Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga BluE_icE datė 05 Shtator 2004 - 07:59:

sure

the First option is more likely to happen ... :p



Fantasy melding "some" past.(just having fun in writing)

Ajo u fut me nxitim ne banke.Hapi deren duke mbajtur te shtrenguar nen sqetull canten e saj te zeze ,u pa shkarazi ne vitrinen e qelqte ,pastaj me koken lart dhe me takat qe kercisnin neper pllaka eci drejt tellerit te pare.Floket e gjate te zinj dhe rebele i kishte leshuar mbi supe ate dite.Kish veshur nje bluze burghandy pa menge dhe nje fund trecereksh te zi qe dukej si per prerje latine. Gati gati i dukej sikur po gatitej te kercente passo doblen. Mungonte vetem vera e bardhe Chardonnay qe ajo porosiste gjithmone kur dilte me miq.Teksa iu afrua banakut i foli djalit qe akoma s'po merrte veten prej hyrjes se saj ceremoniale dhe i tha me nje ze te holle dhe te lakueshem se deshironte te bente nje transaction.Me canten akoma te shtrenguar nen sqetull kish filluar te fliste per vapen e padurueshme , per uljet e cmimeve te veshjeve ne Filene's Basement , per uraganin jugor Charlie dhe kish perfunduar duke ngritur vetullat perpjete dhe duke harkuar buzet gjithe merzi per taksat e larta e pasuar nga nje batute kundra Bushit. Djali qe nderkohe po merrej me transaksionin kish veshur buzeqeshjen cliche' vetem per customer service teksa nuk dinte si te ndalonte ankimet e klientes dhe nuk donte te nxiste me tej biseden.
Me pas vajza kish pushuar dhe duke trokitur gishterinjte mbi banak kishte kthyer koken gjithe pertese dhe merzi, sikur telleri te kish qene njeriu me abnoxious ne bote, drejt deres se bankes dhe kish pare SUV-ne e kuqe te parkuar ne buze te saj.
E nderkohe qe po shihte drejt makines ,nje burre zeshkan u afrua, hapi deren e saj me shpejtesi dhe ndezi motorrin brenda pak sekondave.
Ajo e alarmuar thirri fuqishem dhe me takat qe i trokisnin kish vrapuar jashte bankes per ta ndaluar vjedhesin .Per fatin e saj te keq s'kish arritur dot.Kish pare makinen e saj te largohej dhe te linte vetem shenjat e gomes se djegur ne asfalt prej shpejtesise dhe eren e rende. Atehere per te bere nje tentative qe me shume shprehu inatin e saj sesa beri pune ajo hoqi njeren sandale dhe e flakeriu mbi makine.
Ishte e sigurte qe fytyren e burrit e kishte pare diku. Kishte floke te zinj ,sy te zinj vetulla te trasha te zeza, ezmer-gjak latin ndoshta.
Dhe teksa i kaloi neper mendje detajet ,c'kishte veshur ,levizjet e shpejta si nje flash u bind per se dyti qe burrin e kish pare ,e kish njohur por sado qe perpiqej te kujtonte se kush ishte nuk arrinte dot.
Vuri duart ne floket e gjate sikur donte te mbahej atje dhe kur u kthye perseri tek telleri i tha gjithe padurim ti telefonote policise.
Ai i nervozuar duke dashur te ruante gjakftohtesine ,kish vepruar ngadalshem.
Vetem atehere ajo pa qe canten te cilen pak minuta me pare e mbante shtrenguar nen sqetull si ata manjaket qe s'leshojne prej duarve valixhe me dollare ,nuk e kishte me vete.E kish harruar ne banak teksa kish vrapuar drejt makines dhe tani ishte zhdukur . Pasi pyeti djalin ,njerezit perreth ,deshmitare te mundshem ne e kishte marre njeri canten ajo mori pergjigje negative .Atehere ajo kish kapur per gryke tellerin dhe gjithe inat i kish thene ti telefononte policise ASAP (as soon as possible)
E teksa rrinte ne trumen e njerezve ,perpiqej te mose leshonte veten. E dinte qe Craig kishte paguar njerez ne kerkim te saj ,e dinte gjithashtu qe ishte ne mes te dy zjarreve. Kish menduar qe e vetmja gje qe duhej te bente ishte te largohej sa me pare prej NY por tani qe s'kishte asnje dokument me vete ,pa llogari bankare ,pa ID ,pasaporte dhe mbi te gjitha pa diamantet e Mithres te fshehur ne nje kuti tualeti ne canten e zhdukur tashme ajo s'dinte nga tia mbante.
S'i mbetej gje tjeter vecse te kerkonte ndihmen e policise dhe tu rrefente deshmine e saj.
-Po fillon lufte te rende? Whatch me!-kish thene neper dhembe dhe kish ngritur koken lart.


  Gjithsej 672 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.