Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 404 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Sali Berisha, komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise?! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14943)


Postuar nga sarandaebukur datė 11 Dhjetor 2007 - 19:45:

Ka filluar te vije.. backe


Postuar nga IQVLORA datė 12 Dhjetor 2007 - 18:18:

Zonjusha/zonja/zoterinj qe nga momenti kur une fillova te kuptoj dicka se kush eshte shoqeria, aq sa na lejonte regjimi dallova shume manovrime te ulta qe benin komunistet.Piksepsri ata i shtynin femijet e tyre te beheshin anetare te PPSH/PKSH.Pjesa me e madhe e tyre ishin disa injorante me 4 klase fillore dhe shumta 7-8 klase me vone.Kush mbaronte nje shkolle te larte dhe pranonte te bashkpunonte me SIG e shtetit mund te mbahej me pune ne rrethin e tij, bile mund edhe te behej komunist.Pjesa tjeter syrgjynosej ne Veri duke emigruar brenda vendit.Kishte nje kufi per inteligjencen ne radhet e PKSH;jo me shume se 3 %.Komunistet PPSH i donte qe te ishin nga radhet e kllases punetore dhe fshataresis kooperativiste.I donte te tille sepse keta me injorancen e tyre ishin dakord me ato qe thoshte partia dhe i benin gropen atij qe do te guxonte te thoshte nje mendim ndryshe.Me syte e mij kam pare intelektual te mirfillte qe keta injorant e xhahile i kane katandisur ne nje fare feje qe te vinte keq t'i shikoje.Po ju tregoj nje rast.Drejtori i ERE sot i quajtur B Nepravishta ,nje njeri e nje intelektual shembellor e profesionist i zoti eshte ofenduar nga nje komunist injorant duke i thene :''Ik or kulaku i mutit''.Ai vertet rridhte nga shtresat e mesme te popullsise,por po ta njihje ose kush e njeh ate sot ai eshte nje person me veti e vyrtyte xhentelmeni.Keta ishin komplet injorant e xhahile ne zbatimin e Luftes se kllasave(,me perjashtime te vogla ishin njerez normale).Pra keta mjerane e xhahil e dinin se te qenit komunist,servil e i bindur ju sillte lehtesira ne jete ne krahasim me te tjeret,prandaj i shtynin femijet qe te antaresoheshin tek bucja PPSH.Pra kjo pune u be si nje rruge vazhdimesie gjer ne ditet e sotme per ish komunistet.Disa vepruan ne kete menyre;nje vella psh antaresohej ne PD dhe dy te tjeret ne PS etj.Kjo menyre perfitimi krijoji nje tradite qe ata te merreshin me politike per te perfituar.Kjo ishte dhe eshte nje semundje ngjitese ne keto familje,te marrit me politike vetem per brashnje.Prandaj shumica e juaj vjen nga kjo trashegimi,(me ndonje perjashtim te rralle) e keqe,prandaj mos t'ju vij inat qe ua thone te verteten ne sy.Nje njeriu te thjesht ne ate kohe nuk i vete mendja as atij dhe as femijeve te tij sot, qe te diskutojne per probleme te tilla.Mos na u hiqni sikur nuk jeni te till.Shume prej jush studjojne sot ne perendim shpenzojne paret e gjakut te shqiptareve,ato pare qe baballaret tuaj kusare kane vjedhur me tendera,duke mos dhene drejtesi neper procese gjyqesore e duke bere ndere ne kurriz te te tjereve.Pjesa juaj me e madhe eshte mesuar qe babai kusar t'ju sjelli pare te qelbura dhe kete e bene baballaret tuaj per 8 vjet.Ata u muaren me lloj-lloj trafiku;qe nga droga,prostitucioni,trafikimi i femijevee vajzave,trafikimi i armeve etc.Disa nga keta femije qe i kane pasur baballaret e tyre ne administraten shteterore studjojne ne shkolla private ketu ne Londer e qytete te tjera.Ku i gjetet paret o shkerrdhata baballare,qe as bababi e gjyshi juaj nuk ju ka lene asgje si trashegim.Vetem kan vjedhur dhe tani qe ky burim ju pre fillojne e turfullojne si qener te terbuar duke e share e ofenduar.Jeni mjerane dhe keshtu keni per te kauisur gjithe jeten.Edvini ky psikopate me sepate ne dore do shkoje tek vendi i qenit.E kam thene edhe me pare Nano qorri do t'i ngul atij guret e varrit.Ai ka deshtuar qe pa hedhur hapin e pare.Ai poe drejton PS me nje grusht rrebelesh te bashkise duke perjashtuar ata qe e krijuan ate parti.Ustai nuk t'i meson te gjitha hilet,pavaresisht se te mbane prane.Ai me politiken e tij e percau dhe po e percan opoziten sepse eshte mendje hu.Keshtu qe bredhja neper kasollet e fshatrave nuk ua mbush dot mendjen fshatareve tane konservator qe ai eshte burre i mire.Mjafton qe ne 2009 ta nxjerrin me bythe ne shesh neper gazeta dhe edvini e PS jane te humbur ne gjithe zonat rurale.Besoj e pate ne zgjedhjet e 18 shkurtit,ku zona rurale ishte si asnjehere me pare blu.Keshtqe bababllaret tuaj dhe ju nuk keni per te ardhur me ne pushtet per 4 legjislatura.Bishti i qenit ngelet bisht qeni.Nqse edvini dhe banda e tij do te mundohen te pengojne reformat ata do te damkosen me vulen e turpit nga shoqeria shqipetare dhe nga historia.


Postuar nga back4ever datė 12 Dhjetor 2007 - 23:08:

iku 97ta,nuk merret pushteti me dhune zoti papagall.


Postuar nga Vlonjati99Tave datė 13 Dhjetor 2007 - 00:29:

hahahahaha, e degjuat salen ne 90ten hahahhahahaa.... pershendeste dhe respektonte shume zotin president te asaj kohe qenin ramiz.. dhe i dinte dhe luftrat e cfare trimi na paskej qen qeni ramiz... hahahahahhaahhaa, ja si dolen dhe keta klyshat e tjer qe jan pas tij


Postuar nga sarandaebukur datė 13 Dhjetor 2007 - 14:48:

Kryeministri:Pronaret te kthejne siperfaqet e gjelbra

TIRANĖ- Tryeza qė kryeministri Berisha zhvilloi pak ditė mė parė me kryebashkiakėt e vendit, duket se ka nisur tė japė rezultatet e para konkrete. Kjo pasi, duke marrė shkas nga shqetėsimet e ngritura nga disa kryetarė bashkish nė atė takim, kryeministri Berisha i ka kėrkuar Ministrisė sė Drejtėsisė, reagimin e saj. Bėhet fjalė pėr njė shqetėsim, qė ka nė themel pronat, ku nė mjaft raste, komisionet vendore tė pronave u kanė kthyer pronarėve sipėrfaqe tė gjelbra, si lulishte, por edhe sipėrfaqe tė tjera qė ndodhen nė institucionet arsimore, si shkollat. Ndaj, Berisha ka kėrkuar qė tė bėhet amendimi i ligjit, ku tė theksohet se procesi i njohjes dhe ai i kthimit tė pronės janė dy procese tė ndryshme. "Nė kundėrshtim flagrant me ligjin, janė kthyer sipėrfaqe dhe objekte tė pakthyeshme, shkolla dhe institucione tė sistemit arsimor apo lulishtet e qyteteve dhe kjo faktikisht po krijon vėshtirėsi shumė tė mėdha.

Nė amendimet qė duhet tė bėjmė duhet tė qartėsojmė se ėshtė tjetėr gjė njohja e pronėsisė dhe tjetėr gjė kompensimi i saj",- u shpreh kryeministri Berisha, duke theksuar se nuk mund t'i kthehet lulishtja e qytetit pronarit tė saj. Sipas kreut tė qeverisė, vetėm nė rast se Plani i Rregullimit tė qytetit e pėrcakton atė si zonė ndėrtimit, pronari automatikisht fiton tė drejtėn e pronėsisė sė truallit. Duke dėnuar kthimin e zonave tė gjelbra pėr pronarėt nga komisionet pėrkatėse, Berisha tha se, do tė ndėshkohen tė gjitha ata qė kanė vepruar nė kundėrshtim me ligjin, pasi sipas tij, motivi qė ata e bėjnė kėtė lidhet vetėm me xhepin e tyre. Madje, Kryeministri kėrkoi qė, tė gjitha dosjet pėrkatėse tė shkojnė nė prokurori, ashtu si edhe dosjet pėr falsifikimin e dokumenteve tė pronėsisė, ndėrsa nėnvizoi se, po tė jetė e nevojshme, nė bashkėpunim me opozitėn tė ndryshohet Kodi Civil, nė mėnyrė qė tė pėrcaktohet qė prona e vjedhur tė konsiderohet e tillė, pavarėsisht periudhės kur ka ndodhur njė veprim i tillė.

Shekulli

--------------------------

Hajde..Hajde c`ka me u bo...nje mish..mash..


Postuar nga Vizioner datė 13 Dhjetor 2007 - 18:30:

Mbase ky, do te jete FUNDI i Sali Protopapes !!!


Postuar nga IQVLORA datė 13 Dhjetor 2007 - 19:22:

Allejs gutten Une jam...

Mire e ke ti por ne demokraci nuk ndodh keshtu si mendoni ju.Ne vendet demokratike  te Europes jo njerzit qe nuk i pushkatojne,por edhe kafshet jo.Te me falesh por'' paske ngelur Devolli'' thot Driteroi, ndersa une dua te them qe nuk ke ndryshuar nga shqiptaret e para '90-s megjithese ke shume vite ne RFGJ.Te me kuptosh,nuk me vjen keq per Saliun por per konceptete e tua per jeten politke ne demokraci.Laj thaj ata politikane kemi,apo mos ke dashur te thuash se te gjithe jane per t'ua numeruar ne balle?

Kalofsh mire!


Postuar nga arturm datė 13 Dhjetor 2007 - 21:05:

Vlonjati

Citim:
Po citoj ato qė tha Vlonjati99Tave
hahahahaha, e degjuat salen ne 90ten hahahhahahaa.... pershendeste dhe respektonte shume zotin president te asaj kohe qenin ramiz.. dhe i dinte dhe luftrat e cfare trimi na paskej qen qeni ramiz... hahahahahhaahhaa, ja si dolen dhe keta klyshat e tjer qe jan pas tij


Keto fjale te Sales i kam degjuar personalisht tek sheshi i Qytetit Studenti. Gjithashtu Sala ka qene nje nga ata qe na tha qe te ktheheshim ne leksione, ose me sakte qe te shkonim ne shkolle, dhe pas shkolle te vazhdonim protestat. Une keto i di mire.

Megjithate duhet pranuar qe, ne kushtet e atehereshme duhej "lajkosur" pak pushteti per te arritur qellimin e lejimit te pluralizmit ne Shqiperi. Murit me koke nuk i bihej, por ai duhej gerryer pak nga pak.

Ti e di mire se sa e dua une Salen, por per keto fjale ne ate kontekst te asaj kohe, duhen gjykuar ndryshe. Mos harro qe kishte persona si Xhelil Gjoni qe propozuan te coheshin tanket ne Qytetin Studenti. 

Psh.


Postuar nga arturm datė 13 Dhjetor 2007 - 21:09:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
Laj thaj ata politikane kemi,apo mos ke dashur te thuash se te gjithe jane per t'ua numeruar ne balle?



Te gjithe jo, vetem nja 130 veta (hahahahahaha)


Postuar nga Vlonjati99Tave datė 13 Dhjetor 2007 - 21:56:

arturm, xhelil gjoni nuk levizte dot se kishte mar fund ajo pune, kishte ardhur koha.. e studentve su behej dot gje.. po kan qen demagogji me teper.. po e kam llafin per keta zagaret qe lehin kot e bejne siur dine.

se ajo qe u takonte studenteve e mori nje me keq se ramizi se pjell etyre ishte.


Postuar nga varka datė 14 Dhjetor 2007 - 02:39:

..

Te dihej e mire e kau nuk e thernin .....
Jam kuri0z cdo te thoni ju freshistet e forumit kur shqiperia te behet anetare e natos vitin tjeter?


Postuar nga Vizioner datė 14 Dhjetor 2007 - 09:37:

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
Allejs gutten Une jam...

Mire e ke ti por ne demokraci nuk ndodh keshtu si mendoni ju.Ne vendet demokratike  te Europes jo njerzit qe nuk i pushkatojne,por edhe kafshet jo.Te me falesh por'' paske ngelur Devolli'' thot Driteroi, ndersa une dua te them qe nuk ke ndryshuar nga shqiptaret e para '90-s megjithese ke shume vite ne RFGJ.Te me kuptosh,nuk me vjen keq per Saliun por per konceptete e tua per jeten politke ne demokraci.Laj thaj ata politikane kemi,apo mos ke dashur te thuash se te gjithe jane per t'ua numeruar ne balle?

Kalofsh mire!




Guten Morgen, IQVLORA! Ich grüsse dich mal ganz nett. Alles ok. bei dir?

Me ate Foto se kishja direkt per ATE, prandaj dhe i vura mbiemrin "Protopapa"! Por, per mua AI eshte pergjegjes per 97-ten dhe meriton-duhet te denohet! Ai eshte vrases i Popullit shqiptar. Ne kohen e tije si President, u vrane ne Shqiperi me shume njerez se sa ne kohen e "Dulles" dhe per kete ai meriton-duhet te denohet! Po, eshte e vertete se Nano-PS-ja eshte shkaktuese-organizatore e shume Bandave dhe i Terrorit qe u krijua ne 97-ten, POR Sala i dha atij "ushqimin", lejimin dhe zhvillimin e Piramidave gje te cilen e shfrytezoi Nano, pra: Ai ishte President dhe si i tille ka detyren-pergjegjesine te MBROJE Popullin...!!!
Per kete Ai duhet te denohet, gje e cila s'eshte bere akoma!!!
Ai eshte Injorant politik! E ka kthyer Shqiperine ne gjendjen qe ishte para 97-tes! Ai veem dordollis! Nuk ka guxim dhe ndjenje morale ti sherbeje popullit-Atdheut! Perpara se te merrtepushtetin, Ai, akuzonte cdo "politikan" Socialist dhe se kishte Dosje korrupsioni per secilin nga ato!
Mori Pushtetin, ku jane Dosjet???!!!! Cili "Politikan" Socialist ka shkuar para Drejtesise per Korrupsion etj. !!!!???? E kunderta: Keta "Politikane" Socialiste, e ndihmuan ne Votat per Presidentin! Pra, Ai, bashkepunon me Korrupsionin dhe me njerezit e Korruptuar!!!


NUK ESHTE QELLIMI TE VRITET AI APO NDONJE Politikan TJETER, QELLIMI ESHTE QE KY DHE KETO NJEREZ QE JANE MBAS TIJE, TE DEMASKOHEN PUBLIKISHT DHE T'I TREGOHET SE CILET JANE NE TE VERTETE...!!!

Duhet kuptuar se, per sa kohe do te kete Sale-Nano-E.Rama ne Shqiperi, s'do te kete ndryshim! Ato jane Gangrena e Shqiperise!
Jashte ketij Konteksi nuk perjashtohet dhe PS-ja, e djeshmja dhe e sotmja(me E:Ramen)!

PS-ja, dhe SOT, mbas 17 vjetesh pluralizem-demokraci, s'eshte distancuar akoma nga "Dulla", te pakten publikisht! Rama, shkon ne zona Elektorale dhe ndron akoma "Dullen", gje te cilen e ben per te perfituar ne zgjedhje ca vota!!!

Regjimi i "Dulles", si dhe i "Dullave" ne Europen ish-Lindore, eshte denuar Boterisht, kurse ne shqiperi, disa E.Rama nderojne akoma Figura te tilla!!!

Pra, Corba Politike-Ideologjike Komuniste, eshte gelltitur nga te gjith keta njerez qe tani mbajne Flamurin e Demokracise ne duar dhe mbi te gjitha; politikanet shqiptare kane treguar se jane te pa rinovueshem!!!

Tek Sala duket dhe eshte me e theksuar kjo gje!
N.q.se nen drejtimin e Nanos-PS-es ne Shqiperi u mboll-kultivua-lulezoi Korrupsioni, ne kohen e Sales-PD-es u mboll-kultivua Injoranca, Gjakderdhja dhe shkaterrimi TOTAL i Shqiperise!!!!




Grüße aus Frankfurt

Une jam...!!!
Elbasanas


Postuar nga daedal datė 14 Dhjetor 2007 - 19:45:

Poshte komunistet dhe kelyshet e komunisteve


Postuar nga Vizioner datė 15 Dhjetor 2007 - 08:10:

BE: Shqipėria, lulėzon korrupsioni dhe krimi i organizuar



Presidenti i Keshillit te Europes, Luis Amado




BE: Shqipėria vazhdon qė tė ketė njė qeverisje tė dobėt, nuk zbatohen ligjet



Kėshill i Bashkimit Europian publikon rezultatet pėr Shqipėrinė. Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanė mbėrthyer vendin

Kėshilli i Bashkimit Europian, nė raportin e tij pėr vendet e Ballkanit Perėndimor, ka nėnvizuar se korrupsioni dhe krimi i organizuar janė problemet mė tė mėdha me tė cilat po pėrballet vendi. Gjithashtu nė njė skaner qė Kėshilli i Bashkimit Europian i ka bėrė Marrėveshjes sė Zgjerimit dhe Sfidave Kryesore, me tė cilat do tė pėrballen vendet gjatė vitit 2007-2008, thekson se Shqipėria vuan nga njė qeverisje e dobėt, ndėrsa zbatimi i ligjit mbetet nė nivele tepėr tė ulėta. Konkluzionet e bėra nga ana e Kėshillit, qė ėshtė njė nga organet mė tė larta tė BE, kanė ardhur pas bėrjes publike nga ana e Komisionit tė Progres-Raportit pėr Shqipėrinė. Kėshilli ka bėrė tė ditur se Shqipėria ka bėrė progres nė disa fusha, por probleme tė mėdha e shoqėrojnė vendin, tė cilat do tė mbeten edhe sfidat kryesore tė vitit 2008.

Korrupsioni

Sipas raportit tė BE-sė korrupsioni ėshtė i pėrhapur dhe pėrben njė problem serioz pėr Shqipėrinė, ndėrsa masat pėr forcimin e sistemit gjyqėsor kundėr korrupsionit janė vonuar. Referenca pėr nxjerrjen e konkluzioneve nga ana e Kėshillit tė Europės kanė ardhur pas bėrjes publike tė Progres Raportit, qė mbetet edhe dokumenti kryesor i arritjeve dhe sfidave pėr BE-nė. Sipas Kėshillit tė Europės, ndryshimet ligjore janė te nevojshme pėr pėrafrimin kuadrit tonė ligjor me Konventėn e Civile tė Kėshillit te Evropės pėr Korrupsionin. Sipas Ministrave tė Jashtėm tė BE-sė, qė janė edhe anėtarėt e kėtij institucioni ligji, pėr konfliktin e interesave ka nevojė pėr sqarime te mėtejshme. Propozimi pėr ndryshimin e Rregullores sė Parlamentit pėr tė lejuar anėtarėt e Parlamentit pėr tė hequr dorė nga imuniteti i deputetit, ende nuk ėshtė adoptuar.

..........................................


Postuar nga IQVLORA datė 16 Dhjetor 2007 - 11:11:

Re: Vlonjati

Citim:
Po citoj ato qė tha arturm


Keto fjale te Sales i kam degjuar personalisht tek sheshi i Qytetit Studenti. Gjithashtu Sala ka qene nje nga ata qe na tha qe te ktheheshim ne leksione, ose me sakte qe te shkonim ne shkolle, dhe pas shkolle te vazhdonim protestat. Une keto i di mire.

Megjithate duhet pranuar qe, ne kushtet e atehereshme duhej "lajkosur" pak pushteti per te arritur qellimin e lejimit te pluralizmit ne Shqiperi. Murit me koke nuk i bihej, por ai duhej gerryer pak nga pak.

Ti e di mire se sa e dua une Salen, por per keto fjale ne ate kontekst te asaj kohe, duhen gjykuar ndryshe. Mos harro qe kishte persona si Xhelil Gjoni qe propozuan te coheshin tanket ne Qytetin Studenti. 

Psh.



 

Saktesia dhe objektiviteti ju kane karakterizuar gjithmone arti.Ne ato dite te turbullta xhahilet e byrose politike,si Hekri,S Stefani,Pali sharroku,loparja Cuko,Xh Gjoni me shoke(ky i fundit nuk ka qene i birose) plus Nexhmijen nje shkendije prisnin nga Ramizi dhe Q Studenti do te kthehej ne nje Timishioare te dyte.Kemi mbajtur frymen se mos keto monstra do ta pergjaknin QS me veglat e tyre qorre te diktatures.Ishte maturia e drejtuesve te protestes studentore e cila perfshhiu edhe intelektual te shquar shqiptar, te cilet me shkrimet dhe intervistat e tyre plus gjendja katrastofale ekonomike, kishin bere qe PPSH dhe Ramizit t'i binin puplat.Disa me injorancen e tyre komuniste i gjykojne ato situata me kutin e rraces nga vijne.


Postuar nga IQVLORA datė 16 Dhjetor 2007 - 11:21:

Citim:
Po citoj ato qė tha Une jam...!!!
BE: Shqipėria, lulėzon korrupsioni dhe krimi i organizuar



Presidenti i Keshillit te Europes, Luis Amado




BE: Shqipėria vazhdon qė tė ketė njė qeverisje tė dobėt, nuk zbatohen ligjet



Kėshill i Bashkimit Europian publikon rezultatet pėr Shqipėrinė. Korrupsioni dhe krimi i organizuar kanė mbėrthyer vendin

Kėshilli i Bashkimit Europian, nė raportin e tij pėr vendet e Ballkanit Perėndimor, ka nėnvizuar se korrupsioni dhe krimi i organizuar janė problemet mė tė mėdha me tė cilat po pėrballet vendi. Gjithashtu nė njė skaner qė Kėshilli i Bashkimit Europian i ka bėrė Marrėveshjes sė Zgjerimit dhe Sfidave Kryesore, me tė cilat do tė pėrballen vendet gjatė vitit 2007-2008, thekson se Shqipėria vuan nga njė qeverisje e dobėt, ndėrsa zbatimi i ligjit mbetet nė nivele tepėr tė ulėta. Konkluzionet e bėra nga ana e Kėshillit, qė ėshtė njė nga organet mė tė larta tė BE, kanė ardhur pas bėrjes publike nga ana e Komisionit tė Progres-Raportit pėr Shqipėrinė. Kėshilli ka bėrė tė ditur se Shqipėria ka bėrė progres nė disa fusha, por probleme tė mėdha e shoqėrojnė vendin, tė cilat do tė mbeten edhe sfidat kryesore tė vitit 2008.

Korrupsioni

Sipas raportit tė BE-sė korrupsioni ėshtė i pėrhapur dhe pėrben njė problem serioz pėr Shqipėrinė, ndėrsa masat pėr forcimin e sistemit gjyqėsor kundėr korrupsionit janė vonuar. Referenca pėr nxjerrjen e konkluzioneve nga ana e Kėshillit tė Europės kanė ardhur pas bėrjes publike tė Progres Raportit, qė mbetet edhe dokumenti kryesor i arritjeve dhe sfidave pėr BE-nė. Sipas Kėshillit tė Europės, ndryshimet ligjore janė te nevojshme pėr pėrafrimin kuadrit tonė ligjor me Konventėn e Civile tė Kėshillit te Evropės pėr Korrupsionin. Sipas Ministrave tė Jashtėm tė BE-sė, qė janė edhe anėtarėt e kėtij institucioni ligji, pėr konfliktin e interesave ka nevojė pėr sqarime te mėtejshme. Propozimi pėr ndryshimin e Rregullores sė Parlamentit pėr tė lejuar anėtarėt e Parlamentit pėr tė hequr dorė nga imuniteti i deputetit, ende nuk ėshtė adoptuar.

..........................................

 

 

Ime keni te drejte 95% ndersa 5% jo.1997 -n ti e ke pare nga DW apo ndonje Tv tjeter,por ne e kemi pare nga afer.Ne ate corbe te helmet te atyre muajve futen hundet qe nga CIA e gjer te sherbimet e fshehta te fqinjeve tane plus sherbimin e keq qe bene mediat prestigjioze te botes.Pavaresisht ketyre une them se u arrit dicka e madhe per kombin.UCK-ja ne Kosove u armatos dhe filloi lufta e popullit kosovar kunder shkaut serb,deri a edhe me ndihmen e NATO-s u arrit te clirohej ajo pjese e truallit tone kombetar qe mbahej e pushtuar me gjak e me hekur nga Serbia.Edhe ne nivel ekonomik Shqiperia po ecen perpara pavaresisht se me hapa te ngadalte.Kjo ndodh per shkak se elita politike shqipetare vjen nga erresira komuniste.Por duhet ditur se krimi e korrupsioni nuk luftohet me gjyqtar e prokuror te kryekorruptuar tek te cilet populli nuk ka pike besimi.Vendin e frenojne ne ecjen e tij me shpejtesi drejt vendeve te qyteteruara evropiane mbeturinat e regjimit komunist nga te dyja anet,por sidomos nga ajo ane ku nderohet akoma diktatori i urryer.Tregohu kurdohere objektiv ne shkrimet e tua duke analizuar me gjakftohtesi rrethanat dhe kushtet ne te cilat zhvillohet lufta politike ne vendin tone.Cudi!Konflikte ne cdo vend ku ka shqiptare.Vetem ne Kosove lufta politike nuk ka qene konfliktuale.Me sa duket situata para statusit dhe ndikimi i nderkombetareve i ka bere ata me konsensual.Ishalla kjo menyre e te berit politike paste ndikim edhe ne trevat e tjera shqiptare!Deshiroj te behet tradite si kudo ku jetojne popuj te civilizuar.

Shendet


Postuar nga Ari. datė 16 Dhjetor 2007 - 15:02:

nga ai diskutim i ramiz ali,te them te drejten u cudita jashte mase ,me kujtohej vetem ajo pjes kur isha i vogel kur thoshte ;rrini,avash,mos u nxitoni...

por ajo qe dua te rikujtoj,jane fjalet ku thoshte;

ne evrop,do te vemi me orgjinalitetin tone,me respketin per atdheun ,me traditat tona....
une per keto fjale te drejten ,nuk e fusja ne burg...
sepse per keto gjera SOTE PO PERBUZEMI
PER KETO GJERA PO MERREMI NEPER KEMBE,ANEMBANE BOTES..

NE JEMI NJE POPULL QE KEMI HUMBUR VLERAT TONA...JEMI NJE POPULL ORFAN,I SAKATOSUR..
PA STIL..

ti shqipetar do te jesh i huaj per tjetrin gjithmon,edhe pse tjetri eshte i huaj per ty,por ti gjithmon do te jesh;;

u be nje radikalizem qe nuk ishte e nevojshme,deri edhe ne stallat e pularis...
u be nje radikalizem..ku nuk ofroheshin rruge,menyra te berit te gjerave dhe te diskutuarit...

sote behet ,dhe do te ekzistoj per shume kohe akoma nje politik e ndryshkur e bere me njerz te ndryshkur
por me e keqia eshte se edhe 30vjecaret po ndryshken akoma me shpejt sec jan ndyshkur ata te paret

nje taulant balla,me ate mistrecin e beratit.. po behen diciturat e politikes


Postuar nga Vlonjati99Tave datė 16 Dhjetor 2007 - 16:20:

taulant balla me erion bracen, sjan ashtu si thua ti o ari.. po ca te besh qe aq e llogjikoni .. ata thjesht po thone ate qe po ndodh ne vend dhe mos te vazhdohet me tutje ... po po te ecesh pas sales.. ashtu do thuash per te gjith qe mendojne ndryshe..


per sa i perket ramizit.. ai kishte nje provoj 50 vjecare politike... dhe nuk ishte budalla...por dhe ai ka pas ato te tijat ndonje her me keq se enveri.. ishte shum i zgjuar sa asgjesoi te gjith kundershtaret e tij brenda ppsh-s. ishte njeriu me i afert dhe me i besuar i enverit, ai dhe ysni kapua.. qe te dy keta ishin ata me te keqinjte.. nq se kadri azbiu me beqir ballukun do kishin mundur ta asgjesonin enverin, shqiperia do ishte kthyer me kohe ne krahun e perendimit.


koha do e tregoje, se ca do bej e di rama kur te mare frenat e vendit ne 09ten.. athere do shofesh rruge, toka te mbjella, ferma me standarte perendimore, ambjente te pastra, aktivitete shoqerore etc etc.. se ai eshte njeri me vizion.. dhe eshte cun me zemer jo frikacak qe kthehet nga fryn era.


Postuar nga varka datė 17 Dhjetor 2007 - 14:58:

[
citoj vlonjatin

koha do e tregoje, se ca do bej e di rama kur te mare frenat e vendit ne 09ten.. athere do shofesh rruge, toka te mbjella, ferma me standarte perendimore, ambjente te pastra, aktivitete shoqerore etc etc..

Kur the mo sillo ne 2009 hahahahahahahhaah po si do ta marr ne 2009 pushtetin me erion bracen apo me gramoz rucin apo me skender gjinushin me shoke???


Postuar nga Vizioner datė 17 Dhjetor 2007 - 15:04:

Ditari i Azem Hajdarit: Ditėt e para tė PD

Pjesė nga protokolli i mbledhjeve tė para tė PD

1-

Njė nga pikat mė tė nxehta tė debateve brenda kryesisė, ishte pėrcaktimi i PD-sė nėse do tė ishte opozitė politike ndaj Partisė sė Punės. Debati mban datėn 23 dhjetor dhe fillon me deklaratėn e Berishės

Njė anėtar:

Saliu ushtron problemin qė jemi nė opozitė, sepse i takon kuptimit filozofik.

Eduart Selami:

Pėrcaktimi opozitė vjen nga pėrmbajtja. Ėshtė i partisė sonė.

Berisha

Unė mendoj qė, taktikisht, jo nė shkallė tė gjerė, ta pėrdorim.

Anėtar:

Kėtu nuk ka shkallė tė gjerė, zyrtarisht duhet thėnė opozitė, sepse rreziku kryesor, qė tė mos e pranojnė si opozitė, por si derivat i frontit.

2-

Diskutimi pėr qėndrimin qė duhet tė mbajė PD ndaj Ramizė Alisė

Eduart Selami:

Ju mė kėrkuat tė them rroftė Ramiz Alia! Ta diskutojmė. Unė e quajta gabim sepse nuk mund ta mohoj rolin e Ramiz Alisė, por pozicioni i Ramizit ėshtė i dyfishtė. Ėshtė pikė kyēe. Sa kohė ka teserėn, ėshtė President dhe Sekretar i Partisė sė Punės. Duhet tė kemi kujdes.

Sali Berisha:

Kam njė vėrejtje. Nuk jam dakord t'i bėhet thirrje pėr tė ikur nga Partia. Presidenti ėshtė besnik i Kushtetutės. Ai nuk e braktis. Ne nuk e pranojmė kandidaturėn e tij pėr President pas zgjedhjeve se ėshtė Sekretar i Partisė. Kjo burokraci, armik kryesor ka Ramiz Alinė.

Disa nga anėtarėt vlerėsojnė nė kėtė mbledhje rolin e Ramiz Alisė dhe mendojnė se roli i tij nuk ka mbaruar. Mes tyre Arben Meēaj.

3-

Debati rreth problemeve nė funksionimin e Komisionit Nismėtar dhe bien nė sy kritikat pėr disa drejtues kryesorė qė flasin nė emėr tė partisė. Nė njė debat tė tillė, kritikohet pėrdorimi i unit nga Berisha dhe Pashko. Kėrkohet qė ata tė mos flasin nė emėr tė partisė pa pyetur kryesinė dhe qė tė evitohen fjalimet qė pėrmbajnė mendimet personale. Kritikat e para janė hedhur nga Rexhep Uka.

Rexhep Uka

Unė s'kam asnjė mendim tė keq pėr asnjė, dhe pėr atė qė erdhi sot me ne. Nuk kam asgjė, mė asnjėrin. Nė terminologjinė e dikurshme, ėshtė pėrdorur uni, jo fjala ne. Pėr Saliun unė kėnaqem. Ky uni nuk na shkon. Edhe Gramozi ka folur me unin.

Mė 24 dhjetor, nė ambientet e PD-sė afrohet edhe Rama. Sipas procesverbalit, njė gazetar i "Rojter" pyet, pėrgjigjet Berisha dhe mė pas Rama citohet nė disa rreshta.

Gazetari i "Rojter":

Po nė lidhje me qėndrimin ndaj PPSH-sė, qė ėshtė pėr pluralizmin nė kushtet e marksizėm-leninizmit?

Sali Berisha:

Ne nuk shohim dallim substancial nė veprimtarinė e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė.

Edi Rama:

Nuk jam politikan. Si artist, si mbėshtetės i PD-sė, duke pasur parasysh qė ėshtė opozitare, nuk jam dakord. Ku ėshtė tribuna pėr tė shprehur mendimet. PPSH nuk do tė ndryshojė qėndrim nė kėtė rrugė. A do dėshtojė PD nė shtyrjen e zgjedhjeve?

4-

Mė 4 janar 1991 kryesia bėri njė nga mbledhjet mė tė gjata, nė tė cilėn diskutoi rreth qėndrimeve dhe kritikave tė Shenasi Ramės, si individ drejtues nė PD, qė kanė lidhje me Shėrbimin Sekret dhe regjimin komunist. Nė procesverbal janė 13 faqe me debat, qė pėrfundon me propozimin pėr pėrjashtimin e tij nga partia. Por, nė fakt, Shenasi Rama kishte dhėnė, sipas procesverbalit, vetė dorėheqjen mė parė.

Azem Hajdari

Ti, mirė bėre qė dhe dorėheqjen vetė. Ēėshtja shoqėrore dhe shqiptarėt, kanė dy gjėra tė ndryshme. Nė Shkodėr nuk ke punuar mirė. Nė Lidhjen e Shkrimtarėve je mirė.

Njė anėtar:

T'i ke treguar veten. Ti si anėtar i komisionit nuk ke kryer asnjė detyrė.

Sali Berisha:

Ramiz Alinė e kam takuar mė 12 gusht me 40 mjekė. Zonja dhe Shenasiu mė kanė thėnė qė kam qenė mjek i Enver Hoxhės. Shenasiu ngutet shumė. Sapo ėshtė krijuar Partia Demokratike.

Shenasi Rama:

Njerėz demagogė si Sali Berisha. Premtimet e bėra nga Partia Demokratike u lanė pėrgjysmė. PD-ja, qė me krijimin e saj nuk ka bėrė asnjė premtim. Ke njė tė metė tė rėndėsishme. Ke njė anarshi nė veten tėnde.

Sali Berisha:

Bėj autokritikė qė e kam futur nė komision.

Arben Imami:

Propozoj tė pėrjashtohet nga PD. Provokacion, shpifje pėr drejtimin e PD. Aprovojmė kėrkesėn e tij pėr largimin nga Komisioni Nismėtar.

Shenasi Rama, ėshtė i pari anėtar kryesie qė u pėrjashtua nga Kryesia e PD-sė.


Postuar nga Vizioner datė 22 Dhjetor 2007 - 09:16:

Kadare: Mungesa e dritave dhe e ujit, barbare

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare flet pėr situatėn nė Shqipėri dhe ēėshtjen e fesė


T'i kthehemi pak ngjarjeve nė Shqipėri. Po mbushen pothuajse dy dekada qė nga pėrmbysja e komunizmit dhe ende nuk mund thuhet se tranzicioni atje ka mbaruar. Shpeshherė, vihet re njė ndjenjė pesimizmi pėr mundėsinė e pėrmirėsimit tė gjendjes. Nga ana tjetėr Shqipėria sot ėshtė pranė marrjes sė njė ftese pėr anėtarėsim nė NATO. Si do t'i komentoni ju kėto zhvillime nė Shqipėri?

Natyrisht, unė e kuptoj gjithė atė ligėshtimin qė pėrmendėt ju, e kuptoj fare mire dhe kjo nuk do tė thotė qė ne tė harrojmė dhe tė mos marrim parasysh atė ēka ndodhur, kanė ndodhur edhe gjėra tė mira nė kėtė kohė, psh ne, vetė fakti qė ne, nga njė vend qė prisnim tė na sulmonte NATO-ja, ja kishim mbushur mendjen vetes se do tė na sulmojė NATO-ja dhe bėnim gati disa shtiza dhe disa maja gjilpėrash ēative, qė tė mbroheshim prej saj, kurse tani presim ftesėn qė tė hyjmė, kuptohet ēfarė ka ndodhur, nė botė edhe nė Shqipėri; por unė e kuptoj edhe padurimin shqiptar, sepse ky tranzicion, siē thatė ju, zgjati shumė, dhe po kthehet nė njė fare ngecjeje, ngecje historike; se gati 20 vjet qė po bėhen, nuk ėshtė mė fjala tranzicion qė i pėrshtatet. Problemi qė kemi, ėshtė se ka disa probleme bllokuese nė Shqipėri, qė duken nganjėherė banale nga ana e jashtme, por s'janė banale, janė shumė tė thella, ai qė ėshtė problemi i dritave dhe i ujit. Na vjen turp tė gjithėve, qė duhet tė flasim, tė merremi me kėtė problem.


Mirėpo, nuk di si tė mos merremi, sepse kjo ėshtė sikur tė na ketė ardhur njė gjė qė nuk ndodh sot nė botė, ose nė njė pjesė tė madhe tė planetit, tė jetė kthyer, ta zėmė njė sėmundje e Mesjetės, Murtaja, dhe ne tė kemi punė me tė. Mungesa e ujit dhe dritave, ėshtė barbare, ėshtė jo e epokės tonė, prandaj na acaron ne fakt, na bllokon nė ēdo gjė, paralizon vullnetin nė kėtė vend, krijon ligėshtim moral; dhe nė kėtė mėnyrė, mungon ai qė ėshtė normaliteti i jetės; nė kėtė mėnyrė, Shqipėria s'mund tė jetė njė shtet i lire dhe sovran, duke pasur kėtė problem kaq tė rėndė, qė nė pamje ėshtė banal dhe mua mė vjen tashti pak zor, qė detyrohem tė flas pėr tė, kėshtu na vjen zor tė gjithėve, ėshtė uji dhe dritat. Uji ka qenė njė mjet shtypjeje, historikisht ėshtė njohur, mjet dhune; madje ekziston njė terminologji, njė term qė quhet, "diktatura hidrike", diktatura tė bazuara mbi sundimin e ujit, pra diktatura qė bazoheshin mė tepėr se nė burgje dhe nė polici, nė mungesėn e ujit, nė ndėrprerjen e ujit, Natyrisht, qė nuk dua tė bėj krahasim, pa dyshim, por ne na ka mbetur pra nėpėr kėmbė, njė gjė, njė relike e kohėrave barbare, e epokave tė vdekura. Prandaj, kėshtu, shpjegohet qė nė Shqipėri krijohet ky ligėshtim, me tė drejtė, si tė thuhet, sepse duke mos zgjidhur disa probleme madhore, ato bllokojnė tė tjera dhe bllokimi kalon nė zinxhir dhe krijohet ajo qė thashė, ngecja.

Marrė me shkurtime nga "Zėri i Amerikės"


Postuar nga Vizioner datė 04 Janar 2008 - 12:15:

Policia shpėrndan me dhunė protestuesit, 50 nė komisariat

DĖSHMIA NGA QELIA

Biznesmeni Robert Alliaj ka dėshmuar dje me telefon nga qelia pėr presionet e ushtruara nga policia e Vlorės

I shoqėruari: Policia ka rrahur gra e fėmijė tė vegjėl

Njė prej tė shoqėruarve tė djeshėm nė policinė e Vlorės ka mundur qė tė dėshmojė me telefon nga qelia e paraburgimit pėr atė qė ka parė dhe provuar vetė. Robert Alliaj, biznesmen ndėrtimi, ka dalė sė bashku me qindra vlonjate tė tjerė duke kėrkuar referendum pėr projektin e Petroliferės por ėshtė marrė forcėrisht nė polici.

Ēfarė po ndodh me ju nė kėto momente?

Na kanė mbyllur nė komisariatin e policisė sė Vlorės dhe po na trajtojnė si kriminelė. Ata na kanė izoluar dhe na marrin shenjat e gishtave. Na bėjnė presione duke na thėnė kush ju shtyn, kush ju organizon, kush ju paguan.

Si ju morėn nė polici?

Unė jam biznesmen dhe kur erdhi policia nuk protestova, nuk kundėrshtova por ata nuk pyetėn pėr asgjė dhe mė morėn forcėrisht nė komisariat. Disa prej nesh janė rrahur kur u morėn dhe disa tė tjerė janė rrahur nė komisariatin e policisė. Janė rrahur gra fėmijė. Na kanė poshtėruar duke na shtrirė barkazi me duart pas koke sikur tė ishim zvarranikė. Edhe makinat qė kishim na i ka marrė policia dhe na i ka sekuestruar.

Gjatė kėsaj kohe qė jeni nė komisariat, ju kanė dhėnė ndonjė shpjegim apo ju kanė thėnė se sa do ju mbajnė?

I kemi pyetur policėt herė pas here por nuk na thonė asnjė gjė. Na marrin veē e veē pėr tė na ēorientuar. Momentalisht (ora 21.15) jemi mbi 35 vetė brenda nė polici. Na kanė shpėrndarė nė qeli tė ndryshme. Na thanė qė na morėn pėr verifikim. Unė kėrkova njė avokat mbrojtės por nuk mė kthyen pėrgjigje. Nuk ėshtė normale qė tė mė mbajnė nė kėtė mėnyrė. Unė jam biznesmen. Ne kėrkojmė vetėm referendum dhe asgjė tjetėr.

VLORĖ

Dita e 9-tė e protestės sė qytetarėve vlonjatė nė kėrkim tė njė referendumi ėshtė njollosur nga ndėrhyrja brutale e policisė. Rreth 200 policė dhe forca tė RENEA-s kanė rrahur dhe shoqėruar nė komisariat protestuesit

Policia shpėrndan me dhunė protestuesit, 50 nė komisariat

VLORĖ- Policia e Vlorės dhe RENEA shpėrndan pėrdhunisht protestėn e nisur nėntė ditė mė parė pėr tė ndaluar ngritjen e TEC-it nė gjirin e Vlorės. Uniformat blu tė policisė lokale, tė ndihmuara edhe nga forca tė tjera shtesė tė dėrguara nga kryeqyteti, kanė hyrė me forcė nė turmėn e protestuesve dhe duke pėrdorur shkopinj gome e sende tė tjera tė forta, kanė arritur qė t'i "neutralizojnė" ata. Mė pas janė shoqėruar forcėrisht nė komisariatin e policisė edhe rreth 50 protestues. Burime nga vendi i ngjarjes pohuan dje se edhe nė komisariatin e policisė kėta protestues janė pėrballur me dhunėn policore.

Tė dhėnat e para qė mbėrrijnė nga qyteti i Vlorės flasin pėr njė numėr tė madh protestuesish nė marrė forcėrisht nė polici. Sipas dėshmitarėve okularė qė ndodheshin nė vendin e ngjarjes nė momentin qė ka ndėrhyrė policia, gjithēka ka nisur rreth orės 16 e 30 minuta. Nė kėtė moment qindra protestues po qėndronin pėr tė nėntėn ditė nė rrugėn hyrėse pėr nė kantierin e firmės italiane. Ata kishin ndėrtuar njė barrikadė qė mė datė 26 dhjetor tė vitit tė kaluar duke mos lejuar hyrjen e makinave tė rėnda nė kantierin e ndėrtimit. Kėrkesa kryesore e protestuesve ishte zhvillimi i njė referendumi lokal nė mėnyrė qė qytetarėt e Vlorės tė kishin mundėsinė tė thoshnin fjalėn e tyre nė lidhje me ngritjen apo jo tė njė projekti me bazė nafte nė bregdetin e tyre.

Nga ana tjetėr, policia lokale, kishte planifikuar operacionin pėr shpėrndarjen e protestuesve. Blutė e Vlorės kanė kėrkuar edhe ndihmė nga kryeqyteti dhe atyre u kanė mbėrritur mėngjesin e djeshėm disa furgona me forcat speciale tė RENEA-s. Sapo kanė mbėrritur nė vendin ku ndodheshin protestuesit, forcat e policisė nuk janė vonuar aspak qė tė pėrpiqeshin qė tė flisnin por kanė ndėrhyrė forcėrisht. "Nga tė dy anėt kanė ardhur rreth 200 forca speciale tė pajisura me antiplumb dhe shkopinj gome. Kanė nisur tė bėrtasin aty kanė krijuar dhe panik. Tė gjithė njerėzit qė kanė qenė atje, gra, studentė dhe gjithė tė tjerėt i kanė ulur nė shesh dhe kanė nisur tė qėllojnė nėnkryetarin e Aleancės dhe disa qytetarė tė tjerė. Ishin shumė mė tepėr sė ne. Kanė ardhur me fjalėt me tė ndyra. Mė pas disave iu janė vėnė prangat dhe i kanė shoqėruar me forcė nė polici",- rrėfen njė nga protestuesit qė ka mundur tė dalė nga komisariati, Besmir Lulo. Edhe persona tė tjerė, tė cilėt kanė arritur qė tė shpėtojnė pa u marrė forcėrisht nė polici rrėfejnė se janė pėrballur me dhunėn e uniformave blu. Sipas tyre, policia ka nisur tė godasė me shkopinj gome kėdo qė i ka dalė pėrpara. Mė pas protestuesit janė detyruar qė tė shtrihen pėrdhe ku u janė vėnė edhe prangat. Mė shumė nga tė gjithė ėshtė dhunuar Besnik Lula, i cili ka pėrfunduar mė pas nė spital me kėmbėn e thyer. Dėshmitarė nė vendngjarje kanė pohuar se ndaj Lulės ėshtė ushtruar dhunė fizike, duke e tėrhequr zvarrė dhe goditur nė kėmbė nga policia. Njė orė mė pas Lula ėshtė dėrguar nė komisariat.

Pas kėsaj situata e nxehtė ėshtė transferuar nė policinė lokale. Qindra banorė tė qytetit tė Vlorės kanė shkuar pėrpara komisariatit tė policisė dhe kanė kėrkuar lirimin e menjėhershėm tė tė shoqėruarve. Ata janė pėrkrahur edhe nga anėtarė tė kėshillit bashkiak, studentė dhe mbėshtetės tė tjerė tė Aleancės pėr Mbrojtjen e Gjirit tė Vlorės. "Lironi shokėt tanė. Vlora nuk i do veprat e naftės" dhe parulla tė tjera janė hedhur nė ambientet para komisariatit. Pas presioneve tė shumta tė banorėve tė Vlorės policia ka bėrė edhe lėshimet e para duke lėnė tė lirė dy prej protestuesve. E para qė ėshtė lėnė tė dalė ėshtė Laura Ferhati, njė studente, dhe pas saj Besmir Lulo, vetėm 17 vjeē. Deri nė orėt e vona tė natės pėrpara komisariatit tė policisė kanė qėndruar rreth 100 banorė tė Vlorės, duke kėrkuar lirimin e tė shoqėruarve. Por ndėrhyrja e policisė nuk ka frikėsuar aspak qytetarėt e Vlorės pasi dhjetėra prej tyre janė kthyer sėrish nė vendin ku ishin ngritur barrikadat pėr tė vazhduar protestėn e tyre paqėsore nė kėrkim tė referendumit popullor


Besmir Lulaj, njė prej tė liruarve dėshmon tmerrin e orėve tė qėndrimit nė polici nėn dhunėn fizike e presionin psikologjik

Dėshmia: Si na rrahėn nė policinė e Vlorės

VLORĖ- Njeriu i dytė qė ka mundur tė dalė nga komisariati i policisė sė Vlorės ėshtė 17-vjeēari Besmir Lulaj. Ai ėshtė marrė forcėrisht nga policia dhe ėshtė dėrguar nė komisariat ku mė pas ka provuar edhe dhunėn. "Kur kemi ardhur nė komisariat unė jam qėlluar nga dy efektivė tė policisė. Pa shkak.Me pretekst pse qesha. Mė pas kam parė njerėzit mė tė afėrt tė familjes sime qė tėrhiqeshin zvarrė.Mė qėlluan nė hundė dhe nė kokė. Pastaj mė kanė futur nė dhomė",- rrėfen djali 17-vjeēar.

Ēfarė ndodhi sot gjatė protestės suaj?

Ka qenė dita qė mund tė quhet mė e qėndrueshme e protestės sonė, ose siē mund ta them ndryshe, pikėn mė tė fortė tė aksionit, pasi nuk kemi lejuar asnjė mjet qė t'i drejtohej Petroliferės. Kemi qenė dhe tė mbėshtetur nga djemtė e Nartės. Por qė prej paradites kemi parė qė 50 metra mė tutje nesh tė ishte njė mjet policie, i cili ka qėndruar bashkė me pėrfaqėsues tė Petroliferės. Kemi pasur dhe provokime. Unė kam qenė prej darkės atje, dhe provokimet i kemi pasur nga pėrfaqėsues tė firmave. Por i kemi shmangur me qytetari.

Ku ka ndėrhyrė policia?

Ka qenė ora rreth 16.30 kur nga tė dy anėt kanė ardhur rreth 200 forca speciale tė pajisura me antiplumb dhe shkopinj gome. Kanė nisur tė bėrtasin aty kanė krijuar dhe panik. Tė gjithė njerėzit qė kanė qenė atje, gra, studentė dhe gjithė tė tjerėt i kanė ulur nė shesh dhe kanė nisur tė qėllojnė nėnkryetarin e Aleancės dhe disa qytetarė tė tjerė. Ishin shumė mė tepėr sė ne. Kanė ardhur me fjalėt me tė ndyra. Mė pas disa na janė vėnė prangat dhe jemi shoqėruar me forcė nė furgon. Nė furgon pastaj kanė vijuar tė godasin Sadritin, si dhe tė tjerė. Mua mė futėn nė furgonin e dytė dhe gjatė gjithė kohės na thoshin, uluni poshtė sediljes, sikur ishim dele. Dukeshin qė donin tė na poshtėronin.

Po nė komisariat ju kanė dhunuar?

Kur kemi ardhur nė komisariat unė jam qėlluar nga dy efektivė tė policisė. Pa shkak. Pa shkak, me pretekst pse qesha. Mė pas kam parė njerėzit mė tė afėrt tė familjes sime qė tėrhiqeshin zvarrė.Mė qėlluan nė hundė dhe nė kokė. Pastaj mė kanė futur nė dhomė. Pėrveē kryesisė sė Aleancės ne na futėn tė gjithė nė njė dhomė. Atje na bėnin presion psikologjik. "Ēfarė ju duhet ju me punėt e qeverisė, ato qė i vendos i madhi ju nuk duhet t'i diskutoni". Ata kanė rrahur edhe gratė, pasi zvarrė e tėrhoqėn dhe Laurėn. Pastaj nė pyetėn njė nga njė. "Kush janė drejtuesit, kush i ka vėnė gomat. Njė nga shefat tha qė tė lirohesha. Unė makinėn time nuk e di ku e kam tani. Edhe celularėt qė na i morėn, na i kthyen tė prishur. Nuk na japin asnjė informacion ku i kemi gjėrat tona. Ėshtė njė tmerr i vėrtetė qė e pėrjetoj pėr herė tė parė. Na kanė bėrė dhe presione tė tjera. "Keni rrugė tė gjatė pėr tė bėrė kėtu brenda" Kam njė mesazh. Nėse mendojnė qeveritarėt dhe kushdo tjetėr se me kėto metoda mafioze dhe ēnjerėzore do tė arrijė tė frenojė tė rinjtė e Vlorės, apo qytetarėt, tė kėrkojnė tė drejtat e tyre themelore, gabohen. Ne tė gjithė jemi tė vendosur tė mbyllim kėtė ēėshtje vetėm me referendum.

Dėshmia e Studentes: Mua personalisht mė ka goditur njė prej policėve dhe pasi jemi futur nė fuoristradė

Policia na dhunoi pa na dhėnė asnjė shpjegim

Laura Ferati, ėshtė personi i parė qė ėshtė lėnė i lirė nga policia lokale. Ajo ėshtė mbajtur disa orė nė polici dhe mė pas ėshtė lėnė e lirė. Pas daljes nga komisariati, vajza ka treguar gjithēka qė ka ndodhur pasditen e djeshme nė vendin ku ishin mbledhur protestuesit nga Vlora.

Ju jeni e para qė keni dalė nga policia. Mund ta na shpjegoni ēfarė ndodhi gjatė protestės suaj...

Ishim duke ndenjur pas drekės, vetėm kur pamė pėrjashta qė nga tė dy anėt e rrugės, vinin njė numėr i madh policėsh. Nuk na thanė as njė lloj komunikate pse na akuzonin, por thjesht u vėrsulėn mbi gjithė qytetarėt duke i shtrirė sheshit dhe duke i goditur nė mėnyrė makabre dhe mė pas i fusnin nėpėr furgona. Mua personalisht mė ka goditur njė prej policėve dhe pasi jemi futur nė foristradėn qė na shoqėroi drejt komisariatit, na kanė sharė dhe na kanė goditur sėrish. Kėto pamje i kemi parė vetėm nė filma. Por ėshtė e sigurt qė ne do tė fitojmė dhe kjo ata i tremb.

Keni pasur presione mė parė nga policia?

Ditėt e mėparshme, protestat kanė qenė shumė paqėsore. Policia ka qenė nė anėn tonė dhe ka pasur dhe nga ata qė vinin pinin kafe me ne. Kemi qenė tė palėvizur, duke qenė me turne nė vendin ku kishim ngritur barrikadėn. Gjithēka ka qenė shumė paqėsore dhe brenda kuadrit qė lejon demokracia. Ėshtė e drejta jonė tė protestojmė. Por ndėrhyrja e sotme ka qenė njė formė totalisht kriminale. Megjithatė ne nuk do tė ndalojmė nė protestėn tonė, nė tė mirė tė Vlorės dhe tė ardhmes sė saj. Ne do gjejmė format dhe mėnyrat gjithmonė brenda kuadrit demokratik pėr tu thėnė Jo veprave tė naftės nė Vlorė

Ēdo tė bėni tani qė u liruat?

Unė i bėj thirrje kryetarit tė Bashkisė, mirė qė te protesta nuk erdhi tė na mbėshteste, se ishte e paligjshme, por tani qė na kanė goditur nė mėnyrė makabre, e ka pėr detyrė tė mbrojė komunitetin qė e ka zgjedhur. Qytetarė, lufta ėshtė e gjatė, ne nuk kemi pėr tu mposhtur dhe pėr kėtė tė jeni tė bindur. Ne do tė fitojmė, bashkohuni me ne. Sot Vlora ka nevojė pėr ndihmė dhe ne jemi ata qė do e shpėtojmė. Me zėrin e njė studenteje ju bėj thirrje studentėve tė tjerė, qė ne tė gjithė se bashku arrijmė tė thyejmė kėto kontrata tė turpshme.

Policia izolon vendin ku ndodhi rrahja e protestuesve

VLORĖ- Pas asaj qė ndodhi pasditen e djeshme ka qenė shumė e vėshtirė t'i afroheshe vendit ku ishte vendosur protesta e Aleancės. Rreth njė km para zonės ishin vendosur efektivė tė qarkullimit si dhe ata tė grupit tė gatshėm. Nė zonėn qė njihet si ish-soda kaustike mjete ndodheshin mjete policore, si dhe njė mjet i rėndė nė mes tė tyre qė po zhvendoste gomat tė cilat kishin rrethuar pėr ditė tė tėra vendin e protestės. Efektivė tė policisė nuk lejojnė t'i afrohesh zonės dhe as tė kalosh nga ana tjetėr e saj, pėr efekt tė operacionit qė po kryhet. Rreth orės 18.00 ka mbėrritur dhe njė karroatrec, i cili ka hequr mjetet e tjera qė bllokonin rrugėn. Efektivėt qė kanė rrethuar zonėn nuk kanė lejuar qarkullimin e mjeteve, ndėrsa nuk kanė dhėnė asnjė informacion sa do tė vijonte pengesa nė qarkullim.


Drejtori i policisė pohon se i vetmi qė ėshtė rrahur ėshtė Besnik Lula dhe mbi tė tjerėt nuk ėshtė ushtruar dhunė

Bushati: Kemi vepruar vetėm konform ligjit

Nė orėt e mbrėmjes pas shoqėrimit ka dalė nė njė konferencė pėr shtyp dhe drejtori i drejtorisė sė qarkut Vlorė Vehbi Bushati. Ai e ka vlerėsuar protestėn tė paligjshme dhe tha se ėshtė vepruar konform tė gjitha rregullave.Pėr sa i pėrket dhunės sė ushtruar ai tha se ka qenė vetėm njė pretendim, dhe ka lėnė tė hapur rrugėn gjithė ankesave tė qytetarėve tė cilėt kanė pasur thjesht pretendime, tu drejtohen instancave tė caktuara pėr tė faktuar pretendimin e tyre. Sipas drejtorit tė policisė sė Vlorės policia ka tė drejtė tė shpėrndajė protesta tė tilla tė cilat janė tė paligjshme. "Nė vijim tė informacioneve tė grumbulluara nga shėrbimet e policisė kriminale rezulton se midis protestuesve ndodhen njerėz me precedentė kriminalė e policore si dhe midis subjekteve te cilat realizojnė punimet nė territorin ku do tė montohet Petrolifera mund tė konfrontohen me pjesėmarrėsit nė proteste. Pėr kėtė qėllim nga ana e strukturave tė drejtorisė sė policisė janė bėrė pėrpjekje pėr tė kontaktuar me drejtues apo organizator tė protesta me qėllim pėr ti vėnė nė dijeni pėr kėto veprime tė mundshme por kėto pėrpjekje janė refuzuar nga ana e drejtueseve tė saj",- tha dje Bushati. Sipas tij, policia e Vlorės, e ndihmuar nga forcat F.N.SH-sė 752 Fier dhe reparti "Delta Force" ka ndėrhyrė konform ligjit duke zhbllokuar situatėn. Ndėrkohė Bushati ėshtė pėrpjekur qė tė minimizojė veprimet e dhunshme tė policisė duke deklaruar se i vetmi person ndaj tė cilit ėshtė ushtruar dhunė ėshtė Besnik Lulo, tė cilin policia po e procedon edhe penalisht. Sipas kreut tė policisė sė Vlorės, nė komisariat janė shoqėruar vetėm 26 persona dhe jo 50.


Specialisti Sazan Guri shpjegon veprimet e kryera pėr tė lidhur me njė tubacion nafte kėto dy projekte

"Zbulohet lidhja mes Petroliferės dhe TEC-it"

Specialisti Sazan Guri ka rrėfyer dje pėr "Shekullin" se tashmė ėshtė zbuluar njė projekt qė do tė lidhė shumė shpejt dy veprat me bazė nafte qė do tė ndėrtohen nė Vlorė, Petroliferėn dhe TEC-in. Edhe pse prej kohėsh ėshtė dhėnė se TEC-i nuk ka lidhje me Petroliferėn, tashmė lidhja mes tyre ėshtė fizike. "Midis tyre po pėrgatitet njė urė lidhjeje fasho ku po priten pemė pishash dru nė kėmbė pėr t'i hapur rrugė kėsaj ure. Ura do tė jetė njė tubacion furnizues nėntokėsor dhe mbitokėsor qė do tė lidhė Petroliferėn me TEC-in. Pra Petrolifera do tė furnizojė TEC-in e Vlorės me naftė. Nafta do tė vijė e do pėrpunohet nė Petroliferė e mė pas do tė kalojė tek TEC-i i Vlorės",- tha Guri. Sipas tij, ėshtėabuzuar edhe me standardet e ndėrtimit tė projektit. "Brenda kontureve tė rrethuara prej Petroliferės ėshtėzhveshur korja e tokės e pėrbėrė nga mbetje tė rrezikshme industriale e historike. Ato janė bėrė gati pėr tu hedhur pranė dhe brenda detit nė njė kohė kur duheshin trajtuar. Kjo vė nė dyshim tė gjitha standardet e punės sė saj",- tha Guri. Sipas tij, protesta e qytetarėve tė Vlorės ėshtė njė akt heroik qė synon tė mbrojė qytetin dhe Shqipėrinė nga njė e keqe e madhe qė po i kanoset.

"Ne do tė aplikojmė mosbindjen civile nėse nuk i hapet rrugė referendumit pėr ngritjen apo jo tė projekteve"


Aleanca: Arrestimet nuk do na ndalojnė tė protestojnė

VLORĖ- edhe pas ngjarjeve tė djeshme aleancistėt janė shprehur sėrish tė vendosur pėr tė vijuar kundėrshtimin ndaj veprave me bazė nafte nė Vlorė. Pas veprimeve tė policisė ata kanė dalė me njė njoftim pėr shtyp ku shpjegohet se arrestimi i drejtuesve tė protestės ėshtė njė hap tepėr i gabuar i policisė sė Vlorės. "I kėrkojmė policisė tė bėjė menjėherė lirimin e drejtuesve tė protestės qytetare. Protesta ėshtė e paralajmėruar disa herė. Ne do tė aplikojmė mosbindjen civile nėse nuk i hapet rrugė referendumit. Qytetarėt e Vlorės me kėtė protestė vetėm se kėrkojnė qė tė zbatohet kushtetuta, e cila ėshtė dhunuar nga vendimmarrėsit e kėtij vendi. Nė nenin 108 tė kushtetutės pika 4 thuhet se vetėqeverisja realizohet nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė zgjedhur dhe me referendum vendor. Protestuesit kėrkojnė referendum. Asnjė nuk mund t'iu heqė tė drejtėn kushtetuese shtetasve shqiptarė. I bėjmė thirrje popullit tė Vlorės tė bashkohet me Aleancėn pėr Vlorėn pėr tė liruar menjėherė djemtė e saj, tė cilėt po kėrkojnė tė mbrojnė tė ardhmen e fėmijėve tanė, po kėrkojnė qė shteti tė respektojė ligjin. Protesta do tė vazhdojė cilido qė tė jetė reagimi i policisė. Slogani ynė: Rezistencė deri nė referendum",- thuhet nė njoftimin e Aleancės.


Postuar nga sarandaebukur datė 22 Shkurt 2008 - 15:00:

Pse Berisha e shikon me frike Ismail Kadarene?

Thursday, 21 February 2008

Nga Kastriot Myftaraj -

Nė qėndrimin e Sali Berishės ndaj Ismail Kadaresė pas vitit 1990, nuk ėshtė e vėshtirė qė tė konstatosh frikėn e Berishės nga Ismail Kadare.Qėndrimi i kujdesshėm i Berishės ndaj Kadaresė shkon shumė pėrtej atij takti qė kanė treguar ndaj Kadaresė tė gjithė politikanėt dhe qeveritarėt shqiptarė, tė pas vitit 1990, duke heshtur edhe kur Ismail Kadare i sulmon. Nė rastin e Berishės, mė tepėr se me kujdes kemi tė bėjmė me frikė. Pse Berisha ka frikė nga Kadare? Frika e Berishės nga Kadare reflekton frikėn e Berishės nga e kaluara e vet, dhe nga njerėzit qė mund t’ ia zbulojnė kėtė tė kaluar. Berisha e di mirė se Kadare i njeh tė gjitha skutat e errėta tė karrierės sė tij. Berisha e di mirė se Kadare ka pasur akses nė arkivat sekrete tė ish-regjimit komunist. Atje Kadare ka pasur akses dhe nė dosjen e Berishės. Dikush mund tė thotė se pėrse duhet tė interesohej Kadare pėr njė mjek si Berisha, kur Kadare u largua nga Shqipėria nė tetor 1990, dy muaj para se Berisha tė bėhej lider politik. Por gjėrat janė mė tė komplikuara. Ismail Kadare ka qenė sė bashku me Sali Berishėn nė takimin e intelektualėve qė bėri Ramiz Alia nė gusht 1990, para se tė zbatohej skenari katovician i ndryshimit tė sistemit politiko-ekonomik. Por Kadare dhe Berisha kanė qenė dhe nė njė mbledhje tjetėr intelektualėsh, shumė mė konfidenciale dhe nė njė rreth shumė mė tė ngushtė, ku Ramiz Alia foli hapur dhe tha se pluralizmi do tė bėhej shumė shpejt dhe ata qė ishin atje do ta zbatonin skenarin. Sigurisht qė nė kėtė mbledhje tė dytė Kadare e kuptoi se Berisha do tė ishte njė nga liderėt kryesorė tė opozitės sė re. Kėshtu qė Kadare, si gjirokastrit dinak, kishte shumė interes qė tė dinte tė fshehtat e njerėzve tė rėndėsishėm tė politikės shqiptare nė dekadat e ardhshme. Dhe Kadare kishte mundėsi ta siguronte kėtė informacion. Kadare kishte miqėsi Bujar Hudhrin, nipin e ministrit tė brendshėm tė asaj kohe, Hekuran Isait, i cili ishte rikthyer nė kėtė detyrė pas ngjarjeve tė korrikut 1990, duke zėvendėsuar Simon Stefanin, qė qėndroi disa muaj nė postin e ministrit tė brendshėm. Bujar Hudhri ishte njė nga ata letrarėt e rinj nga rrethi i familjeve tė bllokut tė udhėheqjes komuniste, qė kishin njė joshje tė madhe ndaj figurės mitike tė Kadaresė. Kadare ua ushqente kėtė joshje pėr interesat e tij. Me anė tė nipit tė ministrit Kadare u bė mik edhe me vetė ministrin e brendshėm, Hekuran Isai, shefin e Sigurimit tė Shtetit, i cili nė atė kohė ishte njė figurė e frikshme, qė kishte drejtuar spastrimet e pėrgjakshme tė «grupit» tė Mehmet Shehut dhe atij tė Kadri Hazbiut. Nė vitin 1990, pas rėnies sė Ēausheskut, edhe pushtetarėt komunistė tė Tiranės filluan tė bėjnė secili llogaritė e veta, pėr tė shpėtuar veten. Nuk bėnte pėrjashtim as «Lala», siē e quanin Hekuran Isain. Edhe pse nuk ishte intelektual, ai e kuptoi me urtėsinė e njeriut tė thjeshtė, se duhej tė merrte disa masa pėr tė mbrojtur veten, sa kishte nė dorė tė bėnte diēka. Dhe kjo diēka nė mendjen e tij lidhej me dosjet sekrete tė arkivave. Nė gusht 1990 shumė gjėra kishin ndryshuar dhe nė nivelet e larta nuk ekzistonte mė frika e mėparshme nga diktatori. Kėshtu qė Ismail Kadare i pėrcolli njė mesazh ministrit tė brendshėm me anė tė cilit i thoshte se koha qė po vinte kėrkonte marrjen e disa masave sigurie afatgjata. Ajo qė propozonte Kadare ishte qė Hekuran Isai t’ i jepte kopje tė disa dosjeve tė Sigurimit tė Shtetit, qė mė pas do tė fitonin vlerė tė madhe dhe qė do tė shėrbenin si garanci pėr ta. Njė nga kėto ishte sigurisht dosja e Sali Berishės. Kadare do t’ i mbante kėto dosje nė njė vend tė sigurt nė Paris, dhe do t’ i nxirrnin vetėm nė rast se do tė ishte e nevojshme pėr ato tė dy, pra do t’ i pėrdornin pėr shantazh. Kjo ishte pikėrisht zgjidhja e problemit tė «Lalė Hekrit». Ai ishte dakord me tė dy duart dhe bėri ashtu siē i tha Kadare. Mė pas Kadare do ta shpėrblente nipin e Hekuran Isait, duke i dhėnė Shtėpisė botuese «Onufri» tė Bujar Hudhrit, botuesin ekskluzivitetin e botimit tė librave tė tij nė Shqipėri, gjė qė e ka dhe sot. A doni njė provė tė «Katovicės»? Ja ku e keni! Shkrimtari kryesor zyrtar i regjimit komunist, nė periudhėn paskomuniste ka si botuesin e vet ekskluziv nipin e ministrit tė brendshėm tė diktaturės komuniste! Dikush mund tė thotė se pėrse Kadare nuk i nxori kėto tė dhėna kur Berisha e futi nė burg Lalė Hekrin. Duket se ishte Hekuran Isai ai qė nuk ia kėrkoi kėtė gjė Kadaresė me anė tė Bujar Hudhrit, se Lalė Hekri u tremb se mos tėrhiqte mbi kokėn e tij zemėrimin e qėndrave ndėrkombėtare qė do tė shikonin t’ u komprometohej pėrfundimisht pluralizmi nė Shqipėri, si i dalė nga Plani i Katovicės. Kėtė gjė nuk e donin as perėndimorėt se pastaj duhej tė ndryshonin krejt skemat e tyre nė Shqipėri. Prandaj Lalė Hekri, me urtėsinė e tij fshatareske, e gjeti mė me vend tė heshtte dhe tė bėnte disa vite burg, se tė tėrhiqte, mbi krye zemėrimin e zotave tė «Olimpit» ndėrkombėtar. Tė njėjtėn llogari duket bėri edhe Ramiz Alia, kur Berisha e futi nė burg. Sigurisht qė kėtė lloj frike e ka edhe Kadare dhe Berisha e di kėtė gjė. Por Berisha di dhe atė tjetrėn se Kadare ka njė gen bizarr gjirokastrit qė mund ta ēojė nė veprime tė paparashikueshme, qė janė mė tepėr marrėzi se trimėri. Prandaj Berisha, duke iu trembur Kadaresė, kujdeset qė mos ta cėnojė Kadarenė deri nė atė pikė sa ai tė bėjė veprime realisht tė dėmshme ndaj Berishės. Berisha ka frikė se mos Kadare vihet nė rolin e Stefan Cvajg dhe ashtu siē bėri Cvajg pėr Fushe, shkruan njė libėr pėr tė (Berishėn), ku tė paraqiten dhe tė dhėna nga dosja e Berishės si bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit. Berisha e di mirė se Kadare ka njė joshje tė madhe pėr ta shkruar kėtė libėr, pasi ky do tė bėhej njė bestseller nė botė, duke konsideruar famėn, nė shpėrpjesėtim me pėrmasat e Shqipėrisė qė mori Berisha nė botė, me ngjarjet e vitit 1997 nė vendin tonė. Prandaj Berisha kujdeset qė ta mbajė Ismail Kadarenė «nėn kontroll», duke i ngjitur atij pas njerėz si Fahri Balliun, i cili dikur ka qenė dhe mik i ngushtė me botuesin e sotėm tė Kadare, Bujar Hudhrin, nipin e Hekuran Isait. Fahri Balliu dikur e ka shfrytėzuar miqėsinė me Bujar Hudhrin, tė krijuar qė nė shkollėn e mesme, pėr t’ u bėrė mik me Hekuran Isain, tė cilit i ka shkruar dhe fjalime, kur ishte ministėr. Misioni qė Berisha i ka ngarkuar Fahri Balliut pranė Ismail Kadaresė, ėshtė arsyeja kryesore qė Berisha i toleron Fahri Balliut abuzime tė mėdha me pushtetin, si ministėr informal qė pėrcakton tenderėt e rrugėve dhe tenderė tė KESH (nė kohėn e Andi Belit), nė njė kohė qė abuzimet nė pėrmasa tė mėdha, pėr hir tė sė vėrtetės, ia ndaloi Mero Bazes, i cili ka dhėnė nė media pėr PD shumė mė tepėr se Fahri Balliu. Marrėdhėniet e Berishės me Kadarenė dukej se do tė precipitonin pas emėrimit tė Besnik Mustafajt si minsitėr i jashtėm, por kjo nuk ndodhi. Kadare e di se marrėdhėniet e tij me Berishėn tentojnė drejt atij qė nė kohėn e Luftės sė Ftohtė quhej ekuilibri i frikės dhe qė vinte nga shkatėrrimi i sigurt i ndėrsjelltė i dy blloqeve tė pajisura me armė bėrthamore. Kadare mund ta shkatėrrojė Berishėn, por edhe Berisha mund ta dėmtojė Kadarenė, ndonėse nuk mund ta shkatėrrojė atė, se Kadare ėshtė vetėm shkrimtar dhe jo politikan. Berisha me tė ardhur nė pushtet nė vitin 1992 urdhėroi qė tė gjendej nė arkiva ēdo gjė kompromentuese qė ishte pėr Kadarenė. Dhe nė arkiva kishin mbetur jo pak gjėra kompromentuese pėr Kadarenė. Njė nga arsyet qė Kadare i urren shumė Ramiz Alinė dhe Nexhmije Hoxhėn ėshtė se nuk pranuan kėrkesėn qė u bėri kur e lejuan tė ikė nga Shqipėria nė tetor 1990, me gjithė familjen, kundėr rregullave tė regjimit. Atėherė Kadare u kėrkoi qė nė arkiva tė pastrohej ēdo gjė kompromentuese pėr tė. Ramizi dhe Nexhmija i dhanė fjalėn pėr kėtė, por mė pas Kadare e kuptoi se e kishin gėnjyer, kur i erdhi fjala se edhe Berisha bėri dosjen e tij «Kadare» pėr tė kundėrbalancuar dosjen «Berisha» qė ka ka Kadare. Kėshtu qė Berisha dhe Kadare qėndrojnė sot pėrballė njėri tjetrit si dy pėrbindėsha, produkt i «Katovicės». Tashmė, me largimin e Besnik Mustafajit nga posti i minstrit tė jashtėm, Kadare ėshtė distancuar dhe nga Edi Rama, dhe marrėdhėniet e Kadaresė me Berishėn kanė kaluar nga periudha e luftės sė ftohtė, nė kohėn kur Mustafaj ishte ministėr, nė atė tė paqes sė ftohtė, me dorėheqjen e Mustafajt.

----------------------------------

Uaaaa . sa te rrojme do degjojmee...


Postuar nga IQVLORA datė 25 Shkurt 2008 - 16:15:

Pse duhet ta besojme Kastriotin?Ai shkruan ne baze te hamendesimeve te tij pa patur asnje baza apo fakt per te na bindur.Ndoshta mund te jete edhe ashtu si thote artikullshkruesi,por a mund te besohen pa fakte argumenta te till hamendesor te tij?Jo.Keshtu po nuk foli Kadareja apo vete Berisha cdo gje qe shkruhet lart e poshte jane gjepura.
Mua me bene pershtypje vetem heshtja e Berishes ndaj akuzave qe i behen shkrimtarit te madh nga disa karagjoze ne pacavuret bloze te Shqiperise.Ketu Berisha kish nje rast per t'i sulmuar e goditur keqazi keta godoshe rjepacuke qe kane ngelur pa ndonje kocke dhe njekohesisht fitonte kredo tek miku i tij Kadare.Ky qendrim sikur i hedh poshte hamendjet e KM.


Postuar nga Ami- datė 26 Shkurt 2008 - 19:52:

Pershendetje Miq

Po ju shkruaj nga Kosova e Pavarur, madje nga Mitrovica ku ndihet me shume tensioni dhe pasioni i Pavaresise.

Dikur ne kete Forum kam mbrojtur Berishen kur shume prej atyre qe shkruajne sot e akuzonin se e kishte futur Shqiperine ne Konferencen Islamike. Ate kohe e mbroja me bindjen qe nje popull 70% e te cilin jane te fese muslimane eshte shume e drejte te perfaqesohet edhe ne bashkesi te ketij lloji.

Shume prej jush miq te dashur, nuk e pranonit kete realitet dhe kunderargumentonit me etiketime qe mund te beheshin nga perendimi ndaj Shqiperise etj.

Fakti qe 57 shtete islamike e johen ne Bllok Shtetin e Ri te Kosoves duke i dhene nje suport te padiskutueshem ne njohjen e saj ne Bote, nuk e di se si do ta kritikonin keto njerez Berishen per antaresimin qe permenda. Fakte te tilla ndodhin vetem nje here ne jeten e nje kombi dhe ne kemi pritur shume gjate. Nuk dua ta mbivleresoj Berishen per kete antaresim sepse por fakti tregon se ku gjerat behen ne menyre te drejte edhe perfitimet dallohen ndjeshem.

Ju uroj te gjitheve nga Kosova e pavarur
GEZUAR PAVARESINE

Me respekt
Ami-


Postuar nga IQVLORA datė 26 Shkurt 2008 - 21:08:

Per Kosoven kane merita qindra e mijra kosovare te vrare e torturuar gjate nje shekulli.Cdo pellembe toke e saj eshte e lare me gjakun e djemve te saj,por merita te vecanta ka edhe S Berisha.Sigurisht ne disa momente ai ka gabuar ne gjykimet e tij te ,por ato nuk ja kane zbehur meritat.Me kujtohet ne takimin e pare me presidentin amerikan G Bush 1993 ai i shtroi atij problemin e Kosoves e cila vuante nen kolonializmin gjakatar seb.Nuk duhet harruar njohja e Republikes se Kosoves nga Parlamenti i vitit 1991Ishte propozimi i S Berishes edhe ne kete rast.Keto ishin fuqite e Shqiperise e cila nuk kish hedhur asnje hap drejt demokracise aso kohe.Ai nuk ju tha kosovareve asnjehere sekryeqyteti juaj eshte Beogradi si nje i majte qe mbahej nga kundershtaret e Saliut si me i miri aso kohe.Persa i perket 57 vendeve te Konferences Islamike vika puna qe ata jane teper te domosdoshem ne nje situate te till.Pra kritiket pesuan nje fiasko,ndersa Saliu doli se paska qene largpames.


Postuar nga arturm datė 08 Mars 2008 - 10:35:

Ami

Pavaresisht se do ta lexosh, ndoshta, pas disa muajsh kete pergjigje, do te te thoja qe, te mbrosh, akoma sot e kesaj dite, futjen e Shqiperise ne Konferencen Islamike, do te thote qe te jesh driteshkurter. Edhe vete Berisha kerkon qe "te harrohet" ky fakt (perndryshe argumente si keto te tuat do te ishin percjelle EDHE nga te gjitha mediat shquptare, sidomos ato prane Kryeministrit).

MA MERR MENDJA SE KOSOVA MEZI PRISTE NJOHJEN E MENJEHERESHME (ashtu sic edhe ndodhi), TE USA, ANGLI, GJERMANI, FRANCE, ITALI, DHE JO  NJOHJEN PREJ KONFERENCES ISLAMIKE.

Natyrisht kjo nuk do te thote qe nuk eshte e mirepritur c'do njohje tjeter e cfaredo vendi anetar i OKB-se, por te quash "themeltar" njohjen prej Islamikeve, me duket pak bizare.

 

Tashme edhe nga vete Berisha eshte e pranuar qe gabimet me te rendesishme POLITIKE te udheheqjes se tij ne vitet 92-97 jane:

1) Firmat piramidale

2) Dhenia e te drejtes Omonias per te kaluar nga organizate shoqerore-kulturore ne Parti Politike

3) Anetaresimi i vendit ne Konferencen Islamike.

Kaq e vertete eshte kjo e fundit sa qe vete Berisha, edhe pse ka maxhorancen e duhur, ASNJEHERE nuk ka guzuar te coje per ratifikim ne Parlament anetaresimin ne kete organizate (jam i bindur qe e ti e di qe ajo marreveshje eshte zero pa ratifikim te Parlamentit)

Per te tjerat jam dakort me IQVLOREN, ato qe shpreh ai jane disa merita te Berishes per ceshtjen kosovare, POR SIDOMOS MERITA KRYESORE ESHTE E POPULLIT KOSOVAR.


Postuar nga Ami- datė 08 Mars 2008 - 13:50:

Pershendetje Arturm!

Nuk e kuptoj se perse disa prej jush nuk vleresojne arritjet e pakta te politikes shqiptare nese ato vijne nga figura qe ndoshta per arsye te ndryshme keni antipati.

Mua nuk me duket i parendesishem fakti qe 57 vende e njohen ne bllok Kosoven dhe kjo nuk ishte aq e palidhur me politiken shqiptare sepse lindja e mesme u vizitua nga kryetarja e parlamentit dhe nga ministra shqiptare, aq sa ky fakt u sulmua nga opozita e ngjirur e Braces si pushime. Topalli ne ato vende shkoi per te kerkuar mbeshtetje dhe mbeshtetjen e mori ne suksesin maksimal te saj.

Pak rendesi ka nese eshte ratifikuar apo jo apo nese Berisha turperohet per ate gje. Ne monetin me te rendesishem per kombin shqiptar ajo levizje qe shume prej jush e shajne, dhe une nuk e kuptoj perse, u be force mbeshtetese dhe percaktuese ne perpjekjet qe Kosova dhe aleatet e saj bene per kete Pavaresi. Me duket se ia ulni rendesine kesaj njohjeje duke e kufizuar vetem ne disa shtete kete merite. Amerika, Gjermania etj. ishin vertet shtetet qe drejtuan Kosoven drejt pavaresise por derisa edhe vete Amerika te drejten e njohjes e ka te njejte me Luksemburgun apo Somaline (pra nje vote), atehere mua nuk me duket aq pa rendesi kjo njohje ne bllok.

Gjithsesi, eshte nenshkruar marreveshja per antaresim ne Evrope, po marrim ftesen per ne Nato, po liberalizohen vizat me BE, Kosova mori pavaresine, ne Shqiperi erdhi presidenti amerikan, po behet rruga e Durres-Kukes e cila nuk ka vetem funksion infrastrukturor por edhe nje funksion shume te forte politik ne bashkimin e popullit shqiptar, e plot e plot arritje te tjera aq sa nuk kontestohen me seriozisht as nga kundertaret me te eger te qeverisjes demokratike.

Gjithsesi gezuar 8 marsin grave dhe shpresoj qe te debatojme serish kur te marrim ftesen per ne Nato.

Pershendetje te gjitheve


Postuar nga Ari. datė 08 Mars 2008 - 14:34:

ami

te te bej nje pyetje???


sikur mos ta njihnte gjermania,dhe ta njihnin 50vendet islamik,kush do te ishte me me rendesi per ty?????apo si do ta shihje ti procesin e panvarsise se kosoves???


Postuar nga Piktor datė 08 Mars 2008 - 15:43:

Sa me shume miq aq me mire per Shqiperine tone te varfer. Ne fakt nuk behet fjale vetem per njohjen e Kosoves si shtet dhe mbeshtetja qe gjithaneshme qe na duhet. Mendoj se askush mund te ndihet i ofenduar a ku di une po te kemi mardhenie te shkelqyera me shume vende islamike apo arabe si Arabia Saudite ,Qatar apo Emiratet etj etj.
Rendesi ka proēesi dhe ky tashme u nis ne nje rruge pa kthim dhe kjo eshte merite siē tha dhe Iqvlora e gjakut te derdhur per liri dhe padyshim mbeshtetjes se aleateve tane amerikane dhe europiane.


Postuar nga daedal datė 08 Mars 2008 - 16:48:

Duket sikur disa tipa patologjike kane sindromin e Brisho-fobise. Kudo qe te jete Berisha dhe cdo gje qe ka bere e ben ai anatemohet.
Une relativisht jam me Amin ne shume pikpamje. ne fakt nuk eshte e lehte te te njohin nje bllok i madh vendesh si islamiket.
Nese do ti ktheheshim historikut te antaresimit ne konferencen islamike mendoj se kjo nuk ja ka prishur ne asnje moment laicitetin Shqiperise. Mbase Rradikalet , e theksoj, radikalet islamike dhe jo vendet islamike, kane dashur ta perdorin Shqiperine si oaz per te bere vatra terroriste etj. Nese do te shihnin dritegjatet e forumit raportet e perqindjes se popullsise ne perpjestim me hektaret dhe lartesite qe zene objektet e kultit do te shihnim se anastaso kishezimi ka patur nje ekspansion te papare. te gjithe e dime se kisha eshte influente ne Greqi dhe asnjeri nga keta kriptokomuniste filogreke nuk ngrihet te thote se rreziku i Shqiperise po i vjen dhe mund ti vije nga Greqia. Monopolistja dhe zhvatesja e ekonomose tone si dhe ajo qe zor se do e njohe kosoven (se paku po nuk mori pjesen e tortes se pretenduar ne maqedoni).

ShBA, Gjermani, france, Itali etj kane aq mardhenie te mira me vendet islamike saqe qenia ose jo anetare te konferences islamike eshte formalitet i kote( po tashti nuk do antaresohen popuj katolike ne kete konference).
Pavaresisht prakticitetit dhe kontekstit historik te besimit dhe besimtareve, ne jemi nga ana sasiore nje vend me popullsi te besimit islam. nese antaresohem ne konf islamike behet hataja. Po pse ore vendet islamike mos jane gje organizata terroriste? A nuk eshte i vvertete fakti se miqte tane USA kane mardheni te nivelit te larte me shumicen e ketyre vendeve dhe se mbare ekonomia boterore eshte e lidhur jetikisht me gjirin persik. Nuk kane dale ndonjehere islamiket e konferences kunder shqiperise. Pse ore ende s'e kuptoni se ekonomia eshte kryesorja dhe se ne vendet perendimor perfshi dhe USA-n Islamiket kane te investuara dhe jane aksionere ne miliarda e miliarda dollare dhe euro. Dilni ketu dhe deshmoni se nuk ka aksinere te fuqishem islamike ne korporatat dhe shumkombeshet me me peshe ne perendim dhe investimet e tyre. te jesh mik i dikuj nuk duo te thote te jesh si ai po te gjesh rruge bashkepunimi. ju ftoj te rreshtni se polarizuari boten ne islamike dhe jo islamike sepse edhe ata qe e kane bere dikur sot bo e shohin qe eshte bumerang.

shume elementeve ketu ne forum mund ta quajn edhe te rastesishme perkrahjen e frances e cila ka qene mikja historike e Serbise. Ne synojme europen dhe jo lindjen e mesme. Kjo eshte se pozitat gjeografike se pari keto jane. se dytie; dhe nese nuk do te qe keshtu c'te keqe ka te jesh mik me shtet islamike. Atje jetojne njerez si ne te gjith dhe frika jone inferiore se mos na shan perendimi e ka mendoj se e ka gjenezen ne edukaten kanceroze te familjeve komuniste dhe paranojave me spiunazh qe na ka induktura ne mendje...

Ata qe skane kurajo te denoncojne antishqiptarizmat qe zne fill te rruga e kavajes ta mbyllin gojen. ne fund te fundit Kosova eshte e pavarur dhe kjo pavarsi nu i erdhi nga dyer kishash dhe xhamishe.

Tung


Postuar nga arturm datė 08 Mars 2008 - 18:01:

Citim:
Po citoj ato qė tha Ami-
Pershendetje Arturm!



Pershendetje edhe ty Ami!

Citim:

Nuk e kuptoj se perse disa prej jush nuk vleresojne arritjet e pakta te politikes shqiptare nese ato vijne nga figura qe ndoshta per arsye te ndryshme keni antipati.



Ndoshta per kete i drejtohesh personit te gabuar (mua). C'do levizje e mire e politikes shqiptare eshte (dhe duhet te jete) e mirepritur nga c'do shqiptar qe e do ate vend. Une, si nje nga keta shqiptare, i kam pergezuar keto levizje edhe kur kane ardhur nga personazhe qe personalisht nuk me pelqejne (lexo Sali Berisha). Pikerisht per kete mendoj kur them qe IQVLORA kish te drejte per citimin e njohjes se Kosoves me '91 nga Sala, ose per viziten e Bushit ne Shqiperi (nga Sala), si vepra te mira/rendesishme te ketij politikani.

Po nga kjo, te kalosh e te thuash qe hyrja ne Konferencen Islamike eshte nje sukses i Sales (per Shqiperine), te thashe edhe ne shkrimin tjeter, me duket shume bizare.

NJOHJA E KOSOVES NGA KONFERENCA ISLAMIKE ISHTE E NEVOJSHME, POR JO E DOMOSDOSHME.

Prandaj, duke qene se nje veprimi politik i duhet pare si e mira, ashtu dhe e keqja, do te te pyesja, ty dhe ata qe e mbeshtesin kete veprim, A ISHTE E DOMOSDOSHME JHYRJA E SHQIPERISE NE ATE GRUPIM?

Perseris, DUKE QENE SE ISHTE I NEVOJSHEM POR JO I DOMOSDOSHEM a i ka sjelle (do ti sjelle) me shume te mira apo te keqija Shqiperise ai anetaresim?

Fati i buzeqeshi Kosoves i dashur, POR PO TE KISH NDODHUR ME 1998 DHE JO ME 2001-shin 11 SHTATORI, A DO TA NDIHMONTE NE TE NJEJTEN MENYRE AMERIKA DHE BE KOSOVEN? A ja keni bere ndonjehere vehtes kete pyetje?

Harroni qe eshte pranuar boterisht nga komuniteti perendimor qe u nderhy aq vone ne Bosnje vetem sepse ata ishin myslumane?

Citim:

Mua nuk me duket i parendesishem fakti qe 57 vende e njohen ne bllok Kosoven dhe kjo nuk ishte aq e palidhur me politiken shqiptare sepse lindja e mesme u vizitua nga kryetarja e parlamentit dhe nga ministra shqiptare, aq sa ky fakt u sulmua nga opozita e ngjirur e Braces si pushime. Topalli ne ato vende shkoi per te kerkuar mbeshtetje dhe mbeshtetjen e mori ne suksesin maksimal te saj.



Shif me lart, i duhet rene kandarit ne politike dhe duhen peshuar te mirat dhe te keqijat. Mendoj se fakti qe Konferenca Islamike e njohu kosoven nuk ja vlen as deklaraten qe beri ministri i jashtem i Spanjes duke na quajtur, pikerisht ne nje vizite ne Shqiperi, Shtet Islamik (NE MES TE EUROPES).

Ju e dini shume mire se ceshtja Cecene eshte lene ne harrese nga komuniteti boteror vetem sepse ajo u njesua (me kopilllik) nga Putini si lufte terroriste, dhe jo si nje lufte per vetevendim sic eshte e drejta te quhet?

Citim:

Pak rendesi ka nese eshte ratifikuar apo jo apo nese Berisha turperohet per ate gje. Ne monetin me te rendesishem per kombin shqiptar ajo levizje qe shume prej jush e shajne, dhe une nuk e kuptoj perse, u be force mbeshtetese dhe percaktuese ne perpjekjet qe Kosova dhe aleatet e saj bene per kete Pavaresi. Me duket se ia ulni rendesine kesaj njohjeje duke e kufizuar vetem ne disa shtete kete merite. Amerika, Gjermania etj. ishin vertet shtetet qe drejtuan Kosoven drejt pavaresise por derisa edhe vete Amerika te drejten e njohjes e ka te njejte me Luksemburgun apo Somaline (pra nje vote), atehere mua nuk me duket aq pa rendesi kjo njohje ne bllok.



Keto gjepura mund te jene te vlefshme per varkaret e forumit o Ami, jo per nje njeri qe ka dy mend ne koke.

FATET E EUROPES (por te botes mbare) I KANE VENDOSUR GJITHMONE FUQITE E MEDHA, ATO E NDANE SHQIPERINE NE 1913 DHE ATO E KORRIGJUAN KETE GABIM ME 2008. Ne duhet ti perputhim interesat tona me ATO dhe gjithe te tjeret duhet te jene ne plan te dyte (e perseris DUHET TE NDJEKIM TE DOMOSDOSHMIT DHE JO TE NEVOJSHMIT). Kete nuk kemi kuptuar kaq vjet si popull dhe kemi paguar pasojat.

Citim:

Gjithsesi, eshte nenshkruar marreveshja per antaresim ne Evrope, po marrim ftesen per ne Nato, po liberalizohen vizat me BE, Kosova mori pavaresine, ne Shqiperi erdhi presidenti amerikan, po behet rruga e Durres-Kukes e cila nuk ka vetem funksion infrastrukturor por edhe nje funksion shume te forte politik ne bashkimin e popullit shqiptar, e plot e plot arritje te tjera aq sa nuk kontestohen me seriozisht as nga kundertaret me te eger te qeverisjes demokratike.



MIre se te vine te gjitha keto dhe ne do ti mbeshtesim/pershendesim.

Me sa duket edhe politika ka fituar tashme ate pergjegjesi qe, te pakten per keto ceshtje kombetare, te shikoje interesat e vendit dhe jo ato vetjake (sic ndodhte kur perfaqesuesit e qeverise sone rriheshin nga rrugacet neper hotelet e Brukselit) (kjo e fundit ishte vetem nje batute )


 


Postuar nga arturm datė 08 Mars 2008 - 18:17:

Ne fund desha te shtoja

Per sa i perket anetaresimit ne Konferencen Islamike, duke qene se:

1) Shqiperia eshte PARA SE GJITHASH shtet laik, dhe jo fetar

2) Nuk mund te krahasosh rrenjesimin e ndjenjave fetare ne Shqiperi me ato ne shumicen e vendeve arabe/islamike, DMTH nuk eshte nje ceshtje e nje domosdoshmerie te vecante anetaresimi ne ate organizate

3) Ne duam te shkojme drejt integrimit ne nje grupim (BE) qe nuk ka asnje gje te perbashket me shtetet qe perbejne Konferencen Islamike

4) po te kish kaluar (per fat nuk ndodhi) futja ne Kushtetuten Europiane e nenit te njohjes se PREJARDHJES  KRISTIANE TE BE-se ne nuk do kishim asnje shans me per tu futur ne BE

5) Turqia, edhe pse eshte fuqia e dyte ushtarake e Natos, edhe pse ka bere hapa te jashtezakonshem per te arritur standartet e BE-se duke rrezikuar edhe shpeshhere prishjen e ekuilibrave te brendeshem te saj, VETEM PER ARSYE FETARE (per kete jemi dakort, apo jo?) NUK PO ARRIN TE BEJE ASNJE HAP PERPARA NE ANETARESIMIN NE BE.

6) PERSONALISHT NDIHEM ME PARA EUROPIAN SE ISLAMIK

 

 

mendoj qe ishte i gabuar anetaresimi ne Konferencen Islamike.

Kaq.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datė 08 Mars 2008 - 19:10:

1389 Kosovo...........

Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,

Ndėr nji qind ēeta jeni shpėrnda;

Ca thonė kam fe ca thonė kam din;

Njeni: jam turk, tjetri: latin

Do thonė: Jam grek, shkje - disa tjerė,

Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerė!

Priftnit e hoxhėt ju kanė hutue,

Pėr me ju damun me ju vorfnue!

Ēoniu, shqyptarė, prej gjumit ēoniu,

Tė gjithė si vllazėn n'nji besė shtėrngoniu,

E mos shikoni kisha e xhamia:

Feja e shqyptarit asht Shqyptaria respekt Vaso Pashes
......................................................................................................
Jo kot e nisa me keto vargje qe me preken ......

Doja tju thoja nje Milazim Krasniqi nga Kosovan(ne mos gabofsha) ka botuar nje liber kohet e fundit dhe e ka titulluar "Osmanet dhe Amerikanet na dhane Pavarsine"

Ore sa shtete islamike luftuan ne Kosove ju lutem ???? Klinton tha nje fjale "Ne beme luften dhe Kosovaret Paqen"

Ore nderhyri Turqia ne Kosove me trupa meqe me vine ketu dhe me mburren me ushatret Turq ore akoma me kete idene 2 popuj vellezer ,duhet te dime dicka qe Turqit nuk na duan nuk e duan Shqiperine dhe kane bere pazare mbi truallin Shqiptare ...

Me falni ju shume mire e dini qe delegacione Turke qe vizitonin Beogradin ata e diskutonin perciptash ceshtjen e Kosoves ,kan dashur nje autonomi e jo Republike .....
Me falni ne 1997 zv ministri i jashtem Grek kaloi vijen kufitare te Shqiperise pa lajmeruar Tiranen zyrtare ,ngrihet Tans Su Ciller dhe telefonon Ministrin e jashtme te Greqise dhe i thote nese ju vazhdoni perpara ne do marim gjith ishujt e Egjeut,dhe ketu kemi nje Turqi per interesat e veta ngrihet ne kembe .....

Eshte e turpshme qe ne 1992 -1993 ne nje vizite te presidentit Turk ne Tirane nga presidence levizet busti i SKENDEBEUT ......

Ne xhamine Esat beut ne qender te Tiranes ngrihet flamuri Turk,karshi eshte busti i herot tone kombetar Gjergj Kastrioti,...........Cmund te thot i gjori Skenderbe nga qielli ....mjere une per cilin popull luftova...

Maredhenie diplomatike me shtetet islamike nuk eshte gabim ,po mbi te gjitha te shikohen interesat e kombit ......

Fjalet e gj Klark jane "Sllobodan ne bashke kemi lozur GOLF "por une do te bombardoj.....e nuk i tha Turku ne Irani ne Arabia ,ju kan dashur gjithmone per tju lene ne injorance.............


5 milion Shqipetar qe banojne ne Turqi nuk u degjaun fare te benin fest per pavarsin e Kosoves ,shqiptaret qe banojne ne Turqi nuk ndihen fare,a e dini pse sepse Turqit e kan cilesuar ARRNAUT PISSSS...

Me thoni ju lutem ku bazoheni te 70% myslim e mjaftttttttttt se na merzitet

Dero dje Ekrem BEI VLORA thonte une e kam preardhjen prej Azise se vogel,sepse keshtu i gradoi Turqia njerzit duke i dhene tituj BEU ....,pastaj Ekremi kur ja donte puna dilte qe jam prej Kanines se Vlores ,po ashtu Samiu Abdyli Naimi i kane sherbyet me devotshmeri perandorise Osmane ,ISMAILI gjithe jeten ne oborret e TURQISEse i thojne nje shprehej ne Anadoll....."KUR BOSFORI SEMURET DUHET TE LARGOHEMI " kete ben dhe ata "rilindasit" tane ....

Ore 2 here e dogji Turku Voskopojen Vithkuqin..jo me thoni cfare jane Shqiptaret mbeturinat e perandorise Turke apo ...............

Persa i perket figures se BERISHES histori do ta gjykoje nese e ka mire nese e ka gabim...........

Jemi ne axhende e Amerikes ,Tirana eshte shume afer me Washingtonin ,dhe Berisha nuk ben me gabiet e dikurshme .......

Kosova po ecen shume mire ,po shikoja ne ca pritje delgacionesh ,varur ne mur fotografine NAN TEREZES SKEDNERBEUT flamur Amerikan po i tregon Europes qe nuk eshte shtet islamik ,ashtu sic mendon Serbet Ruset ,po respekton minorancat dhe ti urojme qe te vazhdoje keshtu......

Persa i perket Serbeve sikur ti zgjosh nga gjumi tani dhe ti thuash shkoni e merrni cdo gje ,po nuk harriten deri ne Slloveni brenda 48 oresh ,mos me thencin AIR-FORCE-,e dime U.C.K. sa trime eshte,ishin Apashet ishte aviacioni Amerikane ishin misilet ishin cishin te rroje Shqiperia etnike...


Pastaj ti urojme AMIT ta gezoj teseren e PD dhe ta mbaj me nder dhe qe ti sherbej atdheut atje ku ka nevoje ,ta din vete z Kryeminister i ka dhen Teseren.....
E krijuam ne Kosoven mund te krijojme dhe Kosova te tjera ......U.S.A.


Postuar nga Ari. datė 08 Mars 2008 - 20:46:

ore e di si ben ti arturum,,??kur flet per konferencen islamike,sikur te kan futur ne sketerr.por po ta shiosh anen tjeter te monedhes,a di qe ne ate kohe shqiperia nuk kishte as mbeshtetjen me te vogel,brukseli e shikonte me dylbi,amerika po ashtu...dhe BERISHA,E BERI PER presion ne radhe te paRE,DHE PER NDIHMA FINANCIARE NE RADHE TE DYTE
.E beri qe ti kushtonte vemendje brukseli,sepse deri ne ate kohe shqiperia nuk bente pjese fare ne evrope,,sepse ishin vitet e emigrimit te madh,na krahasonin me kurdistanin...

keshtu qe e shte e thjesht te birbilosim,jo po aShtu jo po keshtu,,,

hyrja e saje dihej qe kishte koston e saje negtive ne sy te evropes kurve..por ishin zaret e fundit...nuk kishte me rruge tjeter...


para nje viti vete komisioneret evropian ne shqiperi ..deklaruan se shqiperia hyri per ndihma financiare.....dhe kjo dihet fare mire dhe jo se ne jemi vend islamik...

ti shiko kavajsit,shijakun,elbaasanin,fshatrat e tiranes,qe kane filluar vishen me pantallona
3cerkshe,, dhe kane filluar te bertasin"" duam baben"sepse nuk qedron e keqia ..pse u futEm ne konferecen islamike,,sepse sic u futem
ashtu edhe dalim,sepse nuk eshte ndonje problem i madh...

persa i perket kosoves..dihet qe 50vendet islamike nuk krahasohen as njohjen "deklarative"te MALTES,..

POR JO TE SHIKOHET SIKUR ME HYRJEN NE KONFERENCEN ISLAMIKE,SHQIPERIA ESHTE E VARROSUR....

ME DUKET SHUME ABSURDE ARTURUM--


Postuar nga arturm datė 09 Mars 2008 - 10:08:

Ari

Sikur te lexoje pak me me kujdes ato qe shkruajne te tjeret, do shikoje qe asnje nga ne nuk ka thene qe ESHTE VARROSUR Shqiperia me hyrjen ne Konferencen Islamike.

Une kam folur per GABIM TE MADH POLITIK.

Citim:


para nje viti vete komisioneret evropian ne shqiperi ..deklaruan se shqiperia hyri per ndihma financiare.....dhe kjo dihet fare mire dhe jo se ne jemi vend islamik...



Asnje fjale e ketyre komsionereve s'vlen as nje 1/100 e shprehjes se Ministrit te Jashtem Spanjoll mu ne mes te Tiranes "Duke qene se ju jeni nje vend Islamik ...."

 

Megjithate, une nuk e di se ku i ke pare ti gjithe keto ndihma islamike ne ate kohe. Me kujtohen, fale zotit,  vetem thaset me miell e shishet e vajit qe sollen italianet me operacionin Pelican (qe zgjati te pakten nja dy vjet), nuk me kujtohet ndonje thes me miell me te shkruara arabisht.

Sa per ndihma financiare, une nuk jam ne dijeni te ndonje financimi me peshe, dhe dhe ne qofte se mund te kete qene ndonje i tille e ke paguar me dhjetera vajza me ferexhe qe sillen rrugeve te Tiranes.

Ne fund, sa per faktin qe "dalim kur te duash nga ajo Konference", nuk e shof me ven qe as te komentohet nje naivitet i tille.


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datė 09 Mars 2008 - 13:38:

Ku jane islamiket ketu???????

U.S.A. Ka jane islamiket ketu forumista ,po te ishin i kishin marr me shpulla ....


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datė 09 Mars 2008 - 13:40:

Kosovo...

Albania..


Postuar nga trojani datė 09 Mars 2008 - 14:31:

Krejtesisht i paanshem komenti i Amit.
Po Po rrofte "Das führer"


Postuar nga Ari. datė 09 Mars 2008 - 15:42:

artur...

nuk e di kuje dhe nqs i ke ndjekur kohet e fundit gjendjen ne spanje....

spanja ka kohe qe nuk e di ku e ka koken...

sepse u deh shume nga zhvillimi ekonomik me shume se vendet e rajonit..dhe tani eshte futurne kaos politik qe e ka te veshtire....

dhe nga ana tjeter...spanja ka 2vjet qe ne kemi krijuar mardhenie diplomatike,,,..keshtu qe nuk kemi ndonje tradite mardheniesh me spanjen,pervec "flamurtari-barcellona"

por une te them nje tjeter gje qe ashtu si ma the ti raportin 1/100(per spanjollin dhe vendet islamike)

po ashtu te them une me Solanen dhe spanjollin tjeter---

une di qe SOLANA dhe BARROSUA...NUK kane qene qorra...biles keta te 2 kane qene pilastrit..e panvarsise se kosoves dhe po keta te dy kane ndihmuar shqiperine per integrimin e shqiperise ne nato dhe ne evrope....


italia dhe spanja kane pak a shume te njejten politik kurve,,,po shyqyr qe me SARKOZINE ndryshoi dhe franca,,,
dhe u be mbeshtetse kryesore e amerikes,,per kosoven


por ajo qe doja te thosha se jame me se dakort qe ne nuk kemi pare asnje ndihme financiare nga islamiket,,,pervec se rekrutimit nga shqiperia te femijeve te befotrose per akte kamikace...


dhe tjetra eshte se u morrem shume pas arsyes se amit....jo e lagu jo se lagu..kur ajo eshte nje gje qe i perket te kaluares,ne fund te fundit...dhe tjetra qe eshte me e rendesishme eshte se te gjithe shqipetaret e dine...qe me nje islamizem te theksuar ne kurr nuk kemi per te pare as evrop dhe as bote...

hajde tung


Postuar nga Vizioner datė 10 Mars 2008 - 09:39:

Citim:
Po citoj ato qė tha trojani
Krejtesisht i paanshem komenti i Amit.
Po Po rrofte "Das führer"




...trojani : " Der Führer" !



Postuar nga Vizioner datė 10 Mars 2008 - 09:41:

[QUOTE]Po citoj ato qė tha Une jam...!!!
[B]


...trojani : " Der Führer" ! ...eshte e shkruar drejte!



Postuar nga trojani datė 10 Mars 2008 - 13:46:

Citim:
Po citoj ato qė tha Une jam...!!!
[QUOTE]Po citoj ato qė tha Une jam...!!!
[B]


...trojani : " Der Führer" ! ...eshte e shkruar drejte!





Faleminderit


Postuar nga Vizioner datė 13 Mars 2008 - 05:09:

...trojani...me kenaqesi ! prsh !


Postuar nga Ami- datė 18 Mars 2008 - 09:23:

Pershendetje serish miq!

Jo pa qellim ua solla serish ne vemendje faktin e antaresimit ne konferencen islamike sepse shume prej jush duan te shohin perfitime dhe llogari ne cdo hap qe behet.

une atehere kur diskutohej per kete gje, kam marre vetem faktin e thjeshte qe shume prej shqiptareve jane muslimane dhe kane te drejte te perfaqesohen ne te gjitha forumet.


Postuar nga Vizioner datė 26 Mars 2008 - 04:57:

Re: Sali Berisha, ish Komunisti i veshur tani me petkun e Demokracise!

Citim:
Po citoj ato qė tha Une jam...!!!
Sali Berisha, shkaterruesi i Shqiperise. Po, eshte ai, Komunisti i pa Renovueshem qe prej 17- vjetesh, me politiken e tij te ndyre, te shkolles Komuniste, Bollshevike, Leniniste e ka kthyer Shqiperine 200 vjet mbrapa ne krahasim me Europen!!! Kur, ne kohen e Monizmit, ishim 100 vjet mbrapa!!!
Ai eshte vrases !
Ishte ai President kur ne shqiperi u vrane me dhjetra njerez!
Ishte ai President, i cili, nuk mbrojti popullin e vet nga gjak derdhja!
Ishte ai President dhe Presidenti qe lejoi piramidat dhe nepermjet tyre, i premtoi popullit te varfer, Parajsen pa punuar!
...Kam qene ne shqiperi ne Gusht te 2006 dhe e kam ndigjuar me veshet e mije kur tha ne TV se ; "Ju gaaaraaantoooooj, Paret e juaja jane te sigurta" !!! Dhe, ku ishin paret e sigurta!? Perfundimin e dime te gjithe tani!
Ato vite (2007-2009) nuk harrohen ! Nuk i harrojne, besoj, familjet qe humben njerezit e tyre!
Ishte Sali Berisha qe me injorancen e tije Njerezore dhe Politike, futi Fatos Nanon ne Burg dhe si rrjedhoje, e beri ate ne nje fare menyre-indirekt, Hero! Kush donte te dinte per Fatos Nanon se kush ishte, perpara se te hynte ne Burg !? Po, familjaret e tije dhe ca shoke!
Menyra Komuniste e Sali Berishes, e trajtimit te problemeve, te krijimit te UNI-t, te vetevendosjes, solli F.Nanon ne pozitat qe NE tani i dime...!
Nje Ish president i deshtuar, qe duhet te ishte ne Burg per Tradheti karshi popullut, vazhdon me injorancen e tije, dhe behet Kryeminister!!!

Prap, komunisti-Sali-injoranti, ka dy vjet ne Qeverisje dhe Shqiperia eshte kthyer si ne mes jete!

Sollaku nuk eshte problemi i Shqiperise, problemi i Shqiperise eshte Komunisti Sali !

Sollake do ikin e do vijne, por politika e ndyre-ambicioze-shkaterruese e Sale Torrollakut do te ngeli mbishpatullat e popullit shqiptare, me vite!

KUSH NUK E KUPTON KETE DHE I IKEN MBRAPA POLITIKES SE Sali Berishes, GERMON NJE LOPATE DHE, ME SHUM, NE VARRIN QE PO I HAPET EKONOMISE SE SHQIPERISE...!!!

Bamir Topi, Presidenti me i pa Respektuar i te gjithe kohrave, nga presidentet qe ka pasur Shqiperia!!!
Per 17 vjet, nxenesi i Komunistit Sali!!!
Nuk mund te jete ai KURRE Pluralist, kur ka qene Nenkryetari i nje Partie dhe sidomos e partise qe eshte ne pozite!!! Vetem nje njeri me llogjike te verber do ta besonte kete!!!
............ ................... ...............

Sa per dijeni te dashur lexues: Me keto qe shkruaj une si perkas asnje Partije.
UNE JAM DEMOKRAT NE ZEMER DHE VUAJ PER POSHTERSITE QE NDODHIN NE SHQIPERI!

Kam ikur nga Shqiperia qysh ne vitin 1990, me Ambasadat, dhe 17 vjet ne Gjermani me kane bere me te zgjuar se sa nje "Politikan" shqiptare qe sistemin Kapitalist e njeh vetem me te ndigjuar! LE TEVJE TA JETOJE NJE HERE, SIC E JETOVA-JETOJ UNE DHE SHUME E SHUME SHQIPTARE TE TJERE!!!
... Dhe AI, Komunisti-Injoranti i ndyre Sali, tallet me Fatin e nje Populli...!
TURP !
..............

Pershendetje te gjitheve....





...JO PA QELLIM PO CITOJ VEHTEN TIME...!

KETO QE KAM SHKRUAR QYSH NE NENTOR PER Sali Berishen DHE QEVERISJEN E TIJ, U VERTETUAN DHE ME SHUME NE KETO DITE.....!!!

KA ARDHE KOHA QE TI JAPIM SHKELMIN KESAJ POLITIKE 18-vjecare DHE TE NDERTOJME NJE SHOQERI TE PASTER; TE NDERSHME SHQIPTARE DUKE I CUAR NE PENCION Sali Berishat e SHOKET E TIJE!


KA ARDHUR KOHA PER TE LEVIZUR...!!!

Une jam...!!!
Elbasanlli


Postuar nga sarandaebukur datė 15 Prill 2008 - 15:38:

14 keshilltaret e Berishes,"portokalli"qeveritare.

Nga Kastriot MYFTARAJ - Kryeministri Berisha ka bėrė njė veprim transparent duke u kėrkuar kėshilltarėve tė vet qė tė paraqesin jetėshkrimin e tyre nė faqen on-line tė Kėshillit tė Ministrave, gjė qė nuk e ka bėrė bie fjala Presidenti i Republikės, ministrat, ose tė tjerė institucione.Por, duke bėrė kėtė Berisha ka evidentuar joseriozitetin e qeverisjes sė vet, se mjaft qė tė shikosh jetėshkrimet e kėshilltarėve tė Berishės, pėr t’u bindur pėr kėtė gjė. Kryeministri Berisha ka 14 kėshilltarė, tė cilėt i kushtojnė jo pak taksapaguesve shqiptarė, me rrogė, pagesė telefonash, udhėtime jashtė vendit etj. Nėse do tė shikosh jetėshkrimin e tyre, do tė bindesh se vėshtirė se ndonjė prej tyre ėshtė njeriu i duhur nė vendin e duhur. Duke i marrė kėshilltarėt e kryeministrit nė rend alfabetik, siē janė paraqitur nė faqen on-line tė Kėshillit tė Ministrave: Avenir Peka ėshtė kėshilltar i kryeministrit pėr rendin dhe sigurinė. Pra, ky ėshtė njeriu qė nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr duhej tė interesohej pėr procesin e demilitarizimit, veēanėrisht pėr atė se ku do tė bėhej ēmontimi i municioneve, duke e ditur se ky proces kishte rreziqe pėr sigurinė e vendit. Pėr tė bėrė punėn e vet, kėshilltari i kryeministrit supozohet qė tė grumbullojė sa mė shumė informacion nė fushėn pėrkatėse. Por, Aveniri nuk kishte nge pėr kėto gjėra se ai jep mėsim dhe nė dy universitete private, siē thotė me sa duket pėr mburrje nė jetėshkrimin e vet. Merret vesh ėshtė i pangopur me lekė. Do tė ishte kurioze p.sh. qė ky Aveniri tė dilte ndonjė mbrėmje nė studion e kushėririt tė vet Ēlirimit, nė emisionin “Fakt” dhe tė pyetej pėr kėto gjėra. Ironia ėshtė se nė jetėshkrimin e vet, kėshilltari i Berishės pėr sigurinė, nuk paraqet as datėlindjen e vet, a thua se kėrkon ende tė sigurohet pėr kėtė gjė. Dhe tė mendosh qė ėshtė edhe jurist. Nė jetėshkrimin e vet, ky Aveniri i sigurisė mburret se nė vitin 2002 ka bėrė njė trajnim nė Kroaci, mbi ēėshtjen “Terrorizmi dhe siguria nė shekullin XXI, Evropa Juglindore dhe bota”. Avenirit duhet t’i shkonte mendja se terrorizmi mė i sofistikuar ėshtė ai qė shfrytėzon situatat, pėr tė mos ngjarė si terrorizėm. Duket se Aveniri, postin e kėshilltarit pėr sigurinė dhe rendin nuk e kishte marrė si punė serioze, si aventurier i burokracisė ndėrkombėtare qė ėshtė. Nga jetėshkrimi i tij merret vesh se deri nė mars 2005 ai ka punuar nė Departamentin e Drejtėsisė tė UNMIK, nė zyrėn e Prokurorėve ndėrkombėtarė. Ky i pėrket atij grupi njerėzish pranė PD, qė kur kjo parti doli nė opozitė shkuan jashtė vendit pėr tė gjetur punė pranė burokracisė ndėrkombėtare, ndėrsa kur PD erdhi nė pushtet, u kthyen me CV tė pasura, pėr tė marrė poste. Admir Drago ėshtė kėshilltar i kryeministrit pėr Ēėshtjet Ligjore. Sipas jetėshkrimit tė vet, deri nė 2007 ka qenė avokat pranė AMC. Duket se Berisha e ka zgjedhur kėtė person si kėshilltar, duke menduar se kėtė gjė do ta mirėpriste Greqia. Admir Drago, sipas datėlindjes qė ka dhėnė vetė, ėshtė 30 vjeē, ēka do tė thotė se kur Berisha erdhi nė pushtet, nė 2005, ishte 27 vjeē. Njė kryeministėr nė tė gjashtėdhjetat, si Berisha, qė merr kėshilltar pėr ēėshtje ligjore njė njeri nė kėtė moshė, tregon qartėsisht joseriozitetin e vet. Eksperiencat e punės tė Admir Drago, sipas jetėshkrimit tė vet, fillojnė nė vitin 2003, kur ai hyri nė punė si avokat pranė studioje ligjore tė huaj qė vepron nė Shqipėri (kjo studio ligjore qė angazhon njė avokat 25 vjeēar tregon nga ana e saj joseriozitetin e vet), dhe kjo ėshtė njė nga dy eksperiencat e punės tė Dragos. Tjetra ėshtė pas kėsaj, e shkurtėr, tek AMC. Kėshilltari i kryeministrit pėr ēėshtjet ligjore supozohet qė tė jetė njė jurist me pėrvojė nė kėto 18 vjet tė tranzicionit, jo njė si Drago. Fatbardh Kadilli ėshtė kėshilltar i kryeministrit pėr antikorrupsionin. Kjo tregon se angazhimi i deklaruar i kryeministrit Berisha pėr tė luftuar korrupsionin ka qenė mė sė paku joserioz. Shqiptarėt janė fatzinj, qė Fatbardhi ėshtė kėshilltar i kryeministrit pėr antikorrupsionin. Sipas jetėshkrimit tė vet zyrtar, Fatbardh Kadilli ėshtė diplomuar nė Universitetin e Tiranės pėr gjuhė-letėrsi. Mė pas, siē ėshtė praktika e aventurierėve tė OJF-ve tė Tiranės, Fatbardhi ka kryer studime pasuniversitare pėr punonjės social, nė Tiranė. Sipas jetėshkrimit tė vet, zyrtar Fatbardhi vazhdon studimet nė Londėr pėr njė master pėr “Politikat publike dhe menaxhimin”. Ėshtė pėr t’u habitur qė kryeministri merr si kėshilltar njė njeri qė ende vazhdon tė shkollohet, nė kohėn kur paguhet pėr tė bėrė kėshilltarin. Kjo tregon joseriozitetin e kryeministrit, se sa pėr Fatbardhin dihet se ėshtė njė aventurier i OJF-ve. Duke marrė Berisha si kėshilltar pėr antikorrupsionin, njė tė diplomuar pėr gjuhė-letėrsi, qė ėshtė duke kryer njė master pėr ligje, tregon mė sė paku joseriozitetin e vet. Por, Berisha e ka marrė Kadillin se ai nė vitet 2001-2004 ka qenė zėvendėsdrejtor i programit tė USAID pėr reduktimin e korrupsionit. USAID ia dha kėtė vend Kadillit se ai ishte bashkėthemelues dhe anėtar bordi tek OJF e Genc Rulit, Instituti i Studimeve Bashkėkohore, qė ka qenė i parapėlqyeri i USAID. Kjo tregon dhe joseriozitetin e USAID nė Shqipėri. Kadilli, kur punoi pėr dy vjet, nė 1993-1995, si inspektor i pritjes sė popullit dhe ankesave nė kryeministri, u bė anekdotik pėr mėnyrat qė gjente pėr t’ i sjellė rrotull ata qė ankoheshin dhe jo pėr tė bėrė seriozisht detyrėn e vet, qė mund tė quhej si pikė-kyē pėr tė perceptuar korrupsionin. Kėshilltari i kryeministrit pėr territorin dhe pronat, Flamur Kuēi ėshtė diplomuar pėr arkitekturė. Ėshtė disi e habitshme qė pėr kėto ēėshtje kryeministri ka pėr kėshilltar njė arkitekt. Ē’lidhej ka njė arkitekt me ēėshtjen e pronave? Aq mė tepėr kur ky njeri nė jetėshkrimin e vet nuk ka shėnuar asnjė punė konkrete si arkitekt, por vetėm projekte OJF-ėsh. Pastaj duket dhe si njė humor i hidhur fakti qė kėshilltari i kryeministrit pėr pronat ėshtė dhe pedagog nė Akademinė e Arteve, dega skenografi. Kjo i jep njė kuptim artistik ēėshtjes, sikur kryeministrit nuk i duhet njė kėshilltar pėr territorin dhe pronat por njė ekspert nė inskenim. Kėshilltari i kryeministrit pėr integrimin euroatlantik, Glori Husi, ėshtė diplomuar nė fakultetin juridik tė Universitetit tė Athinės nė vitin 2001. Nė jetėshkrimin e vet zyrtar ai thotė pėr vetveten nė vetėn e tretė: “Z. Glori Husi ėshtė njė jurist me formim tė plotė dhe tė gjithanshėm pėrsa i pėrket sistemeve ligjore nacionale duke pasur njė njohje tė thellė tė sė Drejtės Greke dhe gjithė aspekteve institucionale tė sistemit ligjor Grek por edhe tė shumė aspekteve tė sistemit ligjor tė Gjermanisė”. Pra, kėshilltari i kryeministrit pėr integrim euroatlantik na qenka njė ekspert i sė drejtės greke. Duket se Berisha e ka marrė kėtė kėshilltar pėr tė kėnaqur Greqinė, qė u thotė shqiptarėve se rruga e Shqipėrisė pėr integrimin euroatlantik kalon nga Athina. Kėshilltari i kryeministrit pėr arsimin, Myqerem Tafaj, sipas jetėshkrimit tė tij zyrtar, ėshtė diplomuar pėr veterinari. Ē’marrėzi e ēuditshme kjo e kryeministrit, qė merr si kėshilltar pėr arsimin njė veteriner, a thua se pėr kryeministrin shkollat shqiptare janė stalla dhe nxėnėsit dhe studentėt shqiptarė janė viēa dhe derra! Pjerin Marku ėshtė kėshilltar i kryeministrit pėr industrinė e informacionit. Edhe ky ėshtė njė intelektual-master, qė ka kapėrcyer nga fusha e vet, nė tė gjitha fushat e mundshme. Si shkollim bazė ai ka kryer fakultetin e inxhinierisė sė ndėrtimit, nė universitetin e Tiranės, dega topogjeodezi. Sipas jetėshkrimit tė vet ka kryer studime pasuniversitare jashtė vendit pėr shkencat kompjuterike, si dhe ka kryer njė master nė administrim-biznes, si dhe ėshtė duke marrė doktoraturėn. Pra, njė i diplomuar pėr topografi-gjeodezi, qė pretendon se ėshtė duke marrė si drejtim kryesor atė tė administrim-biznesit, ku po bėhet doktor, ėshtė kėshilltar i kryeministrit pėr industrinė e informacionit, fushė ku pretendon se ka bėrė disa studime pasuniversitare, pėr tė cilat nuk jep kohėn se kur i ka bėrė! Vetėm njė kryeministėr bufon mund ta merrte pėr kėshilltar kėtė njeri. Arsyen pse e ka marrė pėr kėshilltar, e gjen nė jetėshkrimin e Pjerin Markut, kur thotė pėr veten se ka qenė drejtor ekzekutiv i koalicionit shqiptar kundėr korrupsionit. Pra, ka qenė klani i Fatbardh Kadillit dhe Genc Rulit. Kėshilltarėt e kryeministrit pėr ekonominė janė tre, njėri mė i ēuditshėm se tjetri. Njė nga kėshilltarėt e kryeministrit pėr ekonominė, Neritan Sejamini, ėshtė diplomuar pėr fizikė nė Universitetin e Tiranės, dhe mė pas ka bėrė njė master pėr analiza ekonomike nė SHBA, siē pretendon vetė nė jetėshkrim. A nuk ėshtė joserioz njė kryeministėr qė merr kėshilltar pėr ekonominė, njė tė diplomuar pėr fizikė, qė ka bėrė njė master nė ekonomi? Masteri ėshtė studim pasuniversitar dhe njohuritė qė jepen nė tė, supozojnė njė bazė njohurish tė fituara nga studimet universitare. Ndėrsa fizika dhe ekonomia janė dy fusha kaq larg njėra-tjetrės. Edhe Sejamini, si Kadilli ėshtė bashkėthemelues i OJF tė Genc Rulit, pra i njė prej klikave qė morėn nė dorė pushtetin e PD nė 2005. Kėshilltari tjetėr i kryeministrit pėr ekonominė, Petraq Milo, ka si shkollim tė parė tė lartė, atė nė Shkollėn e bashkuar tė oficerėve, ku nė vitin 1981, ėshtė diplomuar si oficer artilerie. Mė pas nė vitin 1988 ėshtė diplomuar si ekonomist. Por nė jetėshkrimin e vet zyrtar thotė se ėshtė jurist?! Ėshtė me tė vėrtetė njė gjė shumė fantastike qė njė njeri qė e fillon karrierėn si pedagog i degės sė artilerisė nė shkollėn e oficerėve rezervistė nė Zall-Herr, siē thotė nė jetėshkrimin e vet, tė pėrfundojė nė 1999 funksionar i UNMIK nė Kosovė, ku nė 2003 u bė drejtues i Zyrės Fiskale tė Kosovės dhe drejtor i politikave kėshillėdhėnėse! Kėshilltarja tjetėr e kryeministrit pėr ekonominė, Suzana Guxholli, ka dhėnė jetėshkrimin mė tė gjatė, me 1678 fjalė, ku ka treguar nė mėnyrė tė detajuar tė gjithė anabasin e vet nė OJF-tė dhe zyrat e burokracisė ndėrkombėtare, me projekte, trajnime, poste tė mirėpaguara. Problemet reale tė ekonomisė shqiptare pėr tipa tė tillė nuk kanė asnjė rėndėsi, pėr ta ka rėndėsi vetėm si tė jenė tė pėlqyeshėm pėr ndėrkombėtarėt, tė cilėt bėjnė sikur nuk dinė asgjė kur gjėrat shkojnė keq. Kėshilltarja e kryeministrit pėr agroindustrinė, Valdete Vorpsi, e diplomuar nė biologji, duket se ėshtė zgjedhur nga kryeministri vetėm pėr faktin se ajo nė vitet 1994-2007 ka kryer katėr kualifikime shkencore nė Greqi, dhe bashkėpunon me Universitetin e Selanikut. Berisha i mban pranė njerėz tė tillė jo pėr kėshilla, se nuk po shohim tė zhvillohet agroindustria nė Shqipėri, por pėr dekoracion, pėr t’u bėrė i pėlqyeshėm pėr grekėt. Kėshilltari i kryeministrit pėr pushtetin vendor, Ylli Asllani, ėshtė njė njeri pėr tė cilin e ke tė qartė se me kė ke tė vėsh, kur lexon nė jetėshkrimin e tij se ka aftėsi kompjuterike, qė konsistojnė nė zotėrimin e programeve Word dhe Excel. Sipas kėsaj i bie se tė gjithė kėshilltarėt e tjerė tė kryeministrit, si dhe vetė ky, nuk e zotėrojnė programin kompjuterik Word, meqė nuk e kanė vėnė kėtė nė jetėshkrimin e tyre. Enkelejda Patozi ėshtė kėshilltare e kryeministrit pėr ēėshtjet e ujit. Si inxhiniere hidroteknike kjo ėshtė nė fushėn e vet, por problemi ėshtė se ka ardhur nė kėtė detyrė jo pėr merita, por se ėshtė gruaja e nėnkryetarit tė PD, Astrit Patozit. Edvin Kulluri ėshtė zyrtarisht ndihmės i kryeministrit. Edvini ėshtė nė kėtė post vetėm se ėshtė i afėrm i Arben Imamit, shefit tė kabinetit tė kryeministrit. Edvini ka studiuar pėr filozofi dhe sikur tė dinte diēka nga filozofia, do tė mendohej se Berisha e mban pranė si filozof. Se pėr ēfarė e ndihmon Edvini kryeministrin mbetet mister, por njė gjė ėshtė e sigurt, Edvini e kalon kohėn duke sharė Berishėn kafeneve, pa u kujdesur shumė pėr t’ i filozofuar termat. Drejtori i Kabinetit tė kryeministrit, Arben Imami, nuk parapėlqen tė thotė se ku ka punuar qė nga viti 1981, kur mbaroi Institutin e Lartė tė Arteve, deri nė 1991 kur u bė deputet. Duket se e kupton se njė regjisor nė postin e drejtorit tė kabinetit tė njė kryeministri, ėshtė njė gjė qė ve nė dyshim seriozitetin e kryeministrit. Imami, me delirin e vet tė madhėshtisė, krijon nė jetėshkrimin e vet njė ndarje tė posaēme me titull “Fushat e kompetencės”, ku shkruan pėr veten, nė vetėn e tretė, se fushat e kompetencės sė tij janė: “Reforma kushtetuese, reforma institucionale, reforma administrative, reforma nė drejtėsi, reforma e pushtetit lokal. Hartimi i programeve e politikave strategjike, organizimi dhe drejtimi i ekipeve pėr zbatimin e tyre. Shkruarje e ligjeve. Organizimi i partive dhe organizimi i fushatave elektorale individuale e partiake, hartimi i programeve politike e elektorale”. Kur, kėto i thotė njė njeri qė ka turp tė thotė se cili ėshtė shkollimi i tij bazė dhe ēfarė pune ka bėrė para se tė hyjė nė politikė, atėherė me tė vėrtetė kemi tė bėjmė me njė rast klinik. Duket se ai druri qė i dhanė njerėzit e Berishės nė 28 maj 1996 ia hoqėn Imamit edhe ato pak mend qė kishte. E fundit mbetet zėdhėnėsja e kryeministrit Juela Meēani. Juela nė jetėshkrimin e vet tė shkruar nė vetėn e tretė pėr vetveten, thotė deri edhe se: “Nė 1993 prezanton festivalin e kėngės nė RTSH”. E ē’tė thuash mė pėr zėdhėnėsen e kryeministrit!

Gazeta Sot


Postuar nga Tulipani datė 16 Prill 2008 - 10:34:

Ne fakt jo se nuk e dija po dita dites me mbushet mendja me shume se vazhdoj te bej gabim e te stresoj veten time duke studiuar, pse nuk i therras mendjes te kthehem ne Shqiperi te marr nja 3-4 fakultete ku te me teket, te aktivizohem ne politike e te mbaroj nja 8-9 mastera me shpenzimet e shtetit ... dhe shume jam vonuar



qe Shqiperia drejtohet nga mesues, veterinere,drejtues festivalesh e ku e di une e dine te gjithe e ky s'eshte faji i Berishes. Dhe ata para atij keshtu kane bere ... po ai s'do respektonte traditen? Ne shqiptaret shquhemi per tradita apo jo ?!!!

Ne kemi arritur nje 1 shkalle te formalizmit arsimor qe eshte i grades " patologjike" , shkurt kemi njerez te arsimuar por qe se kane pare deren e shkolles se kane qene te zene me
fushata, kemi mastera me shumice por ato jane
te gjitha te specialitetit " servilizem, te rakomanduar e te paafte "

e ketu flas pa dallim moshe se mosha s'eshte garanci per asgje, se ai qe eshte i trashe, i paafte e mendje shkurter leri kohe sa te doje e coje ku te duash po ne vend numero do rrije ...

ne politike s'eshte e thene qe profesionet ti korrespondojne gjithmone postit ku je por kur kjo dukuri fillon e perhapet si nje virus ne te gjitha deget e nje administrate shteterore kemi te bejme me ate qe mua me pelqen ta quaj " shtet fantazme "


Postuar nga misterioz datė 17 Prill 2008 - 08:28:

Re: Pershendetje Miq

Citim:
Po citoj ato qė tha Ami-
Dikur ne kete Forum kam mbrojtur Berishen kur shume prej atyre qe shkruajne sot e akuzonin se e kishte futur Shqiperine ne Konferencen Islamike. Ate kohe e mbroja me bindjen qe nje popull 70% e te cilin jane te fese muslimane eshte shume e drejte te perfaqesohet edhe ne bashkesi te ketij lloji.
Shume prej jush miq te dashur, nuk e pranonit kete realitet dhe kunderargumentonit me etiketime qe mund te beheshin nga perendimi ndaj Shqiperise etj.
Fakti qe 57 shtete islamike e johen ne Bllok Shtetin e Ri te Kosoves duke i dhene nje suport te padiskutueshem ne njohjen e saj ne Bote, nuk e di se si do ta kritikonin keto njerez Berishen per antaresimin qe permenda. Fakte te tilla ndodhin vetem nje here ne jeten e nje kombi dhe ne kemi pritur shume gjate. Nuk dua ta mbivleresoj Berishen per kete antaresim sepse por fakti tregon se ku gjerat behen ne menyre te drejte edhe perfitimet dallohen ndjeshem.
Me respekt
Ami-



E para punes popullsia ne Shqiperi nuk eshte 70 % e fese muslumane ,ka nja 40 vjet qe statistika te tilla bazohen ne ajer .Po te behet nji regjistrim se besoj qe do dalin me shume se 40 % muslumane.Ne Shqiperi i shef me kokrra femrat e mbuluara me perēe ,rakija eshte pija e pare qe i nxirret mikut e shoqeruar kjo dhe me nji berxolle te pjekur ,futi dhe nji koqe hudhur dhe ja ku doli darka.
Fakti qe Sali komunisti futi Shqiperine ne konferencen islamike ishte thjesht(gomarllik) per investimet gjoja te medha qe do benin keto shtete ne Shqiperi ,dhe plasen investimet ne xhamijat ,shkolla fetare ne dyqane perēesh dhe ne disa pallate qe po ti shohesh tani mbas 10 vitesh duket sikur i kane kafshuar qente.Idjotlliku radhes se Berishes se asaj kohe mundohet te paraqitet tani nga simpatizante dhe militante te ketij ish komunisti si veprim largpames dhe ketu luhet me patriotizmin ,dmth : e shifni ju qe shtetet islamike e njohen Kosoven ,ja pra qe Berisha kishte te drejte dhe ishte largpames.Gjeja e fundit qe i ka shkuar Berishes se asaj kohe ishte Kosova dhe jo se : gjerat behen ne menyre te drejte edhe perfitimet dallohen ndjeshem ,fraze gazetareske kjo apo ...!!!!!!!


Ketu tek ky linku me poshte jepen disa statistika mbi Kosoven ,dhe ndermjet te tjerave edhe shtetet qe e kane njohur Kosoven ato qe mendojne ta njohin,ato qe i preukupon kjo njohje dhe shtetet qe jane kundra.
Kosova

ps.nqs ka pasaktesira na jepni nji link tjeter ku tregohet edhe evulimi i njohjes se Kosoves nga shtete te ndryshme.


Postuar nga sarandaebukur datė 17 Prill 2008 - 16:26:

SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA

MUSTAFA NANO
Liri Berisha ka mbajtur gjithė kohėn njė profil tė ultė publik. Ka qėnė e urtė, e qetė, e pazėshme, njė hije lėvizėse krah bashkėshortit tė vet, bash si shumica e grave shqiptare. Nuk ėshtė ēudi qė kjo sjellje publike tė ketė qėnė zgjedhja e saj, por nuk duhet pėrjashtuar dhe fakti qė gjithēka tė ketė tė bėjė me pafuqinė e saj pėr tė luajtur rolin e njė protagonisteje. Kjo ka bėrė qė pėr shumė njerėz ajo tė jetė njė grua e mirė, njė zonjė e vėrtetė. Dhe kjo ėshtė e natyrshme. Nė njė botė tė mbushur me (tė dominuar nga) dokrraxhinj, heshtja ka charme-in e magjinė e vet. Me kėtė shpjegohet - fjala vjen - edhe nami i mirė i Bamir Topit, sot President i Republikės, e dje "njeriu i mirė" qė maskohej prapa heshtjes; mė saktė, prapa pafuqisė pėr tė thėnė ndonjė gjė interesante, tė guximshme e inteligjente.

Por le tė qėndrojmė tek Liri Berisha, e cila mė nė fund u bė e gjallė. Kishte dhėnė njė intervistė tė gjatė nė numrin e djeshėm tė "Panoramės", nėpėrmjet sė cilės rrekej t‘u mbushte mendjen shqiptarėve se bashkėshorti i saj, jo vetėm ėshtė dorėjashtė nė ngjarjen tragjike tė Gėrdecit, por edhe ka vuajtur shumė prej kėsaj tragjedie, tok me Lirinė. Ne tė gjithė kemi pritur kryeministrin tė dalė, tė shpjegohet e tė hedhė poshtė dyshimet qė bjenė mbi tė e vetėm mbi tė, por Saliu kėtė herė ka ndryshuar taktikė. Ka nxjerrė tė urtėn, tė mirėn: Lirinė.

E ēfarė thotė Liria nė kėtė intervistė? Duhet theksuar, se pėr ata qė janė tė interesuar tė marrin vesh diēka mė shumė lidhur me atė qė ndodhi nė Gėrdec, ajo nuk thotė asgjė. Thjesht bėn ēmos tė na bindė, se burri i saj nuk e ka takuar asnjėherė baxhanakun e mbetur nė rrėnojat e katastrofės. Ajo vetė e ka ditur qė burri i motrės punonte nė Gėrdec, e qė atje "mbante ca arka municionesh", por kėtė nuk ia ka thėnė asnjėherė tė shoqit. Pėr mė tepėr, kur e motra i paska thėnė, se i shoqi punonte nė Gėrdec, se atje "mbante ca arka municionesh", e se atje "nuk ishte fare i kėnaqur, por s‘kishte gjetur punė tjetėr pėr tė bėrė", Liria hesht. Nuk e shtyn mė tutje bisedėn, nuk befasohet se si kunati i vet bėn njė punė tejet banale nė kushtet kur i shoqi i saj nuk ka lėnė militant e familjar pa punėsuar nė administratėn publike, nuk i thotė se "kjo nuk ka kuptim", nuk i thotė se "ne mund tė gjejmė njė punė tjetėr mė tė hijshme pėr tė". Ka budalla qė ta hajė kėtė gjė?

"Saliu lexonte emrat atje, dhe unė thosha: e zeza, si nuk ia kemi thėnė?" Ja, kėtė na tregon Liria, e ēuditėrisht harron tė na thotė, se si ėshtė e mundur qė i vetmi emėr viktime qė u lexua gabim prej Saliut, ishte emri i baxhanakut. Tė gjithė e mbajnė mend, se kur erdhi radha tė lexonte emrin e baxhanakut, Saliu bėri njė pauzė tė pashpjegueshme, e pastaj tha : Mehmet. Nė fakt, mė pas u mor vesh se baxhanaku quhej Muhamet.

Ja, kjo ėshtė gjithēka qė thotė Liri Berisha lidhur me Gėrdecin nė atė intervistė tė gjatė. Pjesa tjetėr ėshtė e mbushur me paranoja qė kanė kuptim veē nė gojėn e grave tė diktatorėve. "Kur i kam pyetur familjarėt e viktimave dhe tė mbijetuarit, qė ishin strehuar nė konvaleshencė, se ēfarė nevoja kishin, ata mė pėrgjigjeshin: jo, asgjė, tė faleminderit shumė. Madje njėri syresh, mė tha: tė falenderoj, se po na ktheni atė qė kemi patur, po na i ktheni shumė shpejt, dhe na keni sjellė ēdo gjė qė kemi kėrkuar. Ėshtė faji ynė qė i kemi ndėrtuar shtėpitė mbi krater, qė i dėrguam vetė fėmijėt e vajzat tona, ndonėse e dinim rrezikun. Dhe nė fund mė thonė: hajde mė shpesh". Tė gjitha kėto fjalė janė tė Liri Berishės. Gati sa nuk na thotė: As qė e ēanin kokėn qė u kishin vdekur njerėzit e afėrm; thjesht ishin tė lumtur qė mė kishin mua e burrin tim pranė tyre. Lind pyetja: A i vjen zor kėsaj gruaje vallė, qė pikėrisht nė momentin e njė tragjedie tė kėtyre pėrmasave, ajo gjen guxim e nge tė na flasė pėr mirėnjohjen e familjarėve tė viktimave pėr familjen kryeministrore? A i vjen zor kėsaj gruaje, qė pikėrisht nė kohėn kur shumė dėshmitarė okularė bėjnė be e rrufe se Muhamet Hoxha nuk ka mbajtur arka me municione nė shpinė, por ka qėnė supervisor a inspector, ajo na flet pėr familjarėt e viktimave, tė cilėt s‘dinė ta fshehin lumturinė prej begenisjes qė u ka bėrė gruaja e ā€¦Atij?

A i vjen zor kėsaj gruaje, kur na flet pėr dramėn e vet familjare pėr shkak tė sulmeve politike e mediatike qė i janė bėrė burrit, djalit e vajzės sė saj, nė njė kohė qė i shoqi ka shkaktuar me qindra drama tė tilla, duke sulmuar e pėrgojuar gratė, fėmijėt, burrat, familjarėt e kundėrshtarėve politikė? A i vjen zor kėsaj gruaje, kur na flet pėr Valentinma Leskaj si pėr "njė grua dinjitoze, tė ekuilibruar, me vlera, qė di tė respektojė vetveten e qė di t‘i bėjė tė tjerėt qė ta respektojnė", nė njė kohė kur burri i saj nuk ka lėnė gjė pa thėnė kundėr Valentinės e djalit tė saj? Me siguri, nuk i vjen zor. Ose i vjen, por s‘ka ē‘tė bėjė. Burri e ka urdhėruar tė dalė e tė thotė gjėra tė porositura. Dhe njė gjė e porositur ėshtė edhe rrėfimi mbi momentet e anėtarėsimit nė NATO, tė cilat kjo i paska pėrjetuar si njė idealiste e madhe, qė i digjet barku pėr Shqipėrinė, e nė tė cilat ajo merr njė telefonatė nga Saliu, e hap celularin, e dėgjon burrin t‘i thotė: Liri, gėzohu deri nė fund, pasi hymė nė NATO.

Kur dėgjon kėto broēkulla, tė vinė nė mendje asosacjone tė regjimit tė shkuar; tė vjen nė mendje njė skenė, ku diktatori del tok me gruan nė ballkonin e vilės sė vet, hedh vėshtrimin nga Tirana plot drita qė lėndojnė terrin e mbrėmjes, dhe thotė: Shiko Nexhmije, njerėzit janė nėpėr shtėpira, po gėzojnė, janė tė lumtur. Dhe aty pėr aty diktatori dhe e shoqja pėrloten, duke u shtirur se po besonin njė gjė, qė nuk ishte tjetėr, veēse njė sendėrgji e tyre haluēinante e duke harruar se shumė nga ata njerėz nuk kishin ē‘tė hanin e shumė tė tjerė e kishin mendjen tek tė afėrmit e tyre tė burgosur e tė egzekutuar.

Ja, kėshtu dhe Liria na qėnka pėrlotur, duke harruar shumė shpejt se pėr shkak tė paaftėsisė apo zullumeve tė tė shoqit vetėm disa javė mė parė kishin humbur jetėn 25 shqiptarė tė pafajshėm e ishin plagosur qindra tė tjerė, duke i dalė nga mendja se nė vitin 1997, vetėm e vetėm se i shoqi donte tė mbronte njė karrike tė qelbur, humbėn jetėn tre mijė shqiptarė, duke i dalė nga mendja se vetėm pak ditė mė parė u masakrua njė mjek nė krye tė detyrės, dhe as ajo, as i shoqi ( i cili "ėshtė shumė i ndjeshėm ndaj njerėzve qė vuajnė") nuk thanė njė fjalė ngushėlluese, duke i dalė nga mendja se e mira e kėtij vendi nuk mund tė identifikohet me tė mirat qė mund t‘i vinė njė familjeje prej abuzimit me pushtetin.

Ē‘soj i shpifur njerėzish shtinjakė!


  Gjithsej 9 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 »
Trego 404 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.