Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga Isra datė 20 Shtator 2006 - 08:23:

se me bere kurioze diellza, para 3 vjeteve e di qe u be ketu ne shqiperi nje fushate vaksinash per hepatitin B, per tu ruajtur anga semundja e infeskionit te gjakut sesi quhet ajo semundja. vaksina u be 3 here brenda 9muajsh..ishte vaksine qe behej me mik, nuk mund ta bente kushdo deshironte..Do pyes mamin se per cfare hepatiti B apo D ishte,


Postuar nga diellza26 datė 21 Shtator 2006 - 07:50:

Citim:
Po citoj ato qė tha ~Enigme~

Po po ka vaksine per hepatitin B faktikisht nqs e mbaj mend mire u be e disponushme nga vitet 80'. Kam idene se ne vendet e tjera perdoret plasma-derived vaksine ( derivijm nga plasma) ndersa ketu ne amerike perdoret recombinant ADN vaksine ....qe menyra me e thjeshte per ta shpejguar pasi termin ne shqip nuk e di eshte se kjo vaksine eshte prodhuar duke futur gjenin per virusin (hepatit b) ne maja ku ritet dhe purifikohet. Jepet ne femijet dhe ne te riturit ne shpatull (deltoit muscle) ndersa foshnjave ne kofshe ku zhvillohen antitrupat mbrojtes dhe gjithashtu zhvillohet nje imunitet pasues per infeksionin e hepatit b. Jepet me 3 doza dhe faktikisht shtetet e amerikes ta kerkojne para hyrjes ne shkolle. Ndersa vaksine per hepatitin C nuk eshte bere akoma e disponushme.

Ma shtove dhe mua kuriozitetin diellza nqs kjo vaksine eshte bere e detyrueshme ne shqiperi si ketu ne amerike.
Kush eshte i gatshem te na jape info nga shqiperia?



flm shume enigme per informacionin
Po meqe ke permendur qe kjo vaksine behet dhe tek te rriturit, une po shkoj me tej duke te pyetur nese nje person i infektuar mund ta marre kete vaksine dhe te beje efekt dmth ta eleminoje fare si virus.
( si paranteze! me lindi kjo pyetje, pasi nje e njohura ime rezultoi se fundi me hepatit B (inaktiv), te cilin i kishin thene qe e ka marre ose me shiringe ne ndonje analize ose tek stomatologu, dhe meqe ketu pashe kete temen thashe ti shkoja deri ne fund).
me thene te drejten mu me ka kap frika me shku te stomatologu , se cfar s'po nigjojme.
te pershendes shume.

hej Isra e pyete mamin mi, D apo B ishte ai virusi.


Postuar nga ~Enigme~ datė 21 Shtator 2006 - 15:44:

Citim:
Po citoj ato qė tha diellza26
Po meqe ke permendur qe kjo vaksine behet dhe tek te rriturit, une po shkoj me tej duke te pyetur nese nje person i infektuar mund ta marre kete vaksine dhe te beje efekt dmth ta eleminoje fare si virus.

Me sa di une jo diellza sepse ideja e vaksines nuk eshte qe te sheroje kete virus. Synimi eshte qe te zhvilloje imunitet kundra ketij virusi para infektimit. Mund te meren vaksina te tjera per te parandaluar viruse te tjera. Me nje fjale them se nuk do ta eliminonte. Gjithsesi nqs dikush ka degjuar dicka ndryshe te lutem na thoni.

Kam degjuar se nqs dikush nuk eshte vaksinuar dhe eshte ekspozuar me virusin atehere duhet te mare nje ineksion te glubulit te imunizuar te hepatitit B brenda 2 javeve (hepatitis B immune globulin) ku ofron mbrojte kalimtare ne ndryshim me vaksinen qe ofron nje imunitet qe zgjat gjate.

Shume veta jane mbartes te hepatit b dhe ndjehen te shendetshem por mire do ishte qe te kujdeseshin dhe te ishin ne vezhgimin e mjekut per melcine.

Eh diellza hepatitin b mund ta maresh jo vetem nga ato qe permende ti por edhe nga seksi i pambrojtur pasi  kalohet nga lengjet e trupit dhe nga gjaku.

ps. Te pershendes dhe une


Postuar nga Isra datė 22 Shtator 2006 - 07:43:

Citim:
Po citoj ato qė tha ~Enigme~


Eh diellza hepatitin b mund ta maresh jo vetem nga ato qe permende ti por edhe nga seksi i pambrojtur pasi  kalohet nga lengjet e trupit dhe nga gjaku.




aha, vetem nga kjo ane nuk e merr diellza, per kete ju siguroj.:p


Postuar nga diellza26 datė 26 Shtator 2006 - 14:55:

Citim:
Po citoj ato qė tha Isra


aha, vetem nga kjo ane nuk e merr diellza, per kete ju siguroj.:p



moj Isra faleminderit per besimin qe ke tek une, po une s'jam kaq e sigurt per ty , po nejse se keto duhej me ti thene ne mp, hajt me

ju pershendes Enigma per informacionin dhe Isren per nderhyrjet e kendshme.


Postuar nga ~Enigme~ datė 04 Tetor 2006 - 13:53:

Problemet me Sinozitin

Cod. A04102006

Per parandalimin dhe trajtimin e ketyre problemeve:

Sinozitet me te shpeshta jane ato qe vijne nga pezmatimi i mukozes se hundes qe njihet si rufa dhe rrugeve te siperme te frymemarrjes ku e jep virusi i gripit i cili shkaterron sistemin mbrojtes te hundes duke bere te mundur aktivizimin e mikrobeve qe ndodhen ne rruget e frymemarjes.
Sinozitet mund te krihojen dhe nga semundjet e ndryshme infektive, si skarlatina, tifo, pneumonia etj ose nga dhemballet e semura te nofulles se siperme qe mbeshteten ne murin e poshtem te zgavrave te nofulles apo nga traumat e jashtme, si dhe nga nderhyrjet kirurgjike ne hunde, vecanarisht ne rastin e tamponateve te hundes.

Cili eshte funksioni i sinuseve?
Sherbejne per lageshtimin dhe ngrohjen e ajrit qe thithet, keshtu qe kur ato se bashku me hunden jane te pezmatuara, japin nje te folur me hunde. Pezmatismi i sinuseve e merr emrin sipas sinusit qe eshte prekur pra kemi sinozit frontal ose ballor, sinusit maxillar. ose te nofulles se siperme, sinozit etmoidal dhe sinozit sferoidale ose i mbrapa hundes.

Ka faktor favorizues per shfaqjen e sinoziteve?
Cdo pezmatim akut ose i mprehtedhe kronik ne hunde nuk jep sinozit. Sistemi i shtresave mukoze ushtron nje mbrojtje te vazhdueshme ne kanalet perkatese dhe ndalon hyrjen e mikroorganizmave ne mbulesen mukose te sinuseve. Sinozitet me orgjine nga hundet e semura favorizihoen nga rritja e mishit te huaj, nga shtremberimet e perdes koskore te hundes si dhe nga proceset e tjerane zgjafet a hundes, te cilat ne menyre mekanike pengojne zbrazjen normale te lengjeve nga sinuset ne hunde

Sherohen plotesisht?
Pezmatimet e lehta ne sinuse sherohen pa lene gjurme, ashtu si rrufa e thjeshte. Ato nuk shkaktojne shenja te renda te semundjes pervec rasteve kur porcesi behet qelbezues dhe pengohen ruget e shkarkimit te sinuseve ku si rezultat shtohet presioni brenda tyre dhe si rrjedhoje dhe dhimbjet behen me intensive. Shpeshhere formohen dhe mishra ne hunde qe dalin nga sinuset. Ato jane te madhesive te ndryshme por qe kane te bejne me fenomenin e alergjise

Cfare shenjash klinike shfaq?
Shenjat subjektive te sinoziteve jane ankese per cregullimet te gjendjes se humorit, lodhje e paaftesi ne pune, shpesh cregullime ne pamje e ne nuhatje.  Ankesa kryesore eshte dhimbja ne faqe, balle dhembe etj. Dhimbja e kokes ne sinozitet e mprehta eshte gjithnje prezente, ndersa ne sinozitet e vjetra mund te mungoje.
Karakter dhe intesiteti i dhimbjes ndryshon sipas ndjeshmerise se personit dhe vrullit te procesit inflamator.  Disa here te semuret ankohen per rendim te kokes ose gjendje hutimi. Ne shumicen e rasteve dhimbjet jante te forta dhe therese. Dhimbje te tilla provokohen ne levisje aktive kur i semuri ulet ose ngrihet ose kur shtrengohet etj. Ne pergjithesi kur sekrecionet nuk mund te derdhen jashte dhimbja ka karakter lokal dhe kufizohet ne pergjithesi ne faqe, balle ose ne temtha. Nga lokalizimi i sinusit nuk mund te zbulohet ne cilin sinus ndodh pezmatimi, pasi dhimbja mund te perhapet edhe ne anen e kundert. Sekrecionet ose rjedhja e hundes eshte shenje tjeter e sinoziteve, i semuri nxjerr sekrecione te ujshme ose te trasha, te verdha nga hundet. Por mund te shfaqet bllokim i hundeve dhe flluska ne hyrje te hundes, ne varesi nga gjendja e pergjithshme e oranizimit e cila eshte e koprementuar dhe manifestohet dhe me temperature. Ne rast se i semuri vuan nga rufa dhe kjo zgjat deri ne 2 jave duhet menduar per sinozit. Nje rendesi te vecante merr sinoziti i mprehte i qelbezuar te femijet e vegjel madje edhe tek te porsalindurt. Kur zinusi maxilare eshte i vogel ne formn e nje te care ky sinozit karakterizohet dhe me kompremetim te gjendjes se pergjithshme: temperature e larte enjtje te faqes dhe qepalles se poshte te syrit, shtimin rrjedhjeve te qelbit. Semundja kalon ne gjendje te rende dhe operacioni e mjekimit me antibiotike eshte e vetmja metode kurimi. Ne 90 % te rasteve sinuziti maxillar eshte me origjine nga pezmatimi i hundeve.  Shenjat e permendura jane prezente ne te gjitha llojet e sinoziteve por me lokalizime te dhimbjes ne vende te ndryshme te kokes ne varesi nga sinusi qe eshte prekur: balle faqe mbrapa syve mbrapa kokes etj.

Cfare ekzaminnimesh behen?
Mjeku ve diagnozen, duke u bazuar ne menyren e fillimit te semundjes ne shenjat subjektive te semurit dhe duke bere ekzaminime objektive te te semurit, vecanerisht ne shikimin e hundes nga brenda te mukozave e sekrecioneve purolente ne mes te palave te saj ne radiografi.

Si mjekohet?
Radiografia e sinuseve ka per qellim te krijoje mundesine per zbraszjen e sekrecioneve nga sinusi ne hunde prandaj ne radhe te pare duhet te largohen pengesat mekanike te kesaj zbrazetie, kur keto ekzistojne duke bere korrigjim kirurgjikal te perdes se hundes, largimi i mishrave si dhe perdorimi i barnave me pika qe ulin enjtjen e mukozave te pesmatuara. Gjithashtu perdoren procedura fizioterapeutike dhe punksionit (futja direkte ne zgavren e semure) me gjilpere speciale qe thith sekrecionet e krijojne mundesine per lavazhe me antiseptik dhe antibiotik. Shpesh perdore antibiotik nga goja ose ne rruge muskulare i analgjezikeve Kjo ka mjaft rendesi pasi mjekimi jo korrekt ben qe procesi te marre karrkater kronik i cili eshte me i veshtre te mjekohet ne ruge konseravative dhe qe kerkon operacion kirurgjikal

Si mund te parandalosh semundjen?
Shmangni qendrimin ne ambiente te ftohta
Shmangni daljen ne dite me temperature te uleta
Qendroni larg personave te prekur nga infeksionet e rugeve te frymemarjes
Qendroni ne ambiente te ngrohta dhe te lageshta

Bazuar nga shkrimi i mjekut Petrit Stafa (otorino-laringolog)


Postuar nga Anabel_Li datė 02 Nëntor 2006 - 18:14:

Hepatiti B

Cod. A02112006

Mirembrema njerez, e di qe esht pak vone per kete teme por do kisha deshire tju jepja dhe pak me shume informacion mbi Hepatitin B. Shpresoj tju duket informacion i vlefshem.


Hepatiti B

Hepatiti B esht nje virus qe mund te infektoje qelizat e melcise dhe te shkaktoje Hepatit Akut ose Hepatit Kronik. Quhet “bloodborne virus” dhe mund te transmetohet nepermjet instrumenteve te mprehta te njollosura me gjak, dhembe ose kocka, ose nepermjet kontaktit te gjakut ose lengjeve te tjera trupore infektuese (nga nje person I infektuar ) me siperfaqe te krisura/cara te lekures, gojes, syrit dhe membranave te tjera mukoze. Gjithashtu mund te transmetohet seksualisht ose nga nena tek femija.

Koha normale e inkubimit te Hepatitit B esht 60-90 dite ( edhe pse mund te varjoi nga 40-160 dite). Perafersisht 1/3 e te infektuarve nuk I shfaqin simptomat e semundjes dhe nuk jane ne dieni qe jane te infektuar. Rreth 1/3 e pacienteve shfaqin simptoma te lehta te semundjes sit te perzjera stomaku dhe simptoma te ngjashme me ato te gripit. Pjesa tjeter e pacienteve mund te zhvillojne Hepatit Akut – te vjella, dhimbje barku dhe me vone te verth (zverdhje te lekures dhe syve qe shkaketohet nga teprice e niveleve te substances bilirubin ne gjak). Rreth 1% e pacienteve rrezikojne te zhvillojne Hepatit Fulminant (nje forme e rende e Hepatitit qe vret qelizat e melcise dhe shpesh con ne deshtimin e plote te melcise si organ), shume njerez vdesin nga Hepatiti Fulminant.

Hepatiti B perhapet nese/nepermjet

• Mardhenieve seksuale te pa mbrojtura.
• Perdorimit te shringave jo sterile.
• Nga nje nene e infektuar tek femija e saje (gjate lindjes).
• Kontaktit me gjakun, spermen dhe lengjet e vagines se nje personi te infektuar.
• Kafshimit nga nje person i infektuar.
• Jeteses net e njeten shtepi/familje me nje te infektuar.
• Bashke-perdorimit i brisqeve/makinave te rrojes, furcave te dhembeve, prereseve/gershereve te thonjve, pipave te droges ose sfugjerit/rrjetes se larjes me nje te infektuari.
• Pre-bluajtjes/mbllacitjes se ushqimit per nje foshnje apo kalimi I cimcakizit nga goja e nje te infektuari ne ate te nje njeriu te shendetshem.
• Mjete te pa sterilizuara perdoren kur behet nje tatuazh apo pirsing.


Cilat jane simptomat e Hepatitit B?

• Lodhje
• Ethe
• Diarre
• Perzierje stomaku
• Te vjella
• Humbje oreksi
• Ngjyrim i urines ne te verdh te erret
• Zverdhje e lekures dhe e syve
Por ka dhe njerez/pacient qe nuk kane asnje nga simpotomat e mesiperme.


Hepatiti B NUK merret nepermjet

• Perqafimit apo puthjeve me nje te infektuar
• Shtrengimit te dores, uljes prane nje personi te infektuar apo nepermjet kontakteve te tjera te rastesishme
• Thithjes se te njejtin ajer me nje te infektuar
• Ushqimit dhe ujit, nese ha ushqim te pergatitur nga nje I infektuar
• Perdorimit te te njejtave ene guzhine me nje te infektuar
• Teshtimes apo kollitjes
• Djerses, loteve apo qumshtit te gjirit nga nje I infektuar


Nese nena shtatezane ka Hepatit B, esht foshnja ne rrezik?

Nese nje grua esht shtatezane ajo duhet te testohet per Hepatit B sa me heret ne shtatezani. Nese nje grua shtatezane rezulton positive ndaj Hepatitit B atehere ajo duhet te informoje mjekun dhe stafin e spitalit ku ajo do te lindi, qe at ate kujdesen sic duhet per femijen e saje. Gati 90% e femijeve te patrajtuar nena e te cileve ka rezultuar positive per Hepatitin B e zhvillojne/e marrin semundjen. Femija I nje nene me Hepatit B ka nevoje te marri nje doze Hepatitis B Immune Globulin (Globulin immune ndaj hepatitit B) dhe nje nga tre dozat e vaksines se Hepatitit B gjate 12 oreve te par ate jetes se tije. Doza e dyte e vaksines I jepet femijes kur aim bush 1 muaj dhe doza e trete dhe e fundit I jepet kur femija mbush 24 jave. Vaksina dhe Globulina I jepen femijes per ta mbrojtur nga semundja, pra qe femija most a zhvilloj Hepatitin B. Pra njerzit qe kane hepatit B mund te kene femije te shendetshem, dhe gjithashtu nje nene me Hepatit B mund ti japi gji femijes se saje pa frike sepse Hepatiti B nuk kalohet me ane te qumshit te gjirit.

E RENDESISHME

Nese nje pjestar i familjes esht i infektuar nga Hepatiti B atehere te gjithe pjestaret e tjere te familjes duhet te testohen per virusin dhe nese nuk jane te infektuar te vaksinohen. Nese nje pjestar i familjes esht i infektuar ai duhet ti mbaj vec furcen e dhembeve, sfungjerin/rrjeten qe lahet, mjetet e rrojes, preresen/gersheren e thonjve, piskatoren, peeling machine (makinerin qe heq qimet e kembeve) dhe te gjitha sendet personale. Gjithashtu nje i infektuar duhet ti fashoje plaget e hapura dhe fashot me gjak ti hedhi me kujdes, ti mbeshtjelli me qese dhe te sigurohet qe asnjeri tjeter te mos i preki ato. Gjithmon laji duart mire pasi te kesh prekur lengjet e trupit ose gjakun tend.
Kush ka Hepatitin B duhet te vaksinohet ndaj Hepatitit A dhe gjithashtu te bej vaksinen e gripit cdo stine.

A sherohen njerzit nga Hepatiti B?
Rreth 95% e te rriturve/adulteve sherohen nga hepatiti B disa muaj pasi e marrin semundjen. Trupi I tyre pastrohet nga infeksioni dhe ata fitojne imunitet ndaj tij. Kjo do te thote qe ata nuk do te infektohen me kurre me Hepatit B dhe nuk konsiderohen me si vater infesksioni, ata nuk e shperndajne me semundjen tek te tjeret.
Fatkeqesisht rreth 5% e te infektuarve adult nuk arrijne dot kurre ta pastrojne trupin e tyre nga infeksioni; ata kthehen ne te infektuar kronik. I infektuar kronik esht dikush qe e ka patur virusin ne trup per me shume se 6 muaj.

per me teper:
-Agata; Njohuri te pergjithshme mbi semundjet e hepatiteve viral (Cod. A 12042004)
-Agata; Hepatiti C eshte semundje pak me e rende (Cod. A 16042004)
-Enigma; Kurim Popullor per Hepatitin Kronik? (Cod. B 02052006)


Postuar nga ~Enigme~ datė 20 Nëntor 2006 - 14:55:

Shfaqja e Migrenes...

Cod. A20112006

Dy format kryesore tė shfaqjes sė migrenės:

70% e njerėzve vuajnė atė qė quhet migrena pa Aura ( pamje vizive, zėra, abstraksione), ndėrsa pjesa tjetėr vuajnė nga ajo qė njihet si migrena klasike. Zakonisht krizat zgjasin nga 15 minuta deri nė njė orė. Normalisht kėto klasifikohen si dhimbje koke. Shqetėsime tė tjera tė migrenės janė vėshtirėsia nė pėrqėndrim, gjendje konfuzioni, probleme nė tė folur, dobėsim, etj. Ēdo njeri ka njė eksperiencė tė veēantė nga migrena.
Simptomat pėrfshijnė shumė dhimbje tė kokės, shpesh nė njėrėn anė. Por ajo mund tė shfaqet dhe pa dhembje koke, thjesht me njė ndjeshmėri ndaj dritės, zėrave apo tė qeshurave. Ata qė vuajnė nga migrena janė tė zbehtė dhe ndiejnė tė ftohtė, ndėrsa tė tjerė qė kanė luhatje humori preferojnė errėsirėn derisa krizat t’u kalojnė.
Migrena menstruale ėshtė njė tjetėr formė e migrenės, qė shfaqet vetėm nė periudhėn paramenstruale. Krizat zgjasin nga 4 deri nė 72 orė. Disa i ndiejnė krizat e saj njė ose dy ditė para fillimit tė migrenės. Kjo ėshtė faza paralajmėruese nė tė cilėn shfaqen shenja tė pasigurisė, humbje oreksi, irritim, hipertension, lodhje etj...
Stadi final i migrenės, i njohur si stadi postdrominal, mund tė zgjasė me orė dhe ditė. Shumica e njerėzve nuk i japin rėndėsinė e duhur dhe nuk i nėnshtrohen mjekimit. Nuk ka njė pėrcaktim definitiv tė migrenės pasi simptomat variojnė dhe diagnostikimi ėshtė i vėshtirė

Kush e vuan ?

Migrena ėshtė sėmundja mė e pėrhapur neurologjike nė vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrėn mbi 10% tė popullsisė dhe ēdokush mund tė provojė migrenėn, megjithatė trashėgimia genetike dhe faktorė tė tjerė socialė kanė njė ndikim tė rėndėsishėm. Kryesisht preken moshat 20 deri nė 50 vjeē, veēanėrisht femrat. Tė rinjtė, vajzat dhe djemtė ndikohen nga shumė simptoma paralajmėruese deri nė kėtė moshė. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena pėr shkak tė ndryshimeve hormonale Femrat janė veēanėrisht tė prekura gjatė ditėve tė parardhjes sė menstruacioneve si dhe gjatė tre muajve tė parė tė shtatėzanisė apo menopauzės.

Nga se shkaktohet migrena?

Mendohet se migrena shkaktohet nga ēlirimi i njė substance kimike tė quajtur serotoninė ose 5HT nė gjak, qė shkakton ndryshime nė enėt e gjakut nė tru. Se ēfarė ndodh me saktėsi ėshtė ende e paqartė por njė numėr shkaqesh ėshtė identifikuar tė cilat ndryshojnė nga personi nė person. Nė mė tė shumtėn e rasteve ndodh njė kombimin faktorėsh qė ēojnė nė krizė ku mund tė pėrfshihen faktorė ushqyes si ēokollata, fruti i portokallit, limoni, brumėrat, djathrat, alkooli (veēanėrisht vera e kuqe), kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime tė pėrpunuara.

Faktorėt hormonalė periodat, hipertensioni apo menopauza

Faktorėt psikologjikė: presioni i lartė i gjakut, dhimbjet e dhėmbėve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimi i hundėve

Streset emocionale: zemėrimi apo depresioni, emocionet e forta, shokimet, ēlirimi i tensioneve, ēlirimi nga streset.

Streset fizike: mbilodhja, aktiviteti, ndryshimi i rutinės, ērregullimet e gjumit, ērregullimet seksuale.

Faktorėt ambientalė : ndryshimi i klimės, lagėshtira, zhurmat, zėrat e lartė, drita.

Si kurohet?

Nuk ka njė kurė tė pėrcaktuar por vendoset njė trajtim mjekėsor qė ndihmon. Shumė njerėz pėrdorin analgjezikėt si aspirinėn, paracetamolin apo ibuprofenin qė nė disa raste kombinohen me pėrbėrės tė tjerė si kodeina, kafeina, antihistamina apo antiemetikė gjithnjė nėn kontrollin e mjekut . Njė tjetėr medikament qė qetėson dhimbjet e migrenės ėshtė ergotamina por qė tani nuk pėrdoret mė. Ilaēi i njohur si 5HT antagonist ndihmon nė korrigjimin e balancimit tė serotominės nė tru, gjatė krizės. Zbulimi i sėmundjes qė nė fazat fillestare ėshtė i rėndėsishėm, edhe pse krizat e migrenės janė tė “ fshehura” si dhimbje tė shkaktuara nga ērregullimet gastrike dhe merret mjekim me ilaēe qė absorbojnė direkt nė qarkullimin e gjakut. Disa ilaēe veprojnė nė pėrshtatje tė kėsaj gjendjeje dhe gjithsesi ndihmojnė pėrbėrės tė tjerė tė veprojnė mė shpejt.


Postuar nga Cindi datė 20 Nëntor 2006 - 15:06:

Per hepatitin B ka vaksina dhe jane te detyrueshme nga shteti. Ne fillim te viteve 90, mbaj mend qe ua kam bere djemve te mij ne Athine falas (insuranca shendetesore) nga shteti, se qe e detyrueshme, dhe mbaj mend qe ishin tre seanca persa i perket kesaj vaksine. edhe ne perendim me sa di eshte e detyrueshme dhe falas. Di qe edhe ne Shqiperi kryhet kjo vaksine, por nuk jam shume e sigurte.


Postuar nga NS-6 datė 29 Dhjetor 2006 - 23:32:

semundja e kawasakit

Cod. A30122006

Duke qene se nje e afermja ime me tregoi per nje rast te kesaj semundjeje qe e kishte pase femija e nje shoqes se vet,po permend disa gjera te shkurtra per kete semundje:

Semundja e Kawasakit eshte nje semundje qe godet kryesisht femijet nen moshen 4 vjec (gati 70-80% e tyre jane nen kete moshe),aq sa kur behet diagnoze diferenciale me semundjet e tjera,kjo perjashtohet kryesisht per pasoje te moshes qe godet. ajo qe e karakterizon kete semundje eshte nje temperature e larte (mund te kape te 40 sic i kishte ndodh ketij femijes),nje eriteme (skuqje) lekure tek gjymtyret (ose rush sic e njohin amerikanet) por edhe tek buzet,interesim te syve (kongjuntivit),si dhe nje rritje te vellimit te linfonodeve te zones se qafes.Te gjitha keto ne fazen akute te semundjes qe paraqitet ne menyre te vrullshme!
Kjo semundje kryesisht godet faqet e eneve te gjakut dhe kryesisht enet qe jane me te goditura jane ato koronare (aq sa qe kur duhet te tregohet qe kemi Kawasakin,gjeja e pare qe behet eshte kontrolli i koronareve)dmth enet qe ushqejne zemren,gjithsesi komplikancat e zemres ndodhin ne rreth 1/5 e pacienteve dhe mund te arrijne deri ne infarkt te zemres dhe vdekje te papritur (1% e pacienteve)!
Mendohet qe semundja te jete pasoje e nje aktivizimi anormal te sistemit imunitar por akoma nuk dihet mire se cili eshte shkaktari!

Pak a shume keto gjera jane te mjaftueshme per info ne pergjithsi.
Gjithsesi,faza akute ndonjehere zhdduket vete ose si pasoje e terapise,por,sipas librit te Robbins-it,ka raste qe gjate kesaj faze mund te formohen aneurizma (zmadhime te dimensioneve) te koronareve,qe mund te ndikojne ne komplikanca te zemres!
Gjithsesi,nje kapje qe ne fillim te kesaj semundjeje ul mundesite e komplikancave qe mund te dalin.

Per me teper shihni postimin:
-Do Corticosteroids Improve Outcome in Kawasaki Disease (Cod. A 12032007)


  Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.