Forumi Horizont
Trego 45 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Shkruani nje leter dashurie(ose nje e-mail ne koherat moderne) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=665)


Postuar nga julianna^ datė 28 Mars 2003 - 12:11:

Post shkruani ndonje leter dashurie.......

po e filloj une e para:

LETER,

nga nje tryeze poste
qe kurre smetet e shkrete
ku rrine kujtimi,brenga
zemra dhe heshtja vete
dhe ja ku jam rrethuar
me burra e gra
plagosur nga mungesat
nga ndarjet e medha
letra,pusulla,fjale
qe nisen ne hapesire
endrra ende pa celur
mendime ende pa gdhire
te gjitha marrin rrugen
drejt vatres e drejt pragut
si ndjenje derguar ndjenjes
si gjak derguar gjakut
nje shtrese e trashe pluhuri
mbulon letrat qe s'duhen
aty u zverdhen faqet
aty germat u shuan
dhe po te jem nen toke
qe vdiqa ti mos thuaj
me shkruaj dhe nen toke
se dhe une do te shkruaj
se kur te shkruaj une
do shkruajne eshtrat e mia
do shkruaje gjaku im
gjithe ngulc nga dashuria
do mbetet letra rruges
si shpend ne zjarr kalitur
me dy flatra te vogla
dhe nje adrese te ndritur
dhe do celin buzet,plaget
drejt puthjeve te tua
dhe tek levizin lehtas
do te thone prap."TE DUA"
DHE PO TE JEM NEN TOKE
QE VDIQA TI MOS THUAJ
ME SHKRUAJ DHE NEN TOKE
SE DHE UNE DO TE SHKRUAJ............................


Postuar nga gjylfizarja datė 25 Gusht 2003 - 17:10:

te kerkoj

TE KERKOJ, POR NUK TE GJEJ

Eca neper rruge te gjata me shpres se do te gjeja, por kot.
Kalova lume, livadhe, por prap kot.
Shetita edhe qytet ne qytet por prap kot.
Athua ku je i dashur?
A je ne qiell, afer yjeve e nuk po te shoh?
A je andej malit e nuk te degjoj?
Apo je fshehur diku e nuk don qe te shoh?
Une po te kerkoj, po ti?


Postuar nga Lakanderi datė 12 Shtator 2003 - 21:39:

E dashur Zyhra !

Sot,qe po te shkruaj kete karte,ben ftohte qamet por brigadieri na ngarkoj detyren te punojme jashte.Do salduar medoemos pompacina ne hyrje te traverbangut.Saldoj dhe te mendoj ty.Ja si ky saldim i forte eshte dhe dashuria ime per ty.Dhe skorjet qe bien poshte jane defektet time.Se ti e di qe kam ca te meta.Se asaj te uruare gote ja them.Po dhe parate i bej rrush e kumbulla ndonjehere.Po ti do me falesh apo jo?
Se dhe ti pa cene s“je.Po une s“kam ndermend te permend cenet e tua sot.
Si vete?C“thuhet andej?
Kete muaj qe jam pa ty jam bere si i prishur nga mendte.Pune,mence dhe gjume ne kapanon.Cdo dite pilaf,fasule dhe nga nje konserve.Tek tuk dhe ndonje kanace dhalle.
E shtrenjta Zyhra!Sa me ka marre malli!
Te kujtoj cdo mbremje.Kujtoj floket e tua te dendura qe edhe pse pak te pasistemuara nuk ta prishin bukurine.Syte e vegjel boje hiri.Buzet e holla,faqet e kuqe.Kujtoj trupin tend te bollshem dhe mallkoj shefin,traverbangun madje edhe te dashuren time te dyte,saldatricen.
Ah Zyhra,Zyhra!Ku je?Po te isha ne shtepi tani do hanim darke.Te tere.Ti do kishe bere ndonje nga ato gjellet e tua te preferuara:iman ballajdi,tave dheu,burani dhe ndonje tepsi hallve.Se ashtu je flutur ti.Do hanim e do llafosnim.Ti do qeshje si gjithmone vend e pa vend.Edhe une ashtu te dua shend e vere.Do gajaseshe me gojen hapur vesh me vesh.Meqe ra llafi kur te kthehem do shikojme te besh uren e nofulles se siperme.Se ca para i kam vene menjane.
C“thone femija?Po farefisi?Komshinjte Ziguri,Mertiri,Meropi dhe Kaliroja mire jane?Ti a lodhesh?E di qe lodhesh po kot te pyes.Ne jemi nga ai takem per te cilin thuhet:"Ne ferra na nisi,ferra na grisi!"
E mban mend kur u njohem?Une 17 ti 15 vjet.Asokohe une dhe shoket e mi ishim ku rrafsha mos u vrafsha.Thoshim shprehjen:"Ne rryken dhe pyken kemi!"Se vertet s“kishim tjater gje. Balashin e shtypi zetori ti e di.Kuqon e plasen brenda se e zune duke vjedhur.Xhuvi nuk u morr vesh nga humbi.Kurse mua me mblodhe ti.Me hodhe krahun,me vure ne shina.Me bere saldator.
E shtrenjta Zyhra sa me ka marre malli!Do kthehem mos u merzit.Me te ardhur behari atje me ke.Bej si bej edhe nje muaj.Do te shkruaj prape po te ngehem.Ika tani se po therret shefi.
Mirembetc.
Dhe kujdes femijet.
Hajt mos u merzit.


Postuar nga vesa datė 21 Shtator 2003 - 07:11:

Unhappy ....

Dashuria ime une te ndjej se nje prej ketyre diteve ti do shkosh , e tille eshte jeta qdo gje perseritet gjithmone e ka me lehte ai/ajo qe largohet , ti e ke lehte te shkosh sepse te gjitha i more ti e ke lehte te shkosh sepse deri me tani asnjehere nuk ke dashuruar , asnje lot ende ty nuk te ka renduar , e une rri te pres e vuaj ...


Postuar nga fluturake datė 30 Shtator 2003 - 12:51:

Me mungon

E ndjej mungesen tende,me merr malli per ty!
Dua te te shoh,dua te te kem prane,dua te degjoj zerin tend te embel!
Ti je drita e syve te mi,ti je gjithshka per mua!
Kur jemi bashke cdo gje eshte kaq e bukur,kaq e vecante!
Njeriu nuk mund te jetoje pa ajer,peshku nuk mund te jetoje pa uje,lulja nuk mund te lulezoje pa diell dhe une nuk mund te rroj pa ty!


Postuar nga ladybird datė 03 Dhjetor 2003 - 11:04:

sapo e mora ne poste:

nuk po te shkruaj per te t'hene se te dua shume,jo as per te t'thene
se per ty po derdh lot ne keto momente , ajo qe sot me shtyn te
shkruaj eshte malli qe kam per ty ,vertet ne keto momente po ndjej
mall , edhe perse nuk kam ndjenje dashurie...!!! mallin e
respektoj, respekti per ty eshte e vetmja qe me ka mbetur brenda
meje dhe nuk po dua ta zhduk, dhe malli ne keto momente nuk po me
ler vertet te qete, sot me erdhen ne mendje kujtimet dhe endrrat qe
thelle i kam varrosur ne shpirt, ato miljona endrrat qe vertete kane
kohe qe kane filluar te treten , por sot vetem malli po me shtyn te
t'shkruaj me ben qe te bashkoj edhe nje here si nje mik te vjeter qe
kurre nuk arrita t'ia hap vertet zemren ,
e vetmja ndjenje qe vertet per ty nuk e kam shuar eshte respekti, po
sot... kjo ndjenja po me con ne mallin qe kam per ty , melli qe kam
per ty t'pare dhe te t'shtrengoj nje here forte pas vetes ,dhe te
ulem me tyu ne nje tavoline kafeneje si nuk do kur dhe te bej
muhabet per kohen kur nuk kemi folur ne tele...?, dhe per te kaluar
disa caste te bukura bashke thjeshte si miq te vjeter,
Dhe ndersa u ktheva me fytyr nga muri me dolen dy pika loti nga syt
e mi, nuk e kuptova perse po qaja po vetem kur lotet me pikuan ne
kafe kuptova se ishin duke bere rrugen e tyre qe kishim kohe pa e
bere , vetem ajo ndjenje e mallit me beri te shpalos edhe nje here
tere kohen , eja dhe me perqafo te te jap lumturi o zemer,
do ishim nje trup qe rrezohej nga djelli e ndriqoohej nga hena,
shikoheshim por nuk shiheshim ,verbimi bir si ne si nje hije e zeze - trishtim,
zemra ndjen puthjen e zjarrte qe valontene endren e
marsit, ajo enderr me beri qe te jetoj me ty aty ku askush nuk
dinte ku jemi do ta ndjenja kraharorin tend , aty kur mund te
shikosha jeten ne syt e tu ,perse shkove me enderren , mbeta ne
kujtimin zemra me thote "SE TE DUA" - duhet dikur ta kuptojne se
kemi lindur per njeri-tjetrin kujtoj zerin tend andjej ate ngrotesi
nuk e di a te pelqen per inteligjentin qe une mendoj apo jo .
sikur te ndothte pikerisht keshtu ,as e para dhe as e fundit ,


Postuar nga diabolic datė 05 Dhjetor 2003 - 12:11:

Me fal qe te dua

Asgje ste kam kerkuar , vec nje rahje zemre te me dedikohej mua.Te pakten per nje cast hutimi instiktivisht ajo rrahje te kishte emrin tim .As kete se bere !?Ska rendesi edhe ti do ta njohesh nje dite dashurin , dhe pikerisht ate dite , kur zemra jote do te rrah si e cmendurdo te te kujtohem dhe do te me kuptosh .Sa here kam menduar se si do te ishte jeta ime pa ty ,nese ne rrugen e gjate dhe te merzitshme te jetes time nuk do te ishe shfaqur ti si vegim engjellor , lajmetare e parajses .Edhe sepse me ben te vuaj sa her mendimi im shkon tek ti , dhe kjo ndodh cdo fraksion te jetes time , falenderoj zotin qe te krijoi. Dhe sigurisht AI duhet te jete vetkenaqur pasi te krijoi , dhe me siguri do te kete menduar se i eshte afruar shume njeriut perfekt. Sepse i vetmi difekt yti eshte , qe ti nuk ke rene ne dashuri me mua .Por ska gje tashme ti je larg e ndoshta ... Ndosjta do te te kujtohet ai djali qekurre nuk reshti se dashuri ate vajzen qe ishte e dashuruar vetem me veten e saj.Ate vajzen naive qe kujtonte se bota ishte bardh e zi.Por erdhi nje cast kur i thash vetes hesht. Se isha i lodhur nga bota , nga vetja , nga ty.Se isha i lodhur duke folur e shkruar per ty, duke zbardhur nete te gjata per ty , duke bertitur emrin tend dhe duke shkruar nder mure TE DUA. U lodha duke mohuar veten e duke par fytyren tende ne ēdo vajze. U lodha e u merzita duke vuajtur , duke pritur dike e diēka qe e dija qe sdo te vinin kurre.Por perseri prisja , te prisja ty sikur te ishe mesia e do te shpetooje shpirtim tim te humbur ne brengat e vuajtjes.E ti kurre nuk erdhe , kurre nuk e thyeve kete tabu , por ma perplase te verteten fytyres. O Zot ēdhimbje , ēdeluzion,ēmakth.Por megjithate faleminderit e dashur , nese me lejon te te quaj keshtu, kuptohet !?Faleminderit qe mq bere te kuptoj se ceshte dashuria, faleminderit qe me bere te vuaj ,ndoshta e meritoja se di ?Faleminderit per cdo gje qe ke bere per mua. Edhe sepse sme kujtohet te kesh bere diēka te mire per mua kam obligimin te te them TE DUA ...oh me fal doja te thoja , ishte thjesht nje lapsuste lutem me fal.Me fal qe te dua , me fal qe te kam bere ikon te jetes time , me fal qe te mendoj vetem ty e te dedikoj cdo cast te jetes te jetes time.Asnjeher nuk kam dashur te hyj vjedhurazi ne zemren tende ,e nese kjo ka ndodhur ndonjeher me kenaqsi te them me fal.E nese ndonjehere te kam bere te vuash ateher falme se une vetem te kam dashur. Ateher per te fundit here Lamtumir ,Faleminderit dhe ... me fal qe TE DUA. Per ty DIABOLIC A'S


Postuar nga diabolic datė 06 Shkurt 2004 - 14:05:

Per ty (bambola finta)

Te kisha thene se mua njerzit o me duan o me urrejne , nuk e di nese te kam ber te me duash sepse ne kete moment nuk jam per asnje gje i sigurt , por te pakten te kam bere te me urresh...Kenaqsi vrasese eshte kjo qe ndiej tani kur kujtoj syte e tu te humbur drejt hicit, buzet e tua qe me thonin -Mi fai schifo- dhe buzqeshja ime e mbushur me sarkazem dhe deshire per hakmarrje.Ta kisha thene se cfar do qe te ndodhi une dal gjithmon i keqi, keshtu dola edhe kesaj rradhe , me i keq se kurre , me shume se cmund te jem .Por ti e di qe faji s'eshte vetem i imi , nuk kam luajtur vetem une me ty , ne kemi luajtur me njeri tjetrin qe ne fillim , por ndryshimi midis nesh eshte se ti mburreshe se kishe luajtur me mua , me mua qe e hiqja veten shume krenar dhe qe nuk me kishin arritur te me thyenin femrat e tjera , dhe vetem ti ishe ajo qe ja arrite .Por kur kuptove qe po luaja me ty dhe kete ta kisha thene qe do te ndodhte qe perpara sete fillonte loja , u ndjeve e tallur e fuer, papritur arroganca jote humbi si humbe edhe ti arsyen dhe nuk dije me cfar te thoje. Ti luajte me mua dhe ishe nje femer e mire , une luajta me ty dhe isha nje njeri i keq, cudi sa ndryshojn masat e llogaritjeve .Por tani ska me rendesi, nese do vazhdo te me urresh , por une e di qe ti thell thell nuk me urren ashtu si nuk te urrej une , si nuk te kam urryer kurr , perkundrazi....Hčm a te kujtohet mbremja e fundit qe ishim bashke , i tham lamtumir njeri tjetrit me shume mllef me shume inate brenda , sa sdoja qe te perfundonte keshtu , por ishte i vetmi perfundim llogjik qe ti i dhe historis tone megjithse me thoje se ishe e sinqert me mua , se me besoje , pastaj ne fund me the se edhe ti kishe luajtur se kurre nuk me kishe besuar dhe se te beja schifo. Edhe tani qesh kur e kujtoj si qeshja gjithmon kur te shikoja , dhe besoj se do te jete e qeshura ime e fundit qe ka te bej me ty . Ika , shpresoj ta lezosh , ah harrova ... Lamtumir nga i poshtri DIABOLIC A'S


Postuar nga macekeqe datė 06 Shkurt 2004 - 19:56:

e bukur kjo! ehm..... ishte leter per ndonje kjo diabolic?


Postuar nga diabolic datė 10 Shkurt 2004 - 11:55:

NE NJE FAR MENYRE , PO...

Po kjo ishte nje dedikim ne form letre per dike qe tani ben pjes ne te kaluaren time , nuk e di nese me te vertet ka qene gjeja e duher per tu ber , nejse gjith te mirat nga DIABOLIC A'S


Postuar nga bambola datė 13 Shkurt 2004 - 09:06:

e lexova letren tende dhe mu kujtua menjehere mbremja e fundit kur ne folem dhe sishte aspak nje kujtim i kendshem perkundrazi.......nese te kam dashur ndonjehere,nese te kam urryer ndonjehere nuk ekziston asnjera nga keto dy mundesi sepse per te dashur nje njeri mua me duhet shume kohe gje qe ti nuk e kishe ndersa per te urryer nuk jam ne gjendje te urrej njeri ndoshta per momentin por jo gjithmon.e vetmja gje qe njeva per ty ishte respekti dhe vlersimi gjera qe tani u zhduken nuk kam shume deshire te shkruaj po nje gje te fundit historis tone i dhe fundin logjik historia jone nuk ka filluar ndonjehere i dashur mund te thoje loja jone apo jo?


Postuar nga diabolic datė 13 Shkurt 2004 - 11:34:

...

Sigurisht qe ke te drejt per sa i perket termit loj dhe jo histori, po me histori nuk doja te thoja histori dasshurie dhe ti e di kete, ne luajtem si donim , si na vente ne per mbar.Me vjen keq qe paske hubur dicka qe kishe per mua , po nuk ka problemtani je vajze e rritur dhe kur te vij nje moment do ta kuptosh qe nuk kam qen dhe aq i keq sa kujton . Te pakten nuk me urreke , hajt me kenaqsi e vogel pas gjithckaje qe ndodhi, po iki se nuk di me se cfar te te them se jan konsumuar gjithcka . GAME-OVER per nje loje e cila nuk duhet te fillonte kurre .DIABOLIC A'S


Postuar nga diabolic datė 25 Shkurt 2004 - 12:43:

kot...

Ne u ndam si armiq, me urrejtje dhe mllef veshtrimet tona kerkonin te hiqeshin indiferent midis tyre.Ne u ndam ose me mire nuk u lidhem kurre, ashtu si doja une ,ashtu si duhet te ishte. Sot me shume se kurre me mungon, me duket sikur nje pjes e imja iku per tu mos u kthyer me kurre . Ndoshta fajin si gjithmon e kam une, une dhe krenaria ime qe nuk me le te kthehem mbrapa, se nuk mundem me te kthehem mbrapa. Sa e veshtir qenka te rrish larg teje, te mos te te shoh duke buzeqeshur, te mos degjoj fjalet e tua plot ideale dhe fantazi, te mos ndjej ngrohtesin e te qenit pran teje. Ku i dihet ku ndodhesh tani , me ke je , a po mendon sadopak per mua , edhe nese mendon keq ska problem vetem te mendosh se une jam gjithmon ketu dhe eshte e paevitueshme qe rruget e jetes tone mos te kryqezohen me njera tjetren. Po iki dhe ta dish qe nese nje dite do te me pyesesh nese e kam shkruar per ty une do ta mohoj , sepse keshtu jam gatuar gjysem engjell dhe gjysem djall. DIABOLIC A'S


Postuar nga amor alucius datė 27 Shkurt 2004 - 12:58:

Talking Ehh kohet e vjetera

Shihet qe romanticizmit te vjeter nuk i paska ardhur fundi


Postuar nga diabolic datė 03 Qershor 2004 - 10:32:

te dua?skam ber ndonjeher nga keto anonimet...thash ta provoj njehere

Se sdashuroja as une as ti po dashuronte dashuria , nje dashuri ne fshehtesi me e fshehte se fshehtesia.Se kisha frik une te te thoja, te dua shpirt, shpirtin ta fal.Se si kerkohet memecit rastesisht te thote nje fjale. Te thote nje fjale, shpirt une ty te dua , se me zjarr e flak shpirtin ma dogje mua.Ta thote tani shpirti im rrebel, qe per te thene te dua ka qen gjithmon dembel.Ja pra yllit te vogel qe me cmendi mua, i them ENGJELL une ty TE DUA .


Postuar nga lulka datė 03 Qershor 2004 - 10:50:

Diabolic , shume impresionante keto letrat e tua !
Nqs i ke shkruar nga shpirti se i ke perjetuar vete keto ndenja te pergezoj .
Jo te gjithe arrijne te dashurojne thelle thelle


Postuar nga diabolic datė 03 Qershor 2004 - 12:29:

Flm lulka per fjalet qe thua, me te vertet e ndiej veten ndryshe nga te tjeret ne mire e ne keq. Ate qe kam shkruar ne nje fare menyre e kam perjetuar dhe jam perpjekur qe ta them ne menyre sa me letrare. Gjth te mirat nga DIABOLIC A'S


Postuar nga volter datė 03 Qershor 2004 - 12:42:

Re: te dua?skam ber ndonjeher nga keto anonimet...thash ta provoj njehere

Citim:
Po citoj ato qė tha diabolic
Se sdashuroja as une as ti po dashuronte dashuria , nje dashuri ne fshehtesi me e fshehte se fshehtesia.Se kisha frik une te te thoja, te dua shpirt, shpirtin ta fal.Se si kerkohet memecit rastesisht te thote nje fjale. Te thote nje fjale, shpirt une ty te dua , se me zjarr e flak shpirtin ma dogje mua.Ta thote tani shpirti im rrebel, qe per te thene te dua ka qen gjithmon dembel.Ja pra yllit te vogel qe me cmendi mua, i them ENGJELL une ty TE DUA .


He pra pergezime e tregove lekuren e dashurise... Te lumte.
Ej tani e ke marre provimin e dashurise. Diabolic, tani ka mbetur vetem ta hartojme ate skripten qe te kam thene me pare per dashurine. Tani e ndiej nevojen se qenke permiresuar goxha, dhe mund t'ia fillojme punes qe ne start...
Une jam gati per skripten...


Postuar nga diabolic datė 03 Qershor 2004 - 12:49:

A vella plloshtan sa deshire do te kisha por ja , qe neser nuk do te kem me mundesi te futem ne internet per nja 3 muaj se duhet te bej nje udhetim te gjate, hajt me shpresojm per here tjeter . Te uroj gjith te mirat nga DIABOLIC A'S


Postuar nga volter datė 03 Qershor 2004 - 12:58:

Thumbs down

Citim:
Po citoj ato qė tha diabolic
A vella plloshtan sa deshire do te kisha por ja , qe neser nuk do te kem me mundesi te futem ne internet per nja 3 muaj se duhet te bej nje udhetim te gjate, hajt me shpresojm per here tjeter . Te uroj gjith te mirat nga DIABOLIC A'S


Aq i gjate qenka udhetimi sa qe tre muaj vetem do te udhetosh!!sa ēadi e rralle!!! Nuk do te vesh thembren hic ne toke, vetem do te udhetosh.. jahuuuuu, pa pa pa, edhe kjo ndodhka ēudia e zotit...
Mire hajt te uroj nje udhetim te mire, dhe te sigurt, se tre muaj nuk juane pak te udhetosh....
Me ke bere qe te merzitem per kete udhetim kaq magjik....
Gjithe te mirat nga Plloshtani


Postuar nga diabolic datė 26 Gusht 2004 - 20:37:

Prap une , prap nje leter, ubana i merzitshem po nejse eshte e fundit

Sa shume u enda neper bote , duke kerkuar dike qe te me bente te te harroja , por se gjeta . Mbyllja syte , dhe ti me shfaqeshe duke mos me lene te qete ne udhetimin tim prej endacaku te dashurise. Asgje s'eshte me e embel se sa te peshperisesh emrin tend, cdo cast te jetes , ta kesh aty midis buzeve dhe ta thuash me mijra here , se keshtu nxjerr mallin. Nuk e di nese tani ndodhesh me dike tjeter, ndoshta je duke e puthur , ndoshta...Nejse tashme nuk ka me rendesi, une jam gjithmon une , ai njeriu qe nuk do te thyet kurre edhe se ti gati e bere, por gati ama.Nuk e di se si munda te te thoja se te kisha dashur , nuk do ta beja kurre , por ja qe e bera. Plaget mbyllen por shenjat me rrine gjithmon mbi lekure duke me thene mos u kthe kurre mbrapa.Sdua te te prish qetsine e dashuris tende perfekte me keto qe po shkruaj , nuk dua ta bej, sepse tani je thjesh e kaluara ime . Tani je thjesht dikush qe bene pjese ne bodrrumet e kujteses, asgje me shume dhe asgje me pak.Si dua shume ankimet jo!Se di se si do te me dukesh tani , ndoshta thjesht nje kalimtare qe me kujton dike , apo dicka me shume sekaq, jo se besoj.Dua te te them lamtumir , por kesaj here per here te fundit, se nuk mundem dot me , u lodha...Po iki dhe lotet dhe puthjet do ti rezervoj per dike tjeter , ndoshta per dike qe i meriton, ndoshta...Po iki pra o meteor i jetes time, shpresoj qe te mos me hysh ne atmosfer ndryshe do te shuhesh... Per ty DIABOLIC A'S


Postuar nga diabolic datė 15 Shkurt 2005 - 13:27:

Me ne fund ja ku jam perseri ketu , ne te njejtin vend ne te njejten tastjer ku shkrien gishtat e mi te etur per lekuren tende. Ja ku jam une perseri duke folur per ty dhe pythjet e thyera ne agime ditesh dhe perendime endrrash.Ika shpirt se neser do te jem perseri ne te njetin vend duke shkruar per te njejten gje, per ty...


Postuar nga durrsake_topolake datė 15 Shkurt 2005 - 20:27:

hajduti i zemrave

o zot , cturp i papare!

ty te kapen zoti hajdut ! eshte e kote te shfajsohesh me justifikime boshe te pamotivuara. faktet e tregojne. te pane tek vrapoje si i cmendur , duke mbajtur shkujdesisht zemren e dikujt, edhe ti ske me mundesi te behesh i tejdukshem.
per fat te keq vertetime te metejshme kosntatuan qe kishim te benim me nje kolecionist zemrash, zemra te mjera te sakelldisura nga keqtrajtimi mizor qe zoti hajdut kishte futur aq thelle ne nje bodrum jo shume larg ndergjegjes.
te denohet ne menyren me fatkeqe, ti hiqet mundesia per te qene i dashuruar, le te futet te burgu i urrejtjes per nje rihabilitim te perkohshem duke shpresuar qe rezultati final te jete pendimi.


***


Postuar nga wydra datė 15 Shkurt 2005 - 20:46:

ua durresake, sa me pelqeu ajo qe shkruajte shume interesante, e shkruajtur shume bukur


Postuar nga diabolic datė 17 Shkurt 2005 - 14:04:

Tani nuk e di se cduhet te bej vecse si i marre te puthe rrugeve gjurmet e imazhit tend kur bredh neper erresire ne kurmin e nates dhe te vras cdo veshtrim qe per nje cast te vetem eshte prehur mbi ty. O djalli ta marre perse dashuria nuk me vret endrrash duke bredhur si i marre , duke folur me yjet duke u perpjekur te gjej imazhin tend midis tyre ...


Postuar nga dindonja datė 21 Shkurt 2005 - 11:41:

Dashuria,semundje pa ilac

Dashuria eshte semundje pa ilac, e vertet. Me mundon vetem nje pyetje qe pergjigje si gjej dot. Thuhet qe jemi frut i dashurise, thuhet qe njerezit duhet te jetojn ne paqe po me thoni ju si mund te jemi fryte te nje ashtuquajture dashuri kur ajo eshte shkaktaria e vetme e vuajtjeve tona? Si mund te jetojn njerezit ne paqe kur ata urrehen dhe si eshte e mundur qe spermbyset bota nga gjithe ato rreke lotesh? Ne kete bote ndodhkan shume ēudira!


Postuar nga diabolic datė 25 Shkurt 2005 - 16:00:

Ecja midis endrres dhe reales duke u ushqyer me iluzione dashurish qe pasionin e njihnin pa shkak. Ecja ne trrillime te vertetash qe thoshin se dashurin per ty ne venat e mia e kishin kthyer ne gjak. Ecja, dikur, perpara se gjumi te me merrte dhe e verteta me sarkazmen e saj klithese drriten te ma terrte.Tashme kam kohe pa ecur per faj te gjumit tim letargjik, askush nuk guzon te me zgjoj , te gjith nuk e di perse kan frike...


Postuar nga durrsake_topolake datė 25 Shkurt 2005 - 20:20:

kush u lodh nga dashuria ?? une jo ...
ai, i strukur nen nje hije, u zhduk, sepse kishte frike po nga hija e tij qe e gjemonte duke i kujtuar udhen e dashurise se humbur.
- humbi forcen ??
- nje mjek ju lutem!
- do ti mjaftonte nje doze e vogel , ai ka etje per dashuri!


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 22 Mars 2005 - 03:49:

Re: ....

Citim:
Po citoj ato qė tha vesa
Dashuria ime une te ndjej se nje prej ketyre diteve ti do shkosh , e tille eshte jeta qdo gje perseritet gjithmone e ka me lehte ai/ajo qe largohet , ti e ke lehte te shkosh sepse te gjitha i more ti e ke lehte te shkosh sepse deri me tani asnjehere nuk ke dashuruar , asnje lot ende ty nuk te ka renduar , e une rri te pres e vuaj ...



Wow, -sa ndjenje e bukur e shprehur ne vargje!

Me ke lene pa fjale!.....


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 22 Mars 2005 - 03:55:

Smile Nen driten e henes...buona sera....

"Nen driten e henes, ime reflekton tejdukshmerine e imazhit tend hyjnor
qe rralle si ty mund te kete kjo bote e renduar me dashuri moderne!

E ndiej frymen tende, ah-sa dua te te puth...te te ndiej...te ledhatoj mjekren tende
qe aq shume eksiton imagjinaten time!

Buona sera , oh-ju jeni kapiteni i sime!"


****


Postuar nga artidr datė 08 Prill 2005 - 20:23:

o shpirt

Per te gjithe gezimin qe solle ne zemren time, per cdo enderr qe bere realitet. Ishe forca ime kur nuk kisha fuqi, ishe zeri im kur nuk mund te flisja, ishe syte e mi kur nuk munda te shoh. Me dhe krahe dhe me bere te fluturoja, me preke duart dhe une munda te prek qiellin, drita ne erresire qe ndricoje dashurine ne jeten time. Ishe frymezimi im, mes genjeshtrash ti ishe e verteta, bota ime eshte nje vend me i mire tani, fale teje...


Postuar nga diabolic datė 26 Prill 2005 - 13:27:

E dashur , sa shume dua te te kem prane dhe mallin ta kthjej ne lot qe te na mbysi nga thellesia e detit qe krijoi.Sa dua te te kem prane e te te puth gjersa nata e perjetshme te na zere e te jetojme vetem me driten e shpirtrave tane qe shendrrohen ne yje dhe thyejn erresiren e sjellin shpresen si prelud i parajses.E dashur po te pres si agimin ne mengjes presin yjet, te lodhur e te etur nga vetemia te tretur. Eja...


Postuar nga diabolic datė 29 Prill 2005 - 10:40:

Eci mbi rruget zverdhura, nga gjethet e rena si pasoj e vjeshtes qe ndodhet ne shpirtin tim. Eci dhe kerkoj gjurmet e lena nga ti rrugeve te deshperimit, eci dhe kerkoj lotet qe kurre si derdha per ty, ku humben valle ? Ku humbe valle...? Perse qenka kaq e veshtire te jetosh cdo cast qe me con tek ti , te jetosh dhe smund te jetosh se jeta ime ... nejse ti e di qe ka qene e veshtire per mua te theme gjera te cilat une ja theme vetem vetevetes.Ja e shikon me bere te mbyllem ne vetvetetani . Ika shpirt...


Postuar nga volter datė 29 Prill 2005 - 10:49:

diabolici me duket krejt si Edgar Alan Po... Lufton me ndjenjat e veta, per te vene ne radhe dashurine e humbur...


te pergezoj per shkrimin, ke dell te njeanshem per tekste...


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 29 Prill 2005 - 23:08:

"Sa kohe kaloi pa degju zerin tend?!"

"Oret shperndahen neper fushen e blerte te varur ne murin e bardhe,
e une mrekullohem duke numeruar vrapimin e akrepave te cmendur,
shetitores se "Pritjes" te nje zeri magjik!
U shua heshtja...u drodh dhe dora ime bashke me cicerimen e akrepave!
Pergjumesh arrij te simpatizoj nje tingull te thyer ne zemer!"

SSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSykaltra!


Postuar nga diabolic datė 04 Maj 2005 - 16:58:

Nuk e di perse une u bera keshtu, nga poeti endrrave te thyera ne rrufjanin rebel te dashurise. Ah se di perse mallkimet e mia zune kupidon e gjore, fajtor per te vetmin shkak se beri ate qe ai eshte i detyruar te beje. Me tha (kupido) se ishin urdherat nga lart ato qe vendosen per dashurin qe do te pushtonte trupin tim ne te cilen ben pjese nje mendje kaq djallezore (diabolic u quajta qe nga ai moment ). Gjithsesi e fala te gjorin Kupido qe arriti te thyente parajsen e cinizmit tim te gjithfuqishem . Nje zgjidhje gjithsesi duhet ta gjeja, une i dashuruar ?! Mah nuk di se cte them. Sic do te thoja ne keto raste, nejse ska rendesi. Tani udhetoj i qete ne cmendurin e dashurise time te cilen e ndiej aq shume sa e mohoj, si nje femij bastard timin qe gjithsesi si karakter i ngjan te jatit. E kuptoj qe qenka e veshtire per mua te pranoj te jem ai qe jam , djallezor aq shume sa qe kur djalli me shikon ben gjoja sikur se ka mendjen. Po mire mire se gjerat do regullohen , te pakten keshtu thote plani. Shpirt erdha nuk vonohem ( bo sa te acaron kjo mor burr i dheut). Ika pra se po therret kjo , kjo zonja qe korispondon me fjalen dashuri...


Postuar nga ^AngeL^ datė 10 Maj 2005 - 15:32:

NATE ME SHI
Ah sonte ky shi
e shtojne lotet e mi
se ty ste kam prane
te puth,te them nje fjale

Ah sonte kto re
yjet i mbuluan
me kend te kaloj naten
apo me shiun duke vajtuar

Perse o perendi
kerko lote nga une
apo me fatin tim te hidhur
ti nuk ngopesh kurr

Perse o nate e erret
qiellin e mbulove
yjet mi rrembeve
zemren ma shkaterrove

Cfare te mbaj mend syt e mi
nje erresir te shkretuar
apo vetem lotin qe kullon
dhe doren duke shkruar.


Postuar nga diabolic datė 12 Maj 2005 - 12:26:

Sa here kam dashur te te them se ti ,ti je gjithcka per mua.
Sa here ka dashur te te them se ty, vetem ty te dua.
Sa here kam dashur te ti puth, puth buzet e tua
Sa here engjejt takoja , ju lutesha qe ata ta benin per mua

Por se dija une se pas teje ata u dashuruan
Se engjejt dashurohen vetem pas engjejve
Se puthjet u treten ne kurmin e pritjes
Dhe une vazhdova te dashuroj hijen tende... memec


Postuar nga diabolic datė 02 Shtator 2005 - 10:25:

per ty

Ti se di i embel eshte zeri yt kur peshperitet aq shume midis buzeve te mia sa konsumohet dhe behet pluhur qe me verbon syte. Ti se di sa i hidhur eshte malli qe bluaj per ty ne shpirt, e buzet e mia vazhdojnte peshperisin emrin tend duke konsumuar kohen dhe ajrin. Ajri , i cili me nevojitet me pak se me nevojitesh ti , je ti qe me mbush me frym , je ti qe e ben kohen te klithi kur nuk mbushet nga ti , je ti , gjithmon ti qe vendos nese endrrat jan thjesht endrra apo nje grimc realitet, realitet ironik, ashtu si eshte ashtu si duhet te jete .Ti se di sa bukur eshte te prehesh veshtrimin mbi ty dhe per nje cast te njohesh parajsen, pastaj ashtu i humbur te thyesh monotonin e egzistences vetem me zhurmen e dihatjeve te shpirtit tim. Oh zot... Je vetem ti qe i jep gjithckaje kuptim , je vetem ti qe kthen lotet ne buzqeshje dhe buzqeshjet ne klithje deshperimi. Je vetem ti engjell me krahet e thyer qe me bere te kuptoj se cdo te thot te duash dike , thjesht se ti je ti , asgje me shume , asgje me pak . Je vetem ti qe je perfekte , perfekte sipas menyres tende, ashtu komplekse deri ne cmenduri me 1 milion ndjenja e me 1 milion cmendurira. Je vetem ti ... ti qe tashme ben pjes ne cmendurin e dashiris time. _________ Per Denin


Postuar nga Ruby_DR datė 02 Shtator 2005 - 13:14:

shum te bukura


Postuar nga diabolic datė 15 Shtator 2005 - 10:57:

Askush me shume se ti boten ma ben ta urrej
e me klithje vrasese driten me ben ta kthej ne terr
Askush me shume se ti endrrat mi ktheu ne frike
e me ndjenja tradhtare parajsen e ktheve ne ferr

Tani vazhdo te jesh ti puthja ime e ndaluar
si ikon ti do te kthehesh ne kultin e times jete
i devotshem gjith jeten do kaloj , ty per te adhuruar
se cmendurisht per ndjenjat e mia ti zot e djall je vet


Postuar nga diabolic datė 20 Shtator 2005 - 15:04:

per Denin qe ma hoqi turin fare

Per Denin njoha cmendurin e nje ndjenje qe dikur ishte armike
Per Denin padashur i dhashe emer cdo frike
Per Denin thyeva heshtjen me krisma fjalesh te bera pluhur
e gjithckaje abstrakte per te i dhash kuptimin e duhur

Pastaj brodha endshem ne njemij e nje net mrekullira
e gjeniut e llampes ,jo te betohem si kerkova njemij e nje deshira
por i kerkova nje nder a nje deshire mere si ta duash
i kerkova qe me zana e shtojzavalle Denin te ma ruash

Ju luta te gjithave te gjtha zanave qe endrave denin ta puthnin per mua
ndresa shtojzavalleve i thash Denit ti thonin( how much) une e dua
Ndersa kupidon e kapa dhe e ngrita prej veshi
i thash me shigjeta mos te na bej ngaterresa leshi

Ja pra per Denin i bera gjithe keto gjera
dhe per ndjenjat e mia u bera si doktorr gjilpera
e ja tani po pres qe nata te bjeri e ne endrra te hyj si hajduti
e nese cezari do te hyj... ta dij ...se une do te jem bruti


Hahahahahahaha nejse ishte gjthcka per Denin, na ta mbajm pak seriozitetin se thon se jam bere shume karagjoz pastaj.... O Deno te hengsha sirin qe ma ke si ulli...


Postuar nga ^AngeL^ datė 19 Tetor 2005 - 21:37:

Citim:
Po citoj ato qė tha diabolic
Askush me shume se ti boten ma ben ta urrej
e me klithje vrasese driten me ben ta kthej ne terr
Askush me shume se ti endrrat mi ktheu ne frike
e me ndjenja tradhtare parajsen e ktheve ne ferr

Tani vazhdo te jesh ti puthja ime e ndaluar
si ikon ti do te kthehesh ne kultin e times jete
i devotshem gjith jeten do kaloj , ty per te adhuruar
se cmendurisht per ndjenjat e mia ti zot e djall je vet



lal sa e bukur kjo poema,yhyyyy hallall autorit



te prita shum gjate
gjersa dielli perendoj
dhe mengjesi agoj
kaluan dhe dite te tjera
por un kisha durim dhe prisja
sepse smund te flakja tutje jetes time
durimi smu sos kurr
akoma pres
i shof yjet kur dalin
dhe lulet kur hapen ne mengjes
dhe pres pres


Postuar nga diabolic datė 26 Tetor 2005 - 14:08:

Kam shume frike cdo cast kur une rri pa ty , e di , e ndiej qe nje pjes e imja ndodhet larg, e di qe pa ty asgje ska kuptim , e di qe mungon nje pjes e shpirtit tim. Kam shume frik kur mendoj se ti vuan, e une dua qe dhimbjen tende ta bluaj midis dhembeve e pastaj tja peshtyj indiferences . Une dua qe vuajtjen ta mbys me duart e mia e pastaj ta vras kobshem e me gjakun e saj te lyej lotet qe te mos guxojn me kurre te prishin perandorin e buzqeshjes tende.Por e di qe nuk mundem , e di qe gjerat si kthej dot pas , e di edhe se si ndiesh , se si cdo dite vret pak nga pak vetveten si valet e detit gdhendin shkembin.Kam shume frike kur te shoh te tretesh pak nga pak, si akullnaj qe dielli perpiqet ti marr frymen cdo dit , si gjethe qe zverdhet akoma pa ardhur pranvera.Po ti je .... e te gjith boten je gati ta sfidosh , se asgje nuk eshte aq e fort sa ti , se asgje nuk eshte e rendesishme aq sa je ti. E ta dish se nuk ka asgje e cila nuk mund te te ndali... Me fal ... e di qe tani nuk ke as koh per vetveten e jo per fjalet mia gjithsesi ta dish se une jam gjithmon me ty, sido qe te jet , cfardo qe te ndodhi... te dua ylli , te kam shume shume shume shume shume xhan... Per ty Adi


Postuar nga diabolic datė 09 Nëntor 2005 - 16:10:

Me jep nje frymarje ta kem timen e me energjin e saj te pertyp ditet e pritjes tende, me jep nje cast ku me zjarrin e nje puthje te grisur te arnojm dihatjet e shpirit te etur per ty. Tani pritja ka nje emer , tani pritja ka nje cast ku ideja e kohes nuk egziston dhe ne ato caste vet zoti kerkon te rrembej silueten e imazhit tend si klithem e nje casti mistik.Vet pritja kerkon te burgos brengen e nje vuajtje me mashtrime duke fluturuar neper imagjinat duke kafshuar puthje endrrash dhe perseri duke arnuar dihatje te klithjes se shpirtit.Boll... tashme asgje nuk eshte me e rendesishme se vibrimi i zerit te tend ne labirintet e mendjes time, asgje seshte me e rendesishme se...hem me mire heshtje, kohes do ti tregojm se kurthet qe ajo mbart do ti japim nje kuptim ashtu si edhe pritjes ashtu si edhe ty. Cdo gje ka nje emer...askushin e njeh e panjohura , ajo qe nuk njoh eshte se cfar ka ne perandorin e zemres tende , nese me ke xhan , ta ndjen apo me do ... Asnje nga keto te treja... e dija.


 
Trego 45 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.