Forumi Horizont Gjithsej 404 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga Vizioner datė 28 Nëntor 2007 - 09:11:

Per Ilustrim te Temes, po ju jap per te exuar nje artikull te Rexhep Mejdanit, i cili ne shkrimin e tije, e plotesen Temen time(jo se ai e ka lexuar Temen time, por Kuocidoje):
Jua rekomandoj ta lexoni me kujdes.
....... ....... ..........
Mbi "poligaminė" politike


Nga Rexhep Meidani


Nė njė takim ndėrkombėtar, duke analizuar ecurinė e ngadalshme tė procesit tė demokratizimit nė disa vende tė Lindjes sė Mesme, njė nga specialistėt politikė tė kėtij rajoni, nė specifikimin e situatės nė disa vende tė rajonit e pėrcaktoi sistemin politik-institucional aty si "poligami politike" apo si "regjim poligamik", nė duart e njė njeriu tė vetėm tė plotfuqishėm (mbretit, presidentit gati tė pėrjetshėm apo tė "trashėguar", etj.). Nė njė dėgjim tė parė, ky lloj klasifikimi m'u duk i ēuditshėm, bile tepėr ekstravagant. Por, duke e analizuar me kujdes pėrmbajtjen e tij, ai term rezulton se e mishėron mė sė miri nivelin e emancipimit shoqėror dhe tė demokratizimit institucional nė kėto vende, ku rolin e ligjit dhe tė fuqisė sė tij e luan vullneti e humori, truri dhe fjala e njė njeriu, qė ka grumbulluar nė duart e tij tė gjithė pushtetet. Me fjalė tė tjera tė gjithė institucionet e shtetit janė aty, nė njė kuptim tejet primitiv, "gratė" e nėnshtruara tė kėtij "superburri udhėheqės"...

Por, me kėtė lloj "terminologjie" ekstravagante, si do tė klasifikohej situata aktuale nė Shqipėri? Pėrpara se tė pėrpiqemi tė gjejmė pėrgjigjen, le tė ndalojmė pak nė kuptimin e zakonshėm tė fjalės poligami.

***

Kuptimi i fjalės poligami e ka origjinėn nė greqishten e vjetėr dhe konkretisht nė termin polygamy, qė do tė thotė martesė e shumėfishtė. Rasti i veēantė i saj ėshtė bigamia, qė ėshtė rasti mė i thjeshtė i poligamisė kur njė burrė martohet apo ka lidhje, deri dhe fėmijė me dy gra njėkohėsisht. Nė disa vende tė zhvilluara kjo lidhje, sipas Kodit Penal, ėshtė e dėnueshme, madje nė territorin e SHBA-sė ajo ėshtė ndaluar me ligj qė nė vitin 1862. Po kėshtu dhe kisha katolike sot e dėnon ashpėr poligaminė, pavarėsisht ekzistencės sė disa sekteve (p.sh ato mormoniste), qė vazhdojnė ta mbrojnė dhe zhvillojnė atė.

Nė botėn shtazore, poligamia ėshtė njė marrėdhėnie normale seksuale, nė kuptimin qė nė periudhėn e tyre kohore kafshėt kryejnė marrėdhėnie seksuale tė shumėfishta. Kurse tek njerėzit, poligamia, nė kuptimin antropologjik, mund tė shfaqet si poligini (njė burrė me shumė gra) apo si poliandri (njė grua me shumė burra), qė nė planin historik lidhen dhe me periudhėn e patriarkatit apo tė matriarkatit. Po ashtu, historikisht, janė ndeshur tė dy kėto praktika, por rasti i parė ka qenė shumė mė i ndeshur, bile sipas studimeve tė Murdokut (Murdoch) nė 1179 shoqėri njerėzore tė studiuara, poliginia ėshtė ndeshur nė 850 prej tyre. Ende ndeshet poliginia nė bashkėsi myslimane, ndėrkohė qė nė kulturėn indiane ndeshet dhe rasti i poliandrisė. Por tė dy termat e mėsipėrm duken si tė pamjaftueshėm nė kushtet e sotme pėr tė pėrshkruar marrėdhėniet nė shoqėri bashkėkohore me pothuajse tė njėjtin numėr tė dy sekseve.

Sidoqoftė, sot, poligamia, krejt ndryshe nga monogamia, shfrytėzohet dhe nė njė kuptim tjetėr nga ai i origjinės, duke nėnkuptuar marrėdhėnie dashurie (seksuale) me vullnet tė lirė me mė shumė se dy partnerė pėr njė periudhė tė shkurtėr apo gjatė gjithė kohės. Megjithatė, ende sot, pėr disa fe apo tradita tė caktuara, disa trajta tė poligamisė kanė statusin e lidhjes martesore. Kėshtu, disa shtete myslimane (p.sh., Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara) e njohin nė mėnyrė ligjore poligaminė nė trajtėn e poliginisė (kryesisht pėr meshkuj tė pasur qė mund tė marrin deri katėr gra), ndėrkohė qė nė Turqi dhe Malezi ajo ėshtė mjaft e rrallė, bile e ndaluar me ligj. Nė rastin kur kjo lidhje nuk lidhet as me fenė as me norma tradicionale kulturore-sociale, por kushtėzohet vetėm nga partnerėt, madje nė kundėrvėnie me ligjin dhe kėto norma, ajo quhet dhe poliamoria. Sidoqoftė, nė asnjė rast nuk mund tė konsiderohet poligami njė lidhje seksuale e shumėfishtė dhe e rastit, orgjitė e ndryshme, prostituimi, ndarja e njė partneri, etj.

***

"Ēifti" normal (zyrtar) nė ēdo shtet demokratik ėshtė ai i mbėshtetur nė shumicėn qeverisėse. Pra, ai ka trajtėn: pushtet ekzekutiv (qeveri)-shumicė parlamentare. Pushtetet e tjera, sipas mandateve kushtetuese dhe objektivave tė tyre janė krejtėsisht tė shpėrndara, me pėrzierje kohore mandatesh politikisht tė rastit, deri dhe neutrale, por gjithmonė ligjėrisht tė pavarura.

Tek ne, nisur nga sa mė sipėr, u bė njė pėrpjekje jo e vogėl nė vite pėr ndėrtimin e shtetit tė sė drejtės dhe tė institucioneve tė pavarura tė tij, nė bazė tė dy mekanizmave bazė: ndarjes sė fuqisė dhe kontroll-balancimit tė pushteteve. Pa dyshim mund tė bėhej edhe mė shumė, edhe pse pushteti i lėnė nė duart e socialistėve ishte praktikisht i shkatėrruar, me njerėz qė e kishin braktisur punėn apo ishin larguar jashtė vendit.

Kėshtu, p.sh., pas njė periudhe stabilizimi nė krye tė institucionit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme u emėrua njė ish-kandidat pėr deputet i PD-sė, nė krye tė institucionit tė Kontrollit tė Shtetit (sipas marrėveshjes sė Sen-Exhidios) u zgjodh nė fillim njė kandidat i propozuar nga Balli Kombėtar, dhe mė tej njė pėrfaqėsues i lartė dhe deputet i PR-sė. Dhe mbi tė gjitha, nė vitin 2002, nė detyrėn e lartė tė Presidentit tė Republikės, u zgjodh njė kandidaturė e propozuar nga PD-ja. Pa harruar pėrpjekje tė shumta edhe nė kushte bojkoti nga ana e PD-sė, pėr tė arritur balancime tė arsyeshme nė shumė nga strukturat e tjera tė pavarura. Iu dha autonomia e plotė universiteteve dhe Akademisė sė Shkencave, duke lėnė thjesht njė simbolikė nderimi, thjesht honorifike, tė dekretimit tė personave tė zgjedhur nga bashkėsitė pėrkatėse shkencore. Iu dha njė shtysė e paparė lirisė sė medias me licencimin e kanaleve private televizive e radiove private, etj. U krijuan pėr herė tė parė institucioni i Avokatit tė Popullit nė mbrojtje tė lirive dhe tė drejtave tė qytetarėve ndaj abuzimeve tė administratės shtetėrore, ai i Komisionit tė Shėrbimit Civil, disa ente rregullatore, etj. Ndėrsa, pėr emėrimet nė strukturat e gjyqėsorit dhe tė prokurorisė ajo qė konsiderohej ishte profesionalizmi (duke preferuar prurjet e reja nga Shkolla e Magjistraturės), dhe brenda njohjes apo "matjes" sė kohės dhe integriteti i individit, por aspak afiliacioni partiak i tij. Nuk ishte e rastit, pavarėsisht se ēfarė komentohet e analizohet sot nga ata qė nuk kanė memorie, qė nė krye tė drejtėsisė si ministėr dhe mė tej si nėnkryetar u zgjodh Ilir Panda, njė specialist mjaft i zoti, me njė integritet moral dhe neutralitet politik, njė i urtė i rrallė, me tė cilin vėshtirė tė krahasohet ndonjė tjetėr.

Pa vazhduar mė tej kėtė lloj parade, qė sot nuk ka mė vlerė, le tė kalojmė nė atė qė po modelohet aktualisht brenda shtetit shqiptar. Shihet qartė, gjatė gjithė kėsaj periudhe 2 vjeēare, njė pėrpjekje pėr tė grumbulluar pushtetet nė njė dorė tė vetme. U sulmuan me radhė tė gjithė institucionet e pavarur, nė mėnyrė verbale apo me veprime arbitrare, me hartime amendamentesh nė tė shumtėn antikushtetues, u bėnė pezullime jo ligjore mandatesh, u futėn nė veprim organe doganore e tatimore, etj. Sidomos nė shėnjestėr u vu KLD-ja, kryetari dhe nėnkryetari apo disa anėtarė tė saj, disa nga gjykatat, Prokuroria e Pėrgjithshme, institucioni i kryetarit tė shtetit; struktura tė tilla si KKRT, KQZ-ja, Shėrbimi Civil, Dhoma e Tregtisė dhe e Industrisė, Federata e Futbollit, disa televizione e media tė tjera private, etj., deri kolonat e pėrjetshme tė lirisė dhe pavarėsisė: universitetet dhe Akademia e Shkencave. Dhe e gjitha kjo pėr tė pushtuar dhe komanduar gjithēka, pėr ta zhdukur me anė tė psikologjisė sė frikės apo trysnisė tatimore zėrin kundėr, pėr tė mbuluar dėshtimet, pse jo dhe korrupsionin qė po lulėzon vrullshėm brenda familjes.

***

Dhe ku ėshtė arritur sot? Nė njė situatė realisht shqetėsuese. Praktikisht ėshtė nė proces zhvillimi intensiv cikli i dytė i poligamisė politike, sipas kuptimit tė specialistit politik tė pėrmendur nė fillim tė shkrimit. Kjo poligami politike do ta pėrmbyllė "cilėsisht" tė gjithė ciklin, pėrfshirė ēdo fazė tė saj, nė pranverėn e vitit 2008, duke uzurpuar dhe ē' ka mbetur nė gjykata, sidomos nė Gjykatėn e Lartė dhe atė Kushtetuese, apo dhe ndonjė "ēikėrrimė" tjetėr, si p.sh., probabilisht dhe Bankėn e Shqipėrisė, qė sado pak luan e pakėnaqur kokėn apo manifeston shfaqje minimale jo bindjeje.

Ende nuk mund tė thuhet nėse njė instalim i tillė i shpejtė i poligamisė politike ka bėrė xheloz Llukashenkon e "paepur" nė Bjellorusi, Ēavezin "populist" nė Venezuela, Putinin "kėgėbėist" nė Rusi apo Musharafin "ushtarak", qė mund tė humbasė gjithēka nė Pakistan...

Por, ngado qė ta marrėsh, ėshtė njė ecje e shpejtė prapa. Ajo do tė kėrkojė, nė njė tė ardhme tė afėrt, pėrsėri kohė mjaft tė vyer pėr riparim, prandaj, nė thelb, ėshtė njė humbje e madhe jo vetėm e thjesht pėr proceset demokratike, por dhe pėr vetė qytetarėt shqiptarė. Dhe pėr fat tė keq, ende reagimi qytetar ėshtė i dobėt, sepse, ndoshta, nuk po kuptohet akoma se ajo qė po instalohet nė Shqipėri ėshtė realisht njė poligami politike, e cila duke u ndėrthurur apo duke e komanduar atė tė zakonshmen, mund tė bėjė dėme shumė mė serioze, nga ē' mund tė imagjinohet sot!...



Tschüß
Une jam...!!!


  Gjithsej 404 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 404 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.