Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Gjuha Shqipe (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=122)
-- ALBANY (prejardhja e ketij emri) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10454)


Postuar nga Isra datė 21 Tetor 2005 - 13:08:

Kuptimi i fjaleve: Akademi, Univesitet, Lice, Gjimnaz

Nė biseda, nė medien e shkruar e atė elektronike hasen shpesh fjalėt akademi, universitet, student, lice e gjimnaz. Pėr kureshtarėt , shtojmė si mė poshtė:



AKADEMI

Nė “Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe” (1980), botim i Institutit tė Gjuhėsisė dhe tė Letėrsisė, fjala akademi pėrcaktohet: (1) Institucion i lartė shkencor ose shoqatė e pėrhershme dijetarėsh e njerėzish tė kulturės, qė merret me organizimin e drejtimin e punės shkencore dhe me kėrkime e studime. (2) Shkollė e lartė pėr disa degė tė veēanta.

Kėshtu thuhet nė fjalor. Po ku e ka fillesėn e nga vjen ky emėr?

Tezeu, mbreti i Athinės, rrėmben Helenėn, vajzėn e mbretit tė Spartės. Nė kėrkim tė motrės sė tyre vėllezėrit Kastori dhe Poluksi, u ndihmuan nga njė banor i Athinės me emrin Akadem. Spartanėt, nė luftėn kundėr Athinės, shkatėrruan gjithēka, por nuk prekėn pronat e Akademit, qė ndodheshin shumė afėr mureve tė qytetit. Vendi i quajtur Akademi u bė simbol i paqes dhe i qetėsisė nė vendin e shkatėrruar nga lufta.

Shumė vite mė vonė, afėr Akademisė, u vendos filozofi i lashtėsisė, Platoni (427-347 p.e.s), qė jetoi aty rreth gjysėm shekulli, i rrethuar gjithmonė nga nxėnėsit e shumtė tė tij. Kėshtu, Akademia ka qenė shkolla mė e njohur e lashtėsisė dhe nga ajo kohė e deri mė sot shumė institute shkencore dhe shkollore u quajtėn Akademi.



UNIVERSITET

Nė “Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe” (1980): Shkollė e lartė qė pėrfshin shumė fakultete, ku pėrgatiten specialistė pėr degė tė ndryshme tė shkencave dhe bėhen kėrkime e studime shkencore.

Nė mesjetėn e hershme shkollat e larta nė latinisht quheshin studium, qė kishte kuptimin pėrpjekje, mundim, zell, synim. Ndėrsa student vjen nga fjala “studiosus” - i zellshėm, i kujdesshėm, qė pėrpiqet, ose i ditur. Nė fillim tė shekullit tė 13-tė shkollat e larta filluan tė njihen me emrin universitete. Nė vitin 1209 u themelua Universiteti i Kembrixhit nė Angli, ndėrsa Universiteti i Parisit mė 1215.



LICE

Nė “Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe” (1980): Shkollė e mesme e arsimit tė pėrgjthshėm (nė sistemin arsimor tė disa vendeve tė Europės Perėndimore, si edhe nė Shqipėri para Ēlirimit)

Nga historia mėsojmė se mendimtari i madh i lashtėsisė, Aristoteli, (vitet 384-322 p.e.s) pati krijuar gjimnazin e tij nė afėrsi tė Athinės, nė korijen Likejon (Lykeion), pranė tempullit tė Apollonit. (Interesante ėshtė se edhe Platonit i pėlqente qė bisedat filozofike t’i zhvillonte nėn hijen e njė korije tė shenjtė). Ky gjimnaz mė vonė u quajt Like, prej nga rrodhi emri Lice.



GJIMNAZ

Nė “Fjalorin e gjuhės sė sotme shqipe” (1980): Emėrtimi i shkollės sė mesme tė arsimit tė pėrgjthshėm nė disa vende (deri para disa kohėsh edhe nė Shqipėri).

Fjala Gjimnaz vjen nga greqishtia gimnazo (gymnazo) - ushtroj, stėrvis. Nė kėto shkolla edukoheshin dhe kaliteshin luftėtarėt e ardhshėm. Kėtej rrjedh dhe fjala gjimnastikė.



(Nadia Korca)


Postuar nga robert datė 02 Nëntor 2013 - 17:43:

Pa dashur pashe kete rubriken ketu, mbi prejardhjen e disa termave. Alban-i-y! Nga tetvjecarja (e jone e dikurshme) dinim qe "alb" quheshin ne latinisht dhe gjuhe te tjera te vjetra "e bardha". Kjo vete duhet te vije duket nga "a" "la" = esht i larte, pra njerzit e lartem (te maleve) qe ishin te bardhe, apo rete lart ne qiell po ashtu te bardha. "Bani" do te kete te bej me "bini", po jo vetme ne kete kuptim, (qe gjithashtu gjindet edhe ne gjuhe te tjera te vjetra), por edhe te "njeriut", apo nje pjestari te caktuar te nje fisi (apo shoqerie) te caktuar. Pra, "alban" ka treguar duket njerzit e bardhe e te veriut para 2-3 mij vjetesh.
Per korrektesi, ky shpjegim qe dhashe une ketu, nuk eshte autentik nga une, por eshte nje (hipo)teze e vjeter gjuhetaresh.


Postuar nga robert datė 02 Nëntor 2013 - 18:00:

Persa i perket fjales "akademi", qe pak a shume 2-3 mij vjet me pare tonizohej: "akadhemi" ne pellgun helen, duket vjen nga disa pak qindra vjet me pare akoma, nga "a" (esht) + "ka" (ka, -keto te dyja mund te kene dhene dikur dhe diku termin e "kreut", "kokes", "parise", dicka te dale, etj. ne kete kuptim), + "dhe" (dheu, toka) + "mi" (mbij apo kthej, pra punoj token), ku keto dy te fundit kane simbolizuar kulturen e re, (tashme disa qindra vjecare ne Hellade), ate pro-egjyptase, te punimit te tokes. Kjo kulture e caktuar fetare do ti jepte vendit te larte te shkences nje fjale (term) qe bazohej ne termat kryesore te asaj kulture dhe filozofije fetare te asaj kohe dhe vendi, e qe ishte: mbeshtetja tej Toka Meme (Deu-s) per te gjitha te mirat e kesaj jete.
Patjeter ne kete kohe (400-500 vjet para Kr.) edhe vete bashkimi tonor "dhemi" do te kete qene si nje fjale kyce dhe simbolike me perdorim fetar-kulturor, qe tregonte se nga dheu vinin te mirat per njeriun. Pra, kur thoshe "dhe-mi", tregoje se i pwrkisje henorve te trinitetit, qe tashme ishin sundues ne Atike dhe gati ne gjithe Helladen. Para tyre ishin jonianet e vjeter (henoret e vjeter) qe kishin dyzimin si filozofi te tyre, e te cilet kane luftuar me shekuj (ajo qe quhet Lufta e Trojes) me dielloret e trinitetit, nje pjese e te cilve u kthyen ne henore, por me filozofine e trinitetit pro-egjyptase-mesopotamase.


Postuar nga robert datė 02 Nëntor 2013 - 18:09:

Komenti i mesiperm (akadhemi) eshte kryesisht nga une.
University, dihet se vjen nga latinishtja dhe dallohet menjehere qe kemi: univers + ty/te/ti. Termi "univers" dallohet qe vjen nga "un"/"an", qe ka pas treguar qiellin ne semitishte te ndryshme, (ne shqip ka treguar Henen), + "vers" qe ne mos gaboj tregon rrotullimin (shpresoj mos ta kem gabim). Pjeseza "te", "ty", "ti", ndoshta eshte "dielli", ngaqe kjo fjale (te, ta, ty) katreguar diellin ne gjuhe veriore europiane, (gjindet gjithkund), pra ne kete rast nuk do te thote te kemi patjeter diellin, por nje fuqi te larte, apo ndricimin hyjnor, etj. ne kete kuptim. Pra, shkolla me e larte, ku mesoheshin ceshtjet me te koklavitura astronomike dhe astrologjike do te rridhte nga termi popullor i "universit".
Patjeter kjo duhet tu kete rene ne sy edhe shume te tjerve me pare ne sy. Here tjeter une do te shoh ne ndonje liber etimollogjik.


Postuar nga robert datė 02 Nëntor 2013 - 18:14:

Termi "Lice" duket ka prejardhje nga ai qyteti qe permend pyetsja me lart. Pra shpjegimi eshte dhene nga vete pyetsja.
"Gjimnaz" me duket e veshtire. Por thjesht si hipoteze mund te bazohesha tek "gjum" + "na-s", pra gjumin nuk e le te me zere, pra njeri i gjalle. Kete hipoteze nuk e besoj as vete, per me teper qe e kam shtruar keshtu shpejt ne menyre metafizike, ngaqe kam dhimbje tek kembet tani dhe nuk mund te rri gjate per nje shpjegim me dialektik.
Cdo kritike eshte mirpritur, sepse shume mendje sjellin me shume nga nje mendje.


Postuar nga robert datė 22 Nëntor 2014 - 17:03:

Duke hedhur syte kot tek kjo teme, pashe emertimin e Liceut dhe mu kujtua dicka nga nje punim qe mbarova para nja dy muajsh, dhe thashe ta hedh ketu vetem ate pjese; ndoshta i duket ndokujt interesante. Mbi vete Liceun nuk kam gje ne kete punim, por pas leximit te kesaj pjese qe vjen me poshte, cdo kush do mendoje se ka shume mundesi qe "Lice-u" vjen nga pema e Lisit, ku mblidheshin dikur burrat e ditur e diskutonin problemet e ndryshme. Kush ka durim le ta lexoje. Po e ndaj ne disa pjese.
...
Tek shohim fjalėt e mėposhtėme hungareze, e tek i krahasojmė me ato turke, shohim mė sė shumti mospėrputhje. E megjithatė, me tė drejtė ato janė kategorizuar nė tė njėjtin grup, atė alltajo-ugur. Por un do thoja se po me tė drejtė, si kjo hungareze ashtu dhe ajo turke kanė boll ngjashmėri me gjuhėt IE. P.sh., tek turqishtja kishim pėr qytetar = vatandash, ndėrsa tek hungarezja = polgar. Duket ashiqari, se si kjo turke, ashtu dhe kjo hungareze nuk kanė tė bėjnė me gjuhėt alltajo-ugure, (ndonėse ne nuk i njohim ato). Vetė si koncepte kėto janė tė reja, -jo mė tė hershme nga 4÷3 mij vjet-, dhe i pėrkasin shoqėrive tė zhvilluara, prej nga janė huazuar.
Vetė fjala vatan gjindet nė shumė gjuhė pėr vendin ku banon, pėr atdheun; si nė arabishte ashtu dhe kudo. Nė persishte bėn –nė mos gaboj– bhatan. Pra, turqishtja ėshtė bazuar pėr termin qytetar tek fjala e gjetur nė jug tė kontinentit aziatik, vatan. Por dhe kjo hungareze duket nuk ėshtė autentike alltajo- dhe fino-ugure, por duket ėshtė bazuar tek ajo fjalė e greqishtes sė vjetėr, poli-s, qė tregonte qytetin, grumbullin e njerzve. (Do flasim pak mė poshtė pėr ‘tė.) Edhe fonem-morfema e dytė nė emėrtimin hungarez, gar, ka shumė mundėsi tė jetė e huazuar nga aq e pėrhapura fjalė e gur-it (sasso, pietra; Stein) nė shumė gjuhė dhe (duket) me prejardhje nga semitishtet e vjetra veriore, kėr, kur. Pra, fise veriore ballkanase e kanė tė formuar emėrtimin e qytetarit nga fjalėt greke antike. Si poli-s ashtu dhe agora (vendi ku mblidheshin burrat dhe diskutonin problemet e fshatit apo qytetit nė shoqėritė greke antike), janė dy pjesmarrsit e fjalės hungareze. (Vazhdon


Postuar nga robert datė 22 Nëntor 2014 - 17:05:

( vazhdim ) :
Tani, meqė na dualėn para kėto dy fjalė greke tė vjetra, mendojmė ti identifikojmė se nga e kanė prejardhjen, mė saktė: si janė formuar.
Unė dyshoj se tek polis kemi njė fjalė tė formuar diku aty 5÷4 mij vjet para Krishtit, nga mbledhja qė bėnin burrat e fshatit nė qėndėr tė fshatit, tek lis-i (querce, quercia; Eiche).
Tipike e fshatrave shqiptarė tė jugut, atyre tė Greqisė, por edhe disa zonave veriore shqiptare, si dhe edhe nė vende tė tjera, (sidomos tipike ka ngelur kjo –ndonėse mė tepėr si kujtim– nė Gjermani), ėshtė pasja nė qendėr tė ēdo fshati nga njė pemė tė lashtė. Pikėrisht lisi ka qenė pema tipike, e cila mblidhte burrat e fshatit, ku dhe bisedohej e diskutohej. Kjo ndoshta vjen ngaqė lisi ka qenė mjaft i pėrhapur nė atė kohė nė Europėn jugore, (Europa veriore ishte akoma shumė rrallė e banuar, nga shkaku i borės dhe tė ftohtit e pėrhershėm), zonė jugore kjo e cila –duket– pėrjetonte atyre kohrave (9÷7 mij vjet mė parė) fillimet e klimės subtropikale.
Tani, para se t‘ecim mė tej, do bėjmė njė parantezė tė vogėl me panoramė botanike, pėr tė sqaruar kėtė pemė „fisnike“, pasi ajo do na shėrbejė mė pas jo vetėm nė evolimet gjuhėsore, por edhe nė tregimet historike. Pėr shkak tė paqartėsisė qė unė kisha nė emrat e pemėve, si dhe vetė kėtyre pemėve tė mėpo-shtme, unė u detyrova tė gėrmoj pak nė internet. Bėhet fjalė pėr lisin, rrapin dhe dushkun. Fatkeqėsisht nė internet nuk gjen pėr momentin nė gjuhėn shqipe as edhe njė gjė mbi pemėt dhe llojet e tyre. E kundėrta ndodh nė gjuhėn gjermane, ku panora-ma botanike ka faqe tė tėra orientimi, (shiko p.sh. baumkunde).
Nė kėtė panoramė, (tė orientuar edhe nga Fjalori shqip-shqip i 1954-ės, i cili na jep edhe emrat latinisht tė kėtyre pemėve), ne shohim edhe njė herė atė rrugė evolutive tė natyrės, atė se si llojet e bimėsisė kanė qenė dhe janė nė ndryshim tė pareshtur, nga faktori terren-klimė-shkaktarė tė ndryshėm. Kėshtu, si prezantimi nė latinisht i lisit dhe dushkut, (qė nga Fjalori shqip-shqip parakuptohen si e njėjta pemė), quercus, ashtu dhe prezantimi nė latinisht i rrapit, platanus, na tregojnė nė internet vėrtet dy familje pemėsh, por aq tė ngjashme nė gjethe, sa nga syri i njeriut mund tė merren edhe si e tė njėjtės lloj peme.
Familja e quercus-ve paraqitet mė e gjėrė dhe e shumllojshme. Ndėrsa ajo e platanus-it vetėm me dy lloj pemėsh.
Njėra prej kėtyre dy lloj pemėsh, platanus orientalis, ėshtė mjaft e ngjashme me shumė lloje pemėsh tė familjes quercus. Ashtu siē dhe disa lloje pemėsh tė kėsaj familje tė madhe (quercus-i), si p.sh. quercus pectinata, nuk ngjasojnė me pemėt e tjera tė kėsaj familje (quercus-it).
Ndaj unė nuk do tė humbja shumė kohė nė familjet e kėtyre pemėve, pasi njeriu u vuri atyre emrat vetėm pas njė vėshtrimi tė shpejtė empirik, e jo njė studimi shkencor, si ai qė bėhet sot. Ndaj, nėse nė disa zona shqiptare quhet kjo pemė „fisnike“ rrap, e nė disa zona tė tjera quhet lis apo dushk, kjo nuk luan ndonjė rol nė „fisnikėrinė“ e kėsaj peme, pasi ēdo vend (fshat) kishte nė vendin ku mblidhej shpesh njė pemė tė zonės, njė pemė klasike, pra tė njohur, pemė patjetėr tė madhe, siē janė pemėt e tė dyja kėtyre familjeve, (pėr t’mos thėnė qė dhjetra mijra vjet mė parė, kanė qenė njė lloj familje, por kushtet e terrenit dhe klima i kanė ndarė, ashtu siē kanė ndarė/krijuar edhe pemė tė tjera tė ngjashme me ‘to, si ato tė gėshtenjave, ahut, etj.).
Mendoj se rrapi ėshtė mė sė shumti pemė jugore, pra qė e duron mė pak tė ftohtit, ndėrsa lisi ėshtė pemė (paksa) veriore, qė e duron mė shumė tė ftohtit. Biles ky kusht, duhet tė ketė bėrė qė lisi tė rrjedhi nga rrapi, pra familja e quercus-it tė ketė njė lloj prejardhje nga familja e platanus-it, panvarsisht se platanus-i hispanik quhet (nė internet) si bastard, njė rrjedhje nga platanus orientalus dhe njė platani amerikan perėndimor, ndoshta kjo nga qė platanus-i prezantohet vetėm me dy lloje pemėsh, (quercus-i prezantohet me shumė lloje pemėsh). ( vazhdon ) :


Postuar nga robert datė 22 Nëntor 2014 - 17:07:

( vazhdim ) :
Tani kthehemi tek polis-i grek. (Lexuesi e kupton se kėtu termi grek duhet futur nė thonjza, e biles edhe ai helen, pasi janė mė tė vonėt nga fenomeni i mbledhjes sė njerėzve rreth lisit, feno-men ky jo vetėm ballkanik e europian, por edhe i vendeve tė tjera nė Azi. Por vėnia gjithnjė e thonjzave kėrkon pėrsėritje shpjegimesh, ēfarė do t’na zgjaste pa dobi.)
Ky emėrtim pėr qytetin, vetkuptohet rrjedh nga emėrtimi pėr grumbullin e njerėzve. Dhe ky grumbull njerzish ishte rreth kėsaj peme, qė nė gjuhėt greke (kupto: paragreke) quhej lis.
Unė jam tepėr i sigurtė, qė kėtė fjalė, (apo pėrafėrsisht si kjo fjalė, si lesh, lajsh, lush, etj.) ta kemi nė njė e mė shumė gjuhė edhe pėr konceptin e mbledhjes (riunione; Versammlung).
A ka kjo pemė veti hyjnore mė shumė se ēdo pemė tjetėr? Nuk e besoj! Por diēka tjetėr di mirė: emėrtimi i saj ėshtė mėse njerėzor; njeriu i lashtė tha: le zė (lascia voce; lässt Stimme), ēfar e kupton ēdo kush nė botė, vendi ku mblidheshin burrat dhe lėshonin zėrat e tyre, pra mendimet e tyre mbi probleme tė ndryshme, apo dhe thjesht, pėr tė kaluar kohėn.
Tė dyja fonem-morfemat e mėsipėrme (le, la + ze, zė) i njeh tashmė edhe lexuesi qė nuk e njeh shqipen, -nėn parakuptimin se punimi ynė do tė ishte i pėrkthyer dhe lexuar nga ai.
Pra, lisi parakuptonte mbledhjen e njerzve, kėshtu do tė bėhej si fillim pjesė e emėrtimit tė mbledhjes: pė lis, (pėr lis-in; per il lis-so (per la quercia); für lis-ser (für die Eiche)), e pastaj tė qytetit, duke ndryshuar deri tek polis.
Qė kjo mbledhje njerzish pėrreth lisit u fetarizua, sepse edhe problemet e asaj kohe trajtoheshin kryesisht fetarisht, kjo nuk e ndryshon kuptimin etimollogjik tė fjalės.
E teksa me polis kuptohej tani njė substrat (njė komponim) tjetėr nga ai i mbledhjes sė zakonshme tė njerzve, ky fenomen i vjetėr i mbledhjes u emėrtua nė Greqinė antike (nė Eladha): agora. Ky vend tashmė modern, panvarsisht se nė natyrė, (dhe jo si sot nė salla tė mbyllura), ishte njė vend i ndėrtuar dhe rregulluar me gurė, ku uleshin burrat e shtresave tė ndryshme, tė cilėt nė bazė tė kodit tė kohės, konsideroheshin qytetarė tė lirė. Ndaj dhe ky vend morri kėtė emėr nga shkaku i gurėve tė rregulluar pėr mbledhjet e pėrhershme, a gor-a. Gjithashtu nuk duhet t‘harrojmė, se dhe qendrat e qyteteve nė kėtė kohė quhe-shin agora, pikėrisht nga shkaku i gurve qė kishin kėto qendra.
Qė dikush mund tė na kujtojė se nė greqishten e vjetėr gurit i thonė lithos, kjo ėshtė e vėrtetė.
Kėtu un mendoj (dyshoj) se mund tė kemi njė pėrkthim direkt tė kėsaj mbledhje tek gurėt, pra tė kemi: le thos, (le fjalėn; lascia la parola; lässt das Wort), nga njė grupim tjetėr njerzish, tė cilėt kishin njė paksa-tjetėr gjuhė. Nga kjo u kuptua si fillim vendi i gurit (ku mblidheshin llafollogėt), e mė pas vetėm guri.
Natyrisht kjo ngelet hipotezė, pasi fjala lithos mund edhe tė ketė tė bėj me thyerjen (thy, thyj, thyej; rompere; brechen). Ose ndoshta nga ndonjė kuptim tjetėr.
Definimi („konfondimi“) i mbledhjeve qytetare (agora) nė Athinėn antike me gurin ėshtė mėse i natyrshėm, pasi shpesh kėto mbledhje bėheshin nė qendėr tė qytetit, qė mė shumė se ēdo vend tjetėr i qytetit, ishte i rregulluar me gurė.
Tani ne kuptojmė edhe emėrtimin e qytetit tė Lezhės; emri antik nga „grekėt“: Lissos, nga latinėt: Lissus. Ky emėr rrjedh nga lisi „fisnik“ dhe „hyjnor“, rreth tė cilit mblidheshin burrat e diskutonin ēėshtje tė rėndėsishme.
Nėse dikush provon se nė Lezhė nuk ka patur kurrfarė lisi dhe as rrėnjė tė tij, kjo nuk provon mos-emėrtimin e kėtij vendi nga kjo pemė. Mjafton pozicioni gjeo-strategjik i kėtij vendi, -bie fjala: kalasė sė Lezhės-, qė ky vend tė bėhej nė kohėt antike pikė takimesh dhe diskutimesh pėr burrat luftėtarė, si dhe pėr prijsat e ndryshėm. Ndaj dhe do merrte emrin e atij simboli mbledhjesh, lisit. Pra, nuk ėshtė e nevojshme tė kėrkojmė vetė pemėt dhe rrėnjėt e kėsaj peme nė Lezhė dhe rrethinat e tij.
Edhe mbledhja e prijsave shqiptarė nė mesjetėn e vonė (1444) nė kalanė e kėtij qyteti, dhe lidhja e besės sė tyre rreth Gjergj Kastriotit, pėr tė luftuar kundėr hordhive osmane, nuk mund tė jetė njė rastėsi e kohės. Duket ky vend ka ruajtur nga lashtėsia mbledhjet e ndryshme princore. Dhe kėtė ia ka kushtėzuar thjesht pozicioni gjeografik.
Ėshtė e vėrtetė, qė janė Shkodra dhe Durrėsi ato qė kanė patur tė bėjnė me ngjarje mė tė dėgjuara tė antikitetit, kėto dy qytete nė krah tė Lezhės, rreth 10 dhe 40 km. larg saj. Por pikėrisht ky faktor ka bėrė qė Lezha tė ketė luajtur funksionin e njė pike tė qetė takimi krerėsh tė ndryshėm ilirė, pėrgjatė shumė shekujsh. Edhe vetė ajo ka patur mė vonė, -pak shekuj para Krishtit-, disa histori luftrash e betejash tė pėrgjakshme. Pėr kėtė mjafton vetėm njė klikim nė google – > Vikipedia.
Nė Vikipedia lexojmė se Lezha, -sipas Diodor Sikulusit-, na qenka themeluar nga Dionisi i I, pra nga tirani i Sirakuzės. Kuptohet se ky ėshtė njė lloj miti, pasi –jo vetėm nga gėrmimet arkeologjike, jo vetėm nga historitė e tjera tė shkruara mbi ‘tė, por edhe nga kėto qė ne provojmė kėtu gjuhėsisht– Lezha ėshtė shumė mė e vjetėr. Por nga kėto thėnie tė Diodor Sikulusit ne pėrforcojmė ato qė kemi thėnė deri tani e qė do themi edhe mė pas, atė se kjo zonė fisesh ilire i pėrkiste deri kėtė kohė rrymave fetare tė dyzimit. Zakonisht emri Dionis nuk gjindet kurrė nė mbretit qė i kanė pėrkitur rrymave fetare tė trinitetit. Biles ne kuptojmė edhe mė mirė ato luftra tė gjata tė illirve me helenėt, apo me maqedonasit, tė cilat i mėsonim nga faqet e librave tė shkollės. (Pėr sa i pėrket etnitetit tė palve luftuese, kjo nuk pėrfillej thuajse fare atyre kohrave.)
Le tė vazhdojmė aty ku e kemi lėnė analizėn gjuhėsore, pikėrisht tek fjalėt hungareze. ( Fund )


Postuar nga robert datė 22 Nëntor 2014 - 17:10:

Per ata qe kishin durimin ta lexonin kete pjese te ndare ne tre pjeseza: pra, ka shume mundesi qe fjala Lice te rrjedhi nga Lisi, si peme kjo ku mblidheshin burrat e fshatit, prijsit e ndryshem, dhe diskutonin problemet aktuale. Pema e Lisit eshte mjaft simbolike edhe ne mitollogji te tjera antike dhe deri mesjetare.


Postuar nga robert datė 08 Prill 2019 - 09:35:

Ndonese nuk ka levizur shume ketu pergjate dy-tre vjeteve te fundit, po hedh nje pershtypjen time mbi keta etimologet e rinj. Nje shkrim pasues me i gjate, po per kete problem, gjindet tek faqja ime: fjale cimbuese.

Rrevanshi i ri etimologjik

Po si natyra ā€“ku dy-polariteti është karakteristikë e trupave të saj, po si natyra ā€“ku bashkveprimi i trupave kryhet përmjet valëve, po si natyra ā€“ku vetitë e poleve ekspozohen "të urtë" e "të qetë" nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër aktivë dhe të vrullshëm, po kështu po lëvizin dy polet e sotëm etimologjiko-historikë në shkencën shqiptare, me valët e tyre të përhershme, herë dukshëm në media e herë tërhequr nga mejdani, me natyrat e tyre "paqësore" dhe "agresive". Në të parën rreshtohen korifenj të pazëvëndësueshëm të shkencës shqiptare, si gjuhëtari (por dhe historian) Eqerem Ƈabej, historiani Aleks Buda, numizmatiku-historian Hasan Ceka, gjuhëtari (sëfundi edhe historian) Shaban Demiraj, e me radhë më të vjetër e më të rinj, si A. Xhuvani, M. Domi, A. Kostallari, M. Korkuti, K. Kodra, A. Omari, e dhjetra të tjerë, disa prej të cilve renditen me librat e tyre edhe në bibliotekën time të shtëpisë. Në anën tjetër gjinden emra, të cilët kanë shpërthyer vrullshëm dy dekadat e fundit ndër lexuesit shqiptarë, në ekrane televizionesh gjithashtu, me teoritë e tyre fantastike të gjuhës Mëmë-shqipe e popullit-Baba shqiptar, një grup ky i lënë (duket demostrativisht) në heshtje nga gjuhësia dhe historiografia zyrtare, grup në të cilin gjinden emra të tillë, si Petro Zheji, Aristidh Kola, Nermin Vlora Fallaci, Arif Mathje, Arsim Spahiu, Elena Kocaqi, Altin Kocaqi, Niko Stillo, Margarit Nilo, Agron Dalipaj, etj., ā€“ky i fundit i dalë gjithë vrull në mesin e dekadës aktuale. Në youtube gjeni materiale boll nga ky grup i dytë historianoā€“etimologësh.
Përpara grupimit të parë, atij zyrtar, qëndrojnë për referim emra të tjerë, si G. Majer, Pederseni, Jokli, etj., jo një referim verbërazi, por me korrigjime e përmisime të përhershme në studimet etimologjike; në këto korrigjime dallon sidomos E. Ƈabej, e besoj edhe Kolec Topalli me fjalorin e tij së fundi. Gjithashtu përpara grupimit të dytë, atij jo-zyrtar, kemi emra të tjerë të dëgjuar, si Thomapulos, Spiro Konda, Z. Majani, etj., të cilët kanë gjurmuar për një vazhdimësi gjuhësore pellazgo-iliro, apo pellazgo-arbërore, si dhe pellazgo-etruske, apo etrusko-iliro-shqiptare. Kemi edhe emra të tjerë të përbashkët për të dyja grupimet, si për referim ashtu dhe për përmisime (deri dhe kundërshtime), si Franc Bopi, Kreçmeri, Konstandin Kristoforidhi, Panajot Kupidori, Jeronim de Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Skiroi e plot të tjerë.
Emra pa fund, studime pa fund, teorira pa fund. Dhe nuk shohim pika afruese në hapsirat operuese të të dy grupeve të sipër-përmendura, por dallojmë zhvendosje në kostelacione edhe më të largët. Sidomos nga grupimi i dytë, i cili tenton të shkojë drejt "izolimit" të gjuhës shqipe nën aureolën e shënjtë dhe hyjnore të Veçansisë së saj Qiellore. Si të thuash, gjuha shqipe po vendoset nga ā€˜ta në kafazin e artë, për tu admiruar vetëm nga larg. Ajo ka nisur të konsiderohet gjuhë simbolike, që do të thotë se cilido tonizim i shkronjave të saj (a bë cë çë dë ...) është një simbol për shumë fjalë të rrjedhura, ndërsa gjithë të tjerat ā€“të paktën gjuhët e grupit indeo-europianā€“ konsiderohen konvencionale, që do të thotë jo-origjinale, të rrjedhura nga diku tjetër.
Shqipes i atribohen Energji Universi, Mistikë, Magji, Religjion, Gnostikë, Laicizëm, Elasticitet, Ƈelës Ali babe, që do të hapë në të ardhmen edhe dyert e turizmit gjuhësor; (sepse në fund të fundit aty na rreh, tek të ardhurat materiale!). E çā€™nuk i atribohen gjuhës tonë! Të gjitha të mirat! Të rëndomtat u lihen gjuhëve të tjera.
Fokus-in, autori Haxhi Spahiu e bën të rrjedhur apo e barazon nga/me vatër-a e zjarrit, oxhakun, meqë në Romën e Lashtë fokus quheshin disa vende ku mbahej zjarri për tā€™mos u shuar, apo për të ngrohur vende të caktuara. Kështu ngatërron/ barazon kuptimin e saj më të lashtë (zjarr i mbledhur) me kuptimin e saj në antikitet (vend për ruajtjen e zjarrit), si dhe me kuptimin e sotëm modern, atë të mbledhjes së rrezeve të dritës tek pasqyra në dhomën e errët të aparatit fotografik! Dhe, si fokus-in e tij, ashtu dhe vatër-ën tonë i zbërthen më mirë se të zbërthenin hetuesit në kohën e monizmit: fu-o-go-as = është e zjarrit që shkon (që ecën); dhe vu-at-er = është zjarri i atit të djemve (trimave)! Tek këto zbërthime laskuriq, nuk është se disa morfema janë gabim në kuptimin e tyre semantik, por as fu-ja e as vu-ja kanë mbetur sot në shqipe për kuptimin e zjarrit. Aq më pak er-i për djalin! Edhe go-ja gjindet vetëm në anglishte për ecjen/ shkuarjen! Pra?...
Apo, po hidhemi në lashtësinë e vonët dhe antikitetin e hershëm të Arsim Spahiut. Ky i bën parashqiptarë të gjithë heronjtë e vjetër mitikë! Të gjithë Zotat dhe Perënditë e Qiellit i vendos tek panteoni qiellor shqiptar! Të gjitha fiset e vjetra i genizon si para-ardhësit tanë shqiptarë! (A thua se ne shqiptarët dallojmë për gene të veçanta nga të tjerët, siç pretendonte dikur Jakov Milaj për një racë dhe gjak të veçantë shqiptari!) Të tjerët i le të kenë zbritur me anije kozmike dikur në shekujt e errët të mesjetës së hershme! Sepse jonianët, pellazgët, hetitët, dardanët, etruskët, tursenët, libianët, egjyptasit, filistinët, danajt, helenët, dorët, thrakët, ilirët, boreanët, keltët, grekët (grakoi-t) e të tjerë ā€“më the e të thashëā€“ janë stërgjyshërit tanë shqip-folës! Kronosi, Zeusi, Pojsedoni, Hadesi, Apolloni, Demetra, Heleni, Pellazgu, Afërdita (Afrodita), Diana, e gjithfarë hyjnish të tjerë hanin e pinin nektarin e tyre mbi qiellin e para-ardhësve tanë. Por, edhe heronjtë mitikë e realë, si Kadmi, Prometeu, Herkuli, Tezeu, vëllezërit Dioskurë, Laomedonti, Priami, Hekuba, Helena, Agamemnoni, Minella, Hektori, Parisi, Ajaksi akejas dhe ai trojan, Akili, Odiseu (Uliksi), Enea, etj., ishin të gjithë bashkombasit tanë trima, (paçka se i hëngrën njëri-tjetrit kokën, siç po ia hamë edhe ne sot njëri-tjetrit nga makutëria dhe budadallëku!). Tek ky autor martohen heronjtë edhe kur kanë 17 breza distancë nga njëri-tjetri, si bie fjala heroi akejas në luftën e Trojës, Diomedi, me vajzën e Daunit, një personazh eponim e mitik ky, i cili ka jetuar 17 breza para luftëtarve të luftës së Trojës. Tek ky autor përzihen autoktonët pellazgë me autoktonët anonimë, po si tek grupet e sotme të alkolistëve anonimë. Gjithshka në bazë të tezës makiaveliste, qëllimi justifikon mjetin!
Më skandaloze duket puna tek autorja e mirnjohur shqiptare, Elena Kocaqi, e cila i vendos shqip-folësit e saj edhe më gjërë, edhe më larg, se sa vendosi Britania e Madhe ushtarët dhe kolonët e saj në shek. e XIX. Të gjithë globin, kjo historiane e mbulon me shqip-folës, përmes perandorive të ndryshme! Mirë, se teza të tilla apriori-ste mund edhe të kapërdihen pa përtypur, duke mbyllur sytë, sepse mund të merret njëra nga perandoritë para-antike, apo e antikitetit, si shqip-folëse, si bie fjala ajo egjyptiane, apo hetite, apo ajo babilonase, ose ajo asyre, ajo helene p.sh., apo ajo romake! (Si gjithnjë, duke parakuptuar se gjuha shqipe nuk paska ndryshuar fare!) Por si mund të kapërdish teza të tilla, se e gjithë kultura e megalitit i përket racës tonë shqiptare, pra hetito-pellazgo-iliro-dardane-helene-arbërore-shqiptare, edhe ajo e bronzit i përket po këtyre para-kaluesve tanë, dhe ato lokale të mëvona pastaj, si kretase, mikenase, pellazge, frigjiane, helene, ilire, maqedonase, kelte, etj.-etj., kanë qenë kulturat dhe qytetet tona, edhe të gjitha shpikjet e lashta e të antikitetit i përkasin popullit tonë kaq të veçantë?!.. (Fatkeqësisht duhet pohuar, këtij populli tonë të strukur sot në budadallëkun e vet në një anë të Ballkanit!) E të mendosh, se të gjitha këto kultura të sipërpërmendura kanë qenë aq të ndryshme në shfaqjen e tyre! E të mendosh, se e gjithë kjo aureolë universale dalluese (dhe veçuese) e popullit tonë (nga popujt e tjerë pa histori dhe krijimtari!), na vjen pikërisht nga një autore me mbiemër (të evoluar) grek dhe me fizionomi paksa turkmene! Mos u çudisni po tā€™ju them, se sozinë e historianes tonë e gjeni menjëherë në youtube në emrin e Esmer Ibadova-s, një këngëtare nga republikat turk-folëse të ish B.S., një Elena Kocaqi e dytë. Natyrisht që nuk ka asgjë për tu habitur, që edhe populli ynë shqiptar ā€“po si dhe popujt e tjerë kudo sot në botëā€“ është një popull i përzier nga gjithfarë fisesh, etnish, feshë, kombesh, kulturash, familjesh e njerëzish të kombeve të tjera. Biles, unë personalisht e pëlqej këtë fenomen, për aq sa ky proçes përzierje ndodh gradualisht e përhershmërisht deri në një farë përqindje të caktuar; e pëlqej për faktin se përzierjet me raca dhe popuj të tjerë sjellin një zhvillim psiqik dhe shëndetsor tek fëmijët e lindur nga këto përzierje. Por, nga ana tjetër më duhet tu kujtoj të gjithë lexuesve me pak dije, atë tezë të shek. XIX, kur po dallohej forcimi dhe konsolidimi i kombeve europiane, se shpesh nacionalistët më të flaktë brenda një kombi bëhen ata që kanë probleme në prejardhjen e tyre nacionale.
Në këtë grup të ri historianësh dhe etimologësh, dallon këto tre-katër vjetët e fundit edhe një studjues mjaft i apasionuar, edhe simpatik me thjeshtësinë e tij, por edhe i vrullshëm në sasinë e shpjegimeve të tij, Agron Dalipaj, i cili e ngreh herë-herë valën ā€“dallgën, thuaj më mirëā€“ të grupit jo-zyrtar të etimologëve dhe historianëve. Biles, kundërvënia e tij ndaj grupit të heshtur "stoik" të gjuhëtarve dhe historianve zyrtarë shqiptarë, ia kalon çdonjërës prej kundërvënieve të mëparme të këtyre studjuesve ndaj atyre zyrtarë. Natyrisht, çdonjëri ka të drejtën e tij të fjalës. Edhe në grupin zyrtar, do tā€™thonim, jo çdo gjë funksionon vaj. Por, pa u ndalur në këto pika anësore, le të shohim pak punë e tij etimologjike.
Në të gjitha daljet e tij nëpër studjot televizive, shohim se Agroni ka një intuitë të mahnitshme për zbërthimin e fjalëve dhe gjetjen e burimit të tyre, si dhe kuptimit të pjesëzave të saj. Mirpo, kjo intuitë e tij bazohet vetëm në disa prej rregullave gjuhësore të evolimit të fjalës, si metateza, rotacioni dhe anagrama, (ndrrim vendesh të shkronjave dhe tingujve të ndryshëm brenda fjalës së një gjuhe, dy e më shumë gjuhëve, duke ruajtur kuptimin e fjalës, ose dhe ndryshuar atë, pa marrë parasysh faktorë të tjerë ndikues në këtë evolim, si ai kohor (historik), ai fizik (gjeografik, të terrenit), dhe ai kultural. Kjo quhet abuzim me rregullat gjuhësorë të evolimit të fjalëve dhe gjuhëve.
Në vrullin e tij Agron Dalipaj ka dhe gjetje (zbërthime) interesante, si çup = çë up, çik = çë ik, çelës = çel ësh(t), syze = sy ze, lemza = lem za, tru = të ru(aj), serb = sā€™arb, etj., disa prej të cilave janë thënë nga të tjerë më parë, por duket jo të kopjuara nga ai. S.d.q. këto janë pak në krahasim me atë shumicë, ku zbërthimi i tij është mjaft mekanicist, si i tillë me rezultate të gabuara, -mendoj
Kështu p.sh., duke u bazuar edhe tek mentori i tij, Petro Zheji, ai na thotë se fjala shqipe njeri (uomo ā€“ital.) rrjedh nga dy morfema të gjuhës shqipe, një i ri (uno giovane/ nuovo). Morfologjikisht duket në rregull. Dhe, edhe mund të pranohej, nëse do ti gjenim kohën e krijimit të saj, që i bie të jetë e vonët, jo vetëm sepse është fjalë e evoluar nga dy morfema të mëparme, jo vetëm sepse dy morfemat/ fjalët një dhe i ri janë relativisht të vona, por edhe si koncept është relativisht i vonët. Mirpo pretendimi i etimologëve të rinj është që kemi të bëjmë me fjalë shumë të vjetra të shqipes, para ekuivalenteve të saja në gjuhë të tjera. Ƈfarë i bie, se kur shqiptari i shpellave konceptoi qënien njeri (uomo), ai kish patur më parë në vetëdijen e tij konceptet e numrave dhe të së resë e të së vjetrës! Mirë, se mund ta pranojmë që konceptet e numrave kishin nisur tek ai më parë se koncepti i njeriut. Por, a mund ta pranojmë ne, se ky njeri primitiv ka krijuar në kokë të tij më parë konceptin e të resë dhe të vjetrës nga ai i konceptit të qënies njeri?.. Dhe të mos harrojmë se, nëse ai akoma nuk ka krijuar në kokë të tij konceptin e qënies njeri, ai akoma nuk ka në kokë të tij edhe konceptin e qënies kafshë! Mirpo, ai ishte në luftë të përditshme me kafshët. Dhe, nëse ai njihte kafshët dhe kishte për ā€˜to tingullin/ fjalën e caktuar, ai duhet të kish këtë kohë edhe fjalën për qënien njeri. Në fund të fundit, si do të tregonte ai se kish parë njerëz të tjerë diku matanë pyllit?! Dhe, edhe sikur ta pranojmë apriori ekzistencën e konceptit dhe fjalës së të resë (nuovo) para krijimit të konceptit dhe fjalës së njeri-ut (uomo), përse e përdori ky njeri primitiv mbiemrin (i) ri, (e) re për konceptin e ri, atë të njeri-ut? Biles, për të bërë dallimin nga kafshët, ai duhet të ketë folur fillimisht në shumës për qënien njerëzore, pra njerzit. Ƈfarë do të thotë, se edhe përemri numëror një (uno) të mos ketë marrë fare pjesë në formimin e fjalës së njerëzve (uomini). Ja pra, çdo të thotë të mos thellohesh në aspekte të ndryshme të evolimit të tingujve e fjalëve.
Ky gabim, siç e dallojmë edhe tek rasti i mësipërm, vjen jo vetëm se këta etimologë kanë nisur ta veçojnë gjuhën shqipe nga të tjerat, jo vetëm se e konsiderojnë atë si një tabelë simbolike, thuajse njëlloj si tabela e Mendeljevit që na tregon simbolet e elementëve kimikë, por edhe se krahasimet e tyre morfologjike janë mjaft mekaniciste, siç e pamë edhe më lart me ngjashmëritë morfologjike të njeri-ut dhe një-shit shqip me uomo-n dhe uno-n italiane.
Fjala "njeri" gjindet në shkrime të vjetra si ay, aija, yja, apo man, mon, mog, mad, etj. Rrallë herë lidhet me numrin "një". Por në shqipe duket se lidhet me këtë numër, që është njoni, prej nga duhet të ketë rrjedhur njori, njeri, gjë që i përgjigjet edhe aspekti kultural, më konkretisht: ai psiqik i popullit tonë (geg), ku njeriu është definuar thjesht si një numër-or, njoni. Dhe nga etimologjia e Ƈabejt, panvarsisht se kjo fjalë (homo) nuk e gjen tërësisht kuptimin e saj (semantik), ajo të paktën shpjegohet deri diku për lidhjen dhe prejardhjen nga koncepti dhe fjala e "burrit".
Në këtë shkrim të shkurtër, apo panoramë të përgjithshme, në mund ta quajmë, nuk ka vend për analizën e të gjitha zbërthimeve të Agronit. S.d.q., një punim më i gjatë me etimologjinë e tij gjindet thuajse i përfunduar e gati për tu hedhur në internet, tek faqja ime: fjale cimbuese.
Në shkencën e semantikës dhe gjurmimeve etimologjike ā€“mendoj seā€“ Eqeremi mbetet i pazëvendësueshëm. Natyrisht, ai u ndikua mjaft nga shkolla metafizike gjermane (austriake), ku studjoi, e përveç kësaj ruajti atë etikë punimi të vlerësimit sa më të mundshëm të punimeve të mëparme të të tjerve. Gjithë kjo ka bërë, që tek Ƈabej të gjemë ndonjëherë po ato budadallëqe që metafiziteti gjerman i ka sot e kësaj dite në etimologji, si ā€“p.sh.ā€“ fjalën baba ta gjejmë të kategorizuar për nga burimi tek një gjuhë e caktuar, (tek Ƈabej si turke), në një kohë që e di çdo kush, se kjo fjalë është krijim pasthirmor dhe e vjetër, sa çā€™është njeriu mbi tokë, pra më e hershme se kontuirimi i ndonjë gjuhe, apo disa gjuhëve. Në disa trajtime të tjera, Ƈabej vërtitet andej-këndej nëpër gjuhë të tjera, ndonëse ai dallon në x- dhe y-fjalë një morfemë të ngjashme, që gjinden në disa gjuhë për të njëjtin kuptim, gjë që tregon prejardhjen e përbashkët në disa gjuhë të asaj fjale.
Në këto gjurmë çabejane ā€“flitet seā€“ ka ecur edhe Kolec Topalli me fjalorin e tij etimollogjik. Saktë nuk e di, siç nuk e di nëse do të kem mundësinë ta blej me çmimin e kripur që ka! Por di të them ā€“në përfundim të këtij shkrimiā€“ se të gjithë këta etimologë kanë një qëllim, zbulimin e të kaluarës së gjuhës, zbulimin e të vërtetës së gjuhës dhe historisë së njeriut. Të gjithë këta etimologë dhe historianë rrezatojnë dituri, urtësi dhe mirsjellje, si ata që jetojnë akoma, ashtu dhe ata që nuk gjinden më mes nesh. E të gjithë kanë vlera dhe gabime. Gabimet e të dyja grupeve janë e do jenë të riparueshme. Problemi që mbetet, është se, ndërsa korrigjimi i gabimeve të grupit të parë do të gjejë vend, siç ka gjetur gjithnjë, korrigjimi i gabimeve të grupit të dytë ā€“kam frikë seā€“ do të bjerë në vesh të shurdhët tek ā€˜ta. Asgjë për tu shqetësuar, dy-polësia ka shoqëruar përherë njeriun, si pjesë e natyrës që është! 4.4.2019


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.