Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Kush fiton ne Tirane Rama apo Olldashi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12874)


Postuar nga Petrit Kola datė 01 Dhjetor 2006 - 21:47:

Edi Rama apo Sokol Olldashi

Kush do te jete Kryetari i Bashkise se Tiranes? Nje komunsit apo nje kriptokomunist?

 

Me poshte Rama...





Ja si Edi Rama i akuzon zyrtarisht amerikanėt si fashistė, qė kanė bėrė genocid mbi banorėt e Tiranė

Thursday, 30 November 2006

Nga Kastriot Myftaraj - Nė rrugėn “Kont Urani“ nė Tiranė, midis Rrugės sė Durrėsit dhe Rrugės sė Kavajės, rreth 50 metra prapa Ministrisė sė Arsimit, gjendet njė pllakatė e madhe pėrkujtimore me kėtė pėrmbajtje: “Mirėnjohje tė veēantė qytetarėve tė Tiranės, qė mė 13 tetor 1943 dhanė jetėn nė luftėn pėr fitoren mbi fashizmin.Nė 60-vjetorin e rėnies. Nga qytetarėt e Tiranės“. Kjo pllakatė pėrkujtimore, e cila siē del nga pėrmbajtja e saj, ėshtė vendosur nė tetor tė vitit 2003, ėshtė- po tė pėrdor njė shprehje tė Winston Churchill “njė gjėagjezė brenda njė enigme“. Nuk thuhet se nė ē’ mėnyrė janė vrarė kėta qytetarė tė Tiranės tė cilėve u shprehet mirėnjohja, duke luftuar kundėr fashistėve, apo janė ekzekutuar nga kėta tė fundit pėr raprezalje. Nuk thuhet as se sa ka qenė numri i kėtyre qytetarėve tė vrarė. Ēka e shton dhe mė tepėr misterin ėshtė fakti se edhe pse kjo pllakatė ėshtė vėnė vetėm para tre vitesh, nė 2003, nga Bashkia e Tiranės, nė krye tė sė cilės atėhere, ashtu si edhe sot ėshtė Edi Rama, pėr ngjarjen nuk u bė publicitet. Edi Rama nuk e gjeti tė arsyeshme qė tė bėjė njė ceremoni me rastin e vėnies sė kėsaj pllakate. Pėr tė nuk u mbajt asnjė fjalim. Mediat televizive dhe tė shkruara, qė nuk lenė fjalė tė Edi Ramės tė bjerė nė tokė dhe as shėtitje tė tij nėpėr rrugėt e Tiranės pa e fiksuar dhe ia pėrcjellė shikuesve dhe lexuesve kėtė herė heshtėn. Sigurisht qė njė dorė e fshehtė duket se u kujdes pėr kėtė gjė. Madje pllakata u vu natėn, pa bujė, si nė mėnyrė vjedharake. E gjithė kjo aferė ka mbetur e errėt pėr opinionin publik shqiptar edhe tash, mė tepėr se tre vite pasi ėshtė vėnė pllakata. Nė rast se nė kėtė vend ishin vrarė disa qytetarė tė Tiranės nė luftėn kundėr fashizmit, pse gjatė kohės sė komunizmit, ku nuk mbeti vend ku kishte ndodhur diēka e tillė, pa u vėnė pllakata, nuk u bė kjo gjė e tillė dhe mbeti qė ta bėjė Edi Rama nė vitin 2003? Pėr tė zbėrthyer enigmėn duhet tė zbuluar se pėr cilėn ngjarje bėhet fjalė. Nė tekstet e historiografisė shqiptare tė kohės sė komunizmit, posaēėrisht nė tė 3112 (tre mijė e njėqind e dymbėdhjetė) faqet e librit me katėr volume “Historia e Luftės Antifashiste Nacional-Ēlirimtare tė Popullit Shqiptar”, i botuar nė kohėn e komunizmit, dhe ku tregohet lufta qė u zhvillua nė Shqipėri deri nė detaje, nuk thuhet asgjė pėr ndonjė episod luftarak ose reprezalje qė tė ketė ndodhur nė qytetin e Tiranės nė 13 tetor 1943, ku tė jenė vrarė njerėz nė luftėn kundėr fashizmit. Pėrndryshe historiografia komuniste, nė vitin 1988, pėr datėn 13 tetor 1943 pėrmend vetėm njė ngjarje nė tė cilėn pati tė vrarė: bombardimin e aviacionit aleat (britaniko-amerikan) mbi instalimet ushtarake gjermane pėrreth qytetit tė Tiranės, posaēėrisht aeroportit. Kjo historiografi na thotė pėr kėtė ngjarje: “Vetėm pak bomba ranė nė aerodrom. Shumica goditėn lagjet e qytetit duke shkatėrruar shumė shtėpi dhe vrarė qindra veta nga populli”. («Historia e Luftės Antifashiste Nacional-ēlirimtare tė Popullit Shqiptar», Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste pranė KQ tė PPSH, Shtėpia botuese «8 nėntori», Tiranė 1988, vol. III, f. 363) Nė 14 tetor 1943, Enver hoxha dhe Spiro Moisiu, nė cilėsinė e krerėve tė ushtrisė partizane, i ēojnė kėtė letėr shefit tė misionit ushtarak aleat nė Shqipėri: “Misionit ushtarak anglez nė Shqipėri Zotit Major Sejmėr Zoti major Mė 13 tetor aeroplanėt amerikanė bombarduan aerodromin e Tiranės, por fatkeqėsisht bombarduan edhe njė lagje tė tėrė tė qytetit. Gjithė lagjia ėshtė shkatėrruar dhe dėmet janė tė pallogaritshme. Veē kėsaj, morali i popullit ulet duke parė qė aeroplanėt aleatė bombardojnė popullsinė civile dhe armiku pėrfiton nga kjo pėr tė shtuar propagandėn kundėr aleatėve. Ne ju lutemi ta bėni tė ditur nė Kajro kėtė ndodhi, duke lypur qė t’ i ēohet atij qė i pėrket vėrejtja jonė nė mėnyrė qė veprime tė tilla, pėr tė ardhur keq, tė mos pėrsėriten mė mbi popullsinė civile port ė pėrsėriten me njė forcė mė tė madhe kundėr objektivave ushtarake tė armikut Komisari politik Enver Hoxha Komandanti i Shtabit tė Ushtrisė Nacional-ēlirimtare Shqiptare Major Spiro Moisiu“.(shih: «Dokumente tė Shtabit tė Pėrgjithshėm e tė Komandės sė Pėrgjithshme tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare shqiptare», «8 nėntori», Tiranė 1976, Vol 1, dok. 61, f. 135-136). Pra, ėshtė e qartė se ngjarja 13 tetorit 1943, qė pėrkujtohet nė pllakatėn e vėnė nga Edi Rama nė vitin 2003 ėshtė bombardimi i aviacionit amerikan. Incidenti ėshtė ekzagjeruar shumė nga Enver Hoxha dhe Spiro Moisiu, tė cilėt, sipas porosive tė Kominternit, donin t’ i bėnin aleatėt perėndimorė praktikisht fajtorė pėr krime lufte. Prandaj Enver Hoxha dhe Spiro Moisiu pretendojnė sikur nga bombardimi ishte shkatėrruar njė lagje e tėrė e Tiranės. Nė fakt dėmtimet e njerėzve dhe banesave nga bombardimi qenė shumė mė tė pakta se ē’ pretendohet. Vetė heshtja e regjimit komunist pėr kėtė ngjarje gjatė gjysmėshekulli ėshtė elokuente. Regjimi komunist qė nuk la gjė tė zezė pa thėnė pėr “imperializmin anglo-amerikan”, duke na dhėnė shifra pėr Luftėn e Vietnamit me numrin e shtėpive tė shkatėrruara dhe njerėzve tė vrarė nga bombardimet amerikane, nuk do tė hezitonte qė tė vinte njė pllakatė ku tė thoshte se kėtu aviacioni amerikan kishte vrarė kaq njerėz dhe shkatėrruar kaq shtėpi. Por regjimi nuk e bėri kėtė gjė sepse do tė bėhej qesharak, ashtu siē bėhet Edi Rama sot kur ve pllakatėn, pasi pėrreth pllakatės e gjithė zona me njė perimetėr prej njė kilometri ėshtė i mbushur me shtėpi tė ndėrtuara para datės sė bombardimit, tė cilat janė ende tė paprekura, ashtu siē ishin ditėn kur u ndėrtuan dhe shumė shtėpi tė tjera qė nuk janė mė, nuk janė sepse janė prishur pėr tė ndėrtuar pallate, nė kohėn e komunizmit, ose pas vitit 1990. I vetmi “bombardim” qė ka lėnė pasoja nė kėtė zonė ėshtė ai i Edi Ramės me leje ndėrtimi abuzive nė saje tė tė cilave janė shembur shumė shtėpi tė vjetra dhe janė ngritur vend e pa vend pallate tė reja. Si provė qė nuk pati shkatėrrime sa ē’ pretendohet ėshtė fakti se dhe ndėrtesa ku ėshtė vėnė pllakata, ironikisht ėshtė njė ndėrtesė e para vitit 1943. Targeti i kėtij bombardimi nuk ishte qyteti i Tiranės por instalimet ushtarake gjermane jashtė tij dhe nė rradhė tė parė aeroporti i vjetėr i Tiranė, qė pėrdorej nga gjermanėt pėr qėllime ushtarake dhe nga ku ngriheshin gjuajtėsit e shpejtė gjermanė qė msynin avionėt transportues aleatė, qė si gjithė transportuesit (qenė ndjeshėm mė tė ngadaltė se gjuajtėsit), qė hidhnin nga ajri furnizime pėr forcat antifashiste nė Shqipėri. Megjithatė gjatė kėtij bombardimi dy-tre bomba ranė gabimisht nė qytet, duke shkaktuar dėme nė njerėz dhe ndėrtesa, por kurrsesi aq sa ē’ pretendohet nga Enver Hoxha dhe autoritetet progjermane shqiptare, qė kishin arsye pėr tė ekzagjeruar dėmet. Numri i tė vrarėve, ashtu si dhe dėmtimet, u ekzagjeruan nga shtypi zyrtar i kohės, i kontrolluar nga gjermanėt dhe kjo ėshtė e kuptueshme. Ėshtė shumė sinjifikuese se si autoritetet profashiste shqiptare tė vitit 1943, ashtu dhe komunistėt nė kohėn kur ndodhi ngjarja dhe mė pas, ishin nė sintoni tė plotė pėr tė ekzagjeruar pasojat e kėtij bombardimi. Enver Hoxha dhe Spiro Moisiu nė tetor 1943, nė letrėn qė u ēonin aleatėve, bėnė tė vetin versionin e dhėnė nga shtypi zyrtar shqiptar i kontrolluar nga gjermanėt pėr qindra tė vrarė dhe shkatėrrimin e njė lagjeje tė tėrė (“Bashkimi i kombit”, 14 tetor 1943). Kuptohet se komunistėt dhe nazistėt i bashkonte urrejtja kundėr anglo-amerikanėve, ndonėse pėr shkaqe tė ndryshme. Numri i tė vrarėve ka qenė shumė mė i vogėl se ē’ pretendohet nga fashistėt dhe komunistėt dhe jot ė gjithė ata qė u vranė qenė antifashistė. Mes tė vrarėve kishte edhe shumė gjermanė (oficerėt gjermanė nuk jetonin nė kazerma por nė shtėpitė private nė qytet), si dhe njerėz qė qė ishin nė shėrbim tė pushtetit shqiptar progjerman tė kohės. Bombat qė binin nga qielli nuk bėnin dallim mes antifashistėve dhe tė tjerėve. Njerėzit qė u vranė nga ky bombardim, kur nuk ishin gjermanė, ose njerėz nė shėrbim tė pushtetit pro tyre, nuk janė tė rėnė nė luftėn kundėr fashizmit, siē thuhet nė pllakatė, por viktima. Ata janė viktima dhe jo dėshmorė, edhe pse shumė nga ata qė u vranė nė kėtė ditė janė shpallur nė mėnyrė abuzive dėshmorė nė kohėn e komunizmit. Gjėja mė skandaloze nė pllakatė ėshtė fraza “dhanė jetėn nė luftėn pėr fitoren mbi fashizmin”. Sipas logjikės sė Edi Ramės qė ka vėnė pllakatėn, i bie qė “fashistėt” nė kėtė rast tė jenė amerikanėt dhe britanikėt. Kjo ėshtė saktėsisht gjuha me tė cilėn Enver Hoxha i quante amerikanėt dhe britanikėt pasi u prish me tan ė vitin 1946 dhe filloi t’ i quante amerikanėt dhe britanikėt si “imperialistė fashistė”, duke i quajtur si rrezikun kryesor pėr Shqipėrinė, gjė pėr tė cilėn la si testament gjeopolitik dhe librin “Rreziku anglo-amerikan pėr Shqipėrinė”. Enver Hoxha nuk shkrojti njė libėr me titullin “Rreziku sllav pėr Shqipėrinė” ose “Rreziku grek pėr Shqipėrinė” (madje pėr sa u pėrket grekėve ai shkrojti librin “Dy popuj miq”). Sigurisht qė tė huajtė qė vizitojnė Tiranėn dhe njihen me kėtė pllakat do tė mėsojnė se nė historinė e kryeqytetit shqiptar vrasjen mė masive e kanė bėrė amerikanėt. Derisa gjermanėt janė akuzuar pėr vetėm 84 tė vrarė nė Tiranė nė 4 shkurt 1944 (gjithsesi emrat e tyre nuk u thanė kurrė), amerikanėt janė akuzuar pėr disa qindra (500 sipas shtypit zyrtar progjerman shqiptar tė vitit 1943). Synimi ėshtė tė atakohet reputacioni i SHBA-ve mes shqiptarėve. Gjithashtu, Edi Rama dhe krahu i tij, me kėtė pllakatė u thonė serbėve, rusėve dhe grekėve se ne i shohim amerikanėt si armiq dhe vrasės, dhe edhe pse momentalisht jemi tė detyruar qė tė shtihemi sikur i kemi miq, ne i urrejmė dhe kur tė vijė momenti i pėrshtatshėm do t’ i dėbojmė ata, edhe me ndihmėn tuaj. Ky nuk ėshtė i vetmi rast kur aleatėt amerikano-britanikė akuzohen pėr krime lufte kundėr shqiptarėve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Ismail Kadare nė romanin, praktikisht autobiografik, “Kronikė nė gur” na jep njė tablo false tė bombardimit tė Gjirokastrės nga aleatėt, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, nė vitet 1940-1944, sipas sė cilės del se Gjirokastra duhej tė qe zhdukur nga faqja e dheut dhe tė qe “Drezdeni“ i Shqipėrisė. Nė kėtė libėr Kadare shkruan: “Aeroplanėt anglezė vinin ēdo ditė rregullisht. Ata vinin pothuaj nė njė orė tė caktuar dhe tani dukej sikur njerėzit u mėsuan me bombat si me njė orar tė keq. Takohemi nesėr nė kafene, pas bombardimit. Do tė ngrihem nesėr qė me natė; besoj se sat ė vijė koha e bombave do tė kem larė e ta kem fshirė shtėpinė”. (Ismail Kadare: “Kronikė nė gur”, Shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1978, f. 143) Mė tutje Ismail Kadare shkruan: “Nga bombardimi i parė u vranė 62 njerėz”. (Ismail Kadare: “Kronikė nė gur”, Shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1978, f. 82) Njė personazh i romanit thotė: “Edhe ky anglezi nė vend qė t’ i hedhė bombat mbi kazermat e italianėve ose mbi aeroport, i vėrvit mbi qytet”. (Ismail Kadare: “Kronikė nė gur”, Shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1978, f. 94) Ismail Kadare thotė se atij i dukej ēudi kur pėr njė ditė nuk kishte bombardime: “Gdhiu e hėna. Pėr ēudi atė ditė anglezėt nuk erdhėn pėr tė bombarduar”. (Ismail Kadare: “Kronikė nė gur”, Shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1978, f. 98) Ismail Kadare pėrshkruan skena histerie kolektive tė urrejtjes kundėr aleatėve nė Gjirokastėr: “U rrėzua avioni i parė mbi qytetin tonė. U gjend krahu i pilotit. Qyteti ynė nuk kishte parė kurrė njė imazh tė tillė apokaliptik. Turma ngrinte lart krahun e kėputur tė pilotit anglez. Ajo kishte kapur tė pakapshmen, trupėzimin e sė keqes, vetė dorėn e fatit mizor, i cili ka kaq ditė qė po na godet pa mėshirė”. (Ismail Kadare: “Kronikė nė gur”, Shtėpia botuese “Naim Frashėri”, Tiranė 1978, f. 102) Atėhere si ėshtė e mundur qė, pas gjithė kėtyre bombardimeve, Gjirokastra, qė atėhere ishte njė qytet fare i vogėl prej vetėm 12 mijė banorėsh nuk u zhduk nga faqja e dheut dhe sot tė pėrmendej si njė qytet i zhdukur, si Troja ose Kartagjena? Kuptohet se me kėto qė ka shkruar Ismail Kadare ka dashur qė tė kultivojė urrejtjen kundėr botės anglosakse. Njė version krejt tė rremė tė ngjarjes sė 13 tetorit 1943 nė Tiranė jep edhe Kastriot Dervishi, i cili nė librin e vet tė botuar kėtė vit “Historia e shtetit shqiptar 1912-2005” shkruan: “mė 13 tetor 1943, ėshtė bombarduar Tirana nga aleatėt nė rrugėn e Durrėsit e Kavajės duke pėrfshirė edhe aeroportin”. (cituar sipas: Kastriot Dervishi: “Historia e shtetit shqiptar 1912-2005”, Shtėpia botuese “55”, Tiranė 2006, f. 497-498) Siē shihet “historiani” Kastriot Dervishi, e pėrmbys rendin e ngjarjeve, duke dalė edhe mė antiamerikan se Enver Hoxha. Dervishi thotė se objektivi i parė i bombardimit ishte qyteti, pra popullsia civile, pastaj edhe aeroporti, qė ishte object ushtarak. Dhe tė mendosh qė ky Kastriot Dervishi, qė shkruan kėshtu, pas botimit tė kėtij libri, para pak javėsh, ėshtė emėruar drejtor i Drejtorisė sė Trashėgimisė Kulturore nė Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Njė falsifikator i tillė nuk ka vend nė administratėn shqiptare dhe Berisha ėshtė drejtpėrdrejt pėrgjegjės pėr kėto gjėra. Por me sa duket Berisha nuk u ndaka dot nga fryma e librit tė Mero Bazes “Realitete shqiptaro-amerikane”(1997), tė cilin e ka porositur dhe paguar vetė. Pllakata e vėnė nga Edi Rama nė rrugėn “Kont Urani” duhet tė hiqet sa mė parė si njė gjė poshtėruese pėr SHBA-tė, qė cilėsohen nė pllakat si fashistė, si dhe pėr vetė shqiptarėt. Edi Rama qė ve pllakata tė tilla antiamerikane, nuk ve asnjė pllakatė pėr tė pėrkujtuar 22 tė pushkatuarit nga regjimi komunist, pas incidentit tė sajuar me bombėn tek ish-ambasada sovjetike, qė atėhere ishte nė ndėrtesėn ku ėshtė sot Ministria e Arsimit, pra vetėm pak metra larg vendit ku Edi Rama ka vėnė pllakatėn pėr ngjarjen e 13 tetorit 1943.



Marre nga "Sot"


Postuar nga Djali nga Torino datė 23 Dhjetor 2006 - 22:56:

Kush fiton ne Tirane Rama apo Olldashi?

Nuk po e jap mendimin tim. Them vetem se ne pergjithesi kam filluar ti urrej politikanet shqiptare per demin kolosal qe po i sjellin vendit dhe te ardhmes sone. I urrej gjithashtu edhe per shitjen sistematike qe i bejne interesave kombetare te shqiptareve per hir te ruajtjes se karrikes se tyre


Postuar nga Djali nga Torino datė 23 Dhjetor 2006 - 23:05:

Per sqarim paraprak: temen e hapa ne diskutimet shoqerore pasi mendoj se problemi nuk eshte politik por shoqeror...ose per te qene me i sakte eshte edhe shoqeror dhe jo vetem politik


Postuar nga Admirali datė 24 Dhjetor 2006 - 00:11:

...

Aspak, nuk eshte ceshtje shoqerore, pasi nuk trajton probleme sociale, por ato politike. Per nga vete pyetja qe ke drejtuar apo subjektin qe ke hapur si teme, eshte e qarte qe vetem politike eshte, prandaj si teme e ka vendin tek politika ku dhe do spostohet atje.


Postuar nga Petrit Kola datė 26 Dhjetor 2006 - 02:08:

ASNJE NE VOTIME!

Oh, oh...Jo, jo... Kjo nuk eshte absolute.
“Halla” e Genc Pollos, zonja Doris Pack mund te vije nga Europa per te votuar per “nipcen” (kukullen) e saj qe te sigurohet se ai do te vazhdoje grabitjen dhe shkaterrimin e Shqiperise ashtu nen gjurmet e gjyshit te tij ( ushtarit te Greqise).

Kur them “Asnje ne votime!”, e kam fjelen per shqiptaret, dhe jo per te gjithe ata, por per pjesen qe i ka mbet sado pakez dinjitet, nder, krenari dhe mendje ne koke.Te shiturit do vene dhe le te vene te votojne per interesat e tyre personale, te kunderta me ato te Shqiperise.

Asnje ne votime!
Por grekerit dhe serbet jane te lire te vine ne Shqiperi dhe te votojne sepse shteti shqiptar i ka sherbyer dhe i sherben vetem interesave te tyre. Qeverite dhe politikanet tane jane vegla te te huajit qe i paguan me flori dhe dollare, prandaj grekrit dhe serbet te vine te votojne per te mbrojtur interesat dhe inevstimet e tyre sepse ata jane ne fund te fundit pronar te qeverive shqiptare dhe e drejta e prones eshte e shenjte sepse eshte blere me valute.
Ndoshta , ndoshta, do te ishte e udhes qe kutite e votimeve te cohen ne Greqi, Serbi, Mal te zi, Maqedoni, Europe, per ti mbushur se keshtu procesi i “votimeve” ne Shqiperi do te ishte me ekonomik dhe me i sinqerte.
...
Votimet shqiptare sot? Njesoj si ne kohen e Enverit, nje fars. Votimet ne te vertete jane emerime. Emerime bere ne ate kohe nga Kominterni komunist Lindor dhe Komitetit Qendror i Partise ndersa sot nga Kominterni greko-serbo Europiano demokratik... dhe sahane lepirsat e tyre shqiptar.

Petrit Kola


Postuar nga varka datė 26 Dhjetor 2006 - 21:37:

petraq

Po revolucion do te bejme o petro se vetem ajo ngelet per tu bere pas thirjeve per bojkot por nejse per te share eshte shume e lehte por per te dhene zgjithje eshte shume e veshtire dhe me kete rast po te bej nje pyetje te drejperdrejte ....Kush mendon eshte forca politike qe duhet te marri ne dore te ardhmen e shqiperise?


Postuar nga Petrit Kola datė 26 Dhjetor 2006 - 22:23:

Ishte LZHK-ja...

Tani nuk ka, por duhet te grumbullohen forcat progresiste nacionaliste te formjne nje grup dhe t'ja marrin Shqiperine sahanlepirsave...

Une e kam dhene zgjidhjen tek shkrimi im "Zoti i do shqiptaret"

 

Revolucioni nuk behet nga thirrjet por nga kushtet e krijuara...


Postuar nga Zhylien Sorel datė 06 Janar 2007 - 19:57:

Une mendoj se do ishte mire ne sondazh krahes kesaj pyetje !


Postuar nga IQVLORA datė 06 Janar 2007 - 20:02:

Petrit Kola je i papare

Ore mire bene qe i shan politikanet se ata e meritojne ,por edhe figurat politike te EU te cilet mundohen te na ndihmojne ke filluar te shash.
Petrit te kam thene edhe here tjeter ulu me kembe ne toke.Ne jetojme ne Europe,mos kerkon qe ta bojkotojme edhe ate?Po pastaj cdo te bejme?
Ta marrim Shqiperine dhe ta ngjisim me USA?
Deshperimin tend mos e shpreh ne kete menyre,por jep alternativa te qarta.Per ata qe mendon ti nuk kane shans te fitojne ndonjehere.
Duhet te dish nga une se Shehi eshte nje interesaxhi dhe i korruptuar.E njoh se e kemi patur deputet ne Vlore.Leka nuk ka fuqi me te merret me politike se eshte i vjeter dhe i semure,pastaj ai nuk mund te marre vota nga shqiptaret,sepse propoganda komuniste e ka bere A Zogun lecke per 50 vjet rresht.Shqiptaret jane mbi 45%komunist,50% te lekundur,pra nga te fryje era dhe 5% te djathte.Edhe ky 5% eshte i percare,sa edhe jane dy parti zogiste.Pra cdo gje eshte deshperuese.Ne jemi nje kope si ne kohen e komunes se Parisit.Ideja e revolucionit eshte e gabuar dhe ti e di,por e thua nga marazi.Po te beje nje pyetje?A je ulur ndonjehere aty ne Amerike ne ndonje tavoline ku te jene 4-5 shqiptare nga keta te mbas viteve '90?
Nqse po,cfare ke degjuar prej tyre.Provoje njehere ne Shqiperi po deshe.
Une e kam provuar ketu ne Angli dhe neveli i tyre i kultures demokratike eshte 0 me bisht.Ndonjeri thote ishte e mire ajo kohe qe lam pas.I ka marre malli per kallamoq me sheqer.


Postuar nga IQVLORA datė 06 Janar 2007 - 20:06:

Petrit Kola je i papare

Ore mire bene qe i shan politikanet se ata e meritojne ,por edhe figurat politike te EU te cilet mundohen te na ndihmojne ke filluar te shash.
Petrit te kam thene edhe here tjeter ulu me kembe ne toke.Ne jetojme ne Europe,mos kerkon qe ta bojkotojme edhe ate?Po pastaj cdo te bejme?
Ta marrim Shqiperine dhe ta ngjisim me USA?
Deshperimin tend mos e shpreh ne kete menyre,por jep alternativa te qarta.Per ata qe mendon ti nuk kane shans te fitojne ndonjehere.
Duhet te dish nga une se Shehi eshte nje interesaxhi dhe i korruptuar.E njoh se e kemi patur deputet ne Vlore.Leka nuk ka fuqi me te merret me politike se eshte i vjeter dhe i semure.Ai nuk mund te marre vota nga shqiptaret,sepse propoganda komuniste e ka bere A Zogun lecke per 50 vjet rresht.Shqiptaret jane mbi 45%komunist,50% te lekundur,pra nga te fryje era dhe 5% te djathte.Edhe ky 5% eshte i percare,sa edhe jane dy parti zogiste.Pra cdo gje eshte deshperuese.Ne jemi nje kope si ne kohen e komunes se Parisit.Ideja e revolucionit eshte e gabuar dhe ti e di,por e thua nga marazi.Po te beje nje pyetje?A je ulur ndonjehere aty ne Amerike ne ndonje tavoline ku te jene 4-5 shqiptare nga keta te mbas viteve '90?
Nqse po,cfare ke degjuar prej tyre.Provoje njehere ne Shqiperi po deshe.
Une e kam provuar ketu ne Angli dhe neveli i tyre i kultures demokratike eshte 0 me bisht.Ndonjeri thote ishte e mire ajo kohe qe lam pas.I ka marre malli per kallamoq me sheqer.
Petrit mos beje propagande antieuropiane,sepse ajo eshte partenrja e USA.Keto te dyja ja kane shume nevojen njera tjetres,kurse ne te dyjave.


  Gjithsej 15 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.