Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 160 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- cigarja.... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=577)


Postuar nga juliana datė 14 Mars 2003 - 12:21:

Question cigarja....

A eshte e vertete qe te shkurton jeten?


Postuar nga Keni datė 02 Prill 2003 - 02:22:

Thumbs down Duhani armiku i njeriut.

Juljana pergjigjja e pyetjes do te ishte Po!
Une personalisht e kame pire shume cigaren, rreth dy paketa ne dite. Kam 7.5 vjet qe e kam lene. Kete veprim e kam bere pasi kam lexuar ne nje liber, te cilit nuk ja di emrin por ishte i perkethyer nga nje liber mjeko-shkencor frances, se tymi i duhanit ka rreth 30 000 mikrobesh te cilat futen ne gjak nepermjet mushkrive. Keto mikrobe qendrojne ne ate gjendje qe jane, te pa zhvilluara, deri sa gjejne kushtet e pershtatshme per tu zhvilluar. Keto japin shqetesime serioze dhe vdekjeprurese. Keto mikrobe shkaktojne kancere te ndryshme vdekjeprurese ne gjak, mushkri dhe melcine e zeze, shkaktojne tumore ne kok, trompoza ne gjak, anomalira te sistemit nervor si dhe ndikojne ne disa dhoma te trurit te cilat ndikojne ne prodhimin e lengut gastrit dhe si pasoj shkaktojne ulcer ne stomak.
Ne kete liber kishte shume gjera interesante per duhanin por te gjitha ishin te demshme per trupin e njeriut.
Une i keshilloj qe te gjithe ata qe pine duhan ta lene dhe ta quajn lenjen e duhanit nje revolucion te vogel te vetvetes.
KENI


Postuar nga rrushi datė 04 Prill 2003 - 02:06:

O Keni,

Kam nje pyetje per ty. Pasi e le cigaren per ca kohe, ke pasur me deshire ta pish dhe nese po si ja ke bere? Une e kam lene per nje vit e gjysem dhe kohet e fundit e kam pasur shume te veshtire megjithese nuk e kam vene ne goje.

Ndonje sugjerim?


Postuar nga Kobe4MVP datė 04 Prill 2003 - 06:11:

Une kam pire 2 paketa ne dite Malboro Red kur isha ne shqiperi nga mosha 14 deri ne 19. Kur erdha ketu ne US e lashe per 2 vjet dhe tani e pij me muaj. Kur jam ne terezi e pij kur nuk jam nuk e pij. Cigarja ka thjesht te beje me mendjen tende dhe vullentin tend. LEje car thone njerezit qe ka te bene se ke nevoje per nikotene ne trup. Po ja kam ketu nja 3 shoke qe per ca kohe filluan te hanin ato cimcakizat me nikotine dhe pas tre muajve filluan cigaren qe te linin cimcakizat se u bene si isiota mbas cimcakizave. Une per kete gje jam i bindur sepse cigaren e lej dhe e filloj kur te dua dhe ekt enuk ekma problem fare. Une e kam qejf te pi cigaren sepse nuk e vras shume mendjen tani per tani se jam 26 vjec dhe nuk dua t'ia di nese do vdes 80 apo 85 vjec. Amon po vajte 80 vjec te ka ikur jeta. Keshtu qe te shijojme jeten sa jemi te rinj se po vajtem 80 kujt i plasi.


Postuar nga Didi datė 07 Prill 2003 - 16:50:

Thumbs down ta shkurton e qe cke me te

qe ja u shkurton jetene cigarja per kete nuk ka asnje dyshim dhe te gjithe jemi ne diejni pavaresisht se sa e pranojme dhe vazhdojme akoma......
ty Keni te them bravo qe e ke lene dhe ke mjaft guzxim...edhe une e nisa njehere e nje kohe por pashe qe nuk me sillte asnje fitim dhe vendosa ta le...fillimi pak i veshtire por rezultati doli pozitiv dhe tani me japin bezdi njerezit qe pine duhan perqark meje....
rrushi fillo ta lesh serio lal se nuk ja vlen...eshte harxhim leku,ste fal asnje lloj kenaqesie dhe te prish shendetin dhe bukurine.....
kush vazhdon ta pije une i them forca se nuk eshte vone per ta lene.....
nje kiss per te gjithe


Postuar nga Kobe4MVP datė 07 Prill 2003 - 18:24:

Didi

cigarja ta shkurton jeten dhe kjo eshte mese e vertete dhe njerezit qe nuk kane vullnet e kane shume te veshtire per te bere nje gje te tille por fakti qendron qe ne te gjithe vazhdojme dhe pijme cigare sado qe e dime qe na ben keq. Une personalish bej stervitje 3 ore ne dite dhe kur vjen puna prap pij cigare kur dal. Nganjehere me shpifet dhe e le per nja 3-4 muaj dhe e filloj prap. Cigaraja nuk eshte qe e mire por si shume gjera ne kete bote eshte nje gje qe eshte me preferenca dhe varet shume nga vullneti i personit.


Postuar nga cancer datė 09 Prill 2003 - 15:29:

Cigarja nuk te ben mire por ama qe te semuresh nga cigarja eshte pune fati(psh ndonje kancer).Gjyshi im e ka pire cigaren qe ne moshen 12 vjec dhe vazhdon ta pije dhe sot rreth 2 paketa ne dite. Thote qe diten qe nuk do ti pihet me cigarja dmth se eshte semure. Une per vete e pi cigaren megjithese e kam rralluar shume kohet e fundit, pi vetem ne fundjave kur vete ne ndonje pub ose kur dal me shoket. Ca ti bej qe shoket i kam duhanxhij te keqij se per vete do ta kisha lene.


Postuar nga Kobe4MVP datė 09 Prill 2003 - 15:58:

pra 2 vjetesh kam takuar dike ketu ne US dhe ai ishte me kancer dhe kur e pyeta se pse vazdhonte dhe pinte cigare ai me that: "Sepse kur vajta tek doktorri ato me thane fakti qe une kma pire 2 paketa ne dite e ka izoluar kancerin tim dhe po mos ta kisha bere kete gje do te isha i vdekur qe para 3 vjetesh. Me kete nuk dua te them qe pirja e cigares eshte gje e mire por thjesht qe varet nga organizmi i njeriut.


Postuar nga Ana datė 09 Prill 2003 - 17:12:

Lightbulb

Si ishte ky muhabeti i izolimit te kancerit nga cigarja, se nuk e mora vesh??

Edhe im gjysh e ka pire dhe e pi cigaren, qe kur ishte i ri, por keto jane raste te rralla. Sepse po t'i shtosh cigares edhe ndotjen e ajrit te atmosfees sot, efekti negativ 100 fishohet.

Cigarja eshte pergjegjese direkt per :

1 kancerin e mushkerive
2 atherosklerozen qe con ne infarkte, si dhe tromboza, qe japin lloj lloj problemesh, qe ne paraliza te pjesshme deri ne tromboza pulmonare te rrezikshme per jeten
3 hipertensionin arterial dhe carje e hemorragji nga enet e gjakut, ne tru, mushkeri, aorte etj.
4 kancer te gojes, misherave te dhembeve, qiellezes
5 kancer te ezofagut
6 disa kancere te stomakut
7 fibrozat e mushkerive, emfizema, COPD
8 ne te gjithe duhanpiresit jep bronkit nga nikotina
9 disa kancere te melcise
10 nje pjese te astmave
11 rendon diabetin
12 ngadaleson sherimin e plageve
13 SHUME E RENDESISHME kancerin e qafes se mitres tek femrat, po ashtu dhe ate te vete mitres
14 con ne kequshqyerje te njeriut duke dhene plot shfaqje klinike te mungesave vitaminike ( qe nuk po i marr me radhe)
15 zverdhje te dhembeve dhe lekures.
16 SHUME E RENDESISHME femijet e prindeve qe pijne duhan ne prezence te tyre, jane te prirur per astme bronkiale dhe infeksione te fytit, vesheve e mushkerive.
17 SHUME E RENDESISHME femijet e nenave qe pijne duhan gjate shtatzanise jane me te rrezikuar per te dale me probleme fizike ose mendore.

Ka me, po po e le me kaq qe te mos trembeni shume.lol.


Ne semundjet qe permenda duhani esht shkaktari kryesor ( ze vendin e pare) ne shumicen e tyre, ne te tjerat ze vendin e dyte, maksimumi te tretin ne radhen e shkaktareve. Pra shume i rendesishem.

Se cunat dhe gocat e reja qe e pijne nuk jane te semure, eshte se trupi i tyre ka ende aftesi kompensuese, jane te rinj dhe e perballojne mire duhanin. Efektet e tij jane akumuluese, dalin pas 10-15 -20 vjetesh, dhe kur dalin, nuk ke fare cfare t'u besh.

Dhe e keqja nuk qendron vetem tek kjo, e keqja qendron tek pirja pasive e duhanit, tek ata qe nuk e pijne vete, por ua pi partneri, bashkeshorti(ja), apo prindi a shoku. Ata marrin thuajse sa ai qe e pi me vetedije duhanin. Pra demi eshte me i madh sesa vete duhanpiresit.


Postuar nga Kobe4MVP datė 09 Prill 2003 - 18:03:

Ana please...

Une nuk them dhe asnjehere nuk kam thene se pirja e cigares eshte gje e mire. Une personalish e pi me perioda kohe ne varesi se si ndihem nga gjendja shpirterore. Kur mora ate shembullin ti me keqkutope sepse ate nuk e ethashe si gje e mire lidhur me pirjen e cigares por thjesht qe nje histori e vertete qe i ka ndodhur dikujt. Cigarja ka te keqiat e veta por kur vjen puna eshte thejsht nje zakon qe peronalisht mendoj se njerezit mendojne se nuk e lene dot. Cigarja eshte thejsht ceshtje mendore. Pra, po te kesh vullnet mendor e le cigaren per dy minuta. Une me kete nuk dua te tregohem os te mburrem por kete e bej gjithmone dhe kur me shpifet e le cigaren per muaj te te ra por me bindje te plote qe do ta filloj perseri sepse thejsht muhabetit me pelqen te pij cigare kur jame ne qejf dhe me shoqeri. NUk pij cigare anjehere kur kam femilje present dhe asnjehere ne ambjente shtepi. Pra, e pij gjithmone jashte dhe n ekte menyre nuk i ben asnjeriu dem nga ato qe per mende ti. Pastaj aman po ti shikom gjerat me kaq hollesi tani qe jemi te rinj nuk do na mbejtej te benim asgje ne kete jete se cdo gje qe bejme kur jemi te rinj e ka nje gje te keqe.


  Gjithsej 16 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 160 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.