Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 71 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Edi Rama nudo ne foto te Gazetes ''Sot'' (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13164)


Postuar nga kontinenti datė 16 Shkurt 2007 - 01:02:

Citim:
Po citoj ato qė tha agata
Kontinenti, jam dakort me ju, por fotoja e publikuar ne kete faqe interneti, i perket jetes Private te Edit, dhe jo punes qe ka bere ose nuk ka bere ai.
Askush nuk ka te drejte te hyj e te komentoj jeten tende private..
Sot po e lexoja kete teme nga zyra ku punoj un, dhe nje kolegja ime qe u gjend afer meje kur hapa kete faqe, pa foton, e pyeti se kush ishte ky..!
I thashe qe ishte kryetari i bashkise se kryeqytetit te shqiperise, i shpjegova qe fotoja ishte publikuar ne nje gazete e qe kete te djele ishin zgjedhjet..
Dhe ajo, me mentalitetin e nje francezeje, menjehere reagoj duke me thene se nuk duhen ngaterruar jeta private e kujdo qofte me ate profesjonale... Kurse Shqiptareve i pelqen te fusin hundet edhe aty ku nuk duhet.
Po e perseri edhe nje here, personalisht, Edi nuk me pelqen, jo se ka dale lakuriq ne nje plazh francez, por se nuk eshte i afte, te jete nje kryetar bashkije. Se nuk eshte i afte te emeroj nje rruge ne Tirane qe miqte e mi qe vijne nga jashte te gjejne adresen time. Se nuk eshte i afte, te ndertoje nje stacjon autobuzi qe kur bie shi njerzit te presin si njerez autobuzin, se sillet sikur eshte bosi dhe jo sherbuesi i qytetareve ne tirane, etj..


Qe te kuptohemi drejte...nje lakuriqesi per mua eshte nje asgje, por Agata, une do thoshja disa se, nuk eshte problemi qe ai eshte cveshur lakuriq, se tek e fundit lakuriq kemi ardhur ne kete bote.
Problemi eshte tek pergjegjesia e ketij veprimi, pasi ne konceptet e ketij njeriu, ky quhet moderrnizem.
Te jap nje shembull tjeter.
Arnold Shvarceneger, sot eshte guvernator i Kalifornise.
Aktor i njohur etj.
Por, edhe ai ka bere nje poze nudo, gje te cilen ne baze te profesionit te tij dhe te moshes se re qe kishte atehere....e beri ate poze.
Tek e fundit merita e tij si aktor eshte tek trupi. Nudizmi eshte pjese e trupit.
Por, ca kohe me pare, pikerisht ky Shvarceneger...kerkoi te falur, por nje te falur te madhe, pikerisht per ate poze nudo e publikuar ne nje reviste.
Ai vetem sa u fotografua ne studio profesionale. Nuk doli me qellim te caktuar nudo. Doli ne emer te profesionit e jo te tregonte nuditetin e tij.
Tjeter gje eshte mjeti dhe tjeter gje eshte qeillimi.
Kurse Edi Rama nuk ka dale si mjet ne nje plazh, por ka dale si qellim dhe pa ia kerkuar kush kete gje. Fakti qe aty eshte dhe nje femer lakuriqe, verteton pregatitjen e ketij veprimi.
Lind pyetja; perse sherben te dalurit lakuriq?
Ben mire per shendetin?
Per trurin? Apo i ben mire Bashkise se Tiranes? Mos valle i ben mire Bashkise se Parisit?
Ku eshte diferenca ne kete rast e veshjes dhe e lakuriqesise?
Le te dale nudo nje njeri kushdo, por jo nje njeri i cili pretendon te jete kryeminsiter. Ketu qendron skandali!
Mos valle nderroi mentalitet ky Edi Rama sot? (meqe paska kohe qe paska dale ashtu, sic me tha Lezhjani)
Bukur shume...le te kemi nje kryeminister qe del lakuriq.
Rasti i pare ky.


PS- Shume vite me pare, Tanzania kishte nje kryeminsiter qe hante njerez....ishte kanibal!


Postuar nga kontinenti datė 16 Shkurt 2007 - 01:06:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Pse mos e ngaterroj mer konte? Morali nuk eshte vetem pune brekesh. Neper bote njerezit vrasin veten nga turpi dhe morali ka kuptim shume me te gjere sesa punet e brekeve. Moral eshte te kesh nje vizion mbi kombin tend, te identifikohesh me te, te punosh per te. Ndersa morali i tipit shqiptar kufizohet tek nderi vaginal apo seksual. Nderkohe shqiptaret neper bote merren me gjithe pislleqet e mundshme dhe mazellah se doli njeri te tregoje se ai nuk eshte morali yne. Nuk doli nje nene apo baba te beje lanet femijen qe merret me droge a me prostituta. Te gjithe heshtin dhe hane leket e krimit. Dmth, ta kam fjalen, mua morali i brekeve nuk me pelqen hic, sepse le ne hije moralet e tjera qe nje shoqeri e shendetshme duhet te kete.

Ti thua mos fol per shqiptaret ne pergjithesi, por le te marrim shembullim moralistik shqiptar. Me dhjetra vajza dhe adoleshente jane vetevrare per ceshtje nderi ose morali, por askush nuk eshte vetevrare psh sepse e kane burgosur per korrupsion, sic ka ndodhur ne Itali. Morali shqiptar eshte unipolar dhe prodhon nje shoqeri unipolare, qe nga njera ane eshte zhytur ne lluce kriminale dhe nga ana tjeter merret me moralin e brekeve. Sigurisht qe keto jane pergjithesime te medha dhe ndoshta nuk e kane vendin tek politika (e aq me teper tek kjo teme), por eshte nje problem shume delikat i cili dashje padashje u lidh me politiken gjate ketyre zgjedhjeve.

Persa i perket USA, nuk eshte shquar ndonjehere per zhvillim kushedi cfare shoqeror. Ka plot nga ata qe predikojne dhe ulerasin si qemoti ligjet e zotit. Ne Europe i perdorin si personazhe per tu tallur (shiko predikuesin tek Zelig). Nga ana tjeter amerikanet harrojne ndonjehere te jene kritike. Ndjekin disa ligje utopike dhe norma morale te trasheguara nga sistemi anglez. Keto gjera nuk i shikon me neper Evrope dhe kjo ka nje spjegim shume te thjeshte. Amerikanet nuk kane nje identitet te sigurte, mundohen te imitojne modelet puritan-protestante te kolonialisteve. Kur jevgjit kendonin neper klubet franceze ne fillim te shekullit te shkuar amerikanet te corientuar krijonin ku-klux-klane dhe debonin Carlie Caplinin sepse tallte Hitlerin. Nga nje ane thone God bless amerika, dhe nga tjetra vrasin mijera njerez te pafajshem ne Irak. Nuditetin e viteve 60 nuk e zhvleresoi psikanaliza, por koha. Dhe kjo per faktin e thjeshte se njerezit arriten lirite qe deshen. Po flasim pikerisht per ato liri qe shqiptaret NUK i kane fituar me djerse dhe akoma se ndjejne nevojen ta bejne. Sidoqofte amerika ka nje model demokracie te tipit monist. Ndryshimet i bejne avash avash. Vrit pak andej, vrit pak ketej, shtyp ndonje proteste ketu etj etj. Si rrjedhoje gabimet i kuptojne me vonese dhe kthesat i marrin pak si avash. Ama te krahasosh USA-n me Shqiperine eshte prape utopi, sepse USA ka liri qe shqiptareve as qe i shkojne neper mend. Ndoshta sepse nje vend me 3 milione banore eshte i destinuar te mbetet pak provincial. Ose ndoshta thjesht na duhet nje boom ekonomik si ai perendimor ne vitet 50-60, qe te spostojme moralin anti-seks tek ndergjegjia morale e punes. Dhe nderkohe ndoshta te zgjohet morali anti-krim dhe te degjenerojme kriminelet qe na nxine faqen neper bote.

Ky eshte morali qe duhet ne politike. Te tjerat lijani jetes private te secilit dhe gjerat do ecin per bukuri.




Moral eshte te kesh nje vizion mbi kombin tend, te identifikohesh me te, te punosh per te

Keto fjale jane teper te sakta qe ke thene Fajtor.
Nuk po hyj rrejsht per rrjesht tek postimi yt, por me ato fjale te sakta qe ke thene....e shikon aty moralin e Edi Rames?
Edhe Enver Hoxha ne fakt kishte vizionet e tij dhe indetifikohej me kombin....por cfar beri se?
Si fjale, perseri e them qe ato jane te sakta.
Por, te punoje dhe te identifikohet apo te kete vizion per kombin...nje tip si Edi Rama...vallai kjo gje me ben per qeshur.


Postuar nga Amici di Nessuno datė 16 Shkurt 2007 - 03:01:

Ne amerike nuk shikon foto nudo ne rruge po aman ben sex ne dhomen ovale.

Varke, duke qene se ka shume turiste evropiane, neper plazhe do gjesh gjithmone femra topless. Qellon dhe ndonje e mire ndonjehere. Une do iki muajin tjeter, do vish?


Postuar nga roke datė 16 Shkurt 2007 - 04:02:

Re: Jeni nje tifoz i semure i se kuqes

Citim:
Po citoj ato qė tha IQVLORA
[B].Nqse ai do te kandidonte per nje mandat te trte nqse kushtetuta amerikane e lejonte,ai do te behej legen nga shtypi amerikan.
B]

pa u perzier fare ne debatin per edi ramen dhe ne gjerate tjera qe rrjedhin,u perqendrova vetem pak tek kjo,sepse ne ate periudhe e kam ndjekur me vemendje zgjedhjet ne amerike ku zv.presidenti Al Gore perballej me BUSH.Dhe nga sontazhet e rregullta q ebeheshin nga televizionet me prestigjose te amerikes ne ate epriudhe dhe per situaten sesi shkuan keto zgjedhje,dua te them se ishte ngritur nje pyetje qe sikur te lejohej qe Klinton te perballej per here te trete,kishte mbi 65% te votave ne menyre teper te sigurte.

P.S. nderhyrja sic thashe ishte thjesht sa per statistike.Per temen do te thoasha thejsht qe ekto foto ne kete periudhe tani jane nje shantazh i paster politik dhe jo i ndershem.ndersa per moralin ose jo te fotove duhej gjetur nje moment tjeter,pse jo dhe me perpara kur ai u zgjodh kryetari i PS-se qe populli dhe anetarete PS-se ta shihnin ke kishin kryetar.Pra,personalisht mendoj qe ehste nje tjeter farse politike.Me sa kuptoj,Shqiperia s'ka per tu bere ndonjehere..


Postuar nga varka datė 16 Shkurt 2007 - 04:58:

Tani qe po e vere me vemendje foto mendoj se edvini seshte tamam nudo ai ka veshur syze dielli.Jam kurioz te di a ka ndonje forumist qe do kishte kurajon te dilte nudo (ne palzh publik ose nudist ska rendesi) ?????? se eshte e lehte qe gjykosh nga jashte por kur e provon vete atehere eshte ndryshe .
ps ,juve te mbaroje fushata dhe ikim


Postuar nga varka datė 16 Shkurt 2007 - 05:11:

foto te reja te edi rames ku duken qarte pushues te tjere te veshur pra nje plazh publik,,,,,http://www.gazetatema.net/


Postuar nga Vlonjati99Tave datė 16 Shkurt 2007 - 05:16:

PFFFFFFFF, gazetat e bacit


Postuar nga IQVLORA datė 16 Shkurt 2007 - 12:27:

Ndofta njerzit e brendshem, te cilet a njohin mire kete te semure psiqik dhe te merzitur e besdisur nga arroganca e tij ,vendosen ta shesin ate tek e perditeshmja Tema.Kundershtari nuk te lajmeron;behu gadi se une tani do te godas,por kur ti nuk e pret.
Roke ,patriot a mund te me pergjgjesh me ndershmeri kesaj pyetje:
Nqse ZP,Shqip,NEWS 24,TOPCHANEL apo ndonje e perditeshme tjeter ,po te kishte ne dore foto nudo te Saliut,a do ta kursente ate?
Mbreme degjova lajmet ne dy TV te ndryshme.
Topchanel deklaraten e bere nga deputeti i LSI D Prifti,i cili i akuzonte strukturat e PS te inkriminuara e dha te censuruar duke mos zbuluar thelbin e saj.
TV Klan e dha te plote dhe pa censurim.Ky eshte shtypi shqiptare,i varur prej politikes dhe ne ndihme te saj.
Ka me shume se dy tre muaj qe TOPI po bene nje propagande anti qeveri dhe ne shumicen e rasteve padrejtesisht.Ai eshte TV privat,por edhe kombetar dhe duhet te jete i besueshem tek teleshikuesit.
Cfare kujtojne ata se njerezit shofin vetem ata.Shume mire bejne qe kritikojne,por e bejne me tendence,sepse jane te zemeruar.


Postuar nga Amici di Nessuno datė 16 Shkurt 2007 - 12:34:

Citim:
Po citoj ato qė tha varka
ps ,juve te mbaroje fushata dhe ikim


Ndakort, apo nuk qekan dhe kete fundjave zgjedhjet, keshtu qe pas te henes do kete qetesi. ( ?????!!!!!!! )
Ia fusim per Varadero, nxjerrim dhe nje cike mallin e shqiperise para 1990-es.


Postuar nga Fajtori datė 16 Shkurt 2007 - 17:39:

Nderhyrje e vogel.

Kontinent nuk e di a i ka Edi Rama ato cilesi, por nuk dua ta mbroj. Me vjen inat vetem kur morali perziehet me politike, sepse nuk jane politikanet qe humbasin, por eshte morali qe humbet dhe kthehet ne arme. Kjo ka konseguenca shoqerore shume me tej sesa nje fushate elektorale, e con vendin drejt mentaliteteve moraliste qe ndrydhin individe dhe i bejne qejfin fetaristeve. Megjithate s'ka rendesi, sepse cfare ishte per tu bere u be. Dhe cudia me e madhe qe zgjat 3 dite mbaroi.


Postuar nga misterioz datė 16 Shkurt 2007 - 18:19:

Lloqe kavaje ,publicitet dhe asgje tjeter,jo pse doli jo per se doli .....Edi eshte snob pra .
Tjetrit shifini punen dhe jo gunen,me gjithese Edi ne ato foto s'kishte as nji gje ne trup qe te quhej gune.
Ne nji pike besoj se jemi te gjithe dakort,qe Edi eshte kryetari me i mire i bashkise qe ka patur Tirana gjate viteve te demokracise.Problemi eshte se a do jete i zoti Olldashi te jete ne kete nivel apo do jete shume me mire (a me keq),kjo ju intereson qyetetareve te Tiranes ,fotot pastaj jane muhabet kafeneje.


Postuar nga eliz datė 16 Shkurt 2007 - 22:30:

Gjithcka ne rregull ne Shqiperi,e banjot nudo i kishin ngel mangut.A pika e udheheqesve...


Postuar nga Ana datė 19 Shkurt 2007 - 00:49:

Nje nder mesazhet e mesiperme te fajtorit permbledh pak a shume dhe idene time ndaj nuk do doja ta perserisja.

1)Nuk e besoj qe ajo eshte foto e pamontuar.

2)Ai personi ne rreth nuk ka evidence te jete femije, eshte ne largesi dhe mund te jete nje adult i shkurter, si shumica e shqiptareve.

3)or nese eshte foto e vertete, Edi paska alamet trupi, dhe me vjen keq qe nuk jam ne Shqiperi t'i jap nje vote. Me vjen keq qe paska dale nje foto e tille, sepse shqiptareve ju ben pershtypje, nuk kane pare videot e Pais Hilton & co qe te cuditen. Nuk u cudita as kur pashe ate videon e Nikolle Lesit.

Ai duket njeri ekscentrik dhe per te tille ka nevoje politika jone, per njerez origjinale dhe jo pasues te flakte te atyre ish komunisteve qe akoma vazhdojne te mbajne peng Shqiperine.

Per ata qe nuk dine te lexojne midis rreshtave, voten nuk do ia jepja per trupin, sepse nuk me hyn ne pune, po per qendrimin dhe qendresen perpara nje skileje te vjeter si Sali Berisha dhe Fatos Nanos. I vetmi ne politike qe u ka rezistuar te dyve, pa mbeshtetjen e ndonje lobi te fuqishem, i vetem. Nese ka ambicje per politike, kudos to him, le te marre edhe fame edhe lavderime, edhe shperblim te majme, mjafton te beje punen. Kete kriter perdor une.


Jam per largimin perfundimisht nga skena te ish komunisteve qe permenda me siper. Dhe me vjen keq kur konsiderohen komuniste te rinj te majte, vetem pse kane bindje te majta, ndersa te rinjte demokrate (baballaret e te cileve komuniste gjithashtu) na u quajtkan shpetimtaret e vendit. Le me kur shoh ca pesedhjeteca vjecare ketu ne forum qe kelthasin komunist per brezin e ri!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Do doja te dilte nje brez i ri, i pavrare ne fytyre, te drejtojne vendin.Vetem ata, ne mungese te klases politike te konsumuar ne dy sisteme, do ishin ne gjendje te merrnin ca vendime me te shendtshme per ate komb te perdhunuar nga politika ne shekuj, por qe keto 2 dekada i ka vajtur dinjiteti ne fund te kembeve.

Kesaj radhe Shqiperia duhet te tregoje se dicka ka nxene ne keto 17 vjet. Se vetem votimi i lire dhe i pamanipuluar perben bazen e demokracise dhe lojes se ndershme. Se dhe nderkombetaret u lodhen duke na ndenjur nga prapa per cdo zgjedhje qe na teket te bejme me ose pa kohe. Se ka mundesi te ngelemi perfundimisht jashte familjes europiane, dhe kjo eshte me e rendesishme sesa Berisherat apo Olldasherat apo Fatoserat. Kjo eshte ajo qe duhet te na ngreje qimet perpjete ne shqiptareve, jo nuditeti i nje politikani!

Kur te largohen ata te dy nga politika, atehere nuk kam me frike se Berisha do sjelle perseri 97-en dhe zgjedhjet e turpshme te 96-es, apo se Nano do sjelle nje qeveri indiferente dhe te paafte per te luftuar krimin e organizuar.

Vetem atehere do jem e qete para zgjedhjeve!

PS: ju lutem jo replika, sepse nuk kam shkruar ketu te me mbushe njeri mendjen per te kunderten. Dhe sidomos jo replika me 40 vjecare e siper!!


Postuar nga northwest datė 19 Shkurt 2007 - 15:03:

[QUOTE]Po citoj ato qė tha Ana tille, sepse shqiptareve ju ben pershtypje, nuk kane pare videot e Pais Hilton & co qe te cuditen. Nuk u cudita as kur pashe ate videon e Nikolle Lesit.




Un e kam par videon e Parisit dhe sme ka pelqyer fare,su cudita fare fare,ishte shum kot
:p sa pe rEdin e tregoj me brek pa brek ai di te fitoj se ka ber per qte popull sa ska ber njeri tjeter,e hoqi eren e shurres dhe vuri eren e qyteterimit...


Postuar nga misterioz datė 21 Shkurt 2007 - 06:40:

Me mua fitojne te gjithe ,hetero,homo,bi,gay,lezbi,etj..etj....

Sa e postova tek fotot humoristike dhe desha ta postoja kete foto edhe ketu po qeke tregu me i shkathet.

Ps.Olldashin s'kane bere mire qe e kane futur ne kete montazh,ka te tjere aty sa te duash,psh.ne vend te Olldashit po te ishte kaptina Nanos fotoja do dilte fantastike.


Postuar nga IQVLORA datė 21 Shkurt 2007 - 10:58:

Vetpermbahuni djema

Sokoli eshte nje djale shume i mire dhe punetor.Ai eshte nja 17-18 vjet me i vogel se Edevini.
Do te isha shume dakord me mendimin tuaj Misteriozi,qe ne vend te Kolit te ishte surrati i mafiozit Nano.
Megjithate eshte mire qe gezimin e fitores ta shprehni ne nje menyre me te kulturuar.Fushata elektorale mbaroi.Kjo tregon se edhe nga pala tjeter ka me qillo Mero Baze,e Sali Berisher.
Une nuk dua te mbroj askend, por Mero Bazet e PS nuk do ta kishin falur Sokolin apo ate kerricin e Tropojes nqse do te kishin materiale diskredituese.Mendoj prisni pak e te shohim se si do te behet menaxhimi i kesaj fitoreje.Tani do te duket mencuria e te majteve.
Personalisht nuk jam i merzitur.Gjersa populli e voton Edvinin,ta gezoje fitoren.Fushata elektorale eshte nje gare midis dy shqiptareve.Nuk e fitoi Sokoli e fitoi nje shqiptar tjeter Edvini.Tani ti leme te qete dhe ata t'ju futen puneve te cilat jane te shumta.Pala qe humbi te beje analizen e humbjes dhe te nxjerre arsyet e verteta. Heren tjeter te behen zgjedhje me te mira e brenda standarteve.Presim qe ne garat e se ardhmes te kemi lojtare te rinj e me te pergatitur.Jemi lodhur nga klasa e vjeter politikePer ta mbyllur do te permend nje shprehje popullore:
''Trimeria merr kala,zgjuarsia fort e mba,,


Postuar nga Amici di Nessuno datė 21 Shkurt 2007 - 15:04:

Tani ke fol tamam si socialist ....


Postuar nga lubi datė 21 Shkurt 2007 - 16:53:

Eh plazhi............

EJ E DINI KETE TE FUNDIT??????????!!!!

SHUMICA E FEMRAVE MENDOJNE SE ATO VOTA QE MORI OLLDASHI JANE VETEM E VETEM PER FAKTIN SE NE FOTO ISHTE GJETHJA E MONTUAR-------SIPAS TYRE NESE NE FOTOT E KUDO SHPERNDARA FOTOT DO TE JEPESHIN NE ORIGJINAL E ORGANI TE ISHTE I PA MBULUAR KISHTE SHUME MUNDESI QE EDI TE FITONTE 100%TE ELEKTORATIT SIDOMOS ATO VOTA TE SEKSIT FEMER..(EJ KJO PO TREGOHET SI BARSALETE) MBASE MENDOHET SE OLLDASHI SI ME I SHKURTER E ME I RI NE MOSHE SE EDI RAMA NUK ARRIN TE JETE NE LARTESINE E DUHUR PER T'U KRAHASUAR ME TE AS NE POLITIKE E MBASE AS NE FOTO TE TILLA!!!!!!!!!!!!!!!!!


Postuar nga IQVLORA datė 21 Shkurt 2007 - 22:21:

Citim:
Po citoj ato qė tha juve
Tani ke fol tamam si socialist ....


Nuk mund te flase kurre nga pozitat e socialisteve,por nga pozitat e verteta te nje analize qe duhet bere mbas ketyre zgjedhjeve.


Postuar nga varka datė 21 Shkurt 2007 - 23:46:

Ti lubi nga permasat e edvinit u nise moj cupe qe votove per te?edhe nje pyetje tjeter.Vetem femrat apo dhe meshkujt e familjes tende ?


Postuar nga lubi datė 22 Shkurt 2007 - 17:50:

po qe me duket se qenka shume e vertete????!!!!

KU DI UNE MBASE!!
E RENDESISHME ESHTE SE SA ISHTE I VESHUR NUK KISHA EDHE AQ SIMPATI PER TE POR MOMENTI I ZHVESHJES ISHTE DEFINITIVI PER TE ME MBUSHUR MENDJEN NDAJ E VENDOSA SE KUJT IA VLENTE T'IA JEPJA--VOTEN (EJ SE BEJ SHAKA)
PERSHENDETJE VARKA E FALEMINDERIT QE ME PYETE.


  Gjithsej 2 faqe: « 1 [2]
Trego 71 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.