Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 »
Trego 92 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- C"fare Eshte Dashuria???pse Dikush Dashuron Me Pak E Dikush Me Shume??? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5073)


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 01 Qershor 2005 - 15:57:

Post

Nuk njeh mase dashuria!Nuk njeh term te tille"Me pak", apo"me shume!"
Kur bie ne dashuri, te gjithe dashurojne me te njejten force,
perderisa themi "Jemi te dashuruar!"

Pashim yje!


Postuar nga kontinenti datė 04 Qershor 2005 - 20:39:

Un e di se cfar esht dashuria, por nuk e tregoj.
Po te kem leje nga e dashura ime qe e kam ketu ne forum atehere e them.
Por nuk me le mu ajo me fol.
Mos e trego , thote, se na hajne ne syshe.


Postuar nga Animal datė 08 Shtator 2005 - 20:49:

dashuria nuk shpjgohet jetohet sepse perndryshe nuk do te ishte dashuri......................


ps. degjoni nje here when u love someone


Postuar nga Cindi datė 12 Shtator 2005 - 15:11:

Cfare eshte dashuria

Dashuria eshte c'menduri. Kur pushon se dashuruari me ate force qe dashuroje ne fillim e kupton se sa i cmendur ke qene. Mbas kesaj disa njerez qajne, disa qeshin, varet nga rrethanat. Por te gjithe e shohin se per nje periudhe kohe kane qene te cmendur.

Por eshte nje cmenduri e bukur, shume e bukur vitet e se ciles ja vlen ti numerosh dhe ti konsiderosh.


Postuar nga tIrOnCeLiCiOuSs datė 22 Shtator 2005 - 22:47:

ehh cna futet ne mendime

Hi njerez !!!

Tani ca o dashuria ... thjesht nje ndjenj qe njeriut i futet neper trup qe te ben te humbesh trurin e te perdoresh zemren, e te verbon syt ene te ben qorr fare.... Ky perkufizim qe bejn shum veta kjo nuk eshte love po eshte lost si i thon ca ...

Dashuri eshte respekt per partnerin qe ke, ndjenat e tij/saj mendimet zgjedhjet e tij/saj . Tashi se po dalim te gjith si te zgjuar ne ktu po shkurt gjat me mire te them Dashuri eshte kur do nje njeri me zemer shpirt mendje edhe fizik...

Ciao ja kalofsh mire
-tironcja


Postuar nga freespirit datė 23 Shtator 2005 - 05:48:

per Panter

Panter!
Nje gje se kuptoj. Nuk e di mbase dhe gaboj por si arrite ta humbasesh kete person kur ti je kaq i dashuruar. une Mendoj se nganjehere gabimisht mundohemi ti ndryshojme apo zoterojme njerezit dhe ky eshte gabimi me i madh sespe ne jemi keta qe jemi. Dhe nese vertet e do nje njeri duhet ta pranosh ashtu sic eshte. Eshe nje gje tjeter mos u dorezo ajo prap mund te kthehet tek ti nese ben te pamunduren.
Good luck
freespirit


Postuar nga lejda datė 06 Tetor 2005 - 10:03:

C"ESHTE DASHURIA????PSE DIKUSH DASHURON ME PAK E DIKUSH ME SHUME????

Te flasesh per dashurine ka shume gjera qe mund te thuash dhe shpesh bien ne kundershtim me njera tjetren se cdo njeri e ndien ne menyren e tij qe ndryshon nga gjithe te tjeret.

Me thua te dashuroj? Le te mos fillojme prape nga kjo. Ne jemi bashke tani... per pak ose per shume kohe, kjo nuk dihet. Puna eshte qe jemi bashke dhe kjo mjafton. Ēna duhet t'i ngjisim edhe nga nje etikete persiper?

Dashuria eshte misherimi i te gjitha deshirave qe vendos te nje njeri plus nje deshire me teper qe nuk e kishe ditur...

Dashuria nuk matet, dashuron pak shume
ndryshon menyra se si e shpreh
me fjale, me puthje, me lojera e naze,edhe me nje mesazh ne cel

Ajo qe ka rendesi eshte te jesh me nje person
Sa me gjate te qendrosh me te dhe mos te merzitet, aq me e forte eshte dashuria
Ne cdo cift te dashuruarish te fejuarish te martuarish ska rendesi "statusi" i tyre te falesh te kujtosh me zemer kur i dashuri eshte larg dhe te punosh per lidhjen qe ajo te funksionoje eshte gjithcka.....

Ndonjehere mendoj se dashuria do shume pune dhe durim ...


Postuar nga capo datė 27 Tetor 2005 - 08:02:

Thumbs up cfare eshte dashuria?Pse dikush dashuron me pak dhe dikush me shume?

Respektin e kemi detyre ,dashurine e falim


Postuar nga bjushka datė 10 Nëntor 2005 - 17:19:

"teoria e dashurise.(-_-)."

Ckemi!
po shtoj dhe une dicka ne lidhje me temen;

Teoria e dashurise thote:
"... dashuria eshte si dy engjell me nje krah, qe te dy se bashku fluturojne..."
Vertetim:
Normalisht ndonjehere jo te dy krahet jane njelloj ... dhe dikush do te "fluturoje" ne shpejt a me ngadale ... nese gjen njeriun me "krahun" e duhur mund te fluturosh ne harmoni, por kjo vetem nese "frekuenca e lekundjeve" do te jete e njejte per te dy krahet.
(Ky rast vertetohet vetem ne rastet ideale.)
Perndryshe do te dukeni qesharak atje lart ne qiell duke i levizur krahet ne te kundert me krahun tjeter.(rasti real)
Vertetimi vazhdon ...........
Kalofshi embel.


Postuar nga Vdekja_22 datė 22 Janar 2006 - 19:59:

Dashuria + apo -

Dashuria eshte nje madhesi kostante. Nese ti jep me shume atehere partnerit tend i mbetet te jap me pak.
Ekuilibri i dashurise eshte nje nocion i paarritshem
Gjithsesi jam i mendimit qe me mire te dashurosh se sa te te dashurojne me shume.... Kjo per faktin se keshtu e ke nje shanc per ta fituar dashurine e ke vete ne dore ndersa kur dikush te dashuron me shume se c'e dashuron ti, mbajse ajo s'eshte e zonja te ta fitoje dashurine me ate force qe do te te bente te ndjeheshe i plotesuar :-)


  Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 »
Trego 92 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.