Forumi Horizont Gjithsej 78 faqe: « E parė ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 »
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė ndryshme (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=36)
-- Pushimet e Veres (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18746)


Postuar nga robert datė 23 Dhjetor 2017 - 15:26:

Pėrrallė nga e tashmja (3)

Gungėn, gungėn, ma fėrko pak, hi-hi-hi, -e kush nuk e kujton kėtė skenė me gungaēin, tek filmi francez “Kalorsit e natės”, me Zhan Marenė, ku artisti i madh luan edhe rolin e gungaēit, pėr tu maskuar dhe futur nė qytet, pėrveē rolit tė kalorsit, qė kujdeset pėr vajzėn e njė markezi me emėr. Kjo gungė dhe gjithė historia e kėtij filmi mu kujtuan kur pashė gungėn shqiptare, sheshin Skėnderbej, si njė qershizė kjo mbi atė tortė shqiptare tė gatuar kėto dy dekada e gjysėm tranzicioni. Sheshi Skėnderbej si njė gungė, mu duk gjėja mė pa kripė qė mund tė pėrjetoja; shumica e njerėzve qė e kanė parė dhe shkelur nuk e ka pėlqyer.
Pazari i Ri dhe disa vende tė tjera nė Tiranė po risilleshin nė njė pamje tė bukur e qetėsuese, ēlodhėse dhe argėtimi. Edhe disa piaca qytetesh tė ndryshme mu dukėn jo keq. Ishte vėnė dorė artisti dhe kishin dalė bukur. Diku mund tė duheshin edhe ca lule mė shumė, apo ndonjė stol, por dhe ato mund tė viheshin mė vonė.
Ndėrsa sheshi kryesor i shqiptarve nuk kish patur kėtė fat si ato tė qyteteve tė tjera. Duket kjo, pėr tė treguar edhe njė herė, se ai shesh tregonte jo thjesht punėn e njė bashkie qyteti, po ai shesh simbolizonte punėn e tė gjithė qeverisė shqiptare. Dhe vėrtet, a nuk ka treguar gjėndja e sheshit Skėnderbej punėn e ēdo qeverie shqiptare?!.
Kryeministri i tanishėm pretendoi se do tė bėnte shtet, pra do tė forconte ato organizma nė mbrojtje dhe zbatim tė ligjit. Dhe nė fillim kėshtu dukej se po bėhej. Ndėrtimet pranė detit nuk po lejoheshin, apo edhe po prisheshin disa. Mirpo, nga viti 2015, kur unė kisha qenė pėr herė tė parafundit, dhe deri nė vitin 2017, kur unė isha pėr herė tė fundit nė Shqipėri, kishin nisur tė ndėrtoheshin restorante dhe hotele nė buzė tė detit, sa kalon Kalanė nė Ujė tė Ftohtė nė Vlorė e deri tej pa vajtur nė Pash Aliman. Si kėrpudha pas shiut ato kishin nisur mu nė buzė tė detit, siē duket nga radhimasit, qė banojnė jo larg prej aty. Nuk po flas pėr anėn e tejme tė xhadesė, nė faqe tė kodėr-malit, se edhe aty kishin nisur ndėrtimet pa sistem, por tė paktėn kjo anė ishte pakėz mė larg detit. E gjithė kjo panoramė, se tė tilla (ndėrtime pa sistem e kuturu) vazhdonin akoma nė ēdo cep tė Shqipėrisė, tregonte se qeveria dhe shteti shqiptar nuk e kishin situatėn nė dorė. Kjo situatė tregonte se ky milet e kishte nė gene ta pėrdhunonte dhe shkatėrronte vendin e vet, po tė mos dilte njė Enver tjetėr, qė t’ua tregonte kufirin deri tek thana. Po tė kemi parasysh se shumė shqiptarė kanė bėrė vitet e fundit mjaft para, dhe shumė tė tjerė kanė okupuar toka qė nuk i kanė patur trashėgim, kuptohet se e gjithė kjo masė do tė donte vetėm njė dorė tė fortė pėr ta pėrmbajtur nė investimet kuturu e pa sistem, nė tė kundėrt ky vend mund tė thuash se ka marrė fund.
Po tė kemi parasysh se, kėta qė kanė bėrė para dhe kanė marrė toka, janė nė shumicė tė tyre edhe nė punėra apo nė lidhje nga mė tė ndryshmet shtetėrore dhe qeveritare, i bie se shancet pėr tė bėrė njė shtet tė rregullt me ligje nė Shqipėri janė pranė zeros. Pėr ta mbuluar kėtė tė vėrtetė tė hidhur duhet pak llustrafino, ndaj dhe kjo ngjiste pėrditė nė shtypin shqiptar. Nėse do tė hapėsh televizorin, ke gjithkund tė njėjtėn pamje, si atė tė televizioneve europiane nė vitet ‘80 e ’90. Nė njė anė aksidentet dhe krimet, nė anėn tjetėr arritjet e ndryshme. Nė tė parėn ishin tė pėrfshirė kryesisht ata tė masės poshtė, nė tė dytėn ishin tė pėrfshirė qeveritarėt dhe biznesmenėt. Duke i shtuar kėtyre edhe disa masturbime tė tjera, si ato nė lidhje me historinė, kuadri filmik dilte i pėrsosur. Ti shtoje kėtyre edhe opiumin tjetėr tė telenovelave turke apo indiane, kuptohej se manipulimi i trurit tė njerėzve kish arritur kulmin. Nuk kishte mė syze ta mposhtėte miopinė kolektive.
Ca mė bajat nė Shqipėri janė bėrė lėvizjet e ndryshme social-politike, gjoja pėr tė mirėn e Shqipėrisė, mirpo thuajse tė gjitha funksionojnė vetėm pėr qėllimin e rrjepjes sė ndonjė kokrre leku nga ndonjė xhep i shtetit shqiptar apo ndonjė organizate tė huaj. E biles, disa lėvizje duken sikur janė vetėm vullnetare, mirpo dhe nė ‘to duket se skaliten karrierat e ardhme apo pėrfitime tė tjera. Nuk di ē’tė thuash, vetėm sheh se rezultatet e tyre janė qesharake. Si nė rastin e atyre vullnetarve qė mbollėn pemė nė liqenet e Lurės para dy vjetėsh, dhe shumica e bimėve dhe pemėve tė mbjella u prish nga klima. Kjo shtirje maskeradiste tashmė ka plasur si qelbi nga puērat, sa ėshtė bėrė bajat edhe pėr vetė pjesmarrėsit nė ēfardo lloj lėvizje nė Shqipėri, shtetėrore apo civile. Torta ėshtė lėngėzuar sa nuk mban mė. Shoqėria ėshtė bėrė aq fluide, sa nuk gjen dot bazament pėr ta ringritur kėtė vend, kėtė shtet, kėtė popull. Njė fluiditet i paparė, mė ra nė sy kėtė vit tek shoqėria nė vendin tim! Nuk mund tė ndalesh diku, nuk mund tė ndalėsh dikė, nuk mund tė pėrmbledhėsh njė subjekt, temė apo idč! Gjithshka tė rrėshqet pėrpara syve, as edhe njė gjė tė qėndron nė dorė. Ēdo diskutim ėshtė njė shou nė vetvete, sa pėr tė ushqyer pregatitėsit e tij. Ēdo temė e rrahur i pėrngjet rrahjes sė ujit nė hava. Ēdo spektakėl mbush momental dhe pjesėrisht vakumin e pėrgjithshėm shoqėror. Nuk di tė thuash mė mirė, apo mė keq pa ‘to! Nuk e di si do i vej halli kėtij vendi! Nuk di se ēfarė boshti mund ta stabilizojė sado pak kėtė shoqėri! Fol sa tė duash, fjalėt e tua do i marrė era! Xhevairė tė nxjerrėsh nga goja, fytyrat pa shprehje do tė bėjnė sikur ngazėllehen, por asgjė nuk do tė lėvizė. Thjesht, ke para, mund tė bėsh punė! Tė mirė apo tė keqe, nuk ka aftėsinė kėrrkush nga masa tė mendojė! Gjithsejcili ėshtė i zėnė me grabitjen e vet! Duket se dhe Zoti e ka harruar kėtė vend! Disa trima dolėn nė mejdan pėr ti dalė zot kėtij vendi gjatė kėtyre dy-tre dekadave tė fundit. Mirpo asnjėri prej tyre arriti tė krijonte njė sistem tė rregullt e tė thjesht juridik, asnjėri prej tyre arriti tė ngrinte institucionet e rregullta dhe strikte shtetėrore, asnjėri prej tyre arriti tė ngrente ekonominė e kėtij vendi! Tė gjithė kėta mashtruan duke thėnė se, posi, kėmba e tyre paste pėr kėpucėn e kryeministrit, mashtruan mė keq se motrat e Hirushes, se helbete, patėn bekimin e daj Samit dhe Xhon Bullit, e tashmė vazhdojnė grindjet aty brenda Shqipėrisė, si tė duket se aty gjindet qendra e botės.
E vėrtet, po ta marrim Shqipėrinė –qoftė dhe nga ana humoristike tė paktėn– si qendrėn e botės, dhe Tiranėn si qendrėn e kėsaj qendre, i bie se tek sheshi Skėnderbej duhet tė gjindet edhe kjo qendėr e botės. Mirpo satirėt e qiellit, pėrmes mėndjes sė politikanve-biznesmenė, apo biznesmenėve-politikanė, (sepse vetėm nė Shqipėri janė pėrzier kaq shumė kėto karakteristika), e kanė vendosur kėtė kulm-qendre botėrore jo nė mes tė kėtij sheshi, ku duhej ti binte gjeometrikisht, llogjikisht dhe estetikisht, por e kanė vendosur diku nė njė skaj tė kėtij sheshi, dhe kėtė jo se kėshtu ua donte qejfi qysh nė fillim, por se aty u doli ky kulm-qendre, i dalė aty si njė gungė prej projektit tjetėr, atij tė parkingut tė makinave qė bėnė mė parė. Pra, e vunė sheshin kryesor dhe qėndror tė kryeqytetit nė funksion tė njė parkingu makinash poshtė kėtij sheshi, e vunė simbolin e vendit, shoqėrisė dhe shtetit nė funksion tė parasė. Duke bėrė mė parė parkingun, (dhe detyrimisht qė parkingu i nėndheshėm do tė bėhej mė parė, dhe qartėsisht qė njė apo disa parkinge aty rreth e rrotull qendrės janė tė nevojshėm pėr atė sasi tė madhe veturash lėvizėse aty pari), por duke marrė parkingu mė shumė vend nė njėrin krah tė sheshit, si dhe duke u bėrė me dy kate nė gjysmėn e hapsirės sė tij, ky shesh qendror i kryeqytetit dhe simbol i vendit ka dalė me njė gungė, biles me njė gungė tė shėmtuar, sa kur gjindesh nė ‘tė, tė duket sikur ia ke hypur gomarit mbrapsht! Dhe thanė pastaj, (siē kanė gėnjyer pėrjetsisht), se ngritja (kupto: gunga) ėshtė bėrė qėllimisht, qė njeriu i gjendur nė (mbi) ‘tė tė ndjehet dhe tė vetsugjestionohet si njė krijesė superiore, apo tė paktėn i barabartė me objektet pėrreth. Pika qė s’u bie! Qė edhe naivė tė ishim e ta besonim kėtė bajatizėm, nuk do tė besonim rezultatin e saj, atė tė nėnvleftėsimit nė kėtė rast tė vetė sheshit dhe objekteve rrotull tij! Por ndoshta kėtė nėnvleftėsim tė sheshit dhe objekteve rrotull tij, arkitektėt e Albanistanit besojnė se e kanė arritur; teksa atyre u duket Skėnderbeu si Don Kishoti mbi Rosinat, apo Pallati i Kulturės si mehajne kafenesh dhe biznesesh, Muzeu Kombėtar si kuti dominoje, Banka Kombėtare si vend vjedhjesh, pallati 15-katsh si njė kuti shkrepseje qė do tė digjet me ngritjen e grataēilave tre herė mė tė larta! Po-po, sipas kėtyre arkitektėve tė inspiruar nga paraja e vendeve islamike, duhet qė simboli i vendit, sheshi kryesor i kryeqytetit, tė mos sugjestionojė njerėzit nė ‘tė, mos ti frymėzojė, mos tu duket madhėshtor dhe i bukur, por pėrkundrazi, tu duket si njė fush dominoje, ku kushdo mund tė luajė si tė dojė e kur tė dojė, siē edhe po luajnė nė fakt kėto dy dekada tė fundit me Shqipėrinė shumė forca tė errta dhe regresive nga bota! Ē’ironi! Fatkeqėsi dhe aspak pėr tu gėzuar! E po tė kemi parasysh se vetė “mbreti” i tashėm i kėtij vendi u kujdes personalisht e nė veēanti pėr rikonstruktimin e sheshit, i bie ta mbyllim me shprehjen latine: qualis rex, talis grex (siē edhe mbreti, ashtu dhe grigja (kopeja)! FUND Do.21.12.2017


  Gjithsej 78 faqe: « E parė ... « 68 69 70 71 72 73 74 75 76 [77] 78 »
Trego 78 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.