Forumi Horizont Gjithsej 359 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 359 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Kultura nen hijen e teatrit (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3550)


Postuar nga volter datė 27 Janar 2004 - 10:29:

"Pa vlere"

Artisti i kulturuar duhet te posedoje doren magjike, dhe po ashtu duhet te kete te mbuluar shpirtin me hijedrite artistike. Sa here qe e ushqen mendjen me figura te ndryshme stilistike, atij i vin ne mendje nje bagazh i pasur me lloj- lloj ndjenjash shume te gezueshme. Po keshtu nuk eshte e tepert te thuhet se ne shpirtin e artistit ekziston nje fshehtesi magjike, qe nganjehere eshte e pakontrollueshme edhe nga vete artisti. Ai shpeshhere duhet te ruaje kulturen e te shprehurit ne shume forma. Ne brendesine e shpirtit te tij mundesisht ekziston nje shpirt magjik ku ruhen te dhenat e vlefshme, dhe ne menyre virtuale eksplodon mbi skenen e bukur. Madje e kenaqeshme eshte se shpirti i tij nuk diskreditohet ne dobi te kritizereve, por panderprere mbjell lulet e dashurise me njeri-tjetrin, ruan ndergjegjen e popullit atehere kur eshte ne krize te pergjithshme, dhe ne fund te fundit e ruan te bukuren me bujari. Artisti dhe shkrimtari jane te lidhur ngushte, ne menyre te ndersjelle, dhe tani vjen ne shprehje te them kuptimin e Josif Papagjonit: "Shkrimtare e artiste shpesh nuk nxjerrin ne drite thellesite e sekreteve te tyre shpirterore, ku ngjizet vepra e artit." Dhe me kete shprehje dua te perfundoj. Ne dime qe arti, po dhe arti letrar jane diapazon i gjerė, qe mund te flasesh me ore te tere, ndoshta edhe me dite te tera.

Me respekt te perqendruar nga Plloshtani.


  Gjithsej 359 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 359 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.