Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 209 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Gjelle tradicionale shqiptare (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3903)


Postuar nga ilir08 datė 31 Dhjetor 2008 - 17:12:

Citim:
Po citoj ato qė tha turll


Sot kam vetem byrek me mish (derri kuptohet) ......... po nuk te jap dot se kam futur lekun brenda, dhe kam frike se te bie ty .........



nqoft se je me gjithmon myslymon te pakten byreqet mos i boni me ate misha haram. Ka mish hallall sa te dush mer vlla shqipnie


Postuar nga roke datė 01 Janar 2009 - 18:12:

na dolen te gjitha shoqet e Forumit Horizont NikoQire te medha.njera ben byrek,tjetra gjelle me 5 yje,madje ca kane marre dhe titullin "Duart e Arta":p dhene nga shoqata e konsumatorit Mos imagjinoni shume,apo te gjitha pa pune qenkeni....Jo per gje,por po ti shohin burrat tuaj keto mesazhe ketu ne forum u leshon goja leng....se i shqepet me veze te skuqura...


Postuar nga BIONDIA datė 12 Janar 2009 - 20:11:

Citim:
Po citoj ato qė tha roke
....Jo per gje,por po ti shohin burrat tuaj keto mesazhe ketu ne forum u leshon goja leng....se i shqepet me veze te skuqura...


 

hahah sa kam qesh po  te zime vezet se sduan shume pune uje e kripe  se te skuqme kan angari ....


Postuar nga shelgu datė 12 Janar 2009 - 20:58:

pshesh me dhalle


Postuar nga argana datė 16 Janar 2009 - 00:50:

ju burrat na doni dhe NikQire dhe me pare, por te dyja sikur nuk shkojne


Postuar nga AndreaPirelli datė 16 Janar 2009 - 02:59:

Citim:
Po citoj ato qė tha argana
ju burrat na doni dhe NikQire dhe me pare, por te dyja sikur nuk shkojne


:dukemendu Po mire zgjidh e jep ke te duash atehere ......... .


Postuar nga belga datė 20 Janar 2009 - 18:22:

Citim:
Po citoj ato qė tha turll


:dukemendu Po mire zgjidh e jep ke te duash atehere ......... .



te dish te gatuash eshte mrekulli po edhe po qe se nuk din mundesh me mesuar nga te tjeret ose nga libri " si te gatuajme " baza themelore e guzhines shqiptare pershendetje belga


Postuar nga shelgu datė 28 Janar 2009 - 20:38:

Ore kjo belga, shqiptare eshte> Se ne kete forum kane vend vetem shqiptarert e thekur


Postuar nga BIONDIA datė 01 Korrik 2009 - 16:57:

Sot si dite feste meqe ka fitu Pd po gatuaj icik si "lehtshem".... po i fus nje griliate me mish dhe perime jashte ..sallate jeshile ...de nje tarator me kos ...embelsire akullore ...


Postuar nga shelgu datė 01 Korrik 2009 - 16:59:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA
Sot si dite feste meqe ka fitu Pd po gatuaj icik si "lehtshem".... po i fus nje griliate me mish dhe perime jashte ..sallate jeshile ...de nje tarator me kos ...embelsire akullore ...


U c'me kujtove kete taratorin. po hudhra i hedh?

U me rrofsh se edhe une ashtu do bej tani, ja te cohem. Po kastravecat mos ja grin shume te holla?


Postuar nga Deb* datė 01 Korrik 2009 - 16:59:

tave kosi me mish qengji po gatuaj per dreke.


Postuar nga BIONDIA datė 01 Korrik 2009 - 17:01:

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus


U c'me kujtove kete taratorin. po hudhra i hedh?

U me rrofsh se edhe une ashtu do bej tani, ja te cohem. Po kastravecat mos ja grin shume te holla?



i hedh hudhra por bej kujdes i hap dhe i heq ate qe kane ne mes"zemren" se jane shuem te forta keto hudhat ketu ....kastravecat nuk i grij shume te holle sepse me pelqen ti ndiej kur i haj ......


Postuar nga BIONDIA datė 01 Korrik 2009 - 17:03:

Citim:
Po citoj ato qė tha Debora*
tave kosi me mish qengji po gatuaj per dreke.


une e bera te dielen ....se per mua e diela eshte dita kur mbledh familjen mamin babin motren vellezerit dhe hajme dreke bashke .....na duket sikur jemi akoma ne elbasan


Postuar nga BIONDIA datė 01 Korrik 2009 - 17:08:

cedrus ....pse duhet te genjej .....qe te tregohem vajze me kohen duhet te them qe i blej se do me thone "i katunarja dika me be pete" ...ateher Be skam pse te ze por po te them proceduren ;
marr miellin dhe i hedh uje pastaj (heq unazat dhe mundesisht bej byrek kur kam thojte e shkurter ose kur i kam te prere ...) filloj dhe e bej kete brumin derisa te ndiej qe eshte gati marr e ndaj ne topa te vegjel zakonisht 7 ..marr OKLLAIN hedh niseshte dhe filloj e bej petet ....
do me .......?


Postuar nga Deb* datė 01 Korrik 2009 - 17:11:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA


une e bera te dielen ....se per mua e diela eshte dita kur mbledh familjen mamin babin motren vellezerit dhe hajme dreke bashke .....na duket sikur jemi akoma ne elbasan


Lum si ti. Une s'kam asnje ketu;as nga te mite, as nga te burrit.
P.s Kam nusen e vellait nga Elbasani.


Postuar nga Deb* datė 01 Korrik 2009 - 17:12:

................


Postuar nga AndreaPirelli datė 01 Korrik 2009 - 17:12:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA
".... po i fus nje griliate me mish dhe perime jashte ..


I themi zgare ne nga shqypnia ........


Postuar nga BIONDIA datė 01 Korrik 2009 - 17:14:

Citim:
Po citoj ato qė tha Debora*

Lum si ti. Une s'kam asnje ketu;as nga te mite, as nga te burrit.



me vjen keq Debora .....jam me te vertet me fat qe i kam mami sa here qe gatuan ndonje gje qe me pelqen ma ruan derisa te shkoj dhe pse shume gjera si haj dot por perseri bej ndonje shkelje ....


Postuar nga kotka datė 01 Korrik 2009 - 19:32:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA


mami sa here qe gatuan ndonje gje qe me pelqen ma ruan derisa te shkoj



sikur te shkoja edhe une tek mami im e te ma ruante ate gatimin e saj
sa shume me mungon, sidomos ato petullat dhe patatet e skuqura te ngrohta dhe te mira te saj.

it's true, people cook for you when they love you.


Postuar nga shelgu datė 01 Korrik 2009 - 19:39:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA
cedrus ....pse duhet te genjej .....qe te tregohem vajze me kohen duhet te them qe i blej se do me thone "i katunarja dika me be pete" ...ateher Be skam pse te ze por po te them proceduren ;
marr miellin dhe i hedh uje pastaj (heq unazat dhe mundesisht bej byrek kur kam thojte e shkurter ose kur i kam te prere ...) filloj dhe e bej kete brumin derisa te ndiej qe eshte gati marr e ndaj ne topa te vegjel zakonisht 7 ..marr OKLLAIN hedh niseshte dhe filloj e bej petet ....
do me .......?



Dua, Ato topat i ben pete, pastaj perdor gjalpe apo vaj?

Moj po ti paske komplekse me. Une  e kam mamin nga Tirona, prapa pallatit te kultures e ka pas shpine      dhe di te beje byrek. lakror i thone andej na Korqa.

Pse m goce,  keto te qitetit nuk e hane keto fare, lakrorin?

 


Postuar nga kotka datė 01 Korrik 2009 - 19:45:

bionde sipas teje une kur hap peta jam katunare, kur e bej byrekun me peta te gatshme jam tironse.
jo moj moter eshte ne varesi te kohes dhe te humorit qe je. Une kam 15 vjet qe nuk hap peta edhe pse jetoj ne fshat tani, por kjo nuk me ka bere aspak me qytetare, perkundrazi byreku nuk eshte aq i shijshem si atehere kur i hapja petet vete kur isha ne Tirane.


Postuar nga shelgu datė 01 Korrik 2009 - 19:51:

Citim:
Po citoj ato qė tha kotka
bionde sipas teje une kur hap peta jam katunare, kur e bej byrekun me peta te gatshme jam tironse.
jo moj moter eshte ne varesi te kohes dhe te humorit qe je. Une kam 15 vjet qe nuk hap peta edhe pse jetoj ne fshat tani, por kjo nuk me ka bere aspak me qytetare, perkundrazi byreku nuk eshte aq i shijshem si atehere kur i hapja petet vete kur isha ne Tirane.



ca pete ke ti kotka sfoliate, se keto jane si kartona pash zotin. Pse s'thu ti qe ju jep me hongerkompesato atyre te shpis.


Postuar nga kotka datė 01 Korrik 2009 - 20:49:

Citim:
Po citoj ato qė tha cedrus


ca pete ke ti kotka sfoliate, se keto jane si kartona pash zotin. Pse s'thu ti qe ju jep me hongerkompesato atyre te shpis.



aha s'e kap dot kotken ne gabime ti cedrus, se une petat qe i fus brenda byrekut i pjek pak dhe i sperkat me gjalpe ose me vaj ulliri dhe me qumesht simbas rastit, varet me cfare do jete gjella brenda dhe kur mbaroj se shtruari petat rrah nje koker veze me qumesht dhe djath kackavall te girre dhe kur eshte nga mesi i pjekjes ja hedh persiper qe te zbuten petat dhe mos mbeten si kompesata.

te befte mire byreku dhe tricku qe te tregova me koston $20.00 mos ja jep armikut.


Postuar nga BIONDIA datė 01 Korrik 2009 - 22:06:

Citim:
Po citoj ato qė tha kotka
bionde sipas teje une kur hap peta jam katunare, kur e bej byrekun me peta te gatshme jam tironse.
jo moj moter eshte ne varesi te kohes dhe te humorit qe je. Une kam 15 vjet qe nuk hap peta edhe pse jetoj ne fshat tani, por kjo nuk me ka bere aspak me qytetare, perkundrazi byreku nuk eshte aq i shijshem si atehere kur i hapja petet vete kur isha ne Tirane.




kotka nuk me kuptove ....shikoj se shumica gocave qe njoh e kane per turp te thone qe dine te gatuajne sepse demek jane marre vetem me studime dhe jo me keto vogelsira e kisha per disa kokboshe(qe me duhet ti duroj gjatre dites ) ......cedrus skam komplekse fare une po ti lexon dhe kupton ate qe te vjen mire ty ....i hedh vaj ulliri sepse gjalpin smund ta haj ....byrekun e bana me spinaq dhe lepjete....


Postuar nga kotka datė 02 Korrik 2009 - 00:20:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA



cedrus skam komplekse fare une po ti lexon dhe kupton ate qe te vjen mire ty ....i hedh vaj ulliri sepse gjalpin smund ta haj ....byrekun e bana me spinaq dhe lepjete....



po si te kam thene o BIONDE mos u merr me cedrus se ai nuk e ka hallin as tek gjalpi e as tek vaji, po e ka fjalen per topat.
ehu akoma nuk u mesove me Cedrus....lol


Postuar nga shelgu datė 02 Korrik 2009 - 01:40:

KOtka, kesaj i thone petanik e di une, ma ka msu nona, e bote me fasule. Mmmm Goja leng.

Bjonde, kotka do te na fuse ne sherr ne te dy. As per topa as per lesh nuk e kam mendjen une, po nuk e di pse nuk e ha gjalpin ti. Jo per gje po kam nje mike qe i hedh vaj ose margarine se ka frike nga kolesterina.

Bjonde 7 topa me duken pak per nje byrek. Sa me shume aq me mire dhe mbasi i sperkat me gjalpe, mire eshte ta fusesh brumin nja dy ore ne frigorifer. Kur e pjek byrekun dhe thermohen ato petet. Mos se kemi edhe nje me barre ketu dhe mos na beje ndonje pune.

Moj Bjonde, vertet e kishe ate ti qe ju vjen turp te thone se dine te gatuajne?


Postuar nga BIONDIA datė 02 Korrik 2009 - 17:46:

Cedrus nuk mund te haj bulmetin intoleranca me ben keq per kete i hudh vaj ulliri kur e bej me spinaq dhe vaj normal kur e bej me kos ose me domate(per familjen )....cedrus eshte shume e veshtire qe dikush te me fusi ne sherr sepse e evitoj gjithmon per te vetmen arsyen se nuk sjell gje te bej si "gore" sa me njeren me tjetren .......dhe kjo jete eshte aq e shkurter per ta kaluar duke u zene ....po cedrus jane ato "injorantet e diplomuara" qe zakonisht has ne punen time dhe me bejne te qesh dhe te qaj njekohesit sepse e quajne humbje kohe .....
nesje sot per darke po bej domate te mbushura me peshk persik gje e lehte dhe e fresket....dhe sallate jeshile


Postuar nga cecilia datė 08 Korrik 2009 - 09:33:

O bjondja meqe je nikoqire elbasani ti , a mund te na japesh ate receten e taves se kosit ?
Amon se si e bani u ate taven e kosit se ban asnje tu bafte moma tu bafte


Postuar nga BIONDIA datė 08 Korrik 2009 - 16:37:

Citim:
Po citoj ato qė tha cecilia2006
O bjondja meqe je nikoqire elbasani ti , a mund te na japesh ate receten e taves se kosit ?
Amon se si e bani u ate taven e kosit se ban asnje tu bafte moma tu bafte



cecilia taven e elbasanit duhet ne rradhe te pare ta besh me kosin dhe mishin e shqiperise jo per gje por ky qumeshti ketu nuk e zen aq te mire kosin dhe qengji i shqiperise eshte me i mire duket ma i shijsheme une po te them si e bente gjyshja ime dhe si e bej une por ka disa variente te kesaj gjelle .....ns eke mundesi beje ne tave balte
- mish qengji (mundesisht tuli por dhe disa brinje per nje njeri qe ka qef te lepije kockat )
-kos
-oris (2 luge)
-miell(ne dac te bardhe ne dac misri del me i mire)
-gjalp(dhe pak vaj sepse vetem gjalp ngrin )
-kripe.
-veze
Merr mishin e qengjit pasi e percellon pak sepse sado ka ndonje qime te vogl e lan dhe e fut ne nje tenxhere ku ke fut dhe gjalpin dhe e kavardis mire dhe pastaj i fut nje gote 1 ose 2 gota uje qe te zije pak(kjo sepse kosi ketu pritet )nje vale e nxjerr mishin dhe e ndan nga lengu (une e kulloj sepse ngel ndonje kocke e vogel ) ...marr nje tigan fut pak gjalp dhe vajin dhe skuq miellin sa te mare ate ngjyren e kuqerremte dhe shtoj lengen u ftohur te qingjit dhe i le te ftohen ...pastaj ne nje tas fus vezet (dhe ketu varet per sesa njeres ke per dreke por me shum se 2 se fus kurre) kripen miellin dhe i perziej mire i marr dhe i shtroj ne nje tepsi pastaj e fus ne furre kur eshte gjysem i gatshem shtoj orizin qe te trashet pak .


Postuar nga kotka datė 08 Korrik 2009 - 18:23:

Patate me qumesht dheme gjalpe ne furre
te lepish gishtat, e benin gjyshet ne fshat ne furre me gure jashte


Postuar nga cecilia datė 08 Korrik 2009 - 19:48:

Flm shumeee biondja ...Je shume e mire. E shenova mos ta humb. Keshtu kam nje kujtim tendin.

P.s. Nje pershendetje dhe per kotken se kisha kohe qe se kisha pare.
Ciao


Postuar nga BIONDIA datė 08 Korrik 2009 - 22:11:

Citim:
Po citoj ato qė tha cecilia2006
. Keshtu kam nje kujtim tendin.




cecilia kshu qysh e ke thene po me duket sikur i paskam ditet e numeruara hahhaha ska gje jane vetem receta dhe pse skane rendes recetat kur dicka e ben me dashuri dhe nje veze e skuqur te duket e mrekulleshme...
kotka kam ngrene nje dite nga kjo qe thua nena e nje femije me kishte ftuat per 8 mas ishte e mire ...


Postuar nga erious datė 08 Korrik 2009 - 22:20:

lakror me hithra... hudhni 15 lek, tju a shpjegoj


Postuar nga kotka datė 08 Korrik 2009 - 22:35:

Citim:
Po citoj ato qė tha erious
lakror me hithra... hudhni 15 lek, tju a shpjegoj


e dime s'ka nevoje te te hudhim leke


Postuar nga erious datė 08 Korrik 2009 - 22:41:

pa he iher, shpalose pasionin...


Postuar nga kotka datė 08 Korrik 2009 - 22:45:

Citim:
Po citoj ato qė tha erious
pa he iher, shpalose pasionin...


ziejme hithrat disa here e u derdhim lengun, perziejme me qumesht e djathe dhe i shtrojme si cdo byrek


Postuar nga erious datė 08 Korrik 2009 - 22:48:

ulu 4



ncuq, lakrore (korēe) e jo byrek, lakrorin atje e bejne me dy peta

leket...


Postuar nga kotka datė 08 Korrik 2009 - 22:57:

Citim:
Po citoj ato qė tha erious
ulu 4



ncuq, lakrore (korēe) e jo byrek, lakrorin atje e bejne me dy peta

leket...



ha h ah a

po ne gjirokastritet edhe lakrorit mo dreq i themi byrek, te pakten me ver 7 te kaloj klasen


Postuar nga erious datė 08 Korrik 2009 - 23:00:

mire un qe kam shpirtin matrapaz, po ti moj e vrare as 15 leke s'te jep te mesosh diēka... ?

se tregoj me se u trasha...

ah gjirokastrite ti...? me fal po se dija, ndryshe ste kerkoja leke

si dhe kot s'thojne per ju... qe e shikoni ate qe nxirni ne wc


Postuar nga kotka datė 08 Korrik 2009 - 23:04:

Citim:
Po citoj ato qė tha erious
mire un qe kam shpirtin matrapaz, po ti moj e vrare as 15 leke s'te jep te mesosh diēka... ?

se tregoj me se u trasha...



jo jo me mire mos ti mesoj te gjitha, se populli thote: "mjere kush di shume"


Postuar nga Tulipani datė 08 Korrik 2009 - 23:08:

Citim:
Po citoj ato qė tha BIONDIA


shtoj orizin qe te trashet pak .



Ajo qe kam provuar une s'kishte oriz brenda, e nuk e kam degjuar qe ta perdorin. Apo e ke metode tenden?


Postuar nga shelgu datė 09 Korrik 2009 - 00:44:

Po i shtove oriz, behet si gjelle fukarai (gjirokastriti demek)

Musaka me patate dhe mish te grire(vici)


Postuar nga AndreaPirelli datė 09 Korrik 2009 - 01:16:

Citim:
Po citoj ato qė tha Tulipani


Ajo qe kam provuar une s'kishte oriz brenda, e nuk e kam degjuar qe ta perdorin. Apo e ke metode tenden?



Shyqyr mo .............


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 [3] 4 5 »
Trego 209 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.