Forumi Horizont | Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Pyetje ne lidhje me OJFte qe mbeshtesin fushen e kinematografise (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18763)
Pyetje ne lidhje me OJFte qe mbeshtesin fushen e kinematografise
Djema, vajza.
Dini gje nese ka OJF apo Ambasada qe kane dhene ose japin fonde per studime pasuniversitare ne fushen e kinematografise? Gruaja ime ka fituar nje burse per ne USA per 1 vit akademik por shpenzimet e ndejtjes atje jane teper te larta dhe universiteti sugjeroi qe te aplikojme per fonde neper institucione ketej. Keni ndonje info? Ndonje te njohur? Ndonje keshille?
Behet fjale per nje master ne ruajtjen dhe mirembajtjen e filmit shirit, ne nje shkolle prestigjoze ne Rochester, New York. Duke qene se ne kemi nje cun te vogel, parashikohet qe te shkojme familjarisht por kursimet tona jane shume modeste.
Meqe ra fjala, kam harruar t'ju them qe gruaja ime punon ne ish-Kinostudio. Nese keni ndonje pyetje per kete fushe, fire away
Une s'di te ndihmoj ne kete drejtim. Duhet ca pune besoj te gjesh institucione te huaja qe vleresojne kete pune. Ajo qe di eshte se shpesh financimet jepen per personin dhe jo per gjithe familjen. Nderkohe qe... ne SHBA kopshet duan rroge me vete dhe zor te perballohet gjithe ekonomia familjare me nje gjysem burse pasuniversitare.
Thene kjo, ish-kinostudio i bie te jete albafilm apo arkiva e filmit? Se mos e ka Vyshka gruaja mbiemrin jo per gje. Kam qene ne kontakt me AQSHF per ca kohe.
Perditesim: Fonde s'u gjeten, bursa u dogj.
Faje, nuk eshte Vyshka, por shume afer ke rene Ti nen cfare tagri ke marredhenie me AQSHFne?
Tager amatorial, pa ndonje reklamim te mundshem.
Me vjen keq qe paska humb bursa. Por suksese per ndonje mundesi tjeter.
Re: Pyetje ne lidhje me OJFte qe mbeshtesin fushen e kinematografise
Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Djema, vajza.
Dini gje nese ka OJF apo Ambasada qe kane dhene ose japin fonde per studime pasuniversitare ne fushen e kinematografise? Gruaja ime ka fituar nje burse per ne USA per 1 vit akademik por shpenzimet e ndejtjes atje jane teper te larta dhe universiteti sugjeroi qe te aplikojme per fonde neper institucione ketej. Keni ndonje info? Ndonje te njohur? Ndonje keshille?
Behet fjale per nje master ne ruajtjen dhe mirembajtjen e filmit shirit, ne nje shkolle prestigjoze ne Rochester, New York. Duke qene se ne kemi nje cun te vogel, parashikohet qe te shkojme familjarisht por kursimet tona jane shume modeste.
Meqe ra fjala, kam harruar t'ju them qe gruaja ime punon ne ish-Kinostudio. Nese keni ndonje pyetje per kete fushe, fire away
Tani ai muhabet iku por edhe nese behej, nuk diskutohej per asistence por per grant. GJithashtu, viza qe do te me jepej mua do te ishte pa te drejte pune, prandaj e vetmja zgjidhje ishte granti. Anyways, thnx per pergjigjen.
Faje, si amator qe pretendon te jesh, sapo fitove nje guide falas te AQSHF, ne mini-muzeun e tyre, ne magazinat e ruajtjes se filmit si dhe hyrje falas me ndenjese ne tribunen VIP ne kinemane e tyre. Me thuaj ca dite para qe t'u coj ze te organizojne salltanetet.
Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Faje, si amator qe pretendon te jesh, sapo fitove nje guide falas te AQSHF, ne mini-muzeun e tyre, ne magazinat e ruajtjes se filmit si dhe hyrje falas me ndenjese ne tribunen VIP ne kinemane e tyre. Me thuaj ca dite para qe t'u coj ze te organizojne salltanetet.
Kopje ne shirit e ke fjalen?
Po jo derbar, nje file mp4 me 1080p do ishte tamam.
Se ne Shqiperi mezi gjehen gjerat e hajrit. Te gjithe bejne filma qe te ndihen gjoja artiste dhe i shikojne me familjen dhe me komshiun. Filmat behen dhe i mbyllin ne ndonje sirtar se mos i shofi njeri pa leje. A thua se ka ndonje fuqi blerese kushedi sa ne nje popull varfanjak me 3 milione fryme. Ne vend qe qeveria dhe shteti te punoje qe te perhape nje pjese te filmave falas tek emigrantet qe te krijoje influence kulturore...
Je nje shembull. Para ca vitesh mora vesh qe Redi Treni (cuni i operatorit te dikurshem te kinostudios Niko Treni) kishte bere nje korotmetrazh "24 oreshi i nje dhjetemije lekeshi". Ideja ishte shume e bukur, mendova, dhe u futa ta kerkoj. Iu luta ca te onjohurve, ca artisteve, cave qe e njihnin Redin, dhe s'ma gjeten. I shkrova dhe Redi Trenit, as ai s'me dha gje. Raste si ku ka sa te duash. Une vete mora pjese ne organizimin e nje filmi para ca vitesh, dhe filmin akoma s'e kam pare. Sepse artistet ne Shqiperi punojne per veten e vet, jo per te kenaq publikin, i duket vetja si te arritur, si interesante. Kurse me te huajt ke lezet te flasesh. Dy here me ka rastisur qe u kam vene filmat ne youtube nja dy regjizoreve, dhe me kane falenderuar, madje kemi bere muhabet dhe me kane treguar detaje per realizimin, per idete, akustiken, muziken, etj, etj. Si nata me diten.
Thuaj shyqyr qe AQSHF ka filluar te vere vete ca filma online, se vetem pacavauret e ca kalamajve gjeje me pare, me viza e pika, formate 4:3 qe i kthenin 16:9 si ti tekej, etj.
Hmmmm, ne format dixhital eshte disi me e lehte por problemi qendron te regjizoret, sic e the edhe ti. Nese AQSHF e "rrjedh" filmin ne 1080p atehere regjizori shkon e ankohet pasi dihet qe vetem atje mund te merret cilesia maksimale e nje materiali vizual. Mgjt do pyes per kete pjese e do te te them nese eshte e mundur.
Ndersa per kopje ne 35mm eshte me e lehte. Mjafton te besh dy kopje dhe njeren t'ja dorezosh arkivit se bashku me origjinalin. Ku qendron klecka? Nje shirit 35mm ne gjatesine e nje filmi kushton afersisht 3,000 EUR pa llogaritur ketu koston e kopjimit me aparaturen perkatese.
Filmin e Redi Trenit duhet ta kem diku ne MP4, nese e do me thuaj ta ngarkoj gjekundi e te ta nis. Ideja eshte e kopjuar meqe ra fjala.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 » Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.