Forumi Horizont Gjithsej 5771 faqe: « E parė ... « 5626 5627 5628 5629 5630 5631 5632 5633 5634 [5635] 5636 5637 5638 5639 5640 5641 5642 5643 5644 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Nė rrotė tė lirė...kėtu nuk ėshtė filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)


Postuar nga robert datė 15 Korrik 2016 - 16:34:

Hem! Ishte kampionati kombetar i atletikes ne Shqiperi tek stadiumi Qemal Stafa, diku aty ne vitet '80, nuk me kujtohet mire nese fillimi i 80-ave apo gjysma e dyte e tyre. Une vajta pasdite dhe u futa pa bilete nga 10-cja, se s'kishte as polic, as roje. Te dy 10-cet ishin krejt bosh!! Asnjeri! Edhe tek 20-cja asnjeri, apo me duket nja dy veta!! Tek tribuna nja 20 veta!!! Pashe ato gara qe ishin dhe ika ne shpi. Pas nja 2-3 vjetesh, pasi u njoha rastesisht nga nje shok me (tashme) nenkampionin e kercimit me shkop, (ish kampion) Pavllo Mihalin, ky, kur takohemi njehere te dyte apo te trete, shkon e merr ne shpi nje fotografi, ku kish dale ai duke kercyer me shkop, dhe tek shkallet e stadiumit (tek 10-cja) nje njeri duke ndjekur kampionatin e atletikes. -Mos je ti ketu? -pyet Pavllo, sepse njeriu dukej si une, ndonese larg ne sfond. -Po -i them une, -une jam, po ndiqja kampionatin e atletikes, se me pelqejne disa gara, mes tyre dhe ajo e jotja e kercimit me shkop. (Ishte koha kur konkurrenca midis Pavllo Mihalit dhe Sazan Fishekut komentohej shume nga ata te sportit.) Pas ketij momenti kemi qeshur dhe kemi bere shaka te dy me hidherim per ate interesim aq banal te publikut shqiptar ndaj atletikes.
M'u kujtua kjo ngjarje nga rasti i Geges tani ne kampionatin europian te atletikes. Sikur ky kampionat te ish bere nja nje-dy muaj me distance nga kampionati i futbollit, padiskutim qe interesimi i gazetarve dhe publikut do te ishte paksa me i madh. Por panvarsisht nga kjo, te pakten interesimi i gazetarve duhet mos ta humbiste kete eveniment te atletes shqiptare, ndonse i vetmi ndoshta ne kete kampionat europian. Eshte per te ardhur keq! Nga ana ime ekipi i futbollit ka noten 4+ deri 5-; ndersa kjo atlete ka noten 9. Mirpo shperblimi (nuk e kam fjalen aq per ate material se sa moral, shpirteror) eshte i zhdrejte!!!


  Gjithsej 5771 faqe: « E parė ... « 5626 5627 5628 5629 5630 5631 5632 5633 5634 [5635] 5636 5637 5638 5639 5640 5641 5642 5643 5644 » ... E fundit »
Trego 5771 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.