Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia e Shqipėrisė dhe Shqipėtrėve mbas luftės sė dytė botėrore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=256)
-- Tė Pėrndjekurit Politikė nėn Diktaturėn e Enver Hoxhės (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=239)


Postuar nga Ami- datė 17 Janar 2003 - 22:33:

Tė Pėrndjekurit Politikė nėn Diktaturėn e Enver Hoxhės

Po e hap kėtė temė sepse kohėt e fundit mė ra nė dorė njė libėr i shkruar nė vitin 1997, i cili flet pėr jetėn nė burgjet e diktaturės komuniste nė Shqipėri. Cdo fletė e kėtij libri ėshtė njė histori e dhimbshme dhe ēdo shkronjė e tij pikon gjak.
Ėshtė njė detyrė morale e jona si njė vend diskutimi tė mos harrojmė heronjtė e heshtur tė asaj periudhe dhe xhelatėt barbarė tė saj. Nė libėr pėrmenden Emra dhe Mbiemra dhe kjo e bėn atė shumė real. Kjo gjė ėshtė e domosdoshme sepse ata qė kanė vuajtur duhen kujtuar pėrjetė dhe xhelatėt e tyre gjithashtu duhen kujtuar pėrjetė pėr poshtėrsitė dhe krimet e tyre. Ndegjegjja e kombit do u japė secilit prej tyre vendin qė meritojnė.

Ne radhė tė parė po hedh diēka nga parathėnia e kėtij libri qė e shpreh fare qartė pėrmbajtjen dhe qėllimin e librit:

"Dosjet e Gjalla", shkrimtari Agim Musta, botuar nga Sh.B. "Bilal Xhaferri"
-------------------------------------------------------
Nė njė Shqipėri me njė grusht njerėzish, me njė grusht km, u ndėrtuan dhjetėra burgje dhe kampe qė u bėnė njė industri e vėrtetė skllevėrish. Me kėtė industri skllevėrishishin tė lidhura tė gjitha ndėrtimet nė vendin tonė si nxjerrja e mineraleve nga galeritė e nėndheshme, tharja e kėnetave, rrjeti i vėshtirė i kanaleve vaditėse, ndėrtimi i uzinave dhe i fabrikave, ndėrtimi i aeroporteve, ndėrtimi i stadiumeve, i blloqeve tė ndėrtesave, i komplekseve sportive e tė tjera, kanė vulėn, gjakun dhe djersėn e tė burgosurve politikė. Ata tė burgosur qė kanė mbetur edne gjallė duhet tė tregojnė, duhet tė shkruajnė, duhet t'ia japin zė historive tė llahtarshme tė aq e aq viktimave qė u zhdukėn pa lėnė gjurmė. Faktet janė aq tė shumta sa nuk ėshtė aspak nevoja tė thėrresim nė ndihmė fantazinė. tė persekutuarit duhet tė flasin nėpėrmjet pendės sė shkrimtarėve, tabllove tė piktorėve dhe monumenteve tė skulptorėve, qė nė atdheun tonė tė mos ndodhin mė kurrė barbarizma tė tilla. Shkatėrrimet e tajfunit komunist qė pėrshkoi Shqipėrinė tė mbeten nė kujtesėn e popullit si njė gur varri mbi njė tė kaluar tė tmerrshme pėr tė mos lejuar mė kurrė tė vendoset nė Shqipėri dhunė e ēfarėdo ngjyre.
---------------------------------------

Do tė mundohem qė dita ditės tė shkruaj diēka nga ky libėr si shenjė respekti pėr ata qė vuajtėn nė burgjet ēnjerėzore. Dhe ftoj vizitorėt e forumit qė tė sjellin edhe ata kujtimet e tyre nga ajo periudhe e turpshme qė tė tjerėt qė do tė vijnė pas nesh tė mos harrojnė vuajtjet e mė tė mėdhejve


Postuar nga Ana datė 29 Mars 2003 - 20:58:

Smile

Per gjithe ata qe jane te interesuar ne kete teme, do rekomandoja dhe nje liber-stdim te nje sociologeje amerikane, " Women in Albania " , eshte dhe on-line me duket , ku ka intervista me perfaqesuese grash te te tera brezave dhe prejardhjeve kulturore ne Shqiperi.
Midis tyre do gjeni intervisten rrenqethese te Drita Kosturit, qe eshte dhe me e gjata e librit.
Ju rekomandoj ta lexoni, sepse ka shume te dhena e fakte, jo vetem per jeten e burgut dhe torturave me cnjerezore, por dhe fakte qe lidhen me politiken Shqiptare, pasi Drita Kosturi ka qene nje nder komunistet e para ne shqiperi, bashke me Qemal Stafen e te tjere qe i permend ajo, dhe qe shoket e idealeve i tradhetuan dhe me pas u moren jeten.


Postuar nga Anton datė 30 Mars 2003 - 01:32:

Te perndjekurit Politike

O Ana, te lumte per temen e guximshme dhe sinqeritetin tend.
Duke lexuar shkrimin tend mu kujtua nje thenje e vjeter: "Ata qe harojne te kaluaren e tyre, jane te destinuar te zhduken."
Me duket shume interesante dhe me vlere trajtimi i temave te tilla, te cilat lidhen me te kaluaren, dhe akoma me teper me te ardhmen tone si komb.
Mentalitetet ndryshojne me shpejtesine e breshkes, por ato ndryshojne. Me behet zemra mal kurr has me mendime te pjekura,dhe vej re nje ndergjegjesim gjithmone e me te madh te rinise shqiptare. Ne jo vetem qe nuk duhet te harrojme te kaluaren tone te hidhur, perkundrazi duhet te perballemi me realitetin, dhe te kontribuojme maksimalisht ne permiresimin e gjendjes sone. Shpresoj qe kjo teme te ngjalli interesin e sa me shume personave te ndergjegjshem, dhe qe e ndiejne detyrimin moral te mos shmangen prej realitetit.
Faleminderit edhe njehere, dhe ndoshta seshpejti.
Miqesisht Antoni!


Postuar nga Fajtori datė 30 Mars 2003 - 03:08:

Nje shprehje e ngjashme me ate te Antonit eshte:
Ata qe harojne te kaluaren e tyre, jane te destinuar ta perserisin ate."
dhe kjo eshte akoma me e keqe nga nje pikeveshtrim.

Me ka rastisur te njoh nje te persekutuar te asaj epoke. Quhet Tanush (mbase mbiemri Zavalani). Ai tani jeton ne Austri dhe po pergatit nje liber mbi figuren e Ali Kelcyres. Per kete ka mbledhur dokumente te rendesishme ne arkivat e Romes.

Tanushi eshte nje person me kulture te gjere. Ka shpenzuar shume astronomike parash per te mbledhur dokumente historike. Disa prej ketyre dokumenteve i pash me syte e mi, dhe ishte nje eksperience emocionante. Mbase me vone ben nje liber mbi historine e Shqiperise, sepse njohurite i kishte, na ka lene me goje hapur. Eshte nga te paktet njerez me objektivitet te denje per nje historian. Dinte cdo te mire dhe te keqe kish bere Enver Hoxha, Fan Noli etj etj.

Tanushi njohte dhe Drita Kosturin dhe dikur, ne konfedence, Drita i kish thene:
"Nuk ja kam thene askujt, por kur na rrethuan ne ate shtepi, Qemali tha - Na e tradhetoi Enveri o Drita."

Kaq per kete teme.
Une nuk di shume, por mendoj se venia ne vend i figurave Shqiptare qe njohim apo nuk njohim eshte hapi i pare per zhvillimin e brezit tone. Pershendetje.


Postuar nga amoxil datė 16 Gusht 2005 - 04:42:

Pėrse e ndiqte Sigurimi mėsuesin e gjeografisė.

Aventura e Sadik Xhaferrit, djaloshit me “njollė” tė zezė nė biografi, pėr shkak tė arratisjes sė kushėririt nė SHBA. Vuajtjet pėr diplomėn dhe vajzėn qė dashuronte fshehurazi. Historia e njė familjeje tė traumatizuar nga hijet e zeza tė shėrbimeve sekrete qė vrasin edhe sot.

MOHIMI/ Dėshira pėr t’u arsimuar e gjimnazistit nga Ēorovoda. Dėshtimi i bursės pėr shkak tė biografisė

“Njolla” e zezė qė nuk u hoq gjithė jetėn

TIRANĖ - Ishte viti 1972, kur Sadik Xhaferri, edhe pse nxėnėsi mė shembullor i gjimnazit, nuk arriti dot tė fitonte tė drejtėn e shkollės sė lartė. Kur 4 nga 7 shokėt e tij pėrfituan tė drejtėn e studimit, ai mbeti stop. Sadik Xhaferri ishte me “njollė”. Kėtė fakt e dinte i ati, Abazi, ndaj pėrpjekjet e tė birit i dukeshin pėrēapje tė kota dhe humbje kohe. Ndonėse bursat ishin ndarė, si rregull do tė diskutoheshin nė Organizatėn e Frontit, edhe pse formalisht. Mirėpo ajo mbledhje e frontit nuk u quajt formale. Eqrem Manēe, Riza Lamēe, e pas tyre tė gjithė anėtarėt e frontit, ngulėn kėmbė qė ai djalė tė mos mbetej pa shkollė. Mbledhja mbaroi, por familja Xhaferi kishte frikė tė pyeste pėr vendimin qė u mor. Njė ditė mė pas, Sadikun e thėrret inspektori i seksionit tė arsimit, Avdyl Liēollari dhe i komunikon se fronti kishte qėnė i tėri me tė dhe i kishte dhėnė “leje” pėr tė vazhduar nė degėn qė kishte kėrkuar, histori-gjeografi. Lajmi i mirė u shua ende pa mbėrritur. Njė “mik” e merr bursėn pėr djalin e tij. E vetmja mundėsi pėr Sadikun kishte mbetur nė degėn e matematikės nė Institutin e Lartė Gjirokastėr. Duke qenė se Sadiku ishte i shkėlqyer nė mėsime dhe kishte pasion gjeografinė, nuk e pranoi kėtė degė, sepse pasionin e kishte te gjeografia. Ai nuk donte tė bėnte njė shkollė sa pėr tė kaluar klasėn e tė merrte njė diplomė false. Synimet e tij ishin tepėr tė avancuara. Nė radhė tė parė donte tė bėhej mėsues, jo mėsimdhėnės. Dikush e thirri dhe e kėshilloi tė shkonte, edhe pse mėsimet kishin nisur. Sadiku iku tepėr i pavullnetshėm, por atje, nė Gjirokastėr, gjeti njė shok, i cili i ngjalli shpresat se drejtoria kishte tė drejtė t’ia ndėrronte degėn, nėse kishte. Pėr fat tė tij u gjend njė mundėsi dhe Sadiku sikur u rehatua...Kėtu nisin edhe njė sėrė peripecish pėr djalin e zgjuar, por me “njollė”.

PĖRNDJEKJA/ Aventura e Sadik Xhaferrit, qė sakrifikoi gjithēka pėr bashkėshorten dhe refuzimi si dhėndėr

Pusullat e dashurisė me mėsuesen e fshatit

ENVER CAKAJ

Vetėm brenda pak javėsh Sadik Xhaferri u bė idhulli i institutit. Teksa dallohej pėr i urtė, i sjellshėm dhe i zgjuar, njė ditė e thėrret pedagogu Banush Mezini dhe e pyet nėse ishte zgjedhur nė forumet e shkollės. Duke e ditur hijen e zezė qė mbėshtillte familjen e tij, ai sikur u step. Njė mbasdite u bė mbledhja e organizatės sė rinisė pėr tė zgjedhur udhėheqjen e saj. Sadiku po jetonte me ankthin e frikės. Atė ēast ngrihet studentja Natasha Taēi nga Cėrriku dhe propozon qė sekretar tė ishte Sadik Xhaferi. Pa mbaruar fjalėn ajo, shpėrthyen duartrokitjet aprovuese, qė Sadikut nuk i shkaktuan asnjė emocion, veē frikės. Tri ditė mė pas, pasi ishin hapur letrat, (emri me biografinė e Sadikut do tė vinte nė forumet e rinisė dhe partisė nė rreth), e thėrret pedagogu Sedat Kale dhe e pyet pėr atė “njollė” qė kishte nė biografi. Sadiku i tregon, por kjo e frikėsoi, sepse rrezikonte ta largonin nga shkolla. “Mė vjen keq por ka ca rregulla, qė nuk duhet tė jesh sekretar rinie”. Qė atė ditė u bė mbledhja e rinisė, ku u tha se Sadiku do tė largohet pėr disa arsye qė “i dimė ne”. Nė organizatė ra njė heshtje, por tė vėrtetėn nuk e morėn vesh.

Ideja pėr tė braktisur shkollėn

Zakonisht, nė fund tė ēdo viti, shkollat shkonin nėpėr aksione kombėtare. Sadikut i takoi tė shkonte nė hekurudhė, madje komandant i aksionistėve tė institutit. Thashethemet pėr biografinė e tij nuk po e linin rehat. Megjithatė, nuk ndihej, por vetėm shqetėsohej kur e ngarkonin me pėrgjegjėsira, sepse do tė hapeshin letrat dhe do tė humbiste shkollėn. Edhe pse e dinte tė kaluarėn e Sadikut, duke parė veprimtarinė e pėrditshme tė kėtij studenti, pedagogut Sedat Kale i vinte keq qė nuk stimulohej dhe njė ditė e thėrret mėnjanė e i thotė se kemi menduar tė propozojmė pėr dekorim. Sadiku u trishtua nė fytyrė dhe i kujtoi Sedatit rastin e zgjedhjes tri ditė sekretar rinie dhe iu lut tė mos e bėnte propozimin. Nė ato kushte mėrzie i bėn njė letėr tė vėllait, Tomorrit, tė vinte nė aksion. I shqetėsuar, Tomorri vajti urgjentisht dhe e takoi.

“Tė kėrkova se mė ėshtė mėrzitur shkolla dhe dua ta braktis sa mė parė!”. Pas shumė kėshillave tė tė vėllait, Sadiku iu rikthye studimeve.

Mėsuesja qė korrte grurė...

Njė vajzė e imėt, por shumė simpatike, nisi mėsimet tok me Sadikun nė Gjirokastėr. Takoheshin si banorė tė njė krahine, por nuk shfaqėn ndonjė ndjenjė dashurie. Mbaruan studimet, Sadiku kishte pėrfunduar mė parė dhe ishte emėruar mėsues nė fshatin Leshnjė tė Skraparit. Ndėrsa Dallėndyshe Hysi, mbaroi kur Sadiku kishte bėrė lėvizjen e parė dhe ishte afruar nė fshatin Kalanjas, pranė fshatit tė Dallėndyshes, qė pėr mungesė vendi kishte nisur nė kooperativė. Nė shkollėn e Kalanjasit u hap njė vend dhe Sadiku i tha drejtoreshės, Hėna Hatellari, tė merrnin Dallėndyshen nė punė. Dhe njė ditė ajo e la grurin dhe nisi punė nė Kalanjas. Mes tyre nisi njė afrimitet. Nė fillim ishte mirėnjohje, por pėrfundoi nė dashuri. Ishte njė dashuri e mbyllur, sepse e dinin “njollėn” e Sadikut. Atė e shpinte puna nė tė gjitha fshatrat e afėrt, sepse kishin nxėnėsit dhe interesoheshin pėr ta, por bėnin edhe veprimtari kulturore. Sa herė vinte nė fshatin e Dallėndyshes, Dhores, i ati i saj, qė kishte marrė vesh tė mirėn qė kishte bėrė, i tha se sa herė tė kalonte andej tė vinte nė shtėpinė e tij, se ndryshe i zemėrohej.

Miku qė nuk u pranua nė shtėpi

Nė shkollėn e Kalanjasit ishte edhe njė mėsues, qė mė shumė bėnte punėn e spiunit. Ishte mbushur njė vit dashurie tė fshehtė... Spiuni kishte informuar babain e Dallėndyshes, se njė djalė “njollaxhi” i vėrdallisej ēupės sė tij dhe do ta rrėmbente. Atėherė, dyert e asaj shtėpie, ku i kishin thėnė tė mos mungonte, u mbyllėn hermetikisht. Madje e shikonin me neveri edhe kur hynte nė fshat. E ndjera gjyshe u kishte thėnė: “Ai djali i Mollasit ėshtė shpirt njeriu, mos ia prishni!”. Mirėpo ajo familje politikisht e pastėr s’mund tė pranonte dhėndrin me biografi dhe u kundėrshtua me sa fuqi qė kishin. Asnjė nga pjesėtarėt e familjes nuk fliste me tė. Madje Sadiku kėmbehej ēdo ditė nė rrugė kur vinin nė punė, me tė atin e Dyshes, po nuk folėn njėherė. Vajzės i thanė prerė: “Asnjė takim e fjalė me tė!”.

Peripecitė e dashurisė

Pėr njė kohė u zgjodh njė mėnyrė heshtjeje, sa tė zbeheshin ato acarime tė tmerrshme. Nė shkollė u bė i pamundur takimi, sepse spiuni informonte ngutėsisht tė atin e Dyshes dhe sherri niste mė egėr. Mirėpo ata gjetėn njė mėnyrė komunikimi tė ēuditshėm. Sadiku shkruante nė njė pusullė tė vogėl, e fuste nė kėllėfin e stilografit, ia jepte njė nxėnėsi dhe ia shpinte Dallėndyshes nė klasė. Tė njėjtėn gjė bėnte edhe ajo. Mirėpo njė ditė Sadiku u shqetėsua, kur lexoi pusullėn e Dyshes, ku i shkruante: “Nuk kemi asnjė mundėsi bashkimi, tė ndahemi se po mė kėrcėnojnė!”. Ēuditėrisht edhe punėn po e bėnte me frikė. Ai i shkroi tė mos tėrhiqej se njė ditė do tė gjenin mundėsi tė bashkoheshin. Mirėpo spiuni i shkollės, qė sikur paguhej vetėm pėr kėtė punė, diē dikton dhe i dėrgon fjalė tė atit tė kishte kujdes, se sėrish tentohej pėr rrėmbim. Presioni u shtua. Nga kėrcėnimet e padurueshme, Dyshja i kishte dhėnė fjalėn babait se nuk do tė kontaktonte mė me Sadikun. Pėr ta bėrė mė tė besueshme kėtė premtim, ata pėrdorėn njė manovėr. Sadiku me shokėt mbaruan fizkulturėn dhe hynė nė klasė tė visheshin. Bashkė me ta ishte edhe spiuni. Nė ato ēaste hapet dera e klasės dhe hyn Dallėndyshja, pa e ditur se ishte Sadiku. Ai u ngrit tėrė inat dhe e qėllon Dyshen me njė pėllėmbė nė fytyrė. Qė atė ditė sikur u krijua njė farė qetėsie, por spiunėt bėnin punėn e tyre. Jeta e tyre po bėhej e paduruashme. Sadiku kishte menduar njė zgjidhje, qė e shkroi nė njė copė letėr dhe ia dėrgoi me njė nxėnės nė kėllėfin e stilografit. Kishte pėrfunduar semestri i parė, u bėnė statistikat dhe do tė dėrgoheshin nė seksion. Sadiku iku pėrpara me biēikletė dhe dokumentat do t’i shpinte Dallėndyshja pas tij. Nė kėtė mėnyrė mundi t’i binte prindėrit pėr tė vajtur nė Ēorovodė. Mirėpo ajo shkoi drejt e nė shtėpinė e Sadikut e nuk u kthye kurrė nė Dhores.

Propozimi pėr largim

Gjendja u acarua tej mase! Kishin nisur lėvizjet, qė nga farefisi e deri te dega e brendshme. Ēiftin mė tė goditur tė qytetit e thirri shefi i Arsimit dhe u propozoi largimin nga shkolla e Kalanjasit, sa tė qetėsoheshin gjakrat. Mirėpo Sadiku nuk pranoi dhe tė dy shkonin e vinin nga Kalanjasi ēdo ditė tė qetė. Me tė atin kėmbeheshin nė mes tė rrugės me koka mėnjanė. U mbush viti dhe ata lindėn njė djalė tė bukur. I ati i Dyshes pyeste tėrthorazi pėr tė, po nuk foli me Sadikun, derisa vdiq. Kur u sėmur, Dyshja vajti ta shikonte, po nuk e pranuan nė shtėpi! Tri ditėt e fundit ai ra nė gjendje kome dhe vajza vajti i ndenji te koka derisa mbaroi, po ai nuk e pa me sy! Ditėn e vdekjes Dyshja vajti tė merrte Sadikun e tė merrnin pjesė nė varrim, po nuk i pranuan! Mė pas ajo vinte nė shtėpi, por dhėndrin e refuzuan, derisa filluan ndryshimet nė sistemin politik. Madje edhe tani, njė pjesė e familjes nuk i flasin e as i venė nė shtėpi!

Refuzimet

Sadiku nuk ishte sentimental, qė t’u mbante kokėn mėnjanė njė pjesė tė atyre njerėzve, tė cilėt i krijuan shumė peripeci pėr atė dashuri tė pastėr. Vinte e fliste me tė gjithė ata qė pranonin. Madje nuk i tha njė fjalė as atij spiunit, qė e kishte koleg. Ēuditėrisht, shumicėn e miqve familja Hysi i kishte tė pėrbashkėt me atė tė Sadikut. Mirėpo kishte ndonjė prej tyre, qė e mbante inatin si pjesė tė turpit dhe kur bėheshin ftesa dasmash e gostish, i dėrgonte kėtė pusullė sebepēiut: “Faleminderit pėr ftesėn, ta shpėrblefshim mė gėzime, por nėse vjen Sadiku, unė nuk vij!”. Mirėpo Sadiku nuk kishte vėnė kurrė kufij tė tillė, edhe pse donin t’ia nxirrnin nga zemra atė dashuri tė sinqertė. Ndonėse ia prishėn qetėsinė shpirtėrore pėr disa vite, ai sakrifikoi nga koha e pushimeve dhe i plotėsoi synimet e tij nė punėn shkencore.

Ultimatumi

Me arratisjen e Haxhi Xhaferrit, familjes sė Sadikut i dhanė njė ultimatum: “Tė ndėrprisni rreptėsisht marrėdhėniet me tė vėllanė e tij, Myslym Xhaferri!”. Nė jetėn e tyre u krijua njė gjendje tepėr e frikshme. Po ndiheshin tė huaj nė vendin e tyre. Ishte e ēuditshme, pėrse u vinin kushte kėtyre, kur familjes sė Haxhiut nuk i vinin asnjė kufizim. Sadiku e kishte djalė xhaxhai Myslymin, si tė mos i fliste? Aq ngushtė po ndjeheshin, sa i ati i Sadikut, Abazi, njė burrė tepėr i qetė e i bindur, u tha djemve tė mos bėnin as dasmė pėr Sadikun. Dhe mirė e kishte. Kujt i bėnte zemra tė kėndonte nė atė situatė? Nė shpirtin e tyre ishin grumbulluar vetėm doza helmi, qė nuk i shfaqėn asnjėherė. Por njė natė tė gjatė, pas ndėrrimit tė sistemit, tė dy palėt u mblodhėn nė njė shtėpi dhe fillimisht derdhėn lotėt, qė i kishin ndjellė tėrė jetėn e frikshme, por fatkeqėsisht nuk ishin Abazi dhe Hasani, tė cilėt i kishin marrė nė varr lotėt, helmin dhe frikėn! Nė atė natė i qanė tė gjithė ata qė nuk kishin mundur t’u hidhnin njė dorė dhč, aty kėnduan pėr tė gjitha ato gėzime qė nuk mundėn t’u kėndonin!

SHKARKIMI

Sadik Xhaferri punoi 6 muaj nė seksionin e arsimit, anėtar i Kėshillit Kombėtar tė Historisė, pėrgjegjės i monumenteve tė kulturės pėr rrethin e Skraparit dhe sė fundi, nėndrejtor i shkollės 9-vjeēare “Zylyftar Veleshnja”, nė Ēorovodė. Kėto vitet e fundit ai u mor me krijimtari tė mirėfilltė shkencore. Botoi “Fletore pune pėr gjeografinė 8”, e cila pėrdoret ende nė tė gjitha shkollat e vendit. Sė bashku me disa shokė botoi librin “Monumentet e Skraparit”. Dhe teksa kishte nėpėr duar njė “Almak pėr metodat nė gjeografi”, vitin e kaluar shkarkohet nga detyra e drejtorit me njė arsye qesharake: “Ka rėnė numri i nxėnėsve”. Sadikut i dhanė njė klasė e mbeti si mėsues i thjeshtė, ku nuk ka asnjė mundėsi tė realizojė synimet e tij.

PASOJAT/ Pas zhdukjes sė Haxhi Xhaferrit, dėnimi bie mė krejtėsisht mbi kushėrinjtė dhe jo mbi familjen

Arratisja qė ndėshkoi gjithė fisin

Arsyet qė ēuan nė vuajtjet politike deri nė ndėrrimin e regjimit. Njerėzit qė e pėsuan mė tepėr nga ikja

TIRANĖ - Gjithēka “e zezė” fisit Xhaferri i vinte nga djali me emrin Haxhi, i cili ishte kushėriri i Sadikut. Haxhiu kishte njė shqetėsim. Nėna e tij, Fatimeja, tėrė jetėn e saj ishte shėndetligė, aq sa nuk doli njė herė nė punė. Nė Mollas, ku banonte, fillimisht kishte shumė vėshtirėsi. Nė shtėpinė e tyre ishte strehuar e banonte mėsuesja e fshatit, Semiha Myftiu nga Berati, e cila iu bė sikur tė ishte ēupa e saj. Ajo i shėrbente pėr ēdo hall qė tė kishte. Haxhiut i vinte keq qė nėna e tij nuk e ngriti njėherė kokėn nga jastėku dhe i thotė tė atit, Hasanit:”Unė do tė shkoj e tė gjej pėr ilaē nėnėn, se nuk e shikoj dot nė shtrat”. Tė gjithėve u vinte keq dhe u gėzuan qė Haxhiu do tė bėnte diēka pėr nėnėn e shumėvuajtur. Mirėpo ikėn ditė e muaj dhe Haxhiu nuk u kthye mė! Hamendjet bėnin tė ditur se ėshtė arratisur. Tė tjerė thoshin se e ka angazhuar sigurimi jashtė shtetit. Ndonjė kufizim nė familje nuk u bė dhe kjo e fundit ishte mė bindėse. Madje, vėllai tij, Myslymi ishte brigadier nė ndėrtim dhe nuk pėsoi ndonjė lėvizje. Mirėpo ndikimi kapi farefisin. I pari e pėsoi vėllai i Sadikut, Tomorri. Edhe ai e nisi me vonesė mėsimin nė Fakultetin e Agronomisė nė Institutin e Lartė Bujqėsor nė Tiranė. Jo me aq frikė sa Sadiku, por i mbaroi studimet shkėlqyeshėm dhe mbajtėn pedagog nė Institut. Tip studiues, por edhe me prirje tė mirėfillta gazetarie, vazhdonte detyrėn e pedagogut. Mirėpo njė letėr e nisur nga nga strukturat e partisė nė Skrapar bėri qė pedagogu dhe njeriu i kompletuar tė japė mėsim vetėm 15 ditė dhe e transferojnė nė Mirditė, nė profesionin e tij. Atėherė u pa nėpėr faqet e gazetės “Bashkimi” me ca shkrime problemore, por mė shumė lėvroi reportazhin. Kishte njė stil tė tijin, tepėr tė pėlqyer. Ēuditėrisht ata qė kishin njė njollė biografike nuk i lejonin tė shkruanin, por Tomorrin nuk e ngacmuan. Ai u largua nga Mirdita pas viteve ’90.

E motra

Njolla i qėndronte si hije pas edhe motrės sė Sadikut, Rrahimes, qė ishte njė vajzė fisnike dhe mėsimdashėse. Si pėr tė tjerėt, edhe asaj sikletet i nisėn me mbarimin e gjimnazit. Edhe pėr vajzėn Abazi nuk mori mundimin tė trokiste nė ndonjė zyrė arsimi, zgjodhi njė rrugė tjetėr. Vajti trokiti nė zyrėn e punės, mori njė fletė pune dhe ajo nisi punė nė ndėrrmarjen pyjore. Ishte tepėr e rėndė pėr atė vajzė me horizonte tė gjera, kur pa shoqen e saj tė ngushtė tė nisej mė studime dhe vetė gėrmonte tokėn! E mori vesh i ati i shoqes dhe vete troket vetė nė nėpėr zyrat e pushtetit, pėrse i kanė bėrė padrejtėsi asaj vajze, qė kishte merita mė shumė se vajza e tij. I lėvizi tė gjithė gurėt, kur Rrahimja e kishte fjetur mendjen, se shkollė kishte vetėm kazmėn. Madje e brente nga brenda njė ankth i tmerrshėm, qė vinte e shkrihej brenda vetes sė saj. Por njė ditė babai i shoqes, i ndjeri Bajram Radėshi, vete drejt e nė shtėpi dhe u thotė se vajza do tė niset nė shkollėn ekonomike nė Tiranė. Abazi u ngrit e pėrqafoi, por kishte kaluar kohė dhe nuk dihej a do ta pranonin nė shkollė. Por shkolla e priste dyerhapur dhe ajo e la kazmėn dhe doli ekonomiste e shkėlqyer.

INSPEKTIMI

Njė orė mėsimi me Skėnder Gjinushin

Sadik Xhaferr gjithmonė ka gėrrmuar nėpėr libra e muze, qė kur hynte nė orėn e mėsimit tė mos mbėrthehej pas atij ditari formal, por tė thoshte edhe dy fjalė mė shumė pėr lėndėn qė zhvillonte. Ai nuk dilte para klasės, nėse nuk kishte aftėsi pėr ta zotėruar atė. Klasėn e kishte kthyer nė njė kabinet model, ku edhe nxėnėsi mė i prapambetur nuk dilte pa mėsuar ndonjė gjė tė re. Nė vitin 1989, kur bėri njė inspektim ish-ministri i Arsimit, Skėnder Gjinushi, me njė ekip nėpėr shkollat e Skraparit, qėlloi tė vinte edhe nė klasėn e Sadikut, qė e shikonin me bisht tė syrit. Skėnderi e pėrshėndeti pėr atė punė tė bukur dhe iku tok me kryetarin e komitetit ekzekutiv tė rrethit pėr nė tė tjera shkolla. Nė rrugė e sipėr, Gjinushi i thotė kryetarit tė komitetit: “Sadikun e paskeni edhe djalė edhe mėsues tė mirė, por shpjereni nė kabinetin pedagogjik tė rrethit”. Po kryetari iu pėrgjigj: “Ėshtė mėsues i mirė, por e pengon njė kleēkė”. Ky muhabet u mbyll me kaq.


Postuar nga amoxil datė 05 Shtator 2005 - 04:42:

Si u persekutua nga komunistėt, familja Banka

Si u persekutua nga komunistėt, familja
tiranase Banka


Dashnor Kaloēi

Familja jonė u vu nė shėnjestrėn e komunistėve qė pas vrasjes sė
vėllait tonė, Imranit, nė 14 shtator tė vitit 1944, kur ai ishte duke
luftuar kundėr tyre nė Kalanė e Prezės. Nisur nga kjo, qė ditėn e parė
tė ēlirimit tė Tiranės, nė shtėpinė tonė nė Rrugėn "Mbretėrore"
erdhėn disa partizanė dhe kėrkuan vėllanė tjetėr, Rizvanin.

Ata kontrolluan dhe bastisėn tė gjithė shtėpinė duke dashur tė
arrestonin Rizvanin, i cili kishte marrė pjesė me armė nė dorė nė
ēetat e Ballit Kombėtar. Pasi nuk e gjetėn dot Rizvanin, i cili ishte
arratisur nga Shqipėria nė mesin e muajit nėntor tė 1944-ės, sė
bashku me Mit'hat Frashėrin dhe eksponentėt kryesorė tė Ballit
Kombėtar e Legalitetit, ata morėn me vete vėllanė tjetėr, Vildanin".
Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė
69-vjeēarja Vera Banka (Zėmbaku) e cila rrėfen gjithė historinė e
familjes sė saj qė u persekutua nga regjimi komunist, pėr tė vetmen
arsye se vėllezėrit e saj, morėn pjesė nė organizatėn e Ballit
Kombėtar. Po cila ėshtė historia e familjes sė vjetėr tiranase Banka
dhe kush ishte i pari i tyre Isuf Haxhi Banka ? Cili ishte Mustafa
Banka, pėrse tre djemtė e tij morėn pjesė nė organizatėn
nacionaliste tė ballit Kombėtar dhe si u pėrndoqėn ata nga
komunistėt pas vrasjes sė Imranit e arratisjes sė Rizvanit?

Vėllezrit Banka, me Ballin Kombėtar
I pari i familjes Banka, Haxhi Isufi, qė vdiq nė vitin 1944, pėrveē tre
vajzave: Fatimes, Havasė dhe Meremes, la dhe njė djalė tė quajtur
Mustafa, i cili pati lindur nė vitin 1900. Pas mbarimit tė shkollės
Plotore nė Tiranė, ashtu si i jati i tij Isufi, qė ishte diplomuar pėr
Financė nė Universitetin e Stambollit edhe Mustafai filloi punė si
financier nė administratėn shtetėrore tė asaj kohe. Mustafai u
martua nė vitin 1921 me njė vajzė tė quajtur Fitnete Tatari dhe nga
ajo martesė atyre u lindėn katėr djem e dy vajza: Rizvani, Vildani,
Qefserja, Imrani, Vera dhe Ihsani. Ndonėse familja Banka njihej si
kundėrshtare e Zogut, pasi Isufi dhe Mustafai kishin marrė pjesė nė
Kryengritjen e Qershorit tė 1924-ės, ata gjatė viteve tė Monarkisė jo
vetėm qė nuk u luftuan nga Zogu, por pėrkundrazi, Mustafai punoi si
financier nė administratėn e tij, deri nė prillin e vitit 1939 kur ndodhi
agresioni fashist ndaj Shqipėrisė. Pas vitit 1939 Mustafai u caktua si
finacier nė Itendencėn e Pėrgjithshme tė Ushtrisė Kombėtare
shqiptare, ndonėse nuk pranoi asnjėherė qė tė vishte kėmishėn e
zezė dhe tė aderonte nė Partinė Fashiste. Familja Banka asokohe
njihej nė tė gjithė Tiranėn, si njė familje nacionaliste dhe tre nga
djemtė e Mustafait, (Rizvani, Imrani dhe Vildani) aderuan nė
organizatėn e Ballit Kombėtar. Lidhur me kėtė, 69-vjeēarja Vera
Banka, (Zėmbaku) e bija e Mustafait dėshmon: "Njė ndikim tė madh
nė formimin e vėllezėrve tė mij me bindje nacionaliste, pati gjyshi
ynė Isufi dhe natyrisht edhe babai Mustafai. Po kėshtu pėrveē asaj
ēka morėn nga familja, ata u ndikuan edhe nga shoqėria e miqėsia
e ngushtė qė kishin me nacionalistėt e njohur, si Osman Kazazi,
Seit Demneri dhe Halil Balla. Pėrveē Ihsanit qė nė atė kohė ishte i
vogėl, tė tre vėllezėrit e tjerė bashkėpunuan ngushtė me rrethet
nacionaliste tė asaj kohe, ku krerėt kryesorė tė tyre vinin herė pas
here nė shtėpinė tonė. Imrani, ishte mė aktivi nga vėllezėrit e tjerė
dhe ai pasi ndante traktet e Ballit, nė darkė ulej dhe i recitonte nėnės
vjersha patriotike, duke i thėnė: "Kush vdes pėr atdhe, nuk ka vdekur
por ka le". Po kėshtu edhe Rizvani pėrveē aktivitetit si nacionalist qė
zhvilloi nė Tiranė, mori pjesė me armė nė dorė me ēetėn e Rinisė sė
Ballit "Besnik Ēano", e cila nė qershorin e vitit 1944 shkoi pėr tė
luftuar nė Kosovė. Mė kujtohet si tani ajo ditė kur vullnetarėt e asaj
ēete u u grumbulluan dhe rreshtuan para Komandės sė Ballit qė
ishte tek Rruga e Saraēve. Pas kėsaj ata dualėn nė rrugė ku i prisnin
makinat dhe Rizvani ishte i dyti nė kolonė pas komandantit Seit
Demneri. Rizvani mbante flamurin kombėtar i shoqėruar nga dy
shokėt e tij tė ngushtė Arif Peza dhe Xhemal Alimehmeti", kujton
69-vjeēarja Vera Banka lidhur me vėllezėrit e saj qė morėn pjesė
aktive nė organizatėn e Ballit Kombėtar.

Vrasja e Imranit dhe arratisja e Rizvanit
Aty nga viti 1944 kur ēetat dhe brigadat partizane u mbushėn me
mijra vullnetarė, si kundėrpėrgjigjie ndaj saj, edhe Balli Kombėtar e
shtoi numrin e ēetave qė kishte nė atė kohė, me tė rinj nacionalistė
qė dolėn nė male vullnetarė. Njė prej atyre ishte dhe 15-vjeēari
Imran Banka, i cili nė shtatorin e vitit 1944 shkoi nė Prezė dhe u
bashkua me ēetėn nacionalistė qė komandohej nga Xhemal Gjergji.
Lidhur me kėtė, e motra e tij Vera dėshmon: "Pak kohė pasi Imrani
ishte bashkuar me ēetėn qė vepronte nė atė zonė, mė 14 shtator tė
vitit 1944 ai mbeti i vrarė nė Kalanė e Prezės. Vrasja e Imranit erdhi
pasi komanda e ēetės sė tij ra nė grackėn qė i ngriti njė ēetė
partizane qė vepronte nė atė krahinė, e cila pasi i ftoi ata pėr
bisedime dhe aksione tė pėrbashkėta, i rrethoi dhe i goditi ata nė
befasi. Imrani u vra duke u hedhur nga njė mur i lartė dhe bashkė
me tė nė ato momente ishte dhe shoku i tij nga Shkodra, Rudi Kiēi.
Vrasja e Imranit e tronditi pa masė familjen tonė, sepse ai ishte fare
i ri e nuk i kishte mbushur ende tė pesėmbėdhjetat", kujton Vera
Banka pėr vrasjen e vėllait tė saj Imranit, i cili njihet si dėshmori mė i
ri i organizatės nacionaliste tė Ballit Kombėtar. Pas vrasjes sė tij,
duke e parė dhe rrezikun komunist qė po i kanosej Shqipėrisė, vėllai
tjetėr i Verės, Rizvani qė kishte luftuar dhe ishte plagosur nė Kosovė
kundėr forcave ēetnike, nė nėntorin e vitit 1944 u largua nga
Shqipėria sė bashku me krerėt kryesorė tė Ballit Kombėtar dhe
Legalitetit. Pasi qėndroi pėr disa kohė nė kampet e Italisė, Rizvani
emigroi pėr nė Kanada.

Burgosja e Vildanit nė 1951
Duke e parė qėndrimin e familjes Banka e cila ishte e lidhur
ngushtė me Ballin Kombėtar, komunistėt filluan hakmarjen ndaj saj
qė nė nėntorin e vitit 1944 kur akoma nuk kishte pėrfunduar lufta.
Lidhur me kėtė, Vera Banka dėshmon: "Nė fakt familja jonė u vu nė
shėnjestrėn e komunistėve qė pas vrasjes sė vėllait tonė, Imranit,
nė 14 shtator tė vitit 1944. Nisur nga kjo, qė ditėn e parė tė ēlirimit tė
Tiranės, nė shtėpinė tonė nė Rrugėn "Mbretėrore" erdhėn disa
partizanė dhe kėrkuan vėllanė tjetėr, Rizvanin. Ata kontrolluan dhe
bastisėn tė gjithė shtėpinė duke dashur tė arrestonin Rizvanin, i cili
kishte marrė pjesė me armė nė dorė nė ēetat e Ballit Kombėtar.
Pasi nuk e gjetėn dot Rizvanin, i cili ishte arratisur nga Shqipėria nė
mesin e muajit nėntor tė 1944-ės, sė bashku me Mit'hat Frashėrin
dhe eksponentėt kryesorė tė Ballit Kombėtar e Legalitetit, ata morėn
me vete vėllanė tjetėr, Vildanin. Pasi e mbajtėn pėr disa ditė tė
arrestuar, ata e liruan pasi kryeplaku i lagjes sonė u tregoi se ai nuk
ishte Rizvani, por Vildani. Edhe pas lirimit tė Vildanit, forcat partizane
vinin pothuaj ēdo natė dhe rrethonin shtėpinė duke kujtuar se aty do
tė gjenin Rizvanin. Nė vitin 1945 Vildani u punėsua nė orkestrėn e
Radio-Tiranės ku luante nė violinė dhe nė atė kohė ai mundi tė
mbaronte gjimnazin e Tiranės. Pas kėsaj ai u emėrua mėsues nė
shkollėn ushtarake "Skėnderbej", nga ku e hoqėn nė vitin 1948 pėr
shkak tė biografisė sė familjes sonė. Pas largimit nga shkolla
ushtarake, atė e ēuan nė Berat ku dhe e arrestuan nė shkurtin e vitit
1951, duke e akuzuar pėr implikim nė hedhjen e bombės nė
ambasadėn sovjetike nė Tiranė. Pas burgosjes sė Vildanit, ne na
hoqėn nga shtėpia dhe Sigurimi na survejonte rregullisht. Vildani
bėri tre vjet burg dhe kur u lirua punoi si punėtor krahu dhe mė pas
mundi tė rregullohej si orkestranėt nė disa lokale tė Tiranės dhe
Durrėsit. Nė vitin 1961 kur u zbut pak lufta e klasave, ai mundi tė
mbaronte natėn Universitetin pėr Matematikė dhe nė atė kohė e
lejuan qė tė vizitonte Shqipėrinė edhe gruan e Rizvanit qė jetonte nė
Kanada, ku Rizvani njihej si "Teqja e Shqiptarėve", pėr arsye se ai
ishte njeriu qė i bėnte strehė ēdo shqiptari qė shkonte atje. Edhe
vėllai i vogėl, Ihsani, gjithė jetėn punoi si puntor krahu dhe sa herė
qė bėheshin parakalime pėr Njė Majin, atė nuk e linin tė parakalonte
me ndėrrmarjet para tribunės", e pėrfundon rrėfimin e saj
69-vjeēarja Vera Banka (Zėmbaku) rreth persekucionit tė familjes sė
saj e cila nė vitet e luftės ishte lidhur ngushtė me Ballin Kombėtar.
Tashmė nga familja e Mustafa Bankės qė vdiq nė vitin 1971, jeton
vetėm Vera, pasi Vildani, Rizvani dhe Ihsani qė vuajtėn
persekucionin komunist, u ndanė nga kjo jetė nė 1994, 1997 dhe
1998-ėn, pasi kishin mundur tė jetonin vetėm pak kohė nė atė
regjim qė ata kishin ėndėrruar qė para gjysėm shekulli.





Haxhi Isuf Banka, Deputeti, Ministri dhe Prefekti
qė u diplomua nė Stamboll


Familja Banka, apo siē njihet ndryshe me mbiemėrin e saj tė parė
Zhelegu, ėshtė me origjinė tė vjetėr tiranase. Njė nga burrat mė tė
njohur tė kėsaj familje qė ka bėrė emėr tė madh, ka qenė Isuf
Banka, apo siē ėshtė njohur ndryshe si Haxhi Isuf Banka, pėr shkak
tė vajtjes sė tij pėr haxhillėk nė Mekė. Isuf Zhelegu u lind nė 1864 nė
qytetin e Tiranės dhe shtėpia e tyre ndodhet edhe sot diku fare pranė
qėndrės sė kryeqytetit nė lagjen qė dikur ėshtė quajtur "Abdulla
Beg", tek Rruga "Mbretnore", apo e "Barrikadave". Pas mbarimit tė
shkollės Plotore (fillore) nė Tiranė, Isuf Banka shkoi nė Turqi, ku dhe
u diplomua nė degėn e Financės pranė fakultetit Ekonomik tė
Stambollit. Pas diplomimit nė vitin 1887, Isufi nuk pranoi ofertėn pėr
tė shėrbyer nė administratėn osmane nė Turqi, por u kthye nė
Tiranė pranė familjes sė tij. Nga viti 1887 qė Isufi u kthye nė
Shqipėri, e deri aty nga vitin 1908, nuk ka tė dhėna tė sakta mbi
jetėn e tij, por thuhet se ai ka punuar si financier pranė zyrės
bankare tė Tiranės, duke qenė njė nga drejtuesit kryesor tė saj. Qė
nga ajo periudhė pėr shkak tė punės qė kryente, Isuf Zhelegu nuk u
njoh mė me mbiemrin e tij tė parė Zhelegu, por ai thėrritej Isuf
Banka. Veprimtaria politike e Isuf Bankės ka filluar aty nga viti 1908,
kur disa intelektualė e patriotė shqiptarė filluan tė organizoheshin nė
kuadrin e lėvizjes pėr shkėputjen e Shqipėrisė nga Perandoria
Osmane. Nė atė periudhė Isuf Banka u bashkua me Abdi e Refik
Toptanin, Shefik Kondin dhe Ibrahim Hafiz Dalliun, tė cilėt formuan
njė organizatė tė fshehtė qė njihet ndryshe dhe me emrin Klubi
"Bashkimi", ku Isufit ia caktua detyra e sekretarit. Pasi Klubi
"Bashkimi", ra nė sy tė Portės sė Lartė, autoritetet e Stambollit,
urdhėruan Shefqet Turgut Pashėn qė tė dėrgonte njerėz pėr
arrestimin e Isuf Bankės. Isufi mundi qė tė shpėtonte prej arrestimit
duke u fshehur tek disa miq tė tij dhe ai e vazhdoi aktivitetin e tij
politik qė kishte si synim pavarsinė e Shqipėrisė. Si rezultat i kėsaj,
mė 26 nėntor tė vitit 19132, sė bashku me Sheh Ali Pazarin, Fan
Kojėn dhe kapiten Seit Borshin, Isufi mori pjesė nė ngritjen e flamurit
nė Tiranė. Nė qeverinė e Princ Vidit, Isufi u ngarkua me detyrėn e
Ministrit tė Financave, tė cilėn e mbajti deri sa u arrestua nga rebelėt
e Haxhi Qamilit. Isufi u lirua nga burgu nė qershorin e vitit 1915 dhe
menjėherė u thirr nga Esat Pashė Toptani i cili e emėroi nė qeverinė
e tij, po me detyrėn e kreut tė Financave. Pas rėnies sė asaj qeverie
nė vitin 1916, Isuf Banka u largua sė bashku me Esat Pashėn pėr
nė Selanik, ku ushtroi pėrsėri detyrėn e tij pranė qeverisė nė mėrgim
qė kryesohej prej po prej Toptanit. Isufi u kthye nė Shqipėri nė vitin
1918-tė dhe nga ajo kohė e deri nė Kongresin e Lushnjes, ai
shėrbeu nė administratėn vendore tė qeverisė sė Durrėsit si
nėnprefekt nė Kavajė. Nė zgjedhjet e vitit 1921, Isuf Banka u zgjodh
deputet i Durrėsit, (pėr Qarkun e Tiranės) duke u zgjedhur dhe antar
i Asmblesė Kombėtare. Po nė vitin 1921 Isufi u caktua si i
plotfuqishėm pėr shtypjen e Kryengritjes sė Mirditės tė udhėhequr
prej Gjon Marka Gjonit, ku komandant i Operacionit ishte Ministri i
Brendshėm, Ahmet Zogu. Mandatin e Deputetit, Isuf Banka e fitoi
pėrsėri nė zgjedhjet e zhvilluara nė vitin 1923 dhe nė atė kohė ai u
rreshtua pėrkrah grupit opozitar tė kryesuar prej Fan Nolit. Sė
bashku me djalin e tij Mustafanė, Isufi ishte njė nga antarėt aktivė tė
Shoqėrisė "Bashkimi" tė kryesuar prej Avni Rustemit dhe pas
vrasjes sė tij, ai mori pjesė edhe nė Kryengritjen e Qershorit. Nisur
nga kjo, nė dhjetorin e vitit 1924 kur Ahmet Zogu u kthye nė pushtet,
Isufi shkoi nė Vlorė dhe u kėrkoi ndihmė disa miqve tė tij pėr t'u
larguar nga Shqipėria. Paria e bejlerėve tė Vlorės i kėrkuan Isufit tė
kthehej nė Tiranė, pasi ata biseduan me Ahmet Zogun dhe i dolėn
garant se ai nuk do prekej. Pas kėsaj Isufi u kthye nė Tiranė dhe
Zogu jo vetėm qė nuk e ngacmoi, por i bėri disa oferta qė ai tė
punonte nė administratėn e lartė tė qeverisė sė tij. Isufi nuk pranoi
atė ofertė dhe u mbyll nė shtėpi duke hequr dorė pėrfundimisht nga
politika. Ai vdiq nė vitin 1944 (nė moshėn 80-vjeēare) nė Tiranė dhe
u varros me nderime tė mėdha nga Bashkia e kryeqytetit e cila
organizoi gjithė ceremoninė mortore nė xhaminė e Sulejman
Pashės ku nėn tingujt e bandės frymore, arkivoli i tij u mbulua me
flamurin kombėtar e fjala e rastit u mbajt nga Ramazan Jarani.


Postuar nga amoxil datė 05 Shtator 2005 - 04:44:

Selenica, i diplomuari nė Touluzė qė punoi si karrocier

Dashnor Kaloēi

Referati qė mbajti babai im Fetih Selenica me intelektualėt korēarė nė vjeshtėn e vitit 1944 nė kinemanė "Majestik" tė qytetit tė Korēės, tė cilin ai e mbylli me sentėncėn "S'kam ē'e dua trimėrinė, kur s'e kam pėr Shqipėrinė", u bė dhe shkaku kryesor qė komunistėt e arrestuan atė menjėherė sapo erdhėn nė pushtet dhe e dėnuan me 15-vjet burg politik".

Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 63-vjeēarja Nimfa Selenica, e cila rrėfen gjithė historinė e dhimbėshme tė babait tė saj Fetih Selenicės qė ishte diplomuar nė fakultetin e Drejtėsisė nė Toluluzė tė Francės, i cili u arrestua nga komunistėt qė pas ardhjes sė tyre nė pushtet. Po kush ishte Fetih Selenica, cila ishte e kaluara e tij dhe ēfarė tha ai pėr komunizmin nė referatin qė mbajti me intelektualėt korēarė nė vjeshtėn e vitit 1944 nė kinemanė "Majestik" tė Korēės? Si u dėnua ai me 15-vjet burg politik dhe si mundi qė ta nxirrte nga burgu pamfletin politik tė titulluar "Mė i ftohtė se akulli". Ēfarė shkruhej nė atė pamflet dhe pėrse komunistėt pas daljes nga burgu e lanė Fetiun tė punonte si karrocier dhe nė kanalet e Myzeqesė ku ai dhe vdiq nė moshėn pesėdhjetė e pesė vjeēare nė vitin 1961?

Diplomohet nė Touluzė tė Francės
Fetih Selenica u lind mė 27 prill tė vitit 1906 nė fshatin Selenicė tė Pishės qė asokohe pėrfshihej nė nėnprefekturėn e Kolonjės. Familja e tij ishte mjaft e varfėr dhe i jati Novruz Selenica, ka qenė shumė i njohur si pjestar i ēetave tė komitėve qė asokohe luftonin kundra pushtuesve osmanė ashtu dhe mė pas me ēetėn e Themistokli Gėrmenjit. Pasi familja e tij u shpėrngul pėr nė qytetin e Korēės, Fetiu u regjistrua dhe vazhdoi Liceun francez tė atij qyteti, tė cilin e mbaroi me rezultate tė shkėlqyera nė vitin 1927. Lidhur me kėtė periudhė, e bija e tij Nimfa, dėshmon: "Pas mbarimit tė Liceut, babai u emėrua si mėsues nė disa fshatra tė Korēės ku ai punoi deri nė vitin 1932. Nė atė vit babait iu aprovua kėrkesa pėr tė ndjekur studimet e larta jashtė dhe Ministria e Arsimit e asj kohe i akordoi njė bursė shtetėrore pėr Jurisprudencė nė Universitetin e Touluzės nė Francė. Gjatė atyre tre vjetėve qė babai vazhdoi studimet pranė atij fakulteti, ai kishte miqėsi tė ngushtė me Manol Konomin dhe studentė tė tjerė shqiptarė qė studjonin asokohe nė Francė, si Epimanonda Bulka, Nedim Kokona, Rexhep Bako, Mehmet Babamusta, Namik Jusufati, Xhemal Kadiu etj. Pas diplomimit nė Universitetin e Touluzės nė vitin 1934, babai u kthye nė Shqipėri dhe u emėrua si gjyqtar nė disa rrethe tė vėndit si nė Vlorė e Kavajė dhe mė pas nė qytetin e Korēės ku ai shėrbeu si Kryetar i Gjykatės sė Faktit. Korēa ishte qyteti i parafundit ku babai e mbylli karrierėn e tij tė shkurtrė si jurist, sepse nė vitin 1943 kur italianėt njohėn Shqipėrinė Etnike, ai punoi pėr afro njjė vit si gjyqtar nė qytetin e Tetovės. Nga viti 1934 e deri nė vitin 1944 qė babai shėrbeu si antar dhe Kryetar Gjykate nė kėto qytete, ai njihej dhe konsiderohej nga tė gjithė si jurist i pėrgatitur dhe njeri i pakompromentueshėm", dėshmon 63-vjeēarja Nimfa Selenica pėr babanė e saj Fetihun i cili pas diplomimit nė Francė pėr Jurispriudencė, shėrbeu si gjyqtar nė disa rrethe tė vėndit.

Denoncon komunizmin nė "Majestik"
Fetih Selenica ishte njė njeri me bindje nacionaliste dhe njė antifashist i vendosur. Nisur nga ky fakt, gjatė periudhės sė pushtimit italian tė vėndit, ai u pėrndoq prej tyre dhe mezi shpėtoi pa u burgosur kur shėrbente nė Gjykatėn e Paqtimit nė Tiranė. Po kėshtu ndonėse Fetiu nuk u pėrzie nė asnjė forcė politike tė asaj kohe, ai ishte dhe njė antikomunist i vendosur. Lidhur me kėtė, e bija e tij Nimfa dėshmon: "Idetė dhe bindjet e tija antikomuniste babai i shprehu hapur nė njė takim qė u mbajt me intelektualėt korēarė nė fundin e vitit 1944 nė kinemanė "Majestik" tė qytetit tė Korēės. Nė atė takim ku merrnin pjesė pothuaj e gjithė ajka e intelektualėve korēarė, babai mbajti njė referat tė gjatė pėr rrezikun komunist qė i kanosej vėndit, duke e shpjeguar filozofinė e asaj doktrine qė nga krijimi i saj dhe tmerret qė kishte shkaktuar ajo sidomos nė Bashkimin Sovjetik. Nė fund tė fjalės sė tij ai tha: "S'kam ē'e dua trimėrinė, kur s'e kam pėr Shqipėrinė". Aludimi i kėsaj sentence qė pėrdori babai nė fund tė referatit tė tij, ishte mė se i qartė pėr tė gjithė tė pranishmit qė ishin nė atė sallė. Ai donte tu tregonte atyre se lufta qė po bėnin komunistėt ishte e tradhėtuar dhe se udhėheqja e Partisė Komuniste ishte e gjitha nėn urdhėrat e komunistėve jugosllavė qė luftonin pėr aneksimin e Kosovės. Nga disa miq tė ngushtė tė babait, kam mėsuar se referati qė ai mbajti nė kinemanė "Majestik" u prit mjaft mirė nga tė gjithė tė pranishmit tė cilėt e duartrokitėn gjatė atė", dėshmon 63-vjeēarja Nimfa Selenica pėr babanė e saj, Fetiun i cili nė fundin e vitit 1944 e denoncoi ashpėr rrezikun komunist qė po i kanosej Shqipėrisė.

Arrestimi dhe dėnimi 15 vjet burg
Ajo fjalė qė mbajti juristi Fetih Selenica atė pasdite vjeshte nė takimin me intelektualėt korēarė nė kinemanė "Majestik", do t'i kushtonte atij shumė shtrenjtė. Atė gjė komunistėt nuk ia harruan dhe sapo erdhėn nė pushtet e arrestuan menjėherė Fetiun, duke ia atribuar atė si akuzėn kryesore. Pas disa muajsh hetuesie, gjyqi kundėr tij u zhvillua mė 17 nėntor tė vitit 1945, po nė kinemanė "Majestik" tė qytetit tė Korēės, nga Kėshilli Gjyqsor Ushtarak i pėrbėrė nga Kryetari K. Prifti, me antėrė P. Nadedhi e M. Muēo dhe Prokuror Nevzat Haznedarin. Midis tė tjerave nė atė proces gjyqsor, ndėrmjet Fetih Selenicės dhe prokurorit Nevzat Haznedari, u zhvillua ku debat: Haznedari: "Pėrse shkove nė Tetovė?" Selenica: "Se atje nuk do tė mė ndiqnin italianėt". Haznedari: "Cilėn quani Shqipėri Etnike?" Selenica: "Atė qė zgjeruan italianėt". Haznedari: "Kush e ka ndjekur kėtė politikė?" Selenica: "Balli Kombėtar". Haznedari: "Pse ke folur pėr Shqipėri tė Madhe?" Selenica: "Jo, as e kam propaganduar?" Haznedari: "Kur ke hyrė nė Ballin Kombėtar?" Selenica: "Nuk kam ndruar parti politike. Faslli Frashėrin dhe Dhimitėr Fallon i kam njohur si miq dhe nuk kam pasur lidhje politike me ta". Haznedari: "E ke luftuar Okupatorin?" Selenica: "Po". Haznedari: "Tė mbash konferenca nė sallėn "Majestikut" me bajonetat gjermane dhe tė pretendosh kundra okupatorit, ėshtė luftė e okupatorit? Ke mbajtur konferencė nė "Majestik"?" Selenica: "Po, me temėn "S'kam ē'e dua trimėrinė, kur s'e kam pėr Shqipėrinė". Haznedari: "Kjo konferencė ishte nė interes tė popullit?" Selenica: "Po". Si pėrfundim Fetih Selenica u dėnua me 15 vjet burg politik nga ajo gjykatė ushtarake nėn akuzėn e bashkėpunimit me organizatėn e Ballit Kombėtar. Lidhur me dėnimin e Fetiut, i bija Nimfa dėshmon: "Pas arrestimit tė babait nė Korēė, na erdhėn e na sekuestruan tė gjitha plaēkat e shtėpisė tonė qė e kishim nė dalje tė qytetit atje ku fillon rruga pėr nė Boboshticė. Po kėshtu atė ditė na sekuestruan dhe tė gjitha librat e biblotekės shumė ta pasur qė kishte babai, duke marrė dhe ato qė kishim shpėrndarė nėpėr komshijtė tanė. Pas arrestimit tė babait, u arrestua dhe u dėnua me tetė vjet burg dhe i vėllai i tij Tahir Selenica. Nė atė kohė pas arrestimit tė tyre ne mbetėm nė gjėndje tė mjeruar ekonomike, pasi kishim dhe dy prindėrit e babait nė shtėpi, tė cilėt ishin nė moshė tė thyer. Pėr tė shpėtuar nga uria, (sipas porosisė sė babait) nėna na mori ne fėmijėt e vegjėl dhe erdhėm nė Tiranė tek daja jonė Kujtim Ismailati. Pak kohė pas largimit tonė, (nė vitin 1947) dy prindėrit e babait vdiqėn nė mjerim tė thellė njeri pas tjetrit, pasi nuk kishin me se tė ushqeheshin", kujton Nimfa Selenica vuajtjet e familjes sė saj, pas arrestimit tė babait nė vitin 1945

Internimi nė Myzeqe
Fetih Selenica qė ishte diplomuar pėr Jurisprudencė nė Touluzė tė Francės, e vuajti dėnimin nė kampet e tmershme tė Burrelit, Maliqit, Vloēishtit, Bedenit etj. Lidhur me kėtė periudhė, e bija Nimfa dėshmon: Gjatė atyre njėmbėdhjet vjetėve, nėna jonė e ndoqi nga pas babanė duke i ēuar ndonjė trastė me ushqime nė tė gjitha kampet e burgjet qė e dėrguan atė. Babai na tregonte se tmerrin mė tė madh e kishte kaluar nė kampin e Vloēishtit ku punonin nė ujė nė mes ushunjzave. Gjatė gjithė periudhės sė dėnimit, babai u muar me shkrime dhe ai mundi qė tė nxirrte nga burgu katėr fletore tė trasha. Aty ai kishte mbajtur shėnime tė ndryshme dhe kryesisht kishte mbledhur folklor e kishte shkruar mbi jetėn e zakonet e krahinave tė ndryshme tė Shqipėrisė, tė cilat i kishte mėsuar nga goja e tė dėnuarave qė kishte pasur nė ato kampe dhe burgje. Por ajo qė vlen pėr t'u pėrmėndeur, ėshtė pamfleti politik i titulluar "Mė i ftohtė se akulli" tė cilin babai e ka shkruar nė vitin 1947. Atė pamflet ai e nxorri nga burgu duke e futur nė hastarin e xhaketės dhe gjatė viteve tė regjimit komunist, atė e ruajti daja jonė Kujtim Ismailati. Babai u lirua nė vitin 1955 dhe pas daljes nga burgu atė e futėn nė punė si karrocier nė Uzinėn "Partizani" ku ai punoi pėr dy vjet. Pas dy vjetėsh, nė vitin 1957 ne na internuan nė fermėn "Ēlirim", tė Fierit ku babai punoi si punėtor nė bujqėsi deri nė 24 maj tė vitit 1961, kur vdiq nga njė atak nė zėmėr", e pėrfundon rrėfimin e saj tragjik 63-vjeēarja Nimfa Selenica, pėr babanė e saj Fetiun, tė diplomuar pėr Drejtėsi nė Francė, i cili vuajti njėmbėdhjet vjet nė burgjet e komunizmit, pasi e kishte denoncuar atė doktrinė qė nė vjeshtėn e vitit 1944, nė kinemanė "Majestik" tė Korēės.








Mė i ftohtė se akulli


--------------------------------------------------------------------------------

" O magnet, e fortė ėshtė fuqia jote tėrheqėse mbi metalet, por mė e fortė ėshtė fuqia tėrheqėse e komunizmit mbi mėndjet e papjekura. Ti, me fuqinė tėnde tėrheq vetėm metalet dhe kėta tė vijnė pas pa kundėrshtim sipas ligjit fizik. Komunizmi, me demagogjinė e tij tė bukur, me fanarin e tij magjik, me premtime qė kalojnė ēdo dėshirė, gjurmon nė errėsirė ambiciozėt, aventurierėt, njerzit e lindur kriminelė, pesimistėt, disa naivė tė rinj e tė reja i fut nė kullėn e tij tė ndritėshme tė hekurt, u mbyll derėn e daljes njėherė e pėrgjithmon, u rrėmben ndjenjat e mira qė mund tė kishin, u zhduk shpirtin, u forcon trupin, u mbush mėndjen me ėndrra tė bukura ambicioze, i armatos me thikė me helm dhe pastaj, tė mobilizuar i ndėrsen kundėr njerzve tė tjerė, qė duan tė mbrojnė lirinė, ndjenjat humanitare, burrėrinė, nderin, familjen, Atdheun, fenė, zakonet, punėn e tyre dhe frutin e saj. Dhe me flamurin fallco tė puntorit e tė bujkut, me parrullėn e diktaturės sė punėtorėve, mban diktaturėn e pak vetėve, zhduk ēdo gjė tė shenjtė e tė vjetėr tė njeriut, grabit pa fre ēdo gjė qė i pėlqen pėr tė majmur krerėt udhėheqės, var nė hu e nė litar ose varros tė gjallė nėpėr kanale ata qė nuk i duhen dhe tė tjerėt i lidh me prangat e urisė dhe tė ftohtit, pėr t'i pėrdorur si kafshė pune nėpėr mure kineze, nė piramida egjyptiane dhe nėpėr kanalet e hidrocentraleve ruse gjersa tė vdesin. Ata mė me fat qė i shpėtojnė rrebeshit, i pėrplas nėpėr birucat e ftohta me ēimento, pa dritė, pa zjarr, me njė racion buke tė thatė, nė pritje tė japin shpirtin ligjėrisht me proces-verbalin e drejtorit tė burgut. Por njė pjesė e kėtyre tė "privilegjuarve" nė vėnd qė tė vdesin, ēelnikosin mė shumė vullnetin e tyre, duan tė rrojnė dhe rrojnė. Duan tė rrojnė se mendojnė familjet e tyre qė vuajnė nė kapmin e torturave tė ndryshme materiale dhe morale: duan tė rrojnė si idealistė dhe mendojnė Atdheun e pėrbuzur prej vetė shqiptarėve tė skllavėruar, duan tė mbrojnė qytetėrimin njerzor mijravjeēar dhe atė qė ėshtė mė e shtrenjtė pėr ēdo njeri, lirinė, frymėn e jetės. Atyre nuk u bėn pėrshtypje tortura nga tė ftohtit, ata rrojnė me frymėn e shpresės. Jashtė burgut nė mure ēimentoje, diktatura duhet mbajtur nė burgun e madh tė popullit, diktatura duhet mbajtur se populli duhet tė punojė aq sa t'i mbetet kocka dhe lėkura, tė ushqehet aq sa mund tė qėndroijė nė kėmbė, sepse kush punon ha aq sa i caktohet. Diktatura duhet tė mbahet me ēdo kusht, duhen mishra tė reja, viktima tė reja kampe dhe burgje tė rinj. Nė komunizėm ēdo gjė ėshtė e realizushme. Nė qoftė se "qėntė reaksionarė" qė janė nėpėr burgje kanė shpresė jete dhe shpėtimi, kundėr tyre duhen tė gjėnden forma tė reja dhe novatorėt shpėrblehen. Tė dehur prej urrejtjes artificiale, tė entuziasmuar prej gradave dhe dekoratave, tė etur pėr grabitje tė tjera, sulmojnė kush e kush tė fitojė i pari. Happen procese tė tjera dhe natėn vonė fillon zhurma e motorrit pėr tė mbuluar britmat e torturave. Druri, shqelmat, kamzhiku, prangat me vidha, ndrydhja e mishrave me pincė, varja nė gozhdė, tortura e morrit nė kokė, ajo e korrentitr elektrik nuk pėrdoren mė. Duhen gjetur mėnyra tė tjera tė reja tė vazhdueshme pėr tė mos patur krizė nė realizimin e normės sė pėrditshme si nga polici ashtu dhe nga hetuesi. U ēudit burri nė ngricėrimėn e janarit lakuriq nė birucėn prej ēimentoje, se si ujėt e ngrirė nėn kėmbėt e tija tė zbathura, ai ujė qė xhelati novator ja hodhi mbi trupin lakuriq nuk u bė njė pjesė kompakte me trupin e tij, por rrodhi nga trupi dhe e pėrplasi atė nė ēimento pa ndjenja dhe vajti e u bashkua nėn kėmbėt e tij me truallin po aq tė ftohėt. Kur u pėrmėnd, u habit qė e ndjeu veten gjallė. Dridhej i tėri si purteka nė furtunė, kėrciste dhėmbėt nga tė ftohtit dhe hidhej nė ēimento pėr t'u ngrohur pak. Kujtoj disa mjekė qė kanė vizituar tė burgosurit, jo pėr tu ardhur nė nduihmė mjeksore, por pėr tė konstatura gjėndjen e tyre, qė kanė thėnė se tė burgosurit i kanė pėrmbysur ligjet e shkencės mjeksore dhe bėjnė pėrjashtim. Nė tė vėrtetė njė pjesė e tyre nuk kanė mundur tė rezistojnė, ndėrsa njė pjesė tjetėr nė kushtet qė ka jetuar, duhej tė mbaronte medoemos, por vazhdonte tė ishte ende nė kėmbė. Ēimentoja ėshtė e ftohtė, thotė mėndja e tij, duke u dridhur gjithnjė. Por jo! Akulli ėshtė mė i ftohtė se ēimentoja. Dimri nė Siberi ėshtė mė i ftohtė se akulli. Nuk duhet tė harrojmė se dielli i verės do ta shkrijė diellin e Siberisė dhe drita e sė vėrtetės dhe e Lirisė do tė ndriēojė. Magneti do tė mbetet magnet, kurse komunizmin do ta shkrijė dielli i qytetrimit njerzor. Si ndėr shumė epoka historike, drita e ka shpėrndarė errėsirėn. Liria dhe drejtėsia mposhtin skllavėrinė dhe mashtrimin. Drita e sė vėrtetės dhe e Lirisė do ta verbojė atė qė do errėsirėn dhe do t'i hapi sytė atij qė i janė verbuar nga magjia e kullės komuniste. Dhe komunizmi do tė tregohet si njė ėndėrr e llahtarshme!"

Feti Selenica, burgu i Vloēishtit 1947


Postuar nga amoxil datė 05 Shtator 2005 - 04:46:

"Si u vra nga ēetnikėt vėllai im Hamit Troplini"

Dashnor Kaloēi
Ndėrsa kishin filluar pėrgatitjet dhe ishte caktuar edhe data e nisjes, vėllai im Hamiti qė ishte njė nga eksponentėt e Rinisė sė Ballit dhe kishte shoqėruar Mit'hat Frashėrin nė Kongresin qė ishte mbajtur nė Berat nė shkurtin e 1944-ės, nuk kishte asnjė lloj dijenie rreth dy batalioneve qė do tė niseshin pėr nė Kosovė. Atė ditė para se tė bėhej nisja e vullnetarėve nacionalistė, ndėrsa kamionėt qė kishin hipur ata bėnė njė xhiro demostrative nė disa rrėgė tė Tiranės, Hamiti sapo i pa, vrapoi dhe u bashkua me shokėt e tij, duke mė thėnė mua qė tė lajmėroja nė shtėpi".
Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 68-vjeēari Ali Troplini, i cili rrėfen gjithė historinė e vėllait tij Hamit Troplinit, njėrit prej eksponentėve tė rinisė nacionaliste tė Ballit Kombėtar qė u vra nga forcat ēetnike serbo-malazeze tė Radisav Peēit nė korrikun e vitit 1944. Po cili ishte Hamit Troplini dhe nga ē'familje rridhte ai? Si u bashkua Hamiti me forcat nacionaliste tė Rinisė sė Ballit Kombėtar dhe nė ē'rrethana ndodhi vrasja e tij? Si e mėsoi familja e Hamit Troplinit vrasjen e djalit tė saj dhe si u trajtua ajo nga regjimi komunist?
Familja e lidhur me Monarkinė
Hamit Troplini u lind mė 26 maj tė vitit 1926 aty nė lagjen "Ismail Efendi", apo siē ėshtė njohur mė pas me emrin "Vojo Kushi", e cila ndodhet diku prapa maternitetit tė vjetėr tė Tiranės. Hamiti ishte i pari nga djemtė e familjes Troplini, nga njėmbėdhjetė fėmijėt qė patėn Jonuzi me bashkėshorten e tij Nurie Krujėn. Shtėpia ku u lind Hamiti ėshtė njė shtėpi tė vjetėr tiranase e cila ndodhet edhe sot e futur diku aty midis rrugicave tė ngushta tė asaj lagje ku mbizotėrojnė banesat prej qerpiēi e tė rrethuara me mure e avlli tė ulta. Origjina e hershme e familjes Troplini ėshtė nga fshatit Romanat (ku ndahet rrethi i Tiranės me atė tė Durrėsit) ku edhe sot njė lagje e atij fshati mban mbiemrin Troplini dhe tė parėt e saj kanė zbritur e janė vendosur nė atė lagje qė pėrpara 150 vjetėsh. Babai i Hamitit, Jonuzi, pėrveēse ka qenė i njohur si zantaēi qė rregullonte opinga, ka shėrbyer edhe pėr shumė kohė si pėrgjegjės i lulishtes sė Pallatit Mbretėror tė Zogut. Atė punė, Jonuz Troplini, e bėnte mė shumė pėr kėnaqėsinė e tij shpirtėrore pėr shkak tė adhurimit qė ai kishte pėr Monarkinė dhe familjen Mbretėrore, sesa pėr pagesėn qė merrte. Po kėshtu edhe i jati i Jonuzit, Abdyli, kishte punuar pėr vite me rradhė nė administratėn e Bashkisė sė Tiranės. Pėr lidhjet e ngushta tė familjes Troplini me administratėn e Monarkisė sė Zogut, 68-vjeēari Ali Troplini dėshmon: "Babai im Jonuzi ishte njė simpatizant i flaktė i Monarkisė dhe ato bindje ai i kishte tė trashėguara nga i jati i tij Abdyli. Po kėshtu pėrveē babait dhe gjyshit qė shėrbenin nė administratėn e Mbretit Zog, edhe dy xhajet e mij, Ymeri dhe Qazimi, gjithashtu shėrbenin nė Policinė Bashkiake", kujton Ali Troplini, pėr lidhjet e familjes sė tij me administratėn shtetėrore tė Monarkisė sė Zogut.
Hamiti, me rininė e Ballit
I lindur dhe i rritur nė atė rreth familjar, Hamit Troplini, pasi mbaroi shkollėn shtatė-vjeēare tek "Hasan Prishtina", vazhdoi mėsimet nė gjimnazin klasik tė Tiranės, i cili asokohe ndodhej nė fillimin e Rrugės sė Kavajės. Lidhur me rrethin shoqėror qė kishte Hamiti nė atė kohė, i vėllai i tij, Ali Troplini dėshmon: "Qė nė moshė fare tė re, Hamiti dallohej nga tė gjithė bashkėmoshatarėt e tij pėr fizikun qė kishtej dhe gjithashtu njihej edhe si trim i madh qė s'i bėnte syri tėrr. Qė kur hyri nė vitin e parė tė gjimnazit, ai u bashkua me njė grup shokėsh qė ishin simpatizantė tė rinisė nacionaliste tė Ballit Kombėtar. Nė kėtė rreth shoqėror tė Hamitit, bėnin pjesė dhe Osman Saraēi, Xhemal Alimehmeti, Musa Murra, Rizvan Banka, Ali Plava etj. Kėtė vinin shpesh nė shtėpinė tonė dhe bisedonin gjatė me Hamitin. Pėrveē rrethit tonė familjar, njė ndikim tė madh nė bindjet nacionaliste tė Hamitit, patėn edhe eksponentėt kryesorė tė Ballit Kombėtar, Ramazan Jarani, Halim Begeja dhe Vasil Andoni, tė cilėt i kishin shtėpitė vetėm disa hapa mė larg nesh nė tė njėjtėn rrugicė. Duke e njohur Hamitin si djalė trim dhe tepėr tė zgjuar, ata ia propozuan atė Mithat Frashėrit i cili e mori si shoqėrues tė tij nė Kongresin e Ballit Kombėtar qė u mbajt nė fillimin e muajit shkurt tė vitit 1944 nė qytetin e Beratit. Bashkė me Hamitin nė atė kohė si shoqėrues i Mithat Frashėrit ka qenė dhe shoku i tij Ali Plava", kujton Ali Troplini lidhjet qė kishte asokohe me Ballin Kombėtar i vėllai i tij Hamiti.
Si u nis pėr nė Kosovė
Po si e mėsoi Hamit Troplini lajmin e nisjes sė dy batalioneve nacionaliste pėr nė Kosovė dhe nė ē'rrethana u nis ai pėr atje? Lidhur me kėtė, i vėllai i tij Aliu dėshmon: "Aty nga fundi i muajit qershor tė vitit 1944 u hap fjala se kreu i Ballit Kombėtar, Mithat Frashėri, kishte thėnė se do tė ēonte dy batalione me tė rinj nacionalistė nė Kosovė, pėr t'ju ardhur nė ndihmė kosovarėve nga raprezaljet qė po iu bėnin atyre forcat ēetnike serbo-malazeze tė Radisav Peēit. Pas thirrjes qė kishte bėrė Mithat Frashėri, Komanda e Rinisė sė Ballit qė e kishte selinė e saj tek njė barrake aty tek Rruga e Saraēve, filloi regjistrimet e vullnetarėve nacionalistė qė dėshironin tė shkonin pėr tė luftuar nė Kosovė dhe pėr pėrgatitjen e listave ishin caktuar Halim Begeja, Arif Peza dhe Xhemal Alimehmeti. Ndėrsa kishin filluar tė gjitha kėto pėrgatitje dhe ishte caktuar edhe data e nisjes, vėllai im Hamiti nuk kishte asnjė lloj dijenie rreth dy batalioneve qė do tė niseshin pėr nė Kosovė. Atė ditė para se tė bėhej nisja e vullnetarėve nacionalistė, kamionėt qė kishin hipur ata bėnė njė xhiro demostrative nė rrugėve tė Tiranės. Atė ditė unė dhe Hamiti u ndodhėm nė Rrugėn e Dibrės, ku familja jonė kishte njė furrė dhe njė dyqan tė marra me qera. Nė atė moment qė dy kamionėt me tė rinjtė nacionalistė kaluan pėrpara dyqanit tonė, Hamiti u thėrriti atyre duke i pyetur se ku po shkonin. Shokėt e tij tė cilėt qėndronin nė karroceritė e kamionėve tė zbuluar me qeleshe tė bardha nė kokė dhe me pushkėt nė duar, iu pėrgjigjėn duke i thėnė se po shkonin pėr tė luftuar nė Kosovė, pasi serbėt kishin sulmuar kosovarėt. Nė atė ēast Hamiti mė tha mua: "Ali, shko nė shtėpi dhe lajmėro tatėn, se unė ika pėr nė Kosovė me shokėt e mi". Pa mbaruar mirė ato fjalė ai u nis me vrap nė drejtim tė kamionėve dhe hypi lart i ndihmuar edhe nga shokėt qė e pritėn me brohėritje vajtjen e tij. Mbas pak aty tek dyqani ku po qėndroja unė erdhi babai tė cilit i thashė se Hamiti u nis pėr nė Kosovė. Babai nė fillim shtangu por nuk e dha veten. Ndėrkaq unė u nisa me vrap drejt makinave dhe i arrita ato tek sheshi pėrpara Bashkisė, nė afėrsi tė kafe "Kursalit". Aty ishin mbledhur shumė njerėz pėr t'u takuar me tė afėrmit e tyre qė po niseshin pėr nė Kosovė. Ndėrkaq Hamiti qėndronte nė karrocerinė e kamionit me qeleshen e bardhė dhe me njė xhaketė qė sapo ia kishte blerė Muharrem Mumjesi, tek i cili Hamiti punonte si ēirak. Nė ēastin qė u ndamė, Hamiti mė tha: "Mos qaj Ali, ti je ēun i madh i shtėpisė dhe ki kujdes nanėn e babėn", kujton Ali Troplini ndarjen me vėllanė e tij Hamitin, duke shtuar se fjalėt e tij iu dukėn si amaneti i fundit.
Lajmi i vrasjes dhe persekutimi i familjes
Po si e mėsoi familja Troplini lajmin e vrasjes sė djalit tė saj Hamitit, i cili kishte shkuar pėr tė luftuar nė Kosovė ? Lidhur me kėtė, Ali Troplini dėshmon: "Lajmin e vrasjes sė Hamitit, na e solli xhaja jonė Qazimi, (i cili nė atė kohė punonte me policinė bashkiake) aty nga data 12-13 gusht e vitit 1944. Pas kėsaj pėr tė na dhėnė lajmin e vrasjes, nė shtėpinė tonė erdhi vetė Halim Begeja, si pėrfaqėsues i Komnadės sė Pėrgjithshme tė Ballit Kombėtar, i cili nė atė kohė ishte kreu i Ballit pėr Tiranėn. Bashkė mė Halimin nė atė kohė nė familjen tonė erdhėn dhe njė pjesė e madhe e Batalionit tė Rinisė "Besnik Ēano", si Xhemal Alimehmeti, Arif Peza, Ibrahim Haznaj etj, me tė cilėt kishte luftuar Hamiti nė Kosovė. Qė tė nesėrmen e ardhjes sė tyre, nė familjen tonė erdhėn dhe shumė telegrame ngushėllimi nga Vlora, Korēa, Berati, Kavaja, Shkodra etj, tė cilat i kishin dėrguar komandat e Ballit tė atyre rretheve. Ndėr telegramet e shumta qė na erdhėn nė atė kohė, binin nė sy ato tė Mithat Frashėrit dhe Jup Kazazit, tė cilat ne i ruajtėm deri vonė nė familjen tonė", kujton Ali Troplini atė kohė kur nė familjen e tyre mbėrriti lajmi i vrasjes sė Hamitit dhe telegramet e shumta qė u erdhėn atyre nga disa rrethe tė vėndit. Po si u trajtua familja e Hamit Troplinit nga regjimi komunist e Enver Hoxhės dhe a u shpall ai dėshmor i atdheut. Lidhur me kėtė, Ali Troplini shton: "Jo vetėm qė vėllai ynė Hamiti nuk u shpall dėshmor i atdheut, por komunistėt qė nga viti 1944 kur erdhėn nė pushtet, na quajtėn ne familje ballistėsh e tradhėtarėsh. Ky etiketim ndaj familjes sonė vazhdoi gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist tė Enver Hoxhės, ku ne u trajtuam si reaksionarė dhe deklasuar, pavarsisht se vėllai ynė ishte vrarė duke luftuar nė mbrojtje tė vėllezėrve kosovarė, kundėr forcave ēetnike serbo-malazeze", e pėrfundon dėshminė e tij 68-vjeēari Ali Troplini, i cili pėr plot dyzet-vjet me rradhė tregohej me gisht si "vėllai i Ballistit".


Xhemal Alimehmeti: "Hamiti u vra para syve tė mi"

Njė nga ata persona qė e ka njohur nga afėr tė riun tiranas Hamit Troplini dhe ka qenė bashkė me tė nė ēastin e vrasjes, ėshtė 78-vjeēari Xhemal Alimehmeti, ish-pjestar i Batalionit tė Rinisė sė Ballit Kombėtar "Besnik Ēano". Lidhur me vajtjen e forcave tė rinisė nacionalistė nė Kosovė nė qershorin e vitit 1944 dhe vrasjen e Hamit Troplinit, Xhemali dėshmon: "Nisja e dy batalioneve tė rinisė sė Ballit Kombėtar qė mbanin emrat "Besnik Ēano" dhe "Qeramudin Sulo" nga Tirana pėr nė Kosovė, u bė mė datėn 16 qershor tė vitit 1944. Tė 200 vullnetarėt qė u mblodhėm aty tek rruga e Saraēėve, hypėm nė dy kamionė "Trentakuatro" tė cilat u financuan nga qeveria e Kryeministrit Ibrahim Biēaku dhe pas njė pėrshėndetje qė na u bė tek sheshi i Shallvareve, u nisėm drejt rrugės sė Durrėsit qė ishte mbushur plot me njerėz qė na pėrshėndesnin me dorė dhe na hidhnin lule. Si komandant i dy batalioneve ishte caktuar Seit Kazazi, qė rridhte nga familja e njohur e Kazazėve tė Shkodrės, i cili nė atė kohė punonte si prokuror nė Tiranė dhe kishte mbaruar studimet e larta pėr Drejtėsi nė Romė. Kurse zv / komandant i batalionit ishte Halim Begeja, i cili gjithashtu kishte studjuar nė Itali dhe nė atė kohė punonte si avokat nė Tiranė. Pasi fjetėm njė natė nė qytetin e Shkodrės, ku batalioni ynė u shtua me tė tjerė tė rinj nacionalistė nga ai qytet, u nisėm drejt Kukėsit dhe pasditen e 17 qershorit mbėrritėm nė qytetin e Prizrenit ku na u bė njė pritje madhėshtore. Nė mitingun e madh qė u mbajt nė atė qytet, fjalėn e rastit e mbajti Kryetari i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, Bedri Pejani, i cili na uroi mirseardhjen. Nga ana e vullnetarėve nacionalistė fjalėn e pėrshėndetjes e mbajti Ibrahim Haznai, i cili nė atė kohė njihej si gazetar e shkrimtar qė shkruante me pseudonimin Cen Qytyky. Pas fjalės sė tij qė i preku tė gjithė tė pranishmit, tė shoqėruar dhe me ushtarėt e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, ne u nisėm pėr nė drejtim tė qytetit tė Gjakovės. Mė pas ne vazhduam rrugėn drejt Ferizajt e Pejės dhe qė aty morėm rrugėn pėr nė Grykėn e Rugovės, pėr tė zbritur mė pas nė Qafė-Morinė ku ndodhej kufiri i vjetėr me Serbinė. Nė atė vėnd ndodhej njė urė e cila konsiderohej si tepėr strategjike dhe lidhte rrugėn kryesore qė kalonte mbi lumin Lim. Kjo urė lidhte Pejėn e Beranėn me Plavėn e Gucinė. Komandanti i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, caktoi batalionin tonė qė tė merrte nėn mbrojtje atė urė qė pritej tė sulmohej nga forcat ēetnike serbo-malazeze tė Radisav Peēit. Dhe ashtu siē pritej forcat ēetnike sulmuan forcat tona balliste akoma pa zbardhur mirė dita me njė sulm me mortaja. Ne iu pėrgjigjėm gjithashtu me armėt tona dhe kjo luftė zgjati deri nė orėt e mesditės ku nga forcat serbo-malazeze pati mjaft tė vrarė. Nga forcat tona mbeti i vrarė 19-vjeēari Hamit Troplini, tė cilit i ra njė predhė mortaje nė kokė. Nė ēastin e goditjes, Hamiti kishte zėnė pozicion vetėm dy tre hapa larg meje, pasi ishim shumė shokė dhe ai mbylli sytė nė duart e mija. Tė nesėrmen e vrasjes sė tij, mė 10 qershor, u mbyllėn tė gjitha dyqanet dhe pothuaj i gjithė populli i Pejės mori pjesė nė ceremoninė e varrimit tė tij. Qė ditėn e vrasjes, Komanda e Ballit Kombėtar vendosi qė kufomėn e Hamitit ta sillte nė Tiranė pėr ta varrosur pranė familjes, por autoritetet vendore tė Pejės dhe i gjithė populli ngulėn kėmbė qė ai tė varrosej aty, duke thėnė: "Troplini dha jetėn pėr mbrojtjen e kėsaj toke dhe i takon tė prehet kėtu nė kėtė tokė, ku do t'i bėhen tė gjitha nderimet qė i takojnė". Pas ceremonisė madhėshtore tė varrimit qė iu bė Hamit Troplinit, ne morėm rrugėn e kthimit dhe nė qytetin e Prizrenit mbjatėn njė fjalim Bedri Pejani dhe Fuad Dibra. Midis tė tjerash nė fjalėn e tij Pejani u shpreh duke na thėnė: "Ju falenderoj nė emėr tė popullit tė Kosovės, qė na dhatė njė ndihmė shumė tė madhe morale, duke i dhėnė tė kuptojė Kosovės qė ajo nuk ėshtė vetėm." Pas fjalimit tė Pejanit turma tė mėdha qytetarėsh prizrenas na ndoqėn nga pas duke na hedhur lule, deri sa makinat tona morėn rrugėn nė drejtim tė Kukėsit".


Postuar nga amoxil datė 05 Shtator 2005 - 05:33:

Persekutimi i Familjes Kokoshi

Faqja 12/13 - SPECIALE - DOSSIER

Historia tragjike e familjes Kokoshi tė Vlorės.

Kokoshi, si u masakrua familja e njeriut qė firmosi Pavarėsinė

Dashnor Kaloci, Fari Shaska

Kur Qazim Kokoshi u kthye nė Shqipėri nga internimi, shumė miq tė tij midis tė cilėve dhe Dr. Omer Nishani qė nė atė kohė mbante funksionin e Kryetarit tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor, u pėrpoqėn dhe i bėnė thiirrje qė tė bashkėpunonte me komunistėt qė kishin ardhur nė pushtet. Qazimi, jo vetėm qė nuk pranoi duke refuzuar nė mėnyrė kategorike, por i quajti ata pėrgjegjės pėr masakrėn qė kishte ndodhur nė Shqipėri nga lufta vėllavrasėse tė cilėn e kishin nisur vetė komunistėt.

Si pėrgjigjie ndaj kėsaj akuze tė Qazimit, komunistėt e arrestuan atė nė prillin e vitit 1946 kur ishte nė moshėn 64-vjeēare dhe e izoluan nė hetuesinė e Vlorės ku dhe ai vdiq nga torturat nė tetorin e vitit 1947". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 73-vjeēari Burim Kokoshi, njė nga pinjollėt e familjes tepėr tė njohur nga Vlora, i cili rrėfen mbi tragjedinė qė pėsoi fisi i tij nga regjimi komunist tė Enver Hoxhės. Po cila ėshtė historia e familjes sė njohur Kokoshi e parisė sė Vlorės? Kush ishte Qazim Kokoshi dhe cili ka qenė aktiviteti i tij politik, nga 1912-ta ku ai firmosi aktin e Pavarsisė me Ismail Qemalin, e deri nė vitin 1945 kur u kthye nė Shqipėri nga kampet e internimit tė nazifashistėve? Kush kanė qenė burrat e tjerė tė familjes Kokoshi, ēfarė veprimtarie kanė pasur ata dhe si u persekutuan nga regjimi komunist pėr afro gjysė;m shekulli me rradhė?

Kush ishte Qazim Kokoshi

Qazim Kokoshi u lind nė qytetin e Vlorės nė vitin 1882, nė njė familje tepėr tė njohur e cila ishte vendosur aty qė nga fundi i shekullit tė XVII-tė. Origjina e hershme e familjes Kokoshi, ėshtė nga fshati Frashėr i Pėrmetit dhe tė parėt e saj janė shpėrngulur qė andej aty nga fundi i shekullit tė XVI-tė pėr probleme hasmėrie e janė vendosur mė pas nė fshatin Hysoverdhė tė Vlorės. Me paratė qė ata fituan nga shitja e pronave dhe pasurisė sė tyre nė fshatin Frashėr, arritėn tė blinin toka dhe shtėpi e tė shtonin akoma e mė shumė pasurinė e tyre edhe nė Vlorė. Pjesa mė e madhe e pasurisė sė familjes Kokoshi, ka qenė pėrdorur prej tyre pėr shkollimin djemve tė saj nė universitetet e Turqisė dhe Europės, si dhe pėr problemet qė kishin lidhje me ēėshtjen Kombėtare. Pėrveē burrave tė shkolluar qė pati nxjerrė ajo familje, prej saj kanė dalė edhe burra tė pushkės, si Zenel Kokoshi, i cili ka qenė tepėr i njohur pėr trimėritė e tij deri nė Stamboll, pėr shkak tė luftrave antiosmane qė zhvilloi aty nga mesi i shekullit tė XVIII-tė.

Por njė nga pinjollėt mė tė njohur tė familjes Kokoshi, i cili ka bėrė emėr tė madh nė historinė e Shqipėrisė, ka qenė Qazim Kokoshi. Mėsimet e para ai i mori nė shkollėn turke tė qytetit tė Vlorės aty nga fillimi i dhjetėvjeēarit tė fundit tė shekullit tė XVIII-tė dhe pas saj shkoi nė Janinė ku mbaroi gjimnazin "Zosimea". Pas mbarimit tė asaj shkolle aty rreth fillimit tė viteve 1900, Qazimi u kthye nė vėndlindjen e tij dhe u angazhua nė Klubin "Labėria" ku punoi pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe nė fshatrat e Vlorės. Lidhur me veprimtarinė e mėvonshme tė Qazim Kokoshit nė dobi tė ēėshtjes shqiptare, 73-vjeēari Burim Kokoshi dėshmon: "Nė shtatorin e vitit 1908, Qazimi u muar me organizimin e pritjes sė Ismail Qemalit nė Vlorė dhe personalisht e shoqėroi atė nė vizitat qė bėri nė Dukat, Mesaplik dhe Treblovė. Kur autoritetet e administratės osmane qė ishin nė Shqipėri, ranė nė gjurmėt e veprimtarive sė Klubit "Labėria" dhe nisėn arrestimet e antarėve tė saj, Qazim Kokoshi u largua nė ishullin e Korfuzit dhe mė pas nė Itali. Nga Italia ai u kthye nė Shqipėri nė vitin 1911-tė, pasi paria e Vlorės e kishte caktuar si pėrfaqėsues tė saj nė Kuvendin e Gėrēes, ku ai bashkėpunoi ngushtė me Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin", dėshmon Burim Kokoshi lidhur me aktivitetin patriotik tė Qazimit nė dhjetvjeēarin e parė tė shekullit tė kaluar.

1912, firmėtar i aktit tė Pavarsisė

Veprimtarinė e tij patriotike nė dobi tė ēėshtjes shqiptare, Qazim Kokoshi e vazhdoi edhe pas Kuvendit tė Gėrēes dhe nė vitin 1912-tė, ai ishte njė nga njerzit kryesorė qė mbėshteti ardhjen e Ismail Qemalit pėr ngritjen e flamurit nė Vlorė. Lidhur me kėtė. Burim Kokosho dėshmon: "Aty nga vjeshta e vitit 1912-tė, kur paria e Vlorės filloi pėrgatitjet pėr pritjen e Ismail Qemalit, Qazimi u caktua nė komisjonin qė do tė merrej me Shpalljen e Pavarsisė. Nė dokumentet arkivore tė Shpalljes Pavarsisė, gjendet edhe telegrami i Ismail Qemalit qė mė 21 nėntor ia dėrgoi nga Durrėsi, Qazim Kokoshit, Et'hem Beut dhe Bektash Cakranit, ku midis tė tjerash shkruhet: "Bėni tė gjitha pėrgatitjet e nevojshme". Kur Ismail Qemali mbėrriti nė Vlorė, Qazim Kokoshi ishte njė nga firmėtarėt e aktit tė Pavarsisė qė u nėnshkrua prej tė gjithė delegatėve qė u pėrfaqėsuan nė atė mbledhje. Pas kėsaj, nė gushtin e 1913-ės, Qeveria e pėrkohshme e Vlorės e caktoi Qazimin me detyrėn e nėnprefektit tė Lushnjes, ku ai shkoi sė bashku me Ahmet Lepenicėn. Pasi punoi afro gjashtė- shtatė muaj nė atė detyrė, nė shkurtin e vitit 1914-tė, ai u emėrua me detyrėn e kryesekretarit tė Prefekturės sė Vlorės, e cila nė atė kohė ishte kthyer nė qėndrėn kryesore ku luhej politika e Shqipėrisė. Pas rėnies sė Qeverisė sė Vlorės, Qazimi u caktua si antar i delegacionit qė do tė shkonte nė Durrės pėr tė zhvilluar takimin me Princ Vidin", dėshmon Burim Kokoshi lidhur me kushėririn e tij Qazimin, i cili ishte njė nga njerzit kryesorė ku u mbėshtet Ismail Qemali nė Vlorė kur shpalli Pavarsinė e Shqipėrisė

Nė Kongresin e Lushnjes dhe Luftėn e Vlorės

Duke njohur tė kaluarėn e papėrlyer dhe patriotike tė Qazim Kokoshit, nė janarin e vitit 1920-tė, paria e Vlorės e zgjodhi atė delegat nė Kongresin e Lushnjes ku ai u zgjodh Senator. Nė verėn e vitit 1920-tė ai gjithashtu u caktua nė pėrbėrjen e komisjonit perj 12-vetash qė u morėn me drejtimin e Luftės sė Vlorės. Pas fitoreve tė para qė u arritėn nga forcat ushtarake dhe vullnetarėe shqiptare kundėr italianėve nė Luftėn e Vlorės, Qazimi u emėrua me detyrėn e nėnprefektit nė qėndrėn administrative tė Drashovicės. Gjatė asaj periudhe qė zhvilloheshin luftimet, duke e konsideruar si njė nga eksponentėt kryesorė tė parisė sė Vlorės, forcat italiane e dėnuan Qazimin me vdekje dhe ia dogjėn shtėpitė. Pas pėrfundimit tė Luftės sė Vlorės, pėr kontributin qė ai dha, paria e Vlorės e propozoi atė si kandidat nė zgjedhjet qė do zhvilloheshin pėr funksionin e Kryetarit tė Bashkisė sė Vlorės, ku ai fitoi. Pasi shėrbeu pėr disa kohė nė atė detyrė, Qazimi konkuroi nė zgjedhjet parlamentare qė u zhvilluan nė vitin 1921 ku dhe u zgjodh deputet i Parlamentit tė parė shqiptar. Pas tre vjetėsh, nė Lėvizjen e Qershorit tė vitit 1924, Qazim Kokoshi u bashkua me grupin opozitar qė udhėhiqej nga Fan Noli e Luigj Gurakuqi, tė cilėt organizuan rrėzimin me dhunė tė Qeverisė sė Shefqet Vėrlacit. Pas dėshtimit tė kėsaj lėvizje, Qazimi emigroi nga Shqipėria dhe u vendos nė Itali e mė pas nė Austri.

Duke pėrfituar nga amnistia qė Mbreti Zog dha pėr tė gjitha ata qė morėn pjesė nė Kryengritjen e Qershorit tė 1924-ės, Qazim Kokoshi u kthye nė Shqipėri nė vitin 1928-tė dhe u vendos nė qytetin e Vlorės, nė lagjen Skelė ku i kishin shtėpitė familja Kokoshi. Edhe pse Qazimi pėrfitoi nga amnistia e Mbretit Zog, ai nuk e pushoi aktivitetin e tij antizogist edhe pas kthimit nė Shqipėri, duke qenė njė nga pjestarėt kryesorė tė Lėvizjes sė fshehtė tė Vlorės nė vitin 1932, tė cilėt donin tė rrėzonin Mbretin Zog. Pas zbulimit tė kėsaj lėvizje, ai u arrestua si njė nga eksponentėt kryesorė tė saj dhe u dėnua me vdekje nga Gjykata Speciale nė Tiranė. Por mė pas vetė Mbreti Zog ia hoqi dėnimin kapital dhe ai vuajti nė burg deri sa u lirua nė vitin 1936.

Persekucioni nga italianėt e gjermanėt

Pas lirimit nga burgu Qazim Kokoshi u pajtua me Mbretin Zog dhe me politikėn qė ndiqte ai. Lidhur me kėtė, Burim Kokoshi dėshmon: "Nė prillin e vitit 1939 kur Konti italian Salvone shpėrndau disa zarfe me para pėr tė paralizuar rezistencėn antiitaliane tė parisė sė Vlorės, njė nga kėtė zarfe iu dorzua dhe Qazimit. Ai jo vetėm qė refuzoi nė mėnyrė kategorike pėr t'i marrė ato para, por tė nesėrmen e asaj dite shkoi vetė nė Tiranė ku u takua me Mbretin Zog, duke i dorzuar atij zarfin me para dhe duke i treguar tė gjitha ato qė po pėrgatiteshin nga italianėt. Pas agresionit fashist, Qazimi u largua familjarisht nga Shqipėria dhe u vendos nė Jugosllavi si emigrant politik.

Duke e parė qėndrimin antiitalian tė familjes Kokoshi nė Vlorė, menjėherė pas fillimit tė luftės italo-greke, autoritetet fashiste nisėn arrestimet dhe internimet ndaj pinjollve tė saj. Nė fillimin e vitit 1940-tė, u arrestuan juristi Kudret Kokoshi dhe kushėriri i tij Muharrem Kokoshi, tė cilėt u internuan nė Itali. Pas kėsaj mė 17 janar tė 1943- it, me urdhėr tė Gjeneral Xaninit, u muar nga burgu (bashkė me Mitaq Sallatėn) dhe u pushkatua Astrit Kokoshi.

Nė kėtė kohė nga Jugosllavia erdhi nė Shqipėri, bashkėshorti i vajzės sė Qazmit, Reshit Ēollaku (Hero i Popullit) i cili u vra nga italianėt. Kur trupat gjermane hynė nė Jugosllavi, Gestapoja e arrestoi Qazim Kokoshin dhe ua dorzoi italianėve tė cilėt e internuan nė Bergamo tė Italisė sė Veriut. Po nė vitin 1944 Gestapo gjermane arrestoi dhe Kudret Kokoshin qė punonte si prokuror nė Prizren dhe e internoi atė nė kampet e shfarosjes qė kishte hapur nė disa shtete tė Europės", kujton Burim Kokoshi lidhur me persekucionin e fisit Kokoshi nga italianėt dhe gjermanėt

Persekucioni nga komunistėt

Sikur tė mos kishin mjaftuar internimet, burgosjet dhe pushkatimet qė familja Kokoshi kishte pėsuar prej italianėve dhe gjermanėve, menjėherė pas mbarimit tė luftės ajo u gjet nėn persekucionin e egėr tė komunistėve qė erdhėn nė pushtet. Lidhur me kėtė Burim Kokoshoi dėshmon: "Qė nė majin e vitit 1945 u arrestua Meto Hasan Kokoshi dhe pas dėnimit me vdekje nga Gjykata e Vlorės, me akuzėn "Ka marrė pjesė nė luftė me Ballin Kombėtar", ai u pushkatua nė nėntorin e 1945-ės.

Dy muaj mė vonė nė korrikun e 1945-ės, u arrestua dhe Dinush Hasim Kokoshi qė kishte mbaruar Ekonomikun jashtė dhe u dėnua me tre vjet burg. Pas pushkatimit tė Metos, u dėnua me vdekje edhe i vėllai tij, juristi Kudret Kokoshi, i cili kishte qenė i internuar nė kampet naziste tė shfarosjes. Por Gjykata e Lartė ia zbriti nė 25 vjet burg , nga tė cilat ai vuajti 20-vjet nė Burrel.

Nė prillin e vitit 1946, i akuzuar si pjestar i Ballit dhe i Grupit tė Deputetėve, u arrestua dhe juristi Avdul Hasim Kokoshi qė ishte diplomuar nė Romė. Nė fillim ai u dėnua vetėm dy vjet, mė pas e rikthyen nė hetuesi dhe dėnuan me vdekje duke u pushkatuar nė tetorin e 1947-ės.

Po nė prillin e 1946-ės u arrestua dhe Qazim Kokoshi, i cili ishte kthyer nė Shqipėri nga internimi nazist, nė vitin 1945. Nė atė kohė shumė miq tė tij midis tė cilėve dhe Dr. Omer Nishani, u pėrpoqėn dhe i bėnė thiirrje qė tė bashkėpunonte me komunistėt qė kishin ardhur nė pushtet. Por Qazimi, jo vetėm qė nuk pranoi, por ai i akuzoi hapur ata duke i quajtur pėrgjegjės pėr masakrėn qė kishte ndodhur nė Shqipėri nga lufta vėllavrasėse tė cilėn e kishin nisur vetė komunistėt. Si pėrgjigjie ndaj kėsaj akuze tė Qazimit, komunistėt e izoluan nė hetuesinė e Vlorės ku dhe ai vdiq nga torturat nė tetorin e vitit 1947.

Nė gushtin e 1946-ės, u arrestua dhe Engjėll Kokoshi i cili nė fillim u dėnua me vdekje, e mė pas me 25-vjet burg. Engjėlli vuajti plot 17-vjet burg, kryesisht nė Burrel.

Rradha e arrestimeve pėr pjestarėt e fisit Kokoshi, vazhdoi nė qershorin e vitit 1946-tė, me arrestimin e Fatosit, djalit tė Qazimit, i cili kishte mbaruar studimet e larta pėr inxhinieri nė Francė. Pasi kishte kryer dhjetė vjet burg, ai vdiq nga qė nuk i rezistonte dot punės sė krahut", e pėrfundon dėshminė tragjike mbi persekucionin e familjes sė tij, 73-vjeēari Burim Kokoshi, i cili dhe vetė u arrestua qė nė gushtin e vitit 1946 dhe vuajti pėr 13-vjet nė burgjet e regjimit komunist, pėr tė vetmin fakt se rridhte nga familja e njohur Kokoshi, tė cilėn komunistėt e kishin shpallur "Familje reaksionare".


Postuar nga amoxil datė 05 Shtator 2005 - 05:35:

Nuredin Pustina, komandanti i Mujo Ulqinakut

Nuredin Pustina, komandanti i Mujo Ulqinakut
qė punoi nė Komunale


Dashnor Kaloēi

Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, u
njohėm me njė histori tė familje sė njohur Pustina tė parisė sė
Dibrės sė Madhe. Ndėr tė parėt e kėsaj familje ka qenė i njohur
Nuredin Pustina, i cili ka qenė njė nga udhėheqėsit kryesorė tė
vullnetarėve dibranė nė kryengritjet antiosmane tė ndodhura nė
dhjetėvjeēarėt e fundit tė shekullit tė XVIII-tė. Pas vdekjes sė Nuredin
Pustinės nė vitin 1903, rrugėn e tij e ndoqi i biri Aliu, i cili qė nė
moshėn 18-vjeēare kishte qenė gjithmonė pėrkrah tė jatit. Nė vitet
1908-1910-tė, Ali Pustina u bė shumė i njohur si udhėheqės i
kryengritėseve dibranė nė luftrat kundėr forcave tė ushtrisė turke tė
udhėhequra nga Turgut Pasha. Pasi mori pjesė nė mbrojtjen e
Kongresit tė Dibrės nė vitin 1909, Ali Pustina u vra nė pabesi nga
forcat serbo-malazeze nė 1915-ėn.

(vijon nga numri i kaluar)

Tre vėllezėrit Pustina, oficerė tė Monarkisė
Pas vrasjes sė Ali Pustinės, pėr t'i shpėtuar pėrndjekjeve tė ushtrisė
serbe, familja e tij u shpėrngul nga Dibra e Madhe dhe u vendos nė
Tiranė. Familja e Ali Pustinės kishte njė miqėsi tė ngushtė me
familjen Zogolli nė Burgajet tė Matit, miqėsi e cila ishte lidhur qė nė
fillimin e viteve 1900 kur tė parėt e asaj shtėpi gjatė rrugės pėr nė
Stamboll, pushonin tek Pustinat nė Dibėr tė Madhe. Pas largimit nga
Dibra e Madhe aty nga viti 1916-1917-tė, familja e Ali Pustinės,
bashkėshortja me tre djemtė: Bajramin, Edipin, Nuredinin dhe
vajzėn Menduhien, erdhėn dhe u vėndosėn nė Tiranė. Lidhur me
kėtė, nipi i Aliut dhe djali i Nuredinit, Luan Pustina, dėshmon: "Kur
erdhėn nė Tiranė ata blenė njė tokė tek familja tiranase Reēi dhe
ndėrtuan tre shtėpi aty ku sot ndodhet Rruga "Qemal Stafa".

Tė tre djemtė u shkolluan nė shkollat ushtarake tė perfeksionimit tė
oficerėve nė Tiranė, pėr tė pėrmbushur njė dėshirė qė ju kishte lėnė
i jati Aliu qė kur ishte gjallė. Pas mbarimit tė shkollave ushtarake,
Bajrami u caktua nė armėn e xhandarmėrisė, Edipi i cili arriti deri nė
gradėn e kapitenit shėrbeu si financier nė prapavijat e ushtrisė
shqiptare, ndėrsa Nuredini shėrbeu nė autorepartet e ushtrisė.
Gjatė gjithė periudhės sė Monarkisė sė Zogut, tre vėllezėrit Pustina
shėrbyen me besnikėri nė tė gjitha detyrat qė iu ngarkuan. Bajrami
shėrbeu kryesisht nė Tiranė, Edipi nė Tiranė dhe nė Burrel, ndėrsa
Nuredini nė Durrės dhe nė Shkodėr. Tė tre vėllezėrit Pustina e
ruajtėn miqėsinė me familjen e Mbretit Zog, i cili i ftonte ata sa herė
qė Oborri Mbretėror jepte pritje tė ndryshme nė raste festash apo
ceremonish", kujton Luan Pustina pėr babain e tij Nuredinin dhe dy
xhaxhallarėt Edipin e Bajramin, tė cilėt gjatė periudhės sė Monarkisė
shėrbyen si ushtarakė tė Mbretit Zog.

Nuredin Pustina me Mujo Ulqinakun
Nė ditėt e para tė prillit tė vitit 1939 kur Italia kreu agresionin fashist
ndaj Shqipėrisė, i treti i vėllezėrve Pustina, Bajrami, u ndodh nė
kursin e perfeksionimit tė oficerėve nė Tiranė. Mė gjashtė prill ai u
dėrgua nė frontin e luftės nė qytetin e Durrėsit dhe u caktua nė
Shtabin e Komandės Operative e cila drejtoi rezistencėn nėn
komandėn e major Abaz Kupit. Nė kujtimet e Nuredin Pustinės qė
ruhen edhe sot nga familja e tij, lidhur me atė ngjarje ai ka shkruar:
"Mė 5 prill 1939 nga shkolla u muarėn shumė oficerė tė gradave tė
ndryshme tė cilėt pasi i caktuan nė reparte i nisėn me destinacion
pėr nė front. Unė shkova nė Durrės dhe menjėherė nisa familjen pėr
nė Korēė pėr tė qenė mė i lirė. Ato dy ditė e dy net, bėra pjesė nė
Shtabin e Komandės Operative nė Durrės. Mė gjashtė prill dhe
natėn e shtatė prillit, bėnim dislokimin e forcave qė vinin nė Durrės,
si artilerinė e rėndė qė e ēuam te Kisha nga rruga e Vilės, tė
komanduara kėto nga togeri i artilerisė Nazmi Baraka e Gaqo
Mosko. Mė datėn shtatė prill kėta ishin tė parėt qė shtinė kundėr
flotės armike qė kishte pėrqėndruar pjesėn mė tė madhe tė anijeve
tė luftės karshi molit tė Durrėsit. Nga predhat e kėtyre topave ranė
dhe nė vaporrin qė ishte koloneli italian Petinasi, i cili, mė parė
kishte qenė komandant i artilerisė shqiptare dhe kur ky erdhi mė
pas nė Tiranė, tha: "Unė ju kam mėsuar tė qėlloni mirė me topa, por
jo kundėr meje". Natėn mė gjashtė prill nė mbrėmje, dėrguam
dinamit nė Shijak dhe prishėm urėn e Shijakut, ku vendosėm
repartet e kėmbsorisė qė vinin nga Elbasani, Tirana e rrethe tė tjera.
Mbas orės dy tė natės, u nda nga mua kapterri Mujo Ulqinaku dhe
nga mėngjezi ai shkoi nė Marinė, te Kalaja, afėr Portit. Kur u ndamė
mė tha se do tė shkonte tė linte unazėn qė kishte nė dorė dhe nuk u
pamė mė. Para nisjes unė i dhashė armatim nga depoja. Disa ditė
mė parė kur unė vija nga Tirana pranė familjes nė Durrės, Mujo mė
raportoi se italianėt qė shėrbenin nė Marinėn tonė u hiqnin gjilpėrat
topave tė mėdhenj qė ndodheshin nė fortifikatat afėr Vilės dhe gjatė
rrugės pėr te Kisha. Kėtė gjė unė ja raportova shefit tė Transportit nė
Komandėn e Mbrojtjes, Kapiten Ibrahim Ishmit, ky njoftoi gjeneralin,
Komandantin e Mbrojtjes dhe prej tij, njoftimi iu dha Komandantit tė
Marinės nė Durrės, duke i tėrhequr vrejtjen italianėve tė Komandės
sė Mbrojtjes. Italianėt morėn vesh informatat e Mujos dhe kėtė duket
se nuk ia harruan deri sa e vranė. Unė, me oficerėt e depos, nuk
kishim asnjė ushtar nėn komandė, por ne vajtėm vetė nė vijėn e
parė. Unė u bashkova me Rojet e Kufirit, nėn komandėn e
Komandantit tė Kufirit, Kapiten Kadri Rustemit (nga Dibra). Ky mori
nė telefon kapiten Akil Sakiqin, i cili ishte komandant Batalioni dhe i
thotė: "Italianėt zbritėn nė tokė (nė mol) dhe filluan tė ecin drejt nesh.
Kompania kishte zėnė pozicion karshi Bankės, afėr molos. Lidhja
me Tiranėn ishte prerė, atėhere Kadriu nxorri revolen dhe shtiu i
pari. Kjo ishte shenja, urdhėri i zjarrit. Atėhere filloi zjarri i gjithė
kompanisė. Gjithė repartet ngado qė ishin filluan zajarrin. Italianėt u
kapėn nė befasi, mbasi ata nuk e pritnin qė do tė bėhej rezistencė.
Atėhere italianėt u tėrhoqėn, u futėn nė vaporė, por u goditėn shumė
prej tyre. Pati tė vrarė dhe tė plagosur rėndė. Kėta u dėrguan
menjėherė pėr nė Itali, por pas disa ditėsh pamė ish-komandantin e
Marinės, majorin Tedei dhe marshallė tė tjerė me krah tė lidhur e tė
plagosur. Italianėt pasi u futėn nė vaporėt qė qėndronin nė mol,
nxorrėn armatimet e tjera dhe tanket, e filluan ofensivėn me armė tė
rėnda nė tė gjithė drejtimet, pra drejt nesh qė ishim pranė Bankės,
nga Hoteli te kalaja, nė Currilat, te AGIPI, nė Plazh, karshi Urės sė
Dajlanit etj. Marina armike filloi tė qėllonte nga deti dhe disa predha i
ranė edhe Fabrikės sė Miellit. Mbas pak erdhėn nė vijėn e frontit
edhe tė burgosurit, tė cilėt mbasi u armatosėn u rrjeshtuan pėr
luftim. Disa prej tyre i takuam mė vonė nė Shijak, i mora nė makinė
pėr nė Tiranė, ishin tė plagosur. Me urdhėr nga Tirana u dėrgova
menjėherė nė Autorepartin e kamjonėve nė Xhafzotaj-Durrės (ku unė
shėrbeja si oficer) pėr tė pėrgatitė automjete tė tjera nga tė
mobilizimit. Nėn rrebeshin e plumbave shkova nė Durrės me njė
kamjon dhe aty pėrgatita pesėmbėdhjetė kamjonė dhe u nisa pėr nė
Durrės. Kur mbėrrita nė Rrashbull sapo kishte qėlluar armiku me
artileri tė rėndė, kėshtu qė ishte i pamundur kalimi dhe u strehuam
nė njė hendek. Aeroplanėt armiq na fluturonin mbi kokė. Mbas pak
filluan tė vijnė shokėt qė kishim lėnė nė Durrės, tė cilėt po
tėrhiqeshin me urdhėr. Atėhere u bashkuam dhe u drejtuam pėr nė
Tiranė. Kur mbėrritėm te Hani i Hamit Beut, para Vorės, gjetėm njė
batalion qė kishte zėnė pozicione lufte. Na ftuan edhe neve qė tė
zinim pozicionet. Ne pranuam dhe u ndalėm. Mbas pak edhe kėtė
repart e nisin pėr nė Tiranė. Mė tetė prill Tirana ishte pushtuar nga
ushtritė armike dhe Mbreti e qeveria ishin larguar pėr nė Greqi. Mė
datėn 12 prill kthehem nė Durrės. Tė parėn punė qė bėra kėrkova
familjen e Mujos, sepse e dija qė ishte keq ekonomikisht. U lidha
me ta nėpėrmjet Sul Kapedanit e mė kėrkuan ndihmė financjare.
Atėhere mblodha 12 napolona flori dhe ja dhashė. Ata shkuan nė
Seman, tek dajat e tyre", pėrfundon rrėfimi i Nuredin Pustinės lidhur
me ngjarjen e 7 prillit tė vitit 1939, ku ai furnizoi me armatim Mujo
Ulqinakun. Gjatė viteve tė pushtimit fashist tė Shqipėrisė, ashtu si
shumė ushtarakė shqiptarė edhe Nuredin Pustina iu pėrgjigj thirrjes
pėr tė shėrbyer nė Ushtrinė Kombėtare. Gjatė viteve 1940-42 ai
shėrbeu nė Zyrėn e Rekrutimit nė qytetin e Shkodrės ku dha njė
ndihmesė tė madhe pėr lėvizjen antifashiste duke liruar nga burgu i
shumė komunistėve shkodranė, midis tė cilėve dhe vėllanė e
Jordan Misjes. Nė vitin 1943 Nuredini u caktua si komandant i
Garnizonit tė Lezhės, ku sė bashku me Siri e Shaban Strazimirin,
organizoi arratisjen e forcave tė atij garnizoni, i cili u shpėrnda i gjithi.
Pas kėsaj Nuredini shkoi nė krahinėn e Dibrės ku u takua me
shokun e tij tė vjetėr Dali Ndreun. Ndonėse Nuredini dha njė ndihmė
tė madhe pėr lėvizjen antifashiste, ai nuk pranoi tė bashkohej me
forcat partizane.

Kapiten Mefail Pustina, luftoi nė Afrikė
Pėrveē tre vėllezėrve Pustina, nė ushtrinė e Mbretit Zog shėrbeu
edhe kushėriri i tyre i parė, Mefail Pustina (i lindur mė 1914-tė) i cili u
diplomua nė Akademinė Ushtarake tė Torinos. Pas mbarimit tė
Akademisė nė fundin e viteve 30-tė dhe fillimin e viteve 40-tė, duke
qenė se ishte oficer i ushtrisė italiane, Kapiten Mefail Pustina u
dėrgua nė frontin e luftės nė Afrikėn e Veriut. Lidhur me kėtė, Luan
Pustina dėshmon: "Njė nga ish-kolegėt e shokėt mė tė ngushtė tė
Mefailit, Gjeneral Cotta, mė ka treguar se aty nga viti 1943 kur ushtria
italiane po tėrhiqej nga Tunizia, anija me tė cilėn ata po lundronin u
godit nga njė predhė avioni. Nė ato ēaste tė gjithė ushtarėt u hodhėn
nė det dhe ndėrkohė qė ata ishin pa asnjė shpresė shpėtimi, Mefaili
mundi qė tė shkėpuste njė varkė nga anija qė po mbytej, ku hipėn tė
gjithė ushtarėt. Atė guxim qė tregoi Mefaili pėr tė shpėtuar tė gjithė
shokėt e tij nga vdekja e sigurtė nė fundin e detit, ata nuk ia harruan
kurrė. Kėshtu pas viteve 1945-sė kur Mefaili ishte kthyer nė Shqipėri,
ata sa herė mblidheshin nė ceremoni tė ndryshme, linin njė karrike
bosh me emrin e ish-kolegut tė tyre shqiptar Mefail Pustina dhe
dollinė e parė e ngrinin pėr tė", tregon Luan Pustina dėshminė e
Gjeneralit italian Cotta pėr kushėririn e tij Mefailin, i cili pasi u kthye
nė Shqipėri u bashkua dhe luftoi me partizanėt. Pas mbarimit tė
Luftės, Mefaili shėrbeu nė armėn e xhenjos dhe drejtoi punimet pėr
hapjen e Rrugės Kukės-Peshkopi, Gramsh-Lozhan etj. Ndonėse ai
dha njė kontribut tė madh nė ndėrtimin e veprave xhenjere, nuk
mundi qė t'i shpėtonte dot valės sė goditjes qė ishte destinuar nga
regjimi komunist pėr tė gjithė ushtarakėt qė ishin diplomuar nė
Perėndim.

Vėllezėrit Pustina, burg e internim
Menjėherė pas mbarimit tė luftės kur komunistėt erdhėn nė pushtet,
familja Pustina ishte njė nga ato familje e cila u gjend e para nėn
goditjen e tyre. Pasi iu konfiskuan shtėpitė qė kishin nė Tiranė,
komunistėt mė pas filluan dhe arrestimet ndaj tyre. Lidhur me kėtė,
Luan Pustina dėshmon: "Qė nė fillimin e vitit 1945 u arrestua
xhaxhai, Bajram Pustina, i akuzuar se kishte marrė pjesė me grupin
e oficerėve qė kishin ruajtur Kurorėn e skėnderbeut qė u ēua nė
Romė. Po kėshtu njė nga akuzat e tjera qė iu bė atij, ishte
pjesmarrja nė Gjykatėn Ushtarake nė Tiranė nė kohėn e
gjermanėve. Bajrami u nxuarr nė Gjyqin Special dhe nė fillim u
dėnua me vdekje e mė pas me burgim tė pėrjetshėm. Pasi vuajti pėr
15-vjet nė burgun e Burrelit, ai vdiq nga njė sėmundje e rėndė nė
vitin 1962. Po kėshtu nė vitin 1947 u arrestua dhe babai im Nuredini,
i cili nė ato kohė qėndronte i fshehur nė Tiranė pėr t'i shpėtuar
hakmarrjes sė komunistėve. Pasi u mbajt pėr gjashtė muaj nė
hetuesi, Nuredini u dėnua me tre vjet burg, tė cilat i vuajti nė tharjen
e kėnetės sė Maliqit. Pas daljes nga burgu, Nuredini punoi si puntor
nė komunale dhe nė ndėrrmarjen e ndėrtimit tė rrugėve. Po kėshtu
pas arrestimit tė Bajramit dhe Nuredinit, hakmarrja e komunistėve ra
edhe mbi familjen e xhaxhait tjetėr, Edipit, i cili u internua familjarisht
nė Elbasan ku jetoi deri nė vitin 1970-tė. Kur u kthyen nė Tiranė ata
jetuan nė njė barakė tė keqe sepse shtėpia e tyre ishte shtetėzuar.
Gjatė gjithė periudhės sė regjimit komunist tė tre familjet e
vėllezėrve Pustina u shpallėn familje reaksionare dhe fėmijėt e tyre
punuan nė punėt mė tė rėnda. Nga i gjithė fisi vetėm unė munda ta
mbaroja shkollėn e lartė natėn", e pėrfundon rrėfimin e tij Luan
Pustina, njė nga pinjollėt e asaj familje ndėr mė tė njohurat e parisė
sė Dibrės sė Madhe, e cila nxorri burra tė famshėm qė me luftrat e
tyre kanė lėnė emėr tė madh nė historinė e Shqipėrisė.


Mustafa Qemal Ataturku shpėrbleu Hajredin
Pustinėn

Pėrveē familjes sė Ali Nuredin Pustinės, prijėsit tė vullnetarėve
dibranė qė luftoi pėr vite me rradhė kundėr forcave osmane dhe
serbo-malazeze, nga ai trung i fisit tė njohur tė Parisė sė Dibrės sė
Madhe, kanė dalė edhe shumė burra tė tjerė qė kanė bėrė emėr tė
madh, siē ishte Sefedin Pustina i cili nė vitin 1912-tė, ishte Kryetar i
Qeverisjes sė Dibrės sė Madhe. Njė tjetėr burrė i dėgjuar i kėsaj
familje, ka qenė dhe Hajredin Pustina i cili nė vitet e para tė shekullit
tė kaluar ka shėrbyer si kajmekam nė vilajetet turke qė ndodheshin
nė pjesėn Europiane tė Perandorisė Turke. Nė vitet e fundit tė
shpėrbėrjes sė Perandorisė Osmane, ai shėrbeu si kajmekam nė
qytetin e Selanikut. Nė vitin 1916-tė, ai u shpėtoi jetėn disa oficerėve
turq, ku midis tė tjerėve ishte dhe Mustafa Qemali (Ataturku) Pas
ardhjes sė Qemal Ataturkut nė pushtet, nė shenjė mirėnjohje ai i
dhuroi Hajredin Pustinės njė pallat nė qėndėr tė Stambollit, tė cilin
edhe sot e kanė nė pronėsi pasardhėsit e familjes Pustina. Po
kėshtu njė nga pinjollėt e tjerė tė fisit Pustina, ka qenė dhe Doktor
Masar Pustina, i cili pas mbarimit tė luftės u arratis nga Shqipėria
pėr nė SHBA, ku u zgjodh Kryetar i Kėshillit Kombėtar tė Lėvizjes sė
Legalitetit. Nga trungu i familjes sė njohur Pustina, kanė qenė dhe
katėr vėllezėrit intelektualė, Nazim, Irfan, Sefedin dhe Skėnder
Pustina. Irfani ka qenė Doktori i Shkencave Mjeksore dhe Drejtor i
Spitalit Civil tė Tiranės. Edhe Sefedini kiushte mbaruar pėr Mjeksi,
ndėrsa Nazimi ishte diplomuar nė Akademinė Ushtarake nė
Modena tė Italisė. Nė vitin 1944 Irfani u arrestua nga gjermanėt se
mjekonte partizanėt e Pezės. Goditja ndaj katėr vėllezėrve Pustina,
filloi qė nė vitin 1946 kur u arrestuan Irfani dhe Nazimi qė kishte
qenė Komandant i Qarkut tė Dibrės, kėshilltar ushtarak nė
Kryeministri dhe Pedagog nė Shkollėn e Oficerėve nė Tiranė. Nazimi
u dėnua me 20-vjet burg, ndėrsa Irfani nė fillim u dėnua me vdekje,
por mė pas iu fal jeta duke i vėnė kusht qė tė punonte si mjek pa
pagesė nė qytetin e Vlorės. Pas dėnimit tė Nazimit e Irfanit familjet iu
internuan nė Krujė dhe persekucioni ndaj tyre vazhdoi deri nė
rrėzimin e regjimit komunist.


  Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.