi ftyra njonit urime,urime


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 28 Shkurt 2014 - 21:06:

Sot paradite nje nga bursat me te vjetra dhe me te medha, Mt. Gox, deklaroi dicka si bicim falimentimi por qe ndryshe nga falimentimi tradicional, ky lloj parashikon dhe rimekembjen (sipas ligjit Japonez). Arsyeja ishte humbja e rreth 700,000 BTC e cila konvertohet diku te 420,000,000$. Humbja erdhi si shkak i sigurise se dobet edhe pse ka lloj lloj aludimesh ne internet.

Fakti eshte qe shume njerez humben kursimet dhe investimet e tyre...


Postuar nga eliz datė 28 Shkurt 2014 - 22:24:

Ishalla ne kete shumice s`perfshihesh ti Sikur ta dija qe do ndodhte dicka e tille...


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 01 Mars 2014 - 18:07:

Per fat te keq jam edhe une nje prej tyre. Per fat te mire, humba aq pak saqe edhe 10fishin e tyre te kisha paguar nuk do arrija te mesoja aq shume sa mesova nga kjo eksperience.


Postuar nga Admirali datė 06 Mars 2014 - 09:23:

Hmmm

A hapim nje Bitcoin per FH? Le ta quajme FajeCoin psh, ne nderim te themeluesit


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 06 Mars 2014 - 18:55:

S'besoj te kete sukses komercial.


Postuar nga Admirali datė 07 Mars 2014 - 09:06:

Hmmm

Step 1: Hapim ForumiXchange dhe tregtojme FajeCoin
Step 2: ???
Step 3: Pėrfitime

Si te duket


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 08 Mars 2014 - 20:32:

Nese nuk falimenton si MtGox, I agree.


Postuar nga Poshnjari datė 18 Janar 2021 - 20:52:

ky vit duket se eshte i bitcoin e ka kaluar ida here 30k euro.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 23 Janar 2021 - 17:47:

Kapi 42,000$ ne fillim te Janarit. Tani eshte diku te 32,000$.


Postuar nga Poshnjari datė 23 Janar 2021 - 23:11:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lord_Of_The_Strings
Kapi 42,000$ ne fillim te Janarit. Tani eshte diku te 32,000$.

Po mendoj se nese zbret posht 15k te investoj ca te ardhura.


Postuar nga Petter datė 24 Shkurt 2021 - 15:34:

Citim:
Po citoj ato qė tha Poshnjari

Po mendoj se nese zbret posht 15k te investoj ca te ardhura.




Nuk zbret me plako! Un e kapa ne nentor me 16.8 se ne mars mu duk shume me 3.6 🤕 do i kishim thene hallit faq ju ne kto momente lol. Dje shkoi pak poshte me $45k, besoj deri nga prilli e kap $80cen hopefully


Postuar nga jay datė 24 Shkurt 2021 - 18:31:

Cryptocurrency

Nqs doni te invest per kohe te gjate, Cardano ( ADA-USD).
Qe nga fillimi i dhjetorit 0.14 tani eshte $1 ne fund te vitit $10!


Postuar nga Petter datė 24 Shkurt 2021 - 20:18:

Re: Cryptocurrency

Citim:
Po citoj ato qė tha jay
Nqs doni te invest per kohe te gjate, Cardano ( ADA-USD).
Qe nga fillimi i dhjetorit 0.14 tani eshte $1 ne fund te vitit $10!




Ta degjova fjalen. Mora nja 10k me 1.04


Postuar nga jay datė 25 Shkurt 2021 - 16:25:

Thumbs up

E paske pasur kemben e mbare, tani flasim prape per Krishtlindje se ke me sjelle ndonje dhurate


Postuar nga Petter datė 25 Shkurt 2021 - 18:17:

Citim:
Po citoj ato qė tha jay
E paske pasur kemben e mbare, tani flasim prape per Krishtlindje se ke me sjelle ndonje dhurate


😁

Sapo mora dhe nja $10k polygon 🙏🏻

Jam tu prit fundin e vitit si do na nxjeri bitcoini se deri tani na ka kenaq 🎉


Postuar nga Poshnjari datė 04 Mars 2021 - 01:03:

Citim:
Po citoj ato qė tha Petter


😁

Sapo mora dhe nja $10k polygon 🙏🏻

Jam tu prit fundin e vitit si do na nxjeri bitcoini se deri tani na ka kenaq 🎉


Cdo investim ka rriskun e vete..


Postuar nga Petter datė 04 Mars 2021 - 01:55:

Citim:
Po citoj ato qė tha Poshnjari

Cdo investim ka rriskun e vete..




Rrisk eshte dhe kur flen, rrezohesh na krevati edhe vete per pambuk


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 09 Mars 2021 - 11:28:

Asnjehere s'kam dashur te investohem te keto cryptot e tjera. I wish I had 10K tho.


Postuar nga Poshnjari datė 10 Prill 2021 - 17:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha Petter



Rrisk eshte dhe kur flen, rrezohesh na krevati edhe vete per pambuk


ore e di ti qe nuk e ke gabim?!


Postuar nga Petter datė 07 Maj 2021 - 12:56:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lord_Of_The_Strings
Asnjehere s'kam dashur te investohem te keto cryptot e tjera. I wish I had 10K tho.


Ke cilat ke investu ti?? 😁

Une ke ADA, bera ca $ edhe got out lol. Sduhet ti kisha shitur po hajd 😃.

Etheriumi na nderoi fare, edhe polygoni po ashtu 🔥

Nje shoku ktu im doli ne pension tani lol. Bleu 300k ether ne nentorin qe kaloi me $440 dhe i shiti kur shkoi me 3.5k. I wish I did the same po smba mbajti culo 😢 lol


Ne pergjithesi crypto na ka nderu, si kemi bo kaq lek ne usa tu punu 20 vjet aq sa kemi bo qe nga janari e ktej 😁🔥🔥

Poshnjari, mos ki frik po investo 😜


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 20 Maj 2021 - 14:36:

Une bej day trading dhe marr nga pak. Por me renien e djeshme na ktheu 6 muaj pas, vk. Plus, une e kam nisur pa kapital, pothuajse nga zero leke. Tani kam rrogen e 1 viti ne xhep.


 
Trego 36 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.