Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- cfare semundje eshte ...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4752)


Postuar nga agata datė 16 Janar 2007 - 20:48:

Cod. A16012007



Trajtimi i kawasakit eshte: Tegeline*( imunoglobuline) qe meret ne spital me ane te serumit, (inta veineze), dhe Aspegik* (asperine) 3 here ne dite, disa jave me rralle...


Postuar nga diellza26 datė 22 Janar 2007 - 13:24:

ju drejtohem perseri forumistave qe kane njohuri ne fushen e mjekesise,
meqe eshte disktuar per viruset , dua te di per virusin HIV, qe shkakton siden, ne momentin e infektimit, psh nga sende te ndotura me kete virus, psh shiringa apo cdo gje tjeter, me te cilin vjen ne kontakt ne menyra fatkeqe, psh nje plage e hapur e cila bie ne kontakt me dicka te infektuar, cila eshte kohezgjatja qe infektimi me te eshte fatal .
se kam degjuar psh qe hepatiti B, nese prek nje send pas 6 ditesh pasi ky send eshte ndotur nga ky virus, ky virus nuk eshte me fatal, pasi ai shkaterrohet si virus,
une dua te di tani per HIV, se sa eshte kohezgjatja e te qenit aktiv te ketij virusi kur larg qofte mund te prekesh nje send qe ka nje virus te tille, psh nje shiringe apo dicka tjeter.

jane te mirepritur dhe te respketuar te gjithe ata qe na informojne ne lidhje me keto viruse te rrezikshme.


Postuar nga NS-6 datė 22 Janar 2007 - 15:42:

shume e drejte kerkesa jote diellza shume shpejt do pergatis dicka per virusin e HIV-it dhe do ta hedh tek tema qe flet per kete virus...shpresoj qe edhe te tjere te bashkohen ne kete kerkim per te plotesuar sa me mire informacionet rreth ketij virusi.per sa i perket terapise besoj se per virusin e HIV-it ka informacione te mjaftueshme sepse eshte nje shkrim i tere qe flet per te!
informacionet qe ekzistojne deri tani ne kete forum per kete virus mund ti gjesh ne temen "Kush Di Me Teper Rreth Hiv?" (Cod. A 14082003)

mendoj se informacionet e dhena atje jane te mjaftueshme per nje ide rreth atij virusi.


Postuar nga shkodranforever2005 datė 30 Janar 2007 - 06:57:

AIDS dhe HIV

Cod. B30012007

AIDS dhe virusi kryesor shkaktues i kesaj epidemie me permasa katastrofike, HIV.

Perpara se te flas ne lidhje me AIDS dhe virusin qe e shkakton ate, doja te thoja dy fjale ne
lidhje me sistemin qe sulmohet dhe pushtohet krejtesisht nga ky virus vdekjeprures. Ai eshte sistemi imun apo quajtur ndryshe, sistemi mbrojtes i organizmit te njeriut.
Imuniteti eshte aftesia e organizmit per te njohur substancat qe kane sulmuar me pare organizmit dhe ekzekutimi i nje pergjigjeje adekuate. Ekzistojne dy lloje imunitetesh:
Imuniteti aktiv, qe ndodh kur organizmi i njeriut eshte i stimuluar per te prodhuar vete si antitrupat ashtu edhe pergjigjen imune ndaj sulmeve te patogjenve te ndryshem.
Imuniteti pasiv ndodh kur antitrupat e nevojshem per nje pergjigje imune vijne nga substanca jashte organizmit, si psh nga vaksina apo medikamente te ndryshme.
Sistemi imun apo mbrojtes eshte nje nder sistemet me te realizuara te organizmit te njeriut, si nga ana e ndertimit ashtu edhe nga pergjigja e prodhuar prej tij ndaj viruseve, bakterieve e infeksioneve te shkaktuara prej ketyre te fundit.
Sistemi imun perbehet nga dy nensisteme te quajtura, sistemi imun "jo specifik" karakteristik tek kafshet, dhe qe nuk rezulton tek njerezit, dhe sistemi imun "specifik" karakteristik tek njerezit. Ky sistem eshte pergjegjes per ndertimin dhe nxjerrjen e pergjigjes imune ndaj patagjenve te ndryshem.
Sistemi imun sikurse cdo sistem tjeter perbehet nga qeliza te vecanta pergjegjese per pergjigjen imune dhe mbarevajtjen e nje sistemi imun aktiv.
Nder keto qeliza mund te vecojne nje kategori te caktuar te rruazave te bardha te gjakut te quajtura Limfocite apo Leukocite, te cilat si shumica e rruazave te tjera te gjakut e kane origjinen ne palcen e kockave.
Pjese perberese e sistemit imun jane edhe qelizat e sistemit imun humoral te quajtura B-cells dhe T-cells, te cilat jane pergjegjese te dretepersedrejte te pergjigjes imune ndaj infeksioneve te shkaktuara nga bakterie dhe viruse te ndryshme.
B-cells jane qeliza imune qe prodhojne antitrupa, por qe kerkojne ekspozim ndaj antigjenve te jashtem per te kryer nje mekanizem te tille. Keta antigjen jane qeliza siperfaqesore te quajtura oligsakaride dhe proteina.
T-cells jane qeliza te specializuara qe ndodhen ne gjak dhe lengun limfatik, pergjegjese per te luftuar bakteriet, viruset, infeksione te ndryshme virale, kancere, qe ndodhen brenda qelizes mbartese te infeksionit dhe qe reagojne kundrejt cdo gjeje qe ato e perceptojne si te huaj.
T-cells jane pergjegjese ne shumicen e rasteve te nje pergjigje imune te fuqishme ndaj transplanteve te organeve te ndryshme, qe mund te coje deri ne fatalitet.
Ekzistojne tre lloje T-cells:
T-cells citotoksike, qe jane pergjegjese direkte te shkaterrimit te bakterieve apo viruseve sulmuese.
T-cells ndihmese qe asistojne B-cells dhe T-cells per te kryer aktivitetin e tyre sic duhet.
T-cells qe ndihmojne ne mos kunderveprimin e T-cells dhe B-cells gjate pergjigjes imune.


Tani disa gjera ne lidhje me AIDS (auto/acquiredimmunodeficiency syndrome) dhe HIV (human immunodeficiency virus.)
Rasti i pare me AIDS (SIDA) u raportua ne SHBA ne vitin 1981, dhe qe nga ajo periudhe eshte bere epidemia me e perhapur dhe me vdekjeprurese ne mbare boten dhe sidomos ne te ashtuquajturat, vende te botes se trete.
AIDS (SIDA) shkaktohet nga nje virus i quajtur HIV, i cili ne menyre te panderprere sulmon dhe shkaterron qelizat e sistemit imun te organizmit. Virusi "jeton" ne T-cells ndihmese duke i shkaterruar dhe neutralizuar ato. Me uljen e numrit te T-cells, sistemi imun i organizmit te njeriut nuk eshte ne gjendje te prodhoje antitrupa te tjere per te luftuar qofte edhe infeksionet me "banale," dhe si rezultat njerezit e infektuar me AIDS vdesin nga infeksione sekondare apo disa forma te jashtezakonshme kanceresh.
Njerezit e diagnostikuar me AIDS mund te marrim semundje jetekercenuese te quajtuara "infeksione oportuniste" qe shkaktohen nga mikrove te ndryshme sikurse jane viruset apo bakterie qe zakonisht nuk kane asnje lloj efekti ne shendetin apo organizmin e nje njeriu te paprekur nga AIDS.
Qe nga viti 1981, qe u be edhe raportimi i rastit te pare me AIDS, e deri me sot jane raportuar me shume se 900,000 raste te njerezve te infektuar me AIDS. 1/4 e te infektuarve nuk jane te vetedijshem qe jane te infektuar nga kjo epidemi e shekullit. Kjo epidemi ka patur nje rritje te ndjeshme mes popullatave minoritare, sidomos tek rraca e zeze, apo sic quhen ne Amerike, Afrikan-Americans. Konstatohet si shkaktarja kryesore e vdekjeve me te shumta ne mes grupmoshave 25-45 vjec. Sipas te dhenave te nxjerra nga "Qendra per Kontrollin dhe Parandalimin e Semundjeve (CDC,) AIDS prek ne dukje 7 here me shume rracat e zeza sesa ato Hispane apo te bardha.
Sipas po kesaj zyre, ne vitin 2003, 2/3 e te infektuarve vinin nga komuniteti Afrikano-Amerikan.

TRANSMETIMI I SEMUNDJES

HIV transmetohet kryesisht gjate aktit te maredhenjeve seksuale te pambrojtura me nje partnet te infektuar. Virusi mund te hyje ne trupin e njeriut nepermjet cipes mbeshtjellse te vagines, vulvules, penisit, rektumit, apo edhe gojes gjate seksit oral te pambrojtur.

Rrezikshmeria per tu infektuar me HIV rritet ne ato raste kur ka pakujdesi ne:

*Perdorimin e te njejtes shiringe/gjilpere.
*Kontakt seksual, perfshire ketu edhe ate oral, me nje person te infektuar te pambrojtur dmth pa perdorimin e kondomit.
*Te qenit ne kontak te drejtpersedrejti me nje person te infektuar.

HIV gjithashtu mund te transmetohet edhe nepermjet kontaktit me gjak te infektuar, si ne raste transfuzionesh apo edhe dhenje gjaku me ane te shiringave te pasteriluzuara.
HIV ne ditet e sotme merret ne raste me te shpeshta ndermjet perdoruesve te drogave te injektuara si rezultat i perdorimit te shiringave te pasterilizuara.
Jane shume te rradha raste te infektimit me HIV te punjonjsve te shendetit, si infermiere, pasi mundesia e transmetimit vetem me ane te kaontaktit me personin e infektuar eshte pothuajse zero.
Nje tjeter form pasimi e virusit HIV eshte e mundur nepermjet transmetimit te nenes se infektuar tek femija i porsalindur. Ky transmetim i virusit mund te ndodhe kurdo, qe nga periudha e shtatezanise e deri ne lindje. Eshte perllogaritur qe diku tek 1/4 -1/3 e femrave shtatezena te infektuara dhe te pamjekuara, ja kalojne virusin femijeve te lindur prej tyre.
HIV gjithashte mund te transmetohet tek te porsalindurit edhe me ane te qumeshtit te gjirit te nenes se infektuar. Nqse femrat e infektuara, marrin nje trajtim dhe kurim mjekesor te kontrolluar e ulin ndjeshem mundesine e infektimit te femijes se tyre me virusin vdekjeprures.
Nga nje studim i bere kohet e fundit ka rezultuar se nje doze e vetme e nje ilaci antiretroviral te quajtur Nevirapine (NVP) e dhene nje femre te infektuar me HIV gjate procesit te te lindjes dhe nje tjeter doze te vetme foshnjes se porsalindur brenda tre diteve te lindjes, ka ulur probalitetin e infektimit te foshnjes me virusin HIV ne 2/3.

Nje tjeter forme transmetimi e virusit HIV eshte e dhe peshtyma apo sic quhet ndryshe, salive.
Mgjse deri me sot nuk eshte provuar ende fakti i nje infektimi te mundshem me HIV nepermjet kontaktit me saliven e nje personi te infektuar me HIV. Nga studimet laboratorike te specializuara ka rezultuar qe salive ka vecori naturale qe kufizojne fuqine dhe aftesine e HIV per te infektuar, sikurse edhe per nje forme shume te reduktuar te virusit ne salive. Deri me sot si nga ana e literatures se nxjerre ashtu edhe nga eksperimentet laboratorike nuk eshte dhene ndonje evidence e nje transmetimi te virusit HIV nga saliva e nje personi te infektuar me HIV nepermje puthjes, mgjse nuk keshillohet nje akt i tille me nje person te infektuar me HIV. Cipa mbeshtjellse e gojes, ne te njejten kohe mund te infektohet nga HIV, dhe seksi oral eshte nje forme transmetimi e virusit HIV.
Deri me sot nuk eshte raportuar ndonje rast infektimi nepermjet djerses, loteve, urine apo edhe feceve.
Studimet e deritanishme kane treguar se HIV nuk mund te transmetohet nga kontakti i perditshem, si ndarja e ushqimit, e perdorimit te te njejtit peshqir apo fjetja ne te njejtin shtrat, frekuentimi i te njejtes pishine, perdorimi i te njejtit telefon apo edhe perdorimi i te njejtes banjo per nevojat personale.
HIV gjithashtu thuhet se nuk mund te transmetohet nga pickimi i insekteve te ndryshme.
Nese nje person rezulton te jete i infektuar me nje nga semundjet seksualisht te transmetueshme si, Sifilis, Herpe Gjenitale, infeksione klamidiale, gonorre, apo infeksione vaginale te tjera, ka nje probabilitet me te madh per te tu infektuar me HIV nga nje person i infektuar tashme me HIV, sesa nje person qe nuk i ka keto infeksione.

SIMPTOMAT E HERSHME TE INFEKTIMIT ME HIV

Nqse personi i infektuar me HIV nuk rezulton te jete mbartes i ndonje prej semundjeve/infeksioneve seksualisht te transmetueshme qe permenda me siper, nuk do te kete ndonje shenje apo simptome qe ne fillime te infektimit. Ne te njejten ka raste kur personat e infektuar me HIV mund te shfaqin simptoma te ngjashme gripale pas nje ose dy muajsh nga dita e infektimit me HIV
Keto simptoma mund te jene:
*Temperature
*Dhimbje Koke
*Keputje/Lodhje Fizike
*Zmadhim te nyjeve limfatike, zakonisht te dalluara lehte ne qafe dhe ne zonat intime.

Keto simptoma zakonisht mund te zhduken tek nje i infektuar me HIV brenda nje jave apo nje muaji dhe shume shpesh mund te ngaterrohen me forma te tjera infeksionesh virale. Gjate kesaj periudhe, keta persona jane te infektuar dhe HIV gjendet ne sasi te medha ne lengjet gjenitale te tyre. Simptoma me te vazhdueshme dhe me te ashpra mund te mos shfaqen tek te rrriturit edhe deri pas 10 vitesh nga infektimi me HIV, dhe deri pas 2 vitesh tek femijet. Por kjo periudhe asimptomatike (pa shfaqje simptomash) varion nga individi ne individ, dhe varet teresisht nga gjendja shendetesore e cdo individi. Disa individe mund te shfaqin simptoma pas disa muajsh nga infektimi me HIV, ndersa disa individe te tjere mund te mos shfaqin asnje simptome per deri ne 10 vite.
Edhe gjate periudhes asimptomatike (pa simptoma,) virus vazhdon shumefishimin e tij aktiv, duke infektuar dhe shkaterruar qelizat e sistemit imun. Ne te njejten kohe virusi mund te behet pjese perberese e disa qelizave dhe te shumefishohet aty. Virusi HIV ne menyre te vazhdueshme i shkaterron keto qeliza imune duke e ulur numrin e tyre ne shifra drastike deri ne eliminimin e tyre te plote.

Pervec zmadhimit e gjendrave apo nyjeve limfatike ka edhe simptoma te tjera. Nder to mund te vecojme:

*Ulje te energjise
*Humbje peshe
*Temperature dhe djeresitje te shpeshta
*Infeksione te vazhdueshme orale apo vaginale.
*Skuqje e vazhdueshme e lekures.
*Humbje te kujteses se shkurter

Disa te infektuar mund te zhvillojne infeksione te vazhdueshme dhe te ashpra qe shkaktojne infektim te pjeseve te jashtme te gojes dhe zonave gjenitale, ose anale.

CFARE ESHTE AIDS (SIDA.)
Termi AIDS nenkupton fazat me te avancuara te te infeksionit me HIV.

Simptomat e infeksioneve "opurtiniste" me te perhapura ne personat e infektuar me AIDS jane:

*Kollitje dhe shkurtim te frymemarrjes
*Mungese koordinimi dhe goditje
*Kaperdisje me dhimbje/te veshtire
*Simptoma mendore te tilla si, konfuzion dhe harrese
*Diarre te vazhdueshme
*Temperature dhe ethe
*Humbje te shikimit
*Te vjedha, dhimbje abdominale (barku)
*Renje ne peshe dhe lodhje
*Dhimbje koke
*Gjendje komatoze (Humbje te vetedijes)

Edhe femijet kane po te njejtat simptoma sikurse edhe te rrriturit, por femijet kane forma me te nderlikuara dhe me te zhvilluara infeksionesh bakteriale, si skuqje te syve (konjuktivitis,) infeksione te vesheve, dhe tonsilitis.
Te infektuarit me AIDS jane me te prirur te zhvillojne forma te ndryshme kanceri, sidomos kancere te shkaktuara nga viruse te tilla si, Sarkoma, dhe kanceri cervikal, apo kancere te sistemit imun te njohura si limfoma. Keto forma kanceroze jane me te veshtire per tu trajtuar tek personat e infektuar me AIDS, ngaqe shfaqin nje forme me agresive sesa tek njerezit pa infeksion te AIDS.
gjate kohes se infektimit me HIV, shumica e personave te infektuar kane nje renje drastike te numrit te ashtuquajturave CD4+ T-cells.
Ky fakt eshte tregues i prekjes nga infeksioni te sistimit imun.
Qendrueshmeria e personave te infektuar me AIDS varion nga individi ne individ. Nuk ka te dhena te sakta ne lidhje me kete ceshtje.
Nga disa studime te bera ka rezultuar se disa individe nuk kane shfaqur asnje lloj simptome gjate 10 vjeteve apo me shume nga infektimi me HIV. Po studiohet ne menyre sistematike per te gjetur arsyet se pse kjo kategori individesh nuk kane shfaqur simptoma.
Po eksperimentohet percaktimin e mbase karakteristikave te vecanta te sistemit te tyre imunitar, apo nese kane patur nje forme me pak agresive te virusit, apo ndoshta gjenet e tyre kane luajtur nje rol ne mbrojtjen nga virusi apo edhe mbase vetizolimin e virusit. Po punohet njekohesisht ne zbulime te reja vaksinash apo medikamentesh te ndryshme per parandalimin apo izolimin e virusit.

DIAGNOSTIKIMI

Per faktin se infeksioni me HIV, ne shume nuk paraqet asnje lloj simptome, testimi mund te behet me ane te shume teknikave dhe nder me te shpejtat dhe me te njohurat eshte testi i gjakut per te pare prezencen e antitrupave(proteinave qe luftojne infeksionet, viruset,bakteriet) ne gjak.
Antitrupat viral apo ndryshe te quajtur te HIV zakonisht nuk shfaqen ne gjak nga 1-3 muaj nga koha e infektimit me HIV. Mund te shkoje edhe deri ne 6 muaj dhe mos te kete prezence antitrupash HIV ne gjak. Kjo varet teresisht tek gjendja e organizmit te nje personi dhe varion nga individi ne individ. Sidoqofte, edhe nqse nuk ka prezence te antitrupave HIV ne gjak, mund te kete prezence te materialit gjenetik.

Nese jeni ekspozuar ndaj virusit HIV duhet qe menjehere te testohesh. Duke u testuar heret ka mundesi te parandaloni degradimin e infeksionit me ilace te ndryshme. Testet behen ne kofidencialitet te plote ne te gjitha qendrat e testimit. Testimi behet me ane te nje teknike te quajtur ELISA per te pare prezencen e antitrupave HIV ne gjak.
Femijet e lindur nga nena te infektuara me HIV mundet te infektohen ose jo me virusin HIV, por te gjithe jane bartes te antitrupave HIV te nenes se tyre. Dmth qe ata mund te infektohen shume me lehte sesa nje femije i lindur nga nje nene pa infeksion HIV. Prandaj ne kushte te tilla eshte shume et veshtire te percaktohet nje diagnoze e sakte tek foshnet e porsalindura.

KURIMI

Ne vitet e para te raportimit te AIDS, nuk kishte asnje lloj ilaci qe te luftonte kete virus vdekjeprures. Shkencetaret kane zbuluar shume rruge parandalimi dhe kurimi si per AIDS ashtu edhe per semundje te tjera vdekjeprurese.
Grupi i pare i ilaceve te perdorura per kurimin e te semurve me AIDS quhet NRTI (nucleoside reverse transcriptase inibitor,)i cili frenon shumefishimin e virusit, dmth vetekopjimin e vete virusit ne qelizat bartese dhe te infektuara nga HIV. Keto ilace ngadalsojne perhapjen e HIV ne pjese te tjera te organizmit te njeriut.
Me poshte po permend disa medikamente qe perdoren ne fazen primare te infektimin me HIV. Ato jane:

* AZT (Azidothymidine)
* ddC (zalcitabine)
* ddI (dideoxyinosine)
* d4T (stavudine)
* 3TC (lamivudine)
* Abacavir (ziagen)
* Tenofovir (viread)
* Emtriva (emtricitabine)

Gjithashtu ka edhe nje klase tjeter te quajtur NNRTIs (non-nucleoside reverse transcriptase inhibitors) te tille si:

* Delavridine (Rescriptor)
* Nevirapine (Viramune)
* Efravirenz (Sustiva) (in combination with other antiretroviral drugs)

Gjithashtu ka edhe nje kategori tjeter ilacesh te cilet perderon ne kurimin e infeksioneve me HIV. Keto ilace te quajtuar PI (protein inbibitors,) te cilet ndalojne shumefishimin apo vetkokopjimin e qelizave te infektuara me HIV.
Nder to mund te permende:

* Ritonavir (Norvir)
* Saquinivir (Invirase)
* Indinavir (Crixivan)
* Amprenivir (Agenerase)
* Nelfinavir (Viracept)
* Lopinavir (Kaletra)
* Atazanavir (Reyataz)
* Fosamprenavir (Lexiva)

Ka edhe medikamente te tjera qe perdoren ne faza te ndryshme te infeksionit por keto ishin me te rendesishmet.
Nje nder format reduktuese dhe edukuese qe perdoret intensivisht ne ditet e sotme tek te infektuarit me HIV eshe dhe e ashtequajtura HAART (highly active antiviral therapy.)=terapi antivirale shume aktive. Kjo teknike perdoret gjeresisht tek te sapoprekurit me virusin HIV. Kjo lloj terapie mgjse nuk eshte nje kure per AIDS, ka dhene nje kontribut te pakontestueshme ne uljen e numrit te fataliteteve ne mes te infektuarve me HIV, dhe ne permiresimin e gjendjes shendetsore te tyre, si dhe uljen e mases se virusit qe qarkullon ne gjak ne nivele pathuajse te padukshme.
Pervec anes pozitive qe permenda me lart, HAART ka edhe efekte anesore negative, kryesisht nga perdorimi i ilaceve antivirale.
Nder efektet anesore negative te kesaj teknike mund te permendim si:
*Te vjedha
*Diarre
*Dhe simptoma te tjera gastrointestinale

Perdorimi per nje kohe te gjate e medikamenteve te tilla mund te shkaktoje reaksione alergjike me pasoja te rrezikshme dhe fatale per jeten e te prekurve me HIV.
Sikurse ne rastet e kurimit te semundjeve te ndryshme nga perdorimi i kemikateve (medikamenteve) edhe HAART ka efektet e saje anesore.

Ketu po permend nje numer ilacesh qe perdoren rregullisht ne kurimin e infeksioneve "oportuniste" qe jane vecori e te prekurve me HIV, si infeksione te ndryshme e kancere.
Nder te cilat mund te permendim:


* Foscarnet dhe ganciclovir per te mjekuar CMV (cytomegalovirus) infeksione te syrit
* Fluconazole tper te mjekuar infeksione bakteriale dhe virale
* TMP/SMX (trimethoprim/sulfamethoxazole) ose pentamidine per te kuruar PCP (Pneumocystis carinii pneumonia)

Nje kategori tjeter ilacesh perdoren gjeresisht pe te kuruar kancere te ndryshem tek te prekurit me HIV.

PARANDALIMI

Perderisa deri me sot nuk rezulton nje vaksine per parandalimin e HIV, e vetmja menyre mbrojtese dhe parandaluese ndaj virusit HIV eshte evitimi i sjelljeve qe mund te shpien ne kontraktimin dhe infektimin nga HIV, si parandalimi i perdorimit te shiringave dhe parandalimi e kontaktit seksual te pambrojtur.
Sic e theksova edhe me siper, shumica e te infektuarve me HIV mund te mos shfaqin simptoma. Beni te pamunduren qe te qendroni larg atyre gjerave qe e lehtesojne kontraktimin e ketij virusi vdekjeprures.

Studimet ne kete fushe vazhdojne edhe ne momentet qe po flasim ketu, por deri me sot akoma nuk eshte zbuluar dicka qe te parandaloje kontraktimin e kesaj epidemie me permasa tragjike ne mbare boten.

Ju pershendes te gjitheve dhe uroj qe tu kete sherbyer sadopak ky shkrim mbi epidemine e shekullit.


Postuar nga erta31 datė 31 Janar 2007 - 14:30:

hi NS-6!

do doja te dija me shume per semundjen ureaplasma. kam degjuar eshte nje semundje me pasoja te renda si tek femrat dhe tek meshkujt, do doja te dija nga se shkoktohet, si transmetohet dhe si mund te luftohet. ok, shpresoj tju hyj ne pune edhe te tjerve. bye nga erta


Postuar nga NS-6 datė 01 Shkurt 2007 - 00:21:

ureaplazma,nje bakter i klases se mikobakterieve

Cod. A01022007

Fillimisht dua te falenderoj shkodranforever2005 per shkrimin qe kishte pergatitur rreth virusit HIV dhe AIDS-it. Ishte me te vertete shume i kompletuar Do ti lutesha qe te postonte nje kopje te atij shkrimi tek tema qe flet per AIDS-in ne vecanti (tek ajo teme qe kam vendosur si link tek postimi me siper tendit) duke qene se ka rendesi themelore shpresoj qe te rishoh serish prej tij,shkrime te atij kalibri ne kete zone

Per sa i perket asaj qe kerkon erta31:
Per kete semundje e kam degjuar ne menyre te percipte, keshtu qe nje pjese nga ato qe po shkruaj me poshte po e bazoj edhe ne konsultimin e bere ne librat qe do shenoj ne fund :
Ureaplasma eshte nje semundje nga bakterie dhe shkaktari i saj eshte pikerisht nje bakter qe mban emrin e semundjes,ureaplasma urealyticum (emrin e ka marre nga fakti qe ka nje enzime qe quhet ureazi),qe ben pjese tek nje klase qe quhen mikobakterie. Bakteri ureaplasma eshte nje bakter qe ne kushtet normale gjendet ne popullsine e bakterieve qe ndodhen ne vaginen e femres (kolonizimi prej tyre behet gjate momentit te lindjes (10% e femrave ne moshen prepuberale) ose ne moshen me madhore me raporte seksuale,qe eshte edhe menyra me e zakonshme e marrjes). Ky bakter mund te gjehet edhe tek meshkujt por nuk shkakton infeksione sa tek femrat (edhe pse eshte nje lloj tjeter i po te njejtes klase,mikobakterium genitalis, qe gjendet me shume te meshkujt). Te dy keto bakterie shkaktojne uretrit,infeksion i rrugeve urinare.

Problemet qe mund te jape jane uretrit (cilesohet si shkaktaret kryesore te uretriteve qe nuk shkaktohen nga gonorrea dhe klamidia,2 grupe qe jane kryesoret per infeksionet e tilla (INFO I BAZUAR NE LIBRIN "PRINCIPET E MJEKSISE SE BRENDSHME I HARRISON,faqja 1151),infertilitet,artrite te disa tipeve si sindroma e Reiterit ose ato kroniket (artriti eshte nje infiamacion i artikulacioneve (nyjeve) ),si tek meshkujt edhe tek femrat. Mund te jete edhe shkaktar aborti te vonshem!

Diagnoza ne pergjithsi behet bazuar ne analizen e lengut te nyjeve,ose te kampioneve te marre nga vijet e poshtme urinare (edhe pse kjo metode e fundit nuk eshte shume e dobishme). Ureaplazma kerkon edhe terrene te vecanta rritjeje per tu gjetur.

Per terapi perdoren antibiotiket e klases se tetraciklinave per te cilat bakteri tregon nje sensibilitet te mire. Gjithsesi kur behet terapia kerkohet qe te perfshije edhe shkaktaret e tjere te uretritit si mikobakterium genitalis dhe klamidian. Prandaj perdoren tetraciklinat (doksiciklina qe e perdorin me shume nga ilacet e kesaj klase) dhe azitromicina (emri komercial eshte zitromaks per kete). Normalisht qe kur te jepet terapia do merret parasysh edhe neizeria gonorrea!

Besoj se keto gjera japin nje ide rreth kesaj semundjeje! Por sic e pe edhe vete,kryesisht kur flitet per uretrit,si hipoteza te para merren klamidia dhe gonorrea pastaj kalohet tek mikobakteriet

Librat e konsultuar:
-Principet e Mjeksise se Brendshme, Harrison,Ed.16
-Mikrobiologjia,Murray!


Postuar nga erta31 datė 01 Shkurt 2007 - 17:00:

Pershendetje NS-6!

Te falenderoj shume per informacionet e shkruajtura, tani kam nje ide me te qarte per kete semundje. shpresoj qe tju kene hyre ne pune edhe te tjerve, vecanerisht femrave meqe ndodhet me shume tek ato. bye nga erta.


Postuar nga Vlonjati99Tave datė 01 Shkurt 2007 - 17:09:

ns6 ca je ti vlla... doktorr?


Postuar nga ~Enigme~ datė 01 Maj 2007 - 18:39:

Kanceret e mushkerive

Cod. A01052007

Sėmundjet e ndryshme nė mushkėri, ashtu si tė gjithė llojet e sėmundjeve, vinė si pasojė e njė anomalie nė elementėt kryesorė tė trupit tė njeriut, nė qeliza. Normalisht, trupi mban njė sistem qė kontrollon dhe balancon rritjen dhe zhvillimin e qelizave kėshtu qė qelizat janė ndarė pėr tė prodhuar qeliza tė reja kur ėshtė e nevojshme. Shpėrndarja e kėtij sistemi mė kontrollimin dhe balancimin e qelizave rezulton si njė ndarje e pakontrolluar dhe riprodhimi i qelizave qė formojnė njė masė tė quajtur tumor. Tumoret mund tė jenė fillestarė ose malinjė.
Funksioni
Funksioni kryesor i mushkėrive ėshtė shkėmbimi i gazeve mes ajrit qė ne thithim dhe gjakut. Nėpėrmjet mushkėrive, dyoksidi i karbonit largohet nga trupi dhe oksigjeni nėpėrmjet rrugėve tė frymėmarrjes hyn nė sistemin e qarkullimit tė gjakut. Mushkėria e djathė ka tri lobe ndėrsa mushkėria e majtė ėshtė e ndarė nė dy lobe dhe njė strukturė tė vogėl tė quajtur lingula, qė ėshtė ekuivalente me lobin e mesėm. Rrugėt e ajrit mė tė mėdha qė shkojnė deri nė mushkėri janė bronkitet, tė cilat dalin nga gabzherri. Broniketet ndahen nė rrugė ajrore mė tė voglat tė quajtura bronkial dhe nė “qeska” tė vogla qė njihen si alveola, ku ndodh edhe shkėmbimi i gazit. Mushėkritė dhe kraharori janė tė mbuluara shumė mirė me njė shtresė tė trashė indesh tė quajtur pleurė. Kur flasim pėr sėmundje tė rėnda e kemi fjalėn pėr sėmundjet qė fazėn finale kanė vdekjen dhe sėmundja mė e rėndė nė mushkėri konsiderohet kanceri.
Tumoret
Kur themi kancer i referohemi njė tumori qė konsiderohet malinjė. Tumoret fillestare mund tė hiqen dhe mos pėrhapen nė pjesė tė tjera tė trupit. Tumoret malinjė, nga ana tjetėr zhvillohen me shpejtėsi dhe pėrhapen nė inde tė tjera tė trupit, duke lejuar hyrjen e qelizave nė sistemin e qarkullimit tė gjakut ose sistemin limfatik qė pėrhap tumorin nė pjesė tė tjera trupit. Ky proces i pėrhapjes ėshtė i njohur ndryshe si metastazė, zonat e zhvillimit tė tumorit janė shtresa tė ndryshme tė quajtura metastaza. Qė kurse kanceri i mushkėrive ka tendencė tė zhvillohet, tė pėrhapet kthehet nė njė kancer shumė tė vėshtirė pėr t’u kuruar. Ndėrkohė qė kanceri i mushkėrive mund tė pėrhapet nė ēdo organ tė trupit, nė mėlēi, tru dhe kocka qė janė edhe pjesėt mė tė zakonshme ku ndodh kanceri i mushkėrive, metastaza. Tumoret e metastazės janė tė pėrbėrė njėsoj si lloji i qelizave, origjinale, primare dhe tumor i rėndė. 90-95% e kancerve nė mushkėri mendohet se e kanė fillesėn nė epitelial ose ndryshe pjesa e brendshme e qelizave. Kanceri mund tė prekė gjithashtu edhe pleurėn, ndėrsa mė rrallė prek indet mbėshtjellėse tė mushkėrive, si pėr shembull enėt e gjakut.

Simptomat:

1- Kolla, e cila mund tė jetė produktive dhe jo produktive varet se si bėhet. Njė kollė produktive duhet tė pastrojė mukozėn apo sekrecionet nga rrugėt e frymėmarrjes.
2- Mosmbushje me frymė dhe veēanėrisht nėse ėshtė e shoqėruar edhe nga simptoma tė tjera ėshtė njė tregues i sėmundjes sė mushkėrive.
3- Marrja frymė me zor, ose gulēimi. Gulēimi vjen si rezultat i njė ērregullimit nė mushkėri. Ndodh kur rrugėt e frymėmarrjes janė tė ngushtuara apo tė penguara nga njė ind jonormal.
4- Dhimbje e kraharorit. Dhimbja e kraharorit tregon se keni njė problem me mushkėritė, pleurėn, muskujt ose muret e kraharorit. Nėse ėshtė i shoqėruar me kollė ose temperaturė tregon se keni njė infeksion.
5- Gjakrrjedhje. Gjakrrjedhja mund tė vijė si pasojė e njė kollė te vazhdueshme dhe tregojė se keni njė sėmundje shumė tė rėndė tė mushkėrive, pra se infeksioni ka pėrparuar shumė.
6-Vraponi tė paktėn 10 minuta nė mėngjes nė ajėr tė pastėr.
Shkaqet kryesore tė sėmundjes
1- Duhani. Mundėsia pėr tė vuajtur nga sėmundjet nė mushkėri ėshtė e lidhur ngushtė me pirjen e duhanit. Rreth 90% e sėmundjeve nė mushkėri ka si shkak pirjen e duhani.
2- Tymosja pasive. Tymosja pasive, ose thithja e tymit tė duhanit nga duhanpirės tė tjerė ėshtė gjithashtu njė faktor viskoz i zhvillimit tė sėmundjeve nė mushkri. Mė shumė se 3000 vdekje nė botė ndodhin pikėrisht nga ky shkak. 3- Sėmundje eksituese nė mushkri. Bėhet shkak pėr njė sėmundje tjetėr nė mushkri. Kjo ndodh nė rast se sėmundja e parė nuk ėshtė mjekuar. 6% e vdekjeve nė vit nė tė gjithė botėn ndodhin pėr shkak se nuk ėshtė kuruar asnjė nga sėmundjet nė mushkėri.
4- Ndotja e ajrit. Ndotja e ajrit nga industritė, mjetet e transportit mund tė rrisin zhvillimin e sėmundjeve tė ndryshme nė mushkėri. Ekspertėt shprehen se mėnyra mė e mirė pėr ta evituar kėtė shkak ėshtė tė jetoni nė vende me ajėr tė pastėr.
Si kurohen mushkėritė
Dy sėmundjet kryesorė tė mushkėrive janė: SCLC, e cila pėrhapet shumė shpejt nė qeliza dhe NSLC, njė sėmundje, e cila ka nevojė pėr kohė para se tė marrė njė pėrhapje tė gjerė. Nėse sėmundja ėshtė larg kraharorit ka mė pak mundėsi zhvillimi. Nė kėtė mėnyrė merren ilaēe vetėm pėr atė pjesė tė mushkėrisė qė e ka prekur sėmundja, e cila mund tė kurohet me lehtėsi, vetėm me anė tė ilaēeve pa qenė nevoja pėr njė operacion. Nga ana tjetėr, nėse keni vėshtirėsi nė frymėmarrje, apo guēlim do tė thotė qė sėmundja juaj ėshtė nė njė fazė shumė tė pėrparuara. Vetėm se shumė kujdes nga ana juaj, marrja e vazhdueshme e ilaēeve do tė jetė vitale edhe kryerja e njė operacioni qė jo gjithmonė rezulton me sukses.
(lule) Lakra mbrojnė nga kanceri nė mushkėri
Lakra dhe lulelakra ndihmojnė nė uljen e rrezikut pėr t’u prekur nga sėmundjet nė mushkėri. Njė studim i publikuar nė revistėn “Lancet” ka treguar se ngrėnia e shpeshtė e kėtyre perimeve mund tė ulė ndjeshėm rrezikun pėr t’u prekur nga ērregullime tė ndryshme tė shėndeti tė mushkėrisė, sidomos te ata qė kanė predispozicion gjenetik. Lulelakra dhe lakra, apo dhe perime tė ngjashme me to, janė tė pasura me substanca kimike, tė ashtuquajtura isotiocianate, qė arrijnė tė mbrojnė sė tepėrmi edhe nga kanceri pulmonar. Veēse normalisht kėto molekula eliminohen nga organizmi me anė tė disa enzimave pastruese, tė prodhuara pikėrisht nga kėta dy gjene.
Kėshilla pėr tė evituar sėmundjen
Jetoni nė vende me ndotje tė ulėt. Ndotja e ajrit mund tė dėmtojė shumė shėndetin tuaj. Nėse jetoni nė njė qytet tė madh apo nė zona industriale ku ndotja e ajrit ėshtė shumė e lartė, kjo ju bėn mė “favorit” pėr tė pasur zhvillim tė sėmundjes sė mushkėrive nė trupin tuaj. Ka shumė arsye qė shkaktojnė ndotjen e ajrit nė shtėpinė tuaj, tė cilat mund tė kontrollohen dhe eliminohen. Si pėr shembull, duhani, plehra nga kafshėt, bakteret, kimikatet nga aplikimet, plehra bimėsh, radoni dhe asbesti. Evitoni duhanin, qėndrimin pranė njė personi qė tymos dhe nėse jeni njė duhanpirės mė e mira qė mund tė bėni ėshtė tė hiqni dorė. Duhani ka njė efekt tė tmerrshėm nė trupin tuaj. Nuk dėmton vetėm mushkėitė tuaja, ai mund tė prekė edhe pjesė tė tjera tė trupit. Pėrdorni sa mė shumė lėngje dhe supėra pėr shpėlarjen e mushkėrive. Evitoni punėn me rrezik tė lartė Ka shumė punė qė i vendosin njerėzit nė rrezik tė lartė pėr zhvillimin e sėmundjes sė mushkėrive.

Autori: Klementina Cenkollari


Postuar nga NS-6 datė 29 Maj 2007 - 00:44:

tendiniti i Akilit

Cod. A29052007

tendiniti i Akilit eshte nje proces infiamator i tendines qe ka te njejten emer.kjo tendine fillon nga muskujt qe ndodhen ne pjesen e pasme te kembes dhe perfundon ne thember.



eshte nje infiamacion qe mund te haset shpesh sepse vjen si pasoje e ngacmimeve te ndryshme mbi ate tendine si psh ne aktivitete sportive.

dhimbja eshte shenja qe e karakterizon me shume kete infiamacion edhe pse mund te kete nje fryrje te lehte te kembes si pasoje e fazave te infiamacionit qe cojne ne formimin e edemes (dalje e nje sasie lengu nga enet e gjakut si pasoje e rritjet se kalimshmerise neper faqet e eneve te gjakut).zakonisht kur preket personi ne zonen e tendines se akilit me 2 duar te pozicionuara si pinca dhimbja shtohet. po ashtu zona paraqitet e skuqur.

analiza qe perdoret ne keto raste eshte ekografia qe eshte nje analize jo invazive dhe jep rezultatet e mjaftueshme per nje vleresim te situates. po ashtu mund te tregoje se deri ne cilen grade ka shkuar infiamacioni,ca demi ka pesuar tendina (mund te tregoje edhe nese tendina eshte thyer ne ndonje pike),gjera qe merren parasysh kur te vendoset terapia.

ne rastet me te lehta behet nje terapi antinfiamatore dhe nje pushim per rreth 2-3 jave dhe kjo gje ne pergjithsi eshte e mjaftueshme.


  Gjithsej 16 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 »
Trego 153 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.