Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Skulpture & Skalitje (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=246)
-- Janaq Paço- "Skulptor i Popullit" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3834)


Postuar nga volter datë 23 Janar 2004 - 16:44:

Janaq Paço- "Skulptor i Popullit"

Fillimi krijues
Paço studioi ne nje akademi greke. Ky ishte fillimi i hapjes se nje horizonti mjaft te gjere per nje njeri me veprimtari te gjere jetesore, intelektuale e artistike. Si çdo artisti i ri krijues skulpturen e filloi me idene e nxehte te ushtrimit te vizatimit dhe me deshiren per te pare nje volum qe shkeputet ne hapesire si nje loje çudiberese. Te Janaqi zbulohet dhuntia e krijimit. Talenti filloi te perpunohej duke lindur figurat artistike te shprehura ne volume, drite, tingull plastik, levizje dhe ide te treguara ne bocete, skica, koka, vizatime anatomike, modelime te figures njerezore dhe te kuajve. Studimet e tij perfunduan me gdhendjen e mermerit. ( Triliva"-gdhendur ne mermer). Krijimtaria e tij artistike permblidhet ne zhanret e portretit, te busteve, shtatoreve nudo te dhomave, statuetave, figurinave, monumenteve, skicave te shumellojshme per sheshe urbane dhe per shatervane te zbukuruara me figura nudo.

Portreti
Ne historine e skultures shqiptare Janaq Paço eshte mjeshter i vertete i ndertimit te portretit. Ai ka mbrojtur diplomen jo rastesisht me nje portret.Ne fondin e krijimeve te tij e gjejme mjaft portrete. Paço e filloi karrieren e tij si portretist me "Triliva" dhe e perfundoiate me portretin e shkelqyer "Vajza me rruaza". Te dy portretet kane trajtime te jashtme krejt te ndryshme. Ata ruajne tiparet krijuese te viteve kur u modeluan, por ata kane pika takimi te pergjithshme me te gjitha portretet tjera te krijimatrise se skulptorit. Jane pikerisht keto portrete qe e nderuan autorin me çmime te para....


 
Trego 1 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.