Forumi Horizont | Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Marketingu (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=340)
-- Marketingu... Plani dhe zhvillimi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14995)
Marketingu... Plani dhe zhvillimi
Marketingu është një proçes social dhe menaxhues nëpërmjet të cilit një person ose një grup personash merr atë që përbën objekt të nëvojave dhe dëshirave të veta,duke krijuar,ofruar dhe shkëmbyer produkte dhe vlera.Synimi i ndërmarrjeve është pikërisht përfitimi,gjë që e arrijnë nëpërmjet marketingut.Megjithatë ky nuk është i vetmi synim që duhet të arrijmë ,sepse përfitimi arrihet vetëm duke u shërbyer sa më mirë klientëve tanë dhe natyrisht më mirë se konkurentët.Përgjegjësit e vendimeve të marketingut duhet të vlerësojnë mundësitë e marketingut që u paraqiten dhe përfitimet e lidhura me to.Sot ka shumë ndërmarrje që veprojnë duke u bazuar në strategjitë e marketingun si përshembull IBM,Mc Donald’s,etj.Qëllimi kryesor i këtyre ndërmarrjeve është pikerisht klienti i cili është gjëja më e rëndësishme,pra është në qënder të çdo veprimi.
Zhvillimi historik i Marketingut në kohë
· Strategjia e prodhimit: Në ketë përiudhë ,nga Revolucioni industrial deri në mesin e viteve ‘900, tregu karakterizohet nga një tejkalim i kërkesës në lidhje me ofertën. Preokupimi i vetëm i sipërmarrësit është të zvogëloj kostot e prodhimit në tregjet ku mund të fitohet me konkurencë çmimi.
· Strategjia e produktit: Ndërmarrja mbështetet në teknologjinë e produktit sesa te konsumatori. Rreziku i kësaj strategjie është i ashtu quajturi marketingu miop, domethenë të mos e vësh re që një treg nuk ekziston.
· Strategjia e shitjeve: Përpiqen të shitet çka prodhohet.Bëhet fjalë për një strategji që praktikohet kryesisht me produkte ose të mira me shikueshmëri të ulet.
· Strategjia e marketingut: Bëhet fjalë për marrjen parasysh të nevojave të klientit,për të prodhuar të mira,pra për ti kënaqur.
Plani i Marketingut:
Plani i marketingut është planifikimi i strategjise në nivelin corporate/e ndërmarrjes,dhe përfshin këto faza:
· Përcaktimi i misionit të ndërmarrjes që ka për objekt:
a)nevojat e tregut që duhet të shërbehen
b)elementët e ndryshueshmërisë së ndërmarrjes.
· Përcaktimi i Fushës Strategjike të Bisnesit (Business Strategic Unit)në të cilën do të veprohet,domethënë aktivitete të ndryshme të ndërmarrjes klasifikohen në matrica të posaçme të analizimit të portofolit:
a) matrica BCG (Boston Consulting Group),e cila tregon lidhjen midis kuotës së tregut dhe taksës të rritjes të tregut.Në bazë të këtij modeli BCG,me rritjen e kuotës së tregut rritet likuiditeti,sepse ulen kostot dhe rriten mundësitë në lidhje me çmimet/kostot që ndërmarrja mund të arrij.Taksa e rritjes së tregut ka efekt negativ në lidhje me formimin e likuiditetit sepse tregon rritjen e investimit që është e nevojshme për përmirsimin ose ruajtjen e kuotës së tregut.
b) matrica GE (General Eletric).
· Përcaktimi i strategjive të zhvillimit për çdo aktivitet,nëpërmjet matrices së Ansoff:
a)strategjia e hyrjes në treg
b)strategjia e zhvillimit të tregut
c)strategjia e zhvillimit të produktit
d)strategjia e ndryshueshmërisë.
BursaShqiptare
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.