Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datė 27 Tetor 2015 - 19:33:

Ja dhe letra drejtuar institucionit te Avokatit te popullit:

I nderuar avokat i popullit,
tė nderuar punonjės tė avokaturės sė popullit,

patjetėr edhe ju jeni tė atij mendimi, se vjedhja intelektuale e vret shpirtėrisht njeriun krijues mė shumė se vjedhja materiale, qė mund ti bėhet atij dhe kujdo. Ca mė e rėndė ėshtė kjo dhimbje shpirtėrore, kur i dėmtuari nuk gjen njė dritare pėr tė thirrur dhe kėrkuar ndihmė, njė portė pėr tė denoncuar vjedhjen, apo qoftė edhe vetėm pėr tė treguar dyshimin e tij, kjo si nga largėsia me kėto dritare dhe dyer, pra me mjetet e ndryshme tė komunikimit, siē janė p.sh. edhe mediat, por edhe se kėto tė fundit, -e kam fjalėn pėr ato shqiptare mė sė paku-, totalisht tė mbyllura qėndrojnė pėr thirjet e mia, (ato pak thirrje nė kėtė drejtim).
Nė pėrgjithsi ėshtė nė natyrėn e njerėzve krijues tė mos dinė mundėsitė e kontrollimit mbi kopimet qė mund tu bėhen nga tė tjerė autorė, dhe aq mė pak tė kenė inisiativėn tė ankohen pėr dyshimet qė u ngrihen nė kėto raste. Kjo jo vetėm se mund tė ekzistojė mundėsia qė e njėjta idč dhe hipotezė tė zbulohet panvarsisht nė dy-tre njerėz tė panjohur nga njėri-tjetri, por edhe se njerėzit krijues nga natyra nuk i kanė qejf ankimet dhe akuzat, pėrveē kėsaj nuk kanė as kohė tė merren me ndjekje ligjore tė sė drejtės sė tyre intelektuale.
Por edhe tė mos flasėsh fare, sėrish njeriu krijues do tė akuzohet nga vjedhėsit pėr hajdut tė punės intelektuale, apo do tė quhet nga tė tjerė fajtor pėr heshtjen e tij, duke u dhėnė kėshtu tė tjerėve tė dyshojnė se ai fsheh diēka jo tė ndershme. Ndaj unė jam i deturuar t’ju ve nė juve dijeni, si person juridik nė ndihmė tė qytetarve, mbi dyshimin tim pėr vjedhjen e vazhdueshme qė duket se mė bėhet nė punėn time teorike shkencore, ashtu dhe pėr mbylljen e syve-gojės-veshėve tė medias ndaj atyre ankesave tė pakta qė unė u kam shkruar kėtyre. Biles kjo e dyta ėshtė edhe arsyeja kryesore qė po ju shkruaj, pasi nuk e kuptoj pėrse ata qė punojnė pas skenės sė kėtyre mediave, (kryesisht gazetave), nė mėnyrė demostrative vazhdojnė tė mos tregojnė interes pėr nja dy njoftime qė unė u kam dėrguar mbi kėto dyshime tė mia. Biles, pėr tė qenė ca mė modest, unė nuk u kam kėrkuar tė mė bėjnė mua reklamė, apo tė tregojnė se ēfarė kam sjellė unė si tė re nė shkencė, as edhe tė fokusohen nė ndonjė ankim timin, -ndonėse nja dy gazeta mė kanė kėrkuar t’u dėrgoja nga njė material mė tė gjatė mbi librat e mi, gjė qė e kam bėrė, e prapseprap nuk kam parė as botim tė kėtyre materialeve e as njė njoftim tė shkurtėr pėr titullin e ri tė librit, mbi tė cilin bėhej fjalė- por u kam kėrkuar vetėm tė njoftojnė shkurt si lajm kulturor titullin e ri dhe –nėse do ishte e mundur– edhe dy-tre fjali pėr ēfarė ky libėr i ri bėn fjalė. Kėshtu dėgjuesit dhe lexuesit do tė informoheshin dhe, nė mos 10-20 njerėz, tė paktėn dy-tre vetė do tė binin nė kontakt me librin dhe tė rejat qė unė sjell herė pas here, kėshtu nuk do tė ishte nevoja qė vetė autori, (unė nė kėtė rast), tė interesohet dhe ankohet nėse dallon mė vonė nga ndonjė tjetėr autor diēka tė ngjashme me ato qė ai (unė) ka thėnė e shkruar mė parė.
Shpresoj qė problemin qė unė po ngre kėtu mos ta kuptoni kaq personalisht, por nė rang shoqėror dhe kombėtar, ku e reja e sjellė nga x-autor tė jetė e njohur dhe e publikuar nė shtyp, dhe ankimi apo dyshimi i vetė njė autori dhe kujdo tjetri tė shpaloset menjėherė nė shtyp. Nuk ka pse dikush tė trajtohet si i nėnės dhe dikush si i njerkės!
Ja, rasti mė i fundit, e gjithė media lajmėroi kėto dy ditėt e fundit mbi romanin e padalė akoma nga shtypi tė Ben Blushit. Unė i uroj kėtij autori (si dhe ēdo tjetri) suksese me librin e tij! Por nuk e kuptoj pėrse kėto media njoftojnė publikun vetėm pėr botimet e reja tė tre-katėr autorėve shqiptarė, si Blendi Fevziu, Fatos Kongoli, Ismail Kadare, e ndonjė tjetėr, dhe jo pėr tė gjitha botimet e reja, apo tė paktėn pėr ato tituj mbi tė cilat kėto media marrin njoftime se dolėn nga botimi? Aq mė tepėr mendoj se ėshtė detyrė e tyre pėr kėto informime ndaj publikut, kur kemi tė bėjmė me libra shkencorė, tė cilėt sjellin diēka tė re nė shkencė, apo tė paktėn pretendojnė se sjellin diēka tė re, pasi nė kėto raste ėshtė mė e kollajtė pėr tu dalluar njė ngjashmėri idesh apo vjedhje intelektuale. Nėse kėto media e lenė nė heshtje njė libėr me tė reja shkencore, dhe nga ana tjetėr i japin mundėsi njė tjetri tė reklamojė tė rejat e tij, nė kėtė rast kjo media ėshtė bashkfajtore e vjedhjes intelektuale, shpesh me vetėdije tė plotė dhe e paguar, si e tillė duhet tė penalizohet nga e drejta e njė vendi.
Nė kapset lart unė po ju nis ato shkrime dhe njė e-mail, ku kam bėrė fjalė pėr kėtė problem informimi mbi titujt e rinj, veprat e reja kulturore dhe shkencore, tė paktėn ato raste ku kėto media janė lajmėruar pėr titujt dhe veprat e reja kulturore dhe shkencore. E para ėshtė njė letėr drejtuar min. sė kulturės, i dyti ėshtė njė shkrim (i pabotuar) gjysėm-letrar dhe gjysėm-anonim mbi librin, i treti ėshtė njė shkrim tjetėr i pabotuar nė formė pyetje, dhe nė fund vjen njė e-mail (i treti) drejtuar mediave shqiptare, kryesisht gazetave, mbi titullin mė tė ri.
Edhe nėse ju tė avokaturės nuk do tė keni kohė pėr tė lexuar rreth 5 faqe letra tė materialit (kapses) lart, mund tė pėrqėndroheni vetėm nė frazat e theksuara me shkronja tė trasha, ku flitet pėr problemin nė fjalė, si dhe tek e-maili qė tregon edhe panoramėn e deriatėhershme tė (mos)veprimit tė mediave.
Nėse ky problem nuk do tė marrė zgjidhje ndonjėherė, ne do tė kemi vėshtirėsi pėr tė dalluar dhe denoncuar vjedhjet intelektuale, do tė kemi dyshime tė pamundura pėr tu vėrtetuar, do tė kemi prezantimin e autorėve krijues si dedektivė tė sėmurė nga mėndja. Tė paktėn njė tė tillė tashmė e gjeni tek unė, siē mund ta shikoni nga disa materiale tė tjera qė unė mund t’ju nis, ku kam dalluar disa gjėra tė ngjashme me ato tė punimeve tė mia, e tė cilat mund tė mos jenė kopime nga punimet e mia, por dhe kaq lirshėm nuk do tė shėtisnin tani nėpėr shtypin shqiptar, pa u ballafaquar fare me pjesėt e ngjashme tė punimeve tė mija. Pėr kėtė shikoni materialin e dytė nė kapse, ku vijnė disa pjesė shtypi dhe shqetėsimi im i pėrhershėm, i ngelur kėshtu qė kėshtu –po si dhe punimet e mia tė plota– si jetimėt nė shi.
Pas kėsaj letre dhe kėtyre materialeve tė tjera, qė unė po i nis institucionit tuaj, shpresoj qė ju tė paktėn do tė konfrontoni mediat shqiptare dhe ata qė punojnė pas tyre pėr ndarjen qė ato u kanė bėrė autorve shqiptarė, nė tė nėnės dhe nė tė njerkės, me shpresėn se nuk do tėrhiqeni edhe kur ato tė justifikohen duke thėnė, se ato botojnė ēdo lajm kulturor nė bazė tė pagesės; nuk duhet tė tėrhiqeni pasi kėtu nuk bėhet fjalė pėr reklama librash, filmash apo festivalesh, por thjesht pėr lajme tė shurtėra kulturore, qė kanė tė bėjnė vetėm me informimin minimal tė publikut mbi librat e rinj, pjesėt e reja, dhe ēfardo lloj krijimi tė ri nė lėmin kulturor dhe shkencor tė kėtij vendi. Asgjė mė shumė nga kaq.
Ju faleminderit! (emri mbiemri)


  Gjithsej 49 faqe: « E parė ... « 27 28 29 30 31 32 33 34 35 [36] 37 38 39 40 41 42 43 44 45 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.