Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Droga ne shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6893)


Postuar nga agata datė 30 Nëntor 2009 - 18:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha rrushi

Une i shoh ligjet mbi drogat si nje perpjekje per te kontralluar biznesin e trafikimit te tyre. Fakti qe drogat jane te jashteligjshme mban ne pune nje sistem gjigand qe perfshin policine, gjyqet, burgjet, keto nje tjeter lloj biznesi. Efektet negative te drogave do minimizoheshin jashte mase nese ato do ishin te ligjshme.



Mmmn, shume interesante ky kendveshtrim.

Ps: sa po kenaqem qe te ri lexoj Rush...


Postuar nga Iyua datė 21 Dhjetor 2009 - 02:27:

Citim:
Po citoj ato qė tha rrushi
Une kam kliente qe kane ndaluar se perdoruri heroine, kokaine, crack, benzos, alkohol (and everything else under the sun) po vazhdojne te pijne marjuana. Edhe klienti edhe une e shohim kete si progres. Nga ana ligjore klienti eshte serish i perfishire ne "aktivitet kriminal" meqenese marjuana eshte ilegale.


I see clients perdite duke abuzuar dhe trying to stay sobber nga droga.... spo i futem ksaj teme sepse e shikoj ne real life dhe skam nerva te merem dhe me kto debate ne forum.



Stress free here pa analizime virtuale.


Postuar nga J@mes datė 13 Janar 2010 - 15:47:

Droga nė shoqėrinė shqiptare

Mendim kritik

Pėrdorimi i drogės nė Shqipėri

Pėrdorimi i drogės ėshtė njė cėshtje shumė emocionale dhe problematike nė shoqėrinė shqiptare, pėr tė gjitha nivelet shoqėrore e shtetėrore. Pėrdorimi i drogės dhe problemet qė shkaktohen nga ajo janė mė tė vjetra nga sa mendojmė ne, por jo rrallė thuhet se nė Shqipėri droga erdhi me demokracinė. I referohem fazės sė demokracisė pėr faktin se ndryshimet nė kulturė, nė vlerat e lėna pas, por dhe tė fituara, nė mėnyrat e tė sjellurit qė u moderuan ose kėrkohen tė bėhen tė reja per kėtė sistem ekonomiko-shoqėror,u shoqėruan edhe me trauma sociale si dukuria e pėrdorimit tė drogės nga tė rinjtė.
Ky kalim duhej menaxhuar me qėllim qė tė kishim sa mė pak pasoja negative. Tranzicioni dhe dukuria e pėrdorimit tė drogės nė Shqipėri, ndryshimet e mėsipėrme kulturore, mospėrgatitja pėr ta parandaluar atė e fuqizuan kėtė dukuri, qė nė ditėt e sotme nuk ėshtė vetėm shqipėtare.

Cilėt janė faktorėt qė cojnė nė rritjen e nivelit tė pėrdorimit tė drogės dhe mbi tė gjitha nė abuzimin me tė?


Droga nė shoqėrinė shqiptare

Ekzistojnė disa faktorė qė nė tėrėsinė e tyre cojnė nė rritjen e nivelit tė pėrdorimit tė drogės dhe mbi tė gjitha nė abuzimin me tė.
Tė tillė janė:

1. Statusi social-ekonomik i familjes.Kėshtu, nivelet e tė pirit tė alkoolit deri nė humbje tė vetėdijes ose tė duhanit nė familje, dhe mė pas nė nivel shoqėror, janė tregues tė predispozicionit tė individėve ose tė shoqėrisė nė tėrėsi pėr ‘varėsi’ edhe nga droga nė pėrdorim ose abuzim me tė. Kjo e fundit con nė pasoja fatale dhe pėr jetėn e pėrdoruesit. Jo rrallė pėrdoruesit e alkoolit dhe tė duhanit lidhen me dukurinė e drogės, duke u bėrė pėrdorues tė saj, vecanėrisht kjo pėr moshat e reja.

2. Problemet e personalitetit. Shumė teori pranojnė se individė tė vecantė pėrdorin drogė sepse kanė nivel tė ulėt tė vetėvlersimit, depresion ose ankth. Vetėvlersimi nė dukje e ndihmon lidhjen me drogėn, pasi shpesh pėrdorimi nė grup i drogės nxjerr nė pah vlersimin e grupit duke anashkaluar atė individual.

3. Papajtueshmėria me gjėndjen (jokonformizmi) ėshtė njė faktor tjetėr qė con nė pėrdorimin e drogės nga individi. Kėta individė tė papajtueshėm shpesh kanė mardhėnie mė tė ngushta me bashkėmoshatarėt e grupit sesa me prindrit e tyre. Duke i shtuar kėtij faktori edhe dukuri tė tilla si mungesa e njėrit prej prindėrve nė familje si rezultat i problemeve tė ndryshme qė ekzistojnė nė familjet shqiptare.

Ekzistenca e kėtyre faktorėve nė tėrėsi, gjatė tranzicionit tė shoqėrisė shqiptare, krijon parakushte social-ekonomike pėr individėt, vecanėrisht nė radhėt e adoleshentėve, pėr pėrdorimin e drogės. Kėtij faktori i shtohet fakti i kėrkesės qė rrjete tė trafikut ndėrkombėtar tė saj kanė pėr vendet e varfėra si Shqipėria, nė statusin e tregut tė shitjes pėr pėrdorues ose si vende tranzite pėr trafikimin e saj drejt vendeve tė zhvilluara. Shqipėria si vend i varfėr, kushtėzon cilėsinė e ulėt tė drogės qė pėrdoret pėrkundrejt fuqisė blerse tė ulėt tė pėrdoruesve dhe si e tillė kjo ėshtė edhe mė vdekjeprurėse pėr pėrdoruesit dhe ata qė abuzojnė me tė.

Rritja e niveleve tė pėrdorimit, e abuzimit me drogėn gjatė kėtyre viteve flet pėr programe dhe politika tė paqarta tė parandalimit tė ketij fenomeni nėpėrmjet edukimit tė tė gjithė shoqėrisė, pavarsisht nga efektet si prekshmėri individuale ose nė nivel familjeje.
Droga ėshtė nga ato rreziqe sociale qė efektet negative tė saj i mbart pėr gjithė shoqėrinė shqiptare, pėr sot dhe pėr tė ardhmen e saj. Duhet thėnė se problemi ėshtė i pranishėm mė shumė nė zonat e mėdha urbane dhe ėshtė mė i shpeshtė te meshkujt sesa te femrat.
Nė ditėt e sotme numėrohen rreth 30 000 pėrdorues tė drogės nė Shqipėri. Situata ndėrlikohet kur shteti i sė drejtės qė duam tė ndėrtojmė, pėr shumė kohė mbart:
- Boshllėk ligjor pėr pėrdorimin e drogės dhe abuzimin ose trafikimin e saj.
- Mungojnė struktura tė organizuara shtetėrore pėr kėtė problem si struktura tė luftės kundėr shpėrndarjes dhe trafikimit ose tė kurimit tė pasojave tė saj.
- Forca e aksionit shtetėror ndaj saj ėshtė e vakėt.

Droga nė shoqėrinė shqiptare ėshtė njė plagė e rėnde qė duhet elemimuar. Shqipėria tashmė ka strategjinė kombėtare antitrafik nė tė cilėn janė pėrcaktuar edhe drejtimet kryesore tė punės pėr realizimin e parandalimit dhe tė trafikimit tė drogės. Megjithatė shoqėrisė shqiptare i duhet ende nje punė e madhe pėr tė realizuar objektivat dhe angazhimet nė luftėn kundėr drogės e trafikimit tė saj.

J@mes - Psikologji.net


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 34 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.