Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parė ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datė 27 Tetor 2015 - 19:21:

Tė flesh gjumė, besoj se nuk ėshtė e vėshtirė! Por edhe tė kesh njė tė prapme qė s'tė rri rehat, edhe kjo nuk ėshtė e mirė. Ndaj unė e ndava mendjen kėsaj radhe qė as tė mos fle gjum, por as tė lėviz pėrherė tė prapmen time, kėshtu mos tė thonė tė tjerėt se vet e pati fajin qė nuk u ndje dhe fjeti gjumė, e as tė thonė: hė mo, se ai llapaqen ka qenė gjithė jetėn, nuk i rri b... rehat, por gricet kot se nuk ka ēfarė tė bėjė! Siē e patė para dy-tre ditėsh, tė gjitha gazetat shkruajtėn gjėr e gjatė pėr librin e ri tė Ben Blushit. Me kėtė autor (duket tė talentuar) unė nuk kam gjė, i uroj suksese. Problemin e kam me ata qė drejtojnė mediat shqiptare e kryesisht gazetat, tė cilėt i kanė ndarė autorėt dhe krijuesit nė tė nėnės (nja 5-6 kokrra) dhe nė tė njerkės (nja 500-600 autorė dhe krijues tė tjerė). Pėr ata tė nėnės pėrkujdesje e veēantė pėr ēdo javė e ēdo muaj nėpėr faqet e gazetave, pėr ata tė njerkės as edhe njė rresht e fjali, mė zi se armiqtė e diktaturės sė "proletariatit"! A ėshtė kjo demokraci pėr tė gjithė apo vetėm pėr kėta drejtues mediash dhe gazetash?!?
Kėta qehajaj ose do e ndryshojnė stilin e tyre otoman tė punės, ose ky vend do vazhdojė rrugėn e tėposhtės bashk me 'ta! Kėta sahanlėpirės ose do dalin nga kėllėfi i tyre i censuruesit monist, ose kjo shoqėri do tė pėrpėlitet bashk me 'ta nėn ethet e servilizmit dhe tė brrylave pėr njė cop vend pune shtetėrore! Kėta dallkaukė ose do tė evolojnė, ose kjo shoqėri do tė vazhdojė sėbashku me 'ta tė rri nė vend numėro!
Zėrin tim paqėsor ata nuk deshėn ta dėgjojnė! Mirsjelljen time e morėn pėr frikė apo pėr mefshtėsi! Llogjikėn dhe argumentat e mia ata duket nuk i kuptuan fare, ose s'deshėn ti kuptonin! Gjith kjo duket se vjen, ngaqė ata do jenė siguruar nga ana financiare prej njerėzve me pushtet politik dhe ekonomik! E po tė kemi parasysh se si funksionon ky pushtet politik dhe ekonomik nė Albanistan, -meritė pėr tė cilėn kanė edhe kėto media dhe njerėzit pas tyre- vetkuptohet se gjithshka tjetėr pėr kėto media ėshtė nė plan tė katėrmbėdhjetė!
Mirpo nė njė shoqėri tė rregullt e me njerėz tė barabartė pėrpara ligjit, nuk matet gjithshka nga sasia e lekut dhe e pushtetit, por e meritave arsimore, kulturore dhe morale. Ndaj i duhet dhėnė fund njėherė e mirė kėtij sistemi kastash nė arsimim, kulturė, shkencė, sport, e kudo, dhe njė rrugė jo e vėshtirė nė kėtė drejtim ėshtė prezantimi nė shtyp i ēdo titulli tė ri libri, filmi, teatri, koncerti, shfaqje kulturore, ideje dhe hipoteze shkencore, etj.-etj., qė ka tė bėjė me arsimin, kulturėn, shkencėn, sportin, etj. veprimtari krijuese dhe fenomene te reja. Kjo nuk kėrkon as lek e as euro! Mjafton vetėm ēuarja e lajmit tek mediat dhe kjo e ka pėr detyrė ta informojė publikun pėr tė rejat nė arsim, shkencė, kulturė, sport, teknollogji, ekonomi, etj..
Unė nuk do rri gjithė jetėn duke ua kujtuar kėtė detyrė mediave nė pėrgjithsi dhe gazetave nė veēanti, sepse i humbas edhe vlerėn kėsaj detyre tė tyre kaq tė thjeshtė e pa kosto, gjithashtu dobiprurse pėr shoqėrinė, ndaj iu drejtova sot (e mart 27 tetor 2015) Avokatit tė Popullit dhe ekipit tė tij, qė kėtej e tutje (me shpresė) tė merren ata. Dhe nėse edhe ata nuk do bėjnė dot gjė, atėhere le tė mendojnė kush tė dojė pėr kėtė problem. Unė e bėra detyrėn time! Dhe nė mėnyra dhe forma tė tjera do tė vazhdoj natyrisht pėrpjekjet nė kėtė drejtim, pasi ndarja e krijuesve nė ca tė nėnės e ca tė njerkės ėshtė antikushtetuese dhe degraduese pėr shoqėrinė.
Sqaroj kėdo, se kjo kėrkesė barazie nuk ka tė bėjė me mua personalisht, por me cilindo krijues tjetėr. Sqaroj gjithashtu se kjo kėrkesė-pėrpjekje nuk ka tė bėjė me detyrimin e medias pėr tė bėrė reklama apo kritika pėr ēdo krijim tė ri, por ka tė bėjė thjesht me informimin e publikut shkurt mbi krijimin e ri. Kaq dhe asgjė mė shumė! Ēfar dreqin e pengon gazetarinė dhe median ta bėjnė kaq gjė tė thjeshtė!?!


  Gjithsej 49 faqe: « E parė ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34] 35 36 37 38 39 40 41 42 43 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.