Forumi Horizont Gjithsej 49 faqe: « E parė ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikė dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)


Postuar nga robert datė 14 Nëntor 2015 - 19:57:

Faleminderit Erdogan

Qė do t’vinte kjo ditė, ku unė do tė falenderoja ty Taip Erdogan, nuk kisha pėr ta besuar kurrė, po t’ma kish thėnė ndonjė njeri mė parė. Mirpo ja qė e ardhmja nuk mund tė parashikohet, po tė mos llogarisim ato shkrimet e (ashtuquajtura tė) shenjta, qė ti beson dhe unė jo!
Para pak ditėsh ti ndalove festėn e rakisė nė qytetin e Adanasė, dhe unė pikėrisht pėr kėtė tė falenderoj! Sepse kam nja 20 vjet qė po plas dhe, pėr shkak tė respektit ndaj rregullave ndėrkombėtare, nuk po dija se si mund tė ēmpleksej ky sikleti im. Ta themi hapur e qartė, nuk ėshtė njė siklet personal, -panvarsisht se po mė mundon prej mė shumė se dy dekadash-, por ėshtė njė problem midis Turqisė dhe Shqipėrisė... ah, jo dhe aq, ėshtė mė saktė njė problem juridik i vogėl, i cili mund tė zgjidhet kėtej e tutje fare kollaj dhe me marrėveshje tė dyanshme shtetesh, –pėr fatin e mirė mbi kėtė rast, qė nė krye tė Turqisė jeni ju pėr momentin dhe keni shumicėn nė parlament.
Ėshtė fjala pėr rakinė! Po-po, mos u ēudit, ėshtė njė problem i thjeshtė, vetėm pėr rakinė, qė ju me tė drejtė, -siē e gjykoj edhe unė nga tė tjera premisa- e ndaluat para disa ditėsh nė qytetin e Adanasė, ku na u festonka kjo ditė rakije, dhe e vetmja festė rakije nė Turqi!
Ju nuk e kini pirė kurrė nė jetėn tuaj rakinė, -ėshtė e drejta juaj,- ndėrsa unė sapo i ktheva ca gota. Por se mos vetėm ne tė dy jemi gati antipodė nė lidhje me rakinė!? Edhe populli turk nuk para e njef rakinė! Biles ka ēajin pėr pije tradicionale tė tij. Ndėrsa ky popull i prapė, me emrin arnaut –siē njihet nė Turqi– ėshtė mjaft i marrė pas kėsaj pije alkolike. Dhe kur them ky popull, kam parasysh tė gjithė pa dallim feje dhe projeksioni tjetėr tė njeriut. Tė gjithė kėta tė djallosur shqiptarė (arnautė), myslimanė e kristianė, ateistė, laikistė, e fetarė, tė ngjyrosur, pa ngjyrosur, karrieristė, humbameno, e biles edhe njė pjesė e atyre mijrave turqėve qė gjinden nė Shqipėri, tė gjithė e pinė rakinė, pijen tradicionale shqiptare! Dhe e dini pėrse e pinė?... Sapo ua thashė!... Sepse RAKIA ėshtė pija tradicionale e shqiptarit! PO! Mos u ēudit! Ashtu siē ėshtė ēaji pėr turqit, vodka pėr rusėt, birra pėr gjermanėt dhe irlandezėt, uiski pėr skocezėt, kafja pėr etiopianėt, tekuila pėr meksikanėt, mbllaēitja e kokas pėr indiosit e Perusė dhe Bolivisė, uzo pėr grekėrit, e sa e sa tė tjera tipike pėr shumė popuj... ah, se pėr pak harrova, edhe raki-a qė prodhon dhe shet Turqia ka shijen e uzos greke, vetėm se njė lloj shije surrogato tė kėsaj uzoje. Pra, “raki”-a qė prodhon shteti turk nuk ėshtė tamam raki, por thjesht njė surrogato e prodhuar nga aromė dėllinje e pėrzier me alkol artificial. Pikėrisht kjo pije quhet nė vendin tuaj “Raki”, duke patur kėshtu emrin e gabuar, pasi rakia ėshtė pikėrisht ajo pije qė prodhohet kėtu e rreth 3-4 mijė vjet mė parė nga rrushi, njė traditė kjo qė nuk dihet se ku ka filluar, por e cila vazhdon e pandryshuar prej fillimeve tė saj e deri mė sot tek fshatari shqiptar. Aq raki origjinale sa prodhon nė vit njė fshatar shqiptar, aq prodhon i gjithė qyteti Adana. Aq sa shet njė fshatar shqiptar raki gjatė njė viti nė tregun e brendshėm tė Shqipėrisė, aq shet i gjithė shteti turk nė tregun botėror “raki”-n e tij. Ja, kjo ėshtė panorama e rakisė origjinale shqiptare dhe asaj tė tjetėrsuar turke. Pas kėsaj panorame, problemi ėshtė i qartė.
Zoti Taip Erdogan, tani qė ju keni shumicėn nė parlament, mes shumė punėve tė menēura dhe budalle, mund tė bėni edhe njė punė tė ndershme. Votoni pėr heqjen e tė drejtės sė patentimit tė emrit “RAKI” nga shteti turk nė institucionin ndėrkombėtar tė patentimit! Kaq, vetėm kaq! Pas kėsaj, ky emėr do tė kthehet nė origjinėn e tij, pikėrisht tek fshatari dhe shteti shqiptar, i cili e ka pėr detyrė t’ju falenderojė edhe zyrtarisht.
Un jam njė person civil dhe nuk kam tė drejtė t’u bėj kėrkesėn zyrtare pėr kėtė problem, por as edhe besoj se osmallinjtė qė mretnojnė nė Albanistan do kenė guximin t’ua bėjnė kėtė kėrkesė! Vetėm shpresoj se ju po mėsoni tani burimin e rakisė origjinale, aq e dėmshme kjo pėr vendin tuaj, kėshtu do tė mundėsoni patentimin e saj nė vendin e origjinės! Me respekt, R.Th.


  Gjithsej 49 faqe: « E parė ... « 30 31 32 33 34 35 36 37 38 [39] 40 41 42 43 44 45 46 47 48 » ... E fundit »
Trego 49 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.