Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga anaz datė 23 Gusht 2004 - 11:00:

Copeza nga jeta e nje mikeje

Kjo eshte pjese nga ditari i nje mikes time. Nuk donte ta postonte vete ne forum se do te kuptohej qe do te ishte ajo. “Do te ndihem me mire nese dhe te tjeret e lexojne, jam e sigurt qe dhe O…do ta lexoje ” tha ajo.


KAM FRIKE MOS TE TE HUMBAS


Jam betuar, nuk do te te telefonoj me une. Kam qene une gjithmon e para qe e kam bere kete….perse? Duke ditur shume mire vendin ku punoj numrin e telefonit.
Eh e di e di edhe persene, eshte thjeshte ngaqe te dua aq shume saqe nuk dua te jem larg teje as edhe per nje minute. Nuk kam dashur kurre te te humbas edhe pse shpesh here kam ndjere peshen e rende te telefonit te me mbyllet mbi fytyre…Pse te ndodhe. Pse?
Ndoshta ti i jep shume rendesi vetes dhe disa here me ke thene “duhet te kesh respekt per veten”
Kujton se me mungon ky respect…., jo madje e kam te tepruar, por kjo qe po ndodh eshte dicka qe po ndodhe vetem me ty “Z. O”. Po te them zoti sepse keshtu te duket vetja, te pelqejn kur te tjeret te mbivleresojne, te pelqejne lajkat e te tjereve dhe jo fjalet e verteta qe dalin nga zemra e dikujt qe vertet te do.
Ishte dite dimri dita kur u takuam, ishte ditlindja jote…. e maban mend, 28 Janar….dhe ditet kalonin, kishe shume probleme normale si cdo njeri dhe une qe mundohesha te te qendroja sa me prane me sa mundesha. Mundohesha te te kuptoja edhe pse shpesh here nuk arrija. Per ty gjithcka ishte dhe eshte e rendesishme pervec meje. Eshte kjo gje qe me ben te ndihem shume keq.
Eshte nje dhimbje e tmerrshme qe me ka pushtuar te gjithen, nuk di cfar bej, nuk di cte mendoj me pare. Mundohem te te justifikoj duke thene ky eshte tipi jot, por kur shoh sjelljen tende me te tjeret kuptoj te kunderten.
Mbaj mend qe fytyra jote ka qeshur vetem nje here, a jo dy here me fal dhe ne ato caste jam ndjere njeriu me i lumtur ne bote.
Ka qene nje here kur une jam kthyer nga shkolla isha bere uje dhe ti duke me pare me the je bere si macke…… sa do te doja ta kuptoje sa shume kisha nevoje per ngrohtesine tende, te me qendroje prane, nuk besoj se kerkoj shume apo jo…?
Hera tjeter ka qene ne nje dite shume te nxehte, do pinim kafe tek Friends dhe une nuk hyra tek kafja por po te prisja jashte. Kur me pe fytyra jote qeshi dhe me pyete kaq i rendesishem qenkam sa me pret ne pike te vapes….une vetem qesha dhe do te doja qe vertet ta kuptoje qe je shume i rendesishem madje shume me shumeeee sec ti mendon O…. Nuk e di nuk do te doja qe gjithcka te perfundonte per vet faktin se une te dua, por nje gje duhet te kem parasysh (kete ja them vetes), duhet te mesoj te kem respect per veten, ashtu sic ti me ke thene dhe kete respekt duhet ta kene njerezit qe dua me shume, pse jo edhe nga ty O… Ndoshta do te jete me mire keshtu. Nuk dua te vuaj me jam vertet keq edhe pse ti me sheh gjithmon me fytyre te qeshur. A sa do te doja qe te arrije te me kuptoje, te shihje ne brendesi te zemres, por me sa duket nuk do ta besh kurre kete dhe do te vazhdosh te mendosh si gjithmon pa asnje problem mund ti them c’te me vije ne goje e rendesishme eshte qe asaj si ben asgje pershtypje, por nuk eshte aspak e vertete.
Nejse edhe pas gjith kesaj une vazhdoj te te dua dhe se di nese kjo eshte e drejte apo jo….
Kam pasur gjithmon frike mos te te humbas, por edhe nese te humb do te gjej forcat per te vazhduar te jetoj perseri.


  Gjithsej 672 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.