Forumi Horizont Gjithsej 148 faqe: « E parė ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Kush fiton ne Tirane Rama apo Olldashi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12874)


Postuar nga arturm datė 23 Janar 2007 - 22:22:

IQVLORA

Citim:

Une gjykoj dike nga ato qe shpreh e shkruan. Menyra e te shprehurit tuaj te le pershtypjen si nje person qe po bene fushate elektorale per PS.


Qellimi im eshte qe te shkembej mendime per problemet qe ka aktualisht Shqiperia, te flas per to dhe kerkoj per kete te realizoj nje debat konstruktiv. Nuk kerkoj qe te bej fushate elektorale per asnje (nuk do kisha ndonje problem ta pohoja), por edhe nqs jap kete impresion cfare te keqe ka? Po flet sikur eshte faj te jesh i majte. Nuk duhet te ekzistojne te majtet? Vetem te djathtet?
Duke qene se jeton ne perendim duhet ta kesh kuptuar qe ne demokraci nuk mund te ekzistojne te paret pa te dytet dhe e kunderta.
Citim:

Patjeter nje gje te till e bejne militantet qe ndodhen ne Shqiperi,por edhe ata qe jane ne perendim me xhepat plot nga korrupsioni dhe enderrojne kthimin ne kolltuket e humbur.


Nuk diskutohet, por e bejne edhe shume njerez te thjeshte qe kane bindjet e tyre dhe besojne tek ato bindje (pavaresisht se te paret perfitojne nga mirebesimi i te dyteve). Kjo ndodh si per te majtet dhe per te djathtet.
Citim:

Ne gjithe jeten time kam urryer veset me te urryera tek nje njeri te cilat jane:Hipokrizia,servilizmi,fodulleku,kapadailleku,
genjeshtra,mburrja etj


idem
Citim:

Une jam krenar per punen time,sepse i kam siguruar familjes nje te ardhme te sigurte;i kam edukuar femijet me dashurine per Shqiperine dhe shqiptaret.(Kjo nuk eshte mburrje.Ti shife si te duash.Puna jote,pak rendesi ka per mua)


Eshte mburrje, sepse c’do Shqiptar (natyrisht secili ne menyren e tij) nuk bene as me pak e as me shume se sa ben ti. C’do prind i miere deshiron tu siguroje nje te ardhme te sigurte femijeve te vet, tu ushqeje dashurine per atdheun. Te gjithe e bejne , pavaresisht se secili ne menyren e vet (por kjo ka te beje me te qenit human dhe eshte e shtrire ne c’do aspekt te jetes).
Citim:

Kane qene vitet kur ne pushtet ishte Boset e korrupsionit(kupto PS) dhe shpresat e shqiptareve per nje te ardhme me te mire per femijet e tyre kishin humbur.


Ketu fillojne ndryshimet ne menyren e menduarit midis meje dhe teje. Ti, duke folur keshtu, le te kuptosh qe Boset e korrupsionit ekzistonin vetem ne periudhen kur e morri PS ? Para ’97 fjala korrupsion nuk ekzistonte ne Shqiperi ? Je mjaft intelligjent per te mos pranuar se po ben vetem demagoghi. Ti ne ate kohe ke qene ne Vlore por une qe vija ne Shqiperi me nje frekuence rreth 3 here ne vit e njof mire korrupsionin ne doganat e vendit. E mbaj mend akoma thenien e policit “5000 per Salen ose 2000 per Lalen”. E kujtoj akoma qe kryeministri i vendit Meksi kishte si kompetence eskluzive dhenien e bursave per studentet, etj etj etj.
Ketu i dashur IQ fillon dallimi midis teje dhe meje (por ndoshta sepse une kam shume me shume vite qe kam emigruar dhe jetoj ne perendim ne krahasim me ty). Une nuk mbeshtes si ty tezen se nje pjese udheheqese eshte me e korruptuar dhe nje tjeter, jo. Mua sistemi kapitalist me ka mesuar qe korrupsioni eshte pjese perberese e tij, eshte si nje virus qe jeton ne trupin e tij. Jane te korruptuar te majtet aq sa jane edhe te djathtet. Te veshurit me pushtet sjell edhe tendencen e te qenit kollaj te korruptushem.
E rendesishme eshte se sa nje shtet (perseris, shtet dhe jo qeveri) arrin te krijoje struktura te tilla qe, duke qene se nuk e eliminojne dot, te pakten ta kufizojne maksimalisht korruptimin.
Citim:

Prandaj edhe u largova nga vendi im mbas shume vitesh demokraci.Une besoja se me ardhjen e demokracise do te ndryshonte dicka,por me kot.Une si vlonjat i kam patur mundesite te emigroja me pare,por isha optimist dhe prita 10 vjet.


Fraza “mbas shume vitesh demokraci” eshte pak per te qeshur, te me falesh per kete. Edhe vete Berisha nuk pretendon me tashme qe ne ate kohe,te cilesh i referohesh ti, te kete pasur demokraci ne Shqiperi (ashtu sic nuk ka sot e kesaj dite).

Citim:

Nuk mund ta mohoj qe jam i imunizuar nga hijet e se kaluares. "Babai ose gjyshi jot" i kane burgosur njerzit e mij dhe nuk eshte e lehte te shikoj Nanot,Rucet,Pellumbet,Doklet,D Culin,S Qenushin,Ylli Bufin, i cili me nje fjale qe tha dogji 50 shqiptar. Ata jane deputet te partise ku ju keni gjetur vetveten.


Jap per te sigurte faktin qe as babai im dhe as gjyshi im nuk kane burgosur njeri, por ky eshte edhe nje element tjeter divergjence ndermjet ne te dyve. Ashtu sic e majta ka Nanot Rucet etj edhe e djathta qe simpatizon ti ka Salen (qe conte, mender, analizat e mutit te udheheqesve per analiza), Pashkot (rafmet paste) etj. Jo me kot i quajta nomeklatura e vjeter.
Nuk mund te mund te besoj qe Sala misheron betejen tende per drejtesi kunder demeve te pesuara nga sistemi i meparshem ashtu sic nuk besoj vete qe Nano misheron bindjet e te majteve shqiptare.
Diferenza eshte se une quaj nje anomali Nanon dhe kerkoj ta heq, ti quan po anomali Nanon dhe kerkon ta heqesh (nuk e di nqs kuptohet loja e fjaleve).
Citim:

Pjese e PS ne kete korrupsion galopant ka qene dhe eshte edhe kryetari aktual i bashkise.Per te marre nje certifikate ne minibashkite e Tiranes dhe gjithe Shqiperise duhet te paguaje 5-10 fishin e kostos reale. Po te ishe biznesmen sa duhej t'i paguaje edvinit apo gjithe te tjereve? Miliona i dashur.


Duke qene se e njof me mirre nga ty realitetin e Tiranes te siguroj qe as une personalisht as familjaret e mij nuk kane paguar asnjehere per nje certifikate, dhe kemi bere me dhjetera (kjo nuk do te thote qe nuk kemi paguar ne raste te tjera, por ka ndodhur si ne kohen e Berishes dhe te Nanos dhe ketu ktheheni tek arsyetimi qe beja me lart per korrupsionin si semundje e sistemit).
Jam i bindur se Edi Rama (me qe ra fjala, dhe thua qe nuk je Salist dhe e therret si Berisha kur dihet qe ate e therrasin Edi edhe pse quhet Edvin) KA VJEDHUR AS ME PAK AS ME SHUME SE TE GJITHE PARAARDHESIT E TIJ NE ATE DETYRE. Problemi im eshte se paraardhesve te tij, duke nisur qe nga Brojka nuk u mbaj mend ndonje gje qe kane bere per Tiranen, pervec se kjoskezimin e saj dhe pleherizimin e saj deri ne palce. Ndersa Edi Rama, dicka (gjithmone une jam i mendimit qe mund te bente akoma me shume) ka bere. Kush banon nga kohe ne Tirane nuk mund ta mohoje kete.
Te kuptohemi mire, nuk eshte se Rama ka rene nga qielli. Sipas meje i/ju dha mundesia dhe punoi. Nqs del nje me i mire, MIRE SE TE VIJE. Nuk ka pse te lidhemi me individet. Demokracia eshte e bukur sepse duhet qe ata te vijne e te ikin (pa u dashur tu vrasim kalin).
Citim:

Kam fakte konkrete nga Vlora ime ku kryetarer kane qene tre socialist rresht.Do te isha dakord qe kushdo figure e paster e PS te konkuronte por jo edvin kapadaiu.Ai eshte njeri i irrituar dhe i papergjegjshem.Kjo u duk pak dite me pare,deri sa Nanua ja futi.


Nuk e di se si kane punuar kryetaret e bashkise se Vlores dhe pranoj qe mund te jesh i pakenaqur. Por ashtu sic nuk te jap mend per Vloren mos me jep per Tiranen duke qene se nuk jeton atje (dhe per me teper qe ne kohen kur ka qene kryetar Rama jetoje jashte shtetit dhe mendoj qe per pushime je kthyer ne Vlore)
Citim:

Sa per dijeni une nuk e gjej veten time as tek PD e as tek ndonje tjeter parti.Partia ime eshte Shqiperia.



Citim:

Sa per Nano ******hatokracine as qe dua te degjoj per te.Ti e kupton,por komentet i bene si te intereson.Nanon po e bene president edvini jot.Deputetet e PD nuk e duan Nanon,por kur nje njeri kapadai e me te meta mendore kerkon zgjedhje te parakoheshme,patjeter Saliu do mundohet te gjej aleate.Keta pra jane pasuesit e Nanos dhe nuk jane pak.


Mendoj qe Rama, si c’do politikan qe merret me politike do qe “ta heqe qafe” Nanon. Mos na shit perralla. Pa hyre ne brendesi te problemit (sic e shpjegova une mendoj qe nje krize presidenciale per te vajtur ne zgjedhje eshte gabim politik) C’DO KRYETAR I OPOZITES NE BOTE DO QE TE BEJE TE BJERE QEVERIA DHE TE FITOJE PUSHTETIN. Nuk mund te akuzosh Ramen se do qe te rrezoje Berishen (eshte e njejta gje qe do te beje Berisha po te kaloje ne opozite).
Nanon po e ve Berisha president. Fakti i kandidatures se Topit qe te shpjegova heren tjeter deshmon per kete. Ne “konfliktin” per kodin zgjedhor, kur opozita dilte nga salla, ne salle ngeleshin 83 deputete. Nqs keta do votonin bashkarisht per Topin, s’ta merr mendja qe nje opozitar reformist ose “i perparuar” do t’ja jepte voten e tij? Une mendoj se po. U bene keshtu 84 vota dhe u zgjodh Topi president. Leri ato qe Sala kerkon “aleate”.
Citim:

Bamiri ashtu sic thoni edhe ju eshte nje djale i persosur,por edhe nje politikan i kompletuar.Problemi eshte se edvinit nuk i besohet dhe keshtu do te ndodh ajo qe nuk e deshirojme.Nano president.


shif me siper
Citim:

Me thoshe se nqse Saliu do te thosh qe edvini eshte djale i mire une do te thosha Urraaaaa. Jo mor djale e ka gabim.
Une nuk ndikohem nga askush per vete moshen time,sepse kam aq pjekuri e pervoje qe ta shoh nje politikan ne raport me ato se cfare bene per vendin,jo se cfare bene per nje grup njerezish interesaxhinj e servil.Keta e kane ushqim te tavolines se tyre qenien anetare e militante te nje partie,sepse nuk jane te zotet te bejne asgje,vecse te zene ndonje kolltuk, i cili te krijon lehtesira per te vjedhur.


A nuk po justifikon aleancen e Berishes me Nanon? C’do te thote kjo? Qe nuk ndikohesh?
A nuk po thua (natyrisht pas takimit Nano-Berisha) qe Rama eshte SHUME ME I KEQ se Nano?
E pra, me thuaj nje epitet qe Berisha i ka vene Rames dhe nuk Ja kish vene me pare Nanos. Perkundrazi Nano ka me shume. E pra, perse na shkoka mire Nano President dhe jo Rama kryeminister? Sepse e thote Sala, perndryshe do thoshe/mendoje qe, nqs nuk ka alternative tjeter por o Nano president ose zgjedhje te parakoheshme, ME MIRE NE ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME. Ti kthehemi edhe njehere popullit dhe le te jete vota e tij ajo qe te vendose.
Citim:

Gjykon gabim artum,sepse u perkas atyre klasave qe ata qe te kam vene ne thonjza u thoshin armiq edhe pse te paret e mij s'kane qene te till.Nga mendimet dhe dinakeria e sulmet qe bene duket se i perket asaj klase qe ua ka bere borxh shqiptareve.Ka ardhur koha qe te gjithe ata qe jane ne pushtet te ndrrohen se jane konsumuar.Kjo vlen per te dyja palet.
E rendesishme eshte qe kemi pika takimi.
Respekte [/B]

Une, per shume faktore por edhe per moshen qe kam nuk bej pjese e asnje klase qe u ka bere keq shqiptareve. Nuk sulmoj dhe nuk jam dinak (pse ne shqiptaret duhet gjithmone te etiketojme njeri thetrin). Them ate qe mendoj, nuk pretendoj qe te kem te drejte, dhe pavaresisht se mund te mos jemi dakort mendoj qe c’do shkembim mendimi, pa eksese, eshte nje pasurim per te gjithe pjesemarresit.
Pershendeteje dhe ty.

p.s. Te me falesh qe kam folur me ti dhe jio me ju por e kam bere per thjeshtim dhe jo per mungese respekti.


  Gjithsej 148 faqe: « E parė ... « 36 37 38 39 40 41 42 43 44 [45] 46 47 48 49 50 51 52 53 54 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.