Forumi Horizont Gjithsej 148 faqe: « E parė ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Kush fiton ne Tirane Rama apo Olldashi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12874)


Postuar nga IQVLORA datė 24 Janar 2007 - 13:47:

artum

Me keni keqkuptuar i dashur.Une e di qe kapitalizmi e ka ne gjak korrupsionin,nqse ky nuk luftohet me mjete efikase.Edhe ne kohen e socializmit kishte korrupsion dhe ky shprehej ne forma te ndryshme;aq sa ishte takati i njerezve.Per te siguruar nje vend pune,per te marre nje shtepi korrupsioni shfaqej me shitje nderi,me qirasje e plot forma.
As qe pretendoj qe ne kohene qeverise se PD nuk ka patur korrupsion,por problemi diskutohet per 2005.PS-ja na radhiti ne te 125-t ne radhen e vendeve me te korruptuara.Nuk duhet ta mbroje qeverine e PD, sepse ishte ajo qe shiti nafte serbeve kur ata vrisnin popullin boshnjak,por duhet bere edhe pak krahasim.
Ne vend qe te ulej ky korrupsion u rrit me permasa te frikeshme,sa Europa vuri alarmin.Cdo qelize e atij qe ne e quajme shtet u moleps me korrupsion.Qeverisja socialiste e kthehu ne sistem korrupsionin.Shqiptaret u detyruan ta pranonin kete lloj qeverisje duke menduar se keshtu qenka ekonomia e tregut.Ata qe punojne ne zyrat e shtetit patjeter u ''takon bakshish'',doktoreve duhet tu paguash se ata te lene te vdesesh;ata ja bejne lindjen me thike grave,nenave e motrave tona,prandaj duhet tu japesh pare.Ilacet duhet t'i marresh ku te te thone ata.Ata kishin hapur klinika private ,por vizitat i benin ne spital dhe i mjekonin me mjete e medikamente te shtetit.Ka shume per te thene dhe nuk jane me '92,97'98 a me 2000 por me 2005.Krahasimet tuaja jane te largeta i dashur.Ke ikur shpejt dhe ndofta nuk e ke informacionin e duhur.
Ti paske qene i imunizuar ,por une e kam provuar vete kur kam shkuar atje.Edhe une nuk kam paguar asgje sepse ja kam perplasur ne fytyre punonjeses se gjendjes civile,gjer sa me erdhi polici te vinte dore.Nqse nuk do t'i kisha treguar pasaporten qe mbaja me vete do ta kisha pesuar nga ky injorant i vene ne mbrojtje te pisanjoseve.
Opozita
Jo miku im une e quaj nje pasuri opoziteten konstruktive,sepse ajo me luften e saj ne parlament nuk e le poziten te gaboj,por si i behet me bilbilaxhinje,klarinetaxhinjte e daullexhinjte qe shkaterrojne sallen e parlamentit,apo me ate qe flet mbas gardhit si Rama.Ky tekahyt na kerkon zgjedhje te reja kur dihet qe vendi jone i varfer nuk e ka komoditetin te beje cdo vit zgjedhje sepse i do qefi nje kapadaiu qe rri si garip para gazetareve.Figura e tij,sjellja e tij,qendrimi prej kapadaiu e fodulli te lene nje pershtypje te keqe.
Une mendoj se ai do te jete humbes.
Presidenti
Zgjedhja e presidentit me konsensus ose ardhja e Nanos varet nga ky kapadai.Te zgjedhi e te marri.
Ja vlen te shkembejme mendime me ju


  Gjithsej 148 faqe: « E parė ... « 38 39 40 41 42 43 44 45 46 [47] 48 49 50 51 52 53 54 55 56 » ... E fundit »
Trego 148 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.