Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datė 14 Korrik 2015 - 19:05:

Mbi disa punime te miat-R.Th.

Pas lejes dhe keshilles se marre ketu nga fajtori, nuk po e zgjas por po hedh ketu pershkrimet e shkurtera dhe te gjata informative te punimeve te miat te botuara deri me tani, e te cilat me kane shkaterruar disi nga ana financiare. Nuk duket e hijshme qe nje autor te flase per librat qe ka botuar, por duhet te prese te flase dikush tjeter per 'to. Mirpo problemi eshte se ne kete katrahure stertranzicioni nuk e merr vesh i pari te dytin; gjithashtu problemi tjeter eshte se punimet e mia i qendrojne ca si teper besnike te VERTETES, keshtu demtojne padashur edhe shume subjekte te ndryshme qe jetojne nga genjeshtrat; dhe e treta, mjaft te reja qe sjellin keto punime, po shfrytezohen ilegalisht nga pseudo-intelektuale te gjithfarllojit. Ndaj keto libra jane klasifikuar nga persona me pozite si non grada, ndaj dhe ato mund ti gjesh vetem pjeserisht nen ndonje banak librarie, apo ne ndonje cep rafti te tejlargem. Ndaj dhe une po i sjell ketu ne dy pershkrime, e kush te doje le ti shperndaj ku te doje.
Por me pare po jap nje e-mailin tim qe ua kam nisur shume e shume mediave para nja tre javesh, mbi problemin ne fjale, keshtu per te kuptuar se si eshte gjendja e informimit mbi librin ne Shq.


  Gjithsej 49 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.