Forumi Horizont Gjithsej 25 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 25 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Humor popullor. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18136)


Postuar nga Piktor datė 24 Dhjetor 2010 - 18:04:

Dembeli

Ndersa po mendoja te shkruaja kete histori te vjeter popullore, me ra ndermend togefjaleshi "dembel stambolli". Kaq i famshem do te kete qene ky dembeli i Stambollit saqe kur ishim femije e perdoronim shpesh.


Na ishte nje here nje prind i deshperuar me djalin e tij qe ishte nje dembel i madh. Kaq i madh ishte deshperimi saqe nje dite vendosi ta treste (degediste) larg shtepise te birin. Ne rastin me te pare kur kaloi nje karvan, ai u tha merreni dhe djalin tim e treteni dikund larg.
Ata e moren (natyrisht me pagese) djalin.
Rruges takuan nje njeri qe u interesua per djalin dhe u tha t'ja jepnin atij se ai ishte tashme plak dhe i pafat ne jete pasi nuk kishte pasur femije. Tregtaret i thane se nuk e kishin me e shit por me tret se nuk i duhej kujt, se ishte dembel i madh. Ore po ma jepni mua se me arra do ta mbaj, vetem ta kem djalin tim. Ky dembeli kur degjoi keto fjale ngriti koken e i thote,- ore ti qe do te me mbashe me arrra, a i ke te thyera ato.
Plaku i ēuditur nga fjalet, u kthehet tregtarve , keni te drejte merren e treteni se hem arra e hem te thyme skam.


  Gjithsej 25 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 10 11 12 » ... E fundit »
Trego 25 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.